Nga Dashnor Kaloçi
Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.
Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.
Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.
(Vijon nga numrat e kaluar)
DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË INFERMIERES SË KLINIKËS SPECIALE, VALENTINA GINA, ME SHËRBIM PRANË FAMILJES SË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI
PROCES-VERBAL (DËSHMIE)
Tiranë 28 Dhjetor 1981
Unë Koco Josifi, Kryetar i Degës së Hetuesisë, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta në cilësinë e dëshmitares, qytetaren Valentina Gina, e bija e Qemalit dhe e Fatimes, e datëlindjes 1955, lindur dhe banuese në Tiranë, lagje Nr. 9, rruga “Konferenca e Pezës”, pallati 148, shkalla 1, apartamenti 1, me arsim të mesëm, me punë infermiere në klinikën speciale. Dëshmitarja, u paralajmërua, për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202, të Kodit Penal.
DËSHMITARJA VALENTINA GINA
Mbasi u pyet rreth çështjes deklaroi:
Kam rreth tre vjet që punoja si infermiere, në shtëpinë e Mehmet Shehut, detyra ime ka qenë që të kujdesem për shëndetin dhe mbajtjen e fëmijëve të Bashkim Shehut. Më përpara kemi qenë tre infermiere, që merreshim me kujdesin e fëmijëve të Bashkim Shehut, unë, Liljana Sallaku, dhe Violeta Gjolla. Para një muaji e gjysëm, njëra nga ne infermieret u shkurtua, Liljana Sallaku, dhe mbeta unë, vetëm me Violeta Gjollën.
Punën zakonisht e bënim 10-12 orë, ndërsa më vonë punuam edhe më shumë. Në datën 17.12.1981, ditën e enjte, unë erdha në punë aty rreth orës 7.30 dhe kam vazhduar gjatë gjithë ditës punën, e natën fjeta aty në shtëpinë e Mehmet Shehut. Gjatë gjithë ditës kam qëndruar aty në dhomën e veçantë që ishte për fëmijët, në kuzhinë, si dhe në dhomën e televizorit. Dhoma që unë rri e fle me fëmijët, është në katin e parë të ndërtesës së vjetër. Mehmet Shehun, gjatë gjithë ditës së enjte, nuk e kam parë. Në mbrëmjen e ditës 17.12.1981, rreth orës 21.00, kur ka filluar filmi që jepte Tirana, unë së bashku me fëmijët e Bashkim Shehut, rrija në dhomën e punëtorëve, ku shihja film në televizor.
Mbas filmit, vura fëmijët në gjumë, shkova poshtë në kuzhinë, hëngra darkë, aty rreth orës 22.30 – 23.00 me punëtoren Mimoza, mbiemrin nuk ja di, se ka ardhur e re në punë. Kur ishim të dyja bashkë, mori në telefon oficeri i shërbimit, Dashamiri, dhe pyeti nëse Mehmet Shehu, ishte ngjitur lart në katin e dytë. Unë, pyeta punëtoren, ajo më tha që nuk është ngjitur, dhe këtë ja thashë oficerit të shërbimit në telefon. Mbasi hëngra bukë, rreth orës 23.00, unë shkova në dhomën e fëmijëve dhe rashë për të fjetur. Gjatë gjithë natës, unë kam fjetur pa asnjë lloj shqetësimi, dhe fëmijët nuk u zgjuan deri në 7.30.
Unë nuk jam ngritur nga gjumi, për asnjë lloj arsye, deri në mëngjes në orën 6.00. Mbasi rashë për gjumë dhe deri sa u zgjova në orën 6.00 të datës 18.12.1981, nuk kam ndjerë asnjë lloj zhurme. Dhoma ku flija unë me fëmijët, ishte na katin e parë, të qoshes së ndërtesës së vjetër. Ndërsa dhoma ku flinte Mehmeti, ishte në qoshen tjetër të ndërtesës, në katin e dytë. Gjatë gjithë ditës dhe natës, të 17 dhjetorit 1981, unë jo vetëm Mehmet Shehun, por as Fiqrete Shehun, nuk e kam parë.
Në dhomën e Fiqrete Shehut, unë di që nuk flinte njeri tjetër, përveç një rasti para një muaji, ku aty ka fjetur vajza e Vladimir, ose gruaja e tij, Fatbardha.Unë, nuk di që natën e 17 Dhjetorit 1981, të ketë fjetur njeri tjetër në dhomën e Fiqretes. Në datën 18.12.1981, në orën 7.30, ka ardhur infermierja tjetër, që do të më zëvendësonte mua, Violeta Gjolla, dhe unë në orën 7.40, kam dalë e kam ikur në shtëpi. Tjetër gjë, unë për çështjen, nuk di.
Procesin, pasi e lexova, pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmos.
HETUESI ASISTOI
KOCO JOSIFI ELHAM GJIKA
DËSHMITARJA VALENTINA GINA
DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE OFICERIT TË MINISTRISË SË BRENDSHME, ASTRIT VELIU, ME SHËRBIM PRANË VILËS SË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI
PROCES-VERBAL (DËSHMIE)
Tiranë 28 Dhjetor 1981
Unë Koço Josifi, Kryetar i Degës së Hetuesisë, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta në cilësinë e dëshmitarit, qytetarin Astrit Veliu, i biri i Namikut dhe i Meremes, i datëlindjes 1952, lindur në Fushë Verri të Sarandës, dhe banues në Tiranë, lagje Nr.10, rruga “Qemal Stafa”, pallati 585, shkalla 4, apartamenti 60, oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmitari, u paralajmërua, për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit 202, të Kodit Penal.
DËSHMITARI ASTRIT VELIU
Mbasi u pyet rreth çështjes, deklaroi:
Kam rreth 5-6 vjet që shërbeja si oficer, me detyrë shërbim roje, në ndërtesën e Mehmet Shehut. Vendi i shërbimit tim, është në hyrjen kryesore të shtëpisë së Mehmet Shehut. Madje ne i themi vendroja nr. 1. Në datën 17.12.1981, unë si zakonisht kam marrë shërbimin në orën 20.00, dhe do ta lija në orën 2.00 të datës 18.12.1981. Kur isha duke kryer shërbimin rreth orës 20.30, Mehmet Shehu, ka ardhur në shtëpi, i shoqëruar nga Ali Çeno, dhe mjeku Llesh Rroku. Koha, ishte e keqe, me erë të fortë, e binte pak shi.
Aty Mehmeti, u shoqërua deri tek dera e hyrjes së ndërtesës, nga Ali Çeno dhe mjeku, pastaj u fut brenda. Ndërsa Aliu dhe mjeku, u kthyen dhe shkuan në vendin e shërbimit të tyre. Rreth orës 21.40, vura re se, u fik një nga dritat e katit të dytë, që unë dija se është dhoma e gjumit e zyra e punës, dhe një dhomë e vogël, që është në vijim të tyre. Se kush e fiku këtë dritë, unë nuk e di. Mbas fikjes së dritës, gjithashtu vura re se u mbyllën dhe grilat e dritares së kësaj dhome. Rreth orës 22.00, vura re se Mehmet Shehu, hapi derën e hyrjes kryesore në katin e parë të ndërtesës. Doli fare pak përpara derës, pa njëherë jashtë e u fut përsëri brenda.
Unë dëgjova që lëvizi çelësin e derës, si duket ka mbyllur derën me çelës. Unë kam vazhduar shërbimin normalisht, siç thashë frynte shumë erë e binte pak shi, mbaja edhe çadër në dorë. Shërbimin e kryeja duke lëvizur përpara portës së oborrit. Shërbimin kam vazhduar ta kryej, pa u shqetësuar nga asgjë, deri në orën 2.00 të datës 18.12.1981 dhe mua ka ardhur për të më zëvendësuar, oficer Asim Bejo, të cilit i kam dorëzuar normalisht shërbimin, ndërsa vetë ika në shtëpi.
Po atë ditë rreth orës 10.00, mora vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, me pistoletë, në dhomën e tij të gjumit. Natyrisht më bëri përshtypje një gjë e tillë, dhe mendoj se unë nuk e kam dëgjuar të shtënën e armës, me të cilën ai vrau veten. Sepse siç thashë koha, ishte e keqe me erë, gjithashtu nuk di se kur ai e kreu këtë akt. Ndonjë gjë tjetër, nuk më kujtohet. Procesin, pasi e lexova, pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmos.
DËSHMITARI ASISTOI
ASTRIT VELIU ELHAM GJIKA
HETUES KOÇO JOSIFI
DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE OFICERIT TË MINISTRISË SË BRENDSHME, ASIM BEJO, ME SHËRBIM PRANË VILËS SË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI
PROCES-VERBAL (DËSHMIE)
Tiranë 29 Dhjetor 1981
Unë Koço Josifi, Kryetar i Degës së Hetuesisë, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta në cilësinë e dëshmitarit qytetarin Asim Bejo, i biri i Zenelit dhe i Salushes, i datëlindjes 1950, lindur në Mazhar të Vlorës, dhe banues në Tiranë, lagje Nr.8 rruga “Gjikë Kuqali”, pallati 23/1, shkalla 1, apartamenti 3, oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmitari, u paralajmërua, për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202, të Kodit Penal.
DËSHMITARI ASIM BEJO
Mbasi u pyet rreth çështjes, deklaroi:
Unë kam rreth 11 vjet që shërbej si oficer në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mesa më kujtohet, në datën 16.12.1981, komanda ime, më ka komunikuar urdhrin që të emërohesha oficer shërbimi, në grupin e Mehmet Shehut. Në datën 17.12.1981, vajta tek vendi i shërbimit që më ishte caktuar të bëja, në portën e hyrjes së oborrit të shtëpisë, së Mehmet Shehut. Unë, bisedova me shokun tim që kryente shërbimin, për të më sqaruar se cilat ishin detyrat e mia gjatë shërbimit.
Në fakt, bisedova me oficer Baki Hakramën, që ishte paradite me shërbim, dhe ai mi sqaroi detyrat, që unë do të kisha gjatë kryerjes së këtij shërbimi. Shefi i grupit që kishim neve, Ali Çeno, në fakt nuk më kishte dhënë ndonjë udhëzim, për mënyrën e kryerjes së shërbimit, por e lamë që të më instruktonte në datën 18.12.1981. Shërbimin e parë në detyrën e re, d.m.th., në portën kryesore të ndërtesës ku banonte Mehmet Shehu, unë e mora në orën 2.00 të datës 18 Dhjetor 1981, dhe e lashë në orën 8.00 të po kësaj date.
Kur shkova për të marrë shërbimin në orën 2.00, të kisha kujdes se mos bëhej zhurmë aty përpara, se nuk ishte ngritur akoma nga gjumi Mehmet Shehu. Para se të nisesha për në shtëpi, d.m.th., rreth orës 7.55, kur isha së bashku me oficer Baki Hakramën, pashë që iku me shpejtësi Ali Çeno, e u fut brenda në ndërtesën e shtëpisë së Mehmet Shehut. Por se përse e bëri këtë, unë nuk mora vesh gjë. Mbas këtij pashë se po me shpejtësi, shkuan dy mjekët, Llesh Rroku e Milto Kostaqi, së bashku me Jonuz Luton, por se përse, përsëri nuk mora vesh gjë.
Aty nga ora 8.00, doli Jonuz Luto dhe erdhi jashtë ku po qëndronim ne për të na komunikuar urdhrin e tij, që të mos lejonim njeri që të futej brenda në shtëpinë e Mehmet Shehut, por pa na thënë përse. Unë i thashë se do të iki, e mbasi lashë shërbimin, u largova për në shtëpi. Seç ndodhi më vonë, unë nuk e mora vesh. Për vetëvrasjen e Mehmet Shehut, unë e mora vesh në orën 20.00, kur u dhanë lajmet në radio. Ndonjë gjë tjetër nuk kam për të thënë.
Procesin pasi e lexova, pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmos. Memorie.al
DËSHMITARI ASISTOI
ASIM BEJO ELHAM GJIKA
HETUES KOÇO JOSIFI
Doli Nori pri Kaloçi, si bir Kurveb, si bir Doçi.
Na e keni care bythen me keto shkrime qe para 43 vitesh , jo e vrane po u vetvra , kur jam i sigurte qe shumica e popullit nuk e dijne kush eshte Mehmet Shehu . Ketu kemi nje terrorist nje kriminel si qeni SALI BERISHA te gjalle qe ka 34 vite qe vret vjedh e tallet me tere kete popull e shume pak merreni . Mbas100 vtesh na hapin terorira per Enverin jo ka qene i pari jo i fundit ne shkolle , gjate luftes jo ja futi dorren Nexhmies jo ajo nuk e lente ta qinte , sikur i plasi bytha njeriu se si jane dashuruar , jo po dashuronte njeren po ajo nuk e donte Enverin qe po te ishte gjalle ai Saliu i pari jo vetem Lirien qe ja conte vete ne krevat edhe pa breke po GITEN e detyronte c'do dite ti bente gojore mengjez e darke derisa t'ja derdhte ne goje . Boll me keto historira se na e keni merzitur gazeten .
KALOCI PREJ KALUSHI,NGA CERMA SEKTOR
O Mero koke-tjegulla si merresh me nje plehre ish sigurims nje spiun i rregjur si Karloqja, apo edhe ti nga ajo sere familje spiunesh je. Shkrim i gjate sa nuk mban uje as pilofi, hyri, doli erdhi hyne e dolen mjeke dhe spiune e ky vete pjestar i grupit te ekzekutimit te Mehmet Shehut e mori vesh ne lajmet e ores 8 te mbremjes. O Karloq te gjitha tregimet dhe ngjarjet i ke ne kohen e siswtemit komunist qe e ke plage ne zemer qe u rrzua apo me mire me thene u veteshemb, gjak te pikon shpirti ore kriminel...... Ters paska qene ky plehra Asim Bejo Bolja qe ditene pare te detyres se re vrau ish Kryeministrin.....
Dhe me ne fund Dashnor Kaluçi i mori parate per genjeshtrat qe na jep dhe deformimet qe u ben procesverbaleve, ne mos i ka shkruar vete si dikur me ate Tepelenen qe vdiq. Po ç'na duhenketo pallavra neve sot kur "idhulli" demokracise ne genjen e shan 48 here ne 24 ore, shoku Sali Shelqere Berisha. Dashnori nje kopjac qe genjen njerezit si i do qejfi. Keta e kane korrupsionin ne 1000% dhe genjeshtren2000 %.
Amani mos na habisni e çorodisni me proçesverbale dhe emra personash. Çfarë ëshrë e shkruar si e dokumentuar është një dramë farse e hartuar dhe dëshmuar nga marjoneta kukulla që vepronin sipas dëshirës së diktatorit vampir të kohës. Të gjithë atëhere dhe sot duhet t’a kenë të qartë se Mehmet Shehun. e vrau satanaji Enver Hoxha. Siç vrau zhduku me dhjetra e dhjetra të tjerë.
Mire,more kaloc,qe Ke mare persiper te rehabilitosh Mehmetin.I takon sepse " sakrifikoi jeten e tij" per te permbysur Diktaturen sipas marveshjes me ..." Une bej grushtin e shtetit dhe eliminoj Enverin,Ju me shperbleni me 6 milioni dollare"( te pakten keshtu thote nje dokument i publikuar ne shtyp ne keto vite,i sjelle nga ish ambasadori shqiptar ne argentine Pirro Vito,pse nuk e Ribotoni kete dokument ,puna juaj).Po,pse nuk botoni te plote deponimet e nje prej deshmitareve kryesore Fiqereten Shehut.Atje,ne dosjet e keni,madje Edhe me ze,te incizuar.Po merreni me deshmite e rojeve te gardes30-40 m largo nderteses se viles .Do na rehabilitosh Edhe ndonje agjent tjeter te UDB? Sepse kete qellim i Ke vene vehtes
Akoma gjallë,qënka ky idiot Kaloçi. Mefoemos do ngordhë pas Saliut.
Sipas refimeve te deshmitareve qe servir gazetari i bije ta ket vrare Fiqeretja e shoqja me urdher o te Kadri Hazbiut ose Ramiz finokut Ramizi i bente nen rogoze dhe dilte pa lagur ??? Se te gjithe thone qe zdegjuan asnje zhurme fjeten rehat u ngriten ne mengjes qe nga i biri nusja personeli smoren vesh gje qe kishte ndodhur zallamahija , rojet spane njeri te futej brenda Mehmeti paska dale sic thot roja tek fera e jashteme me siguri per te mare avdes pastaj ka mbyllur deren e jashtme dhe eshte ngjitur ne dhomen e vet ???Ne 8- te mengjezit jane vene ne levizje mbasi i vdekuri ishte bere AKULL ...Allah. Allah peralla me mbrete dhe pozicioni mbas vrasjes me syzet ne vend ??? E pa spjegushme teper e veshtire per te thene qe ka vrare vehten ???Po ne sikur kemi pase goxha sigurim te forte dhe ne baze te atij sigurimi mbijetoi ai regjim aq gjate ??? Enver Hoxha nuk kish pse ta vriste i duhej i gjalle te tjeret po qe te mos tregonte grupin dhe. fijet e lidhura???
Dyshimet hidhen apo jane tek ish Oficeri qe punonte mbi 11 vite aty ne KQ dhe nje nate perpara mori sherbimin per te kyer dhe krimin.... ne bashkepunim me Infermieren e re qe sapo kishte filluar pune ne shtepine e Mehmetit ! Infermierja i hodhi Valiumin ne Goten me Limonate , Mehmetin e zuri gjumi i thelle.... dhe Oficeri qe nje nate me pare filloi Pune aty mund te kete kryer me qehetsi qitjen e fundit te vrasjes ! kjo Ipoteze dele simbas versioneve te deshmive qe kane dhene ! Fiqeretja apo femijet ne asnjehere nuk mund te vrisnin Mehmetin ! Ne te gjithe Historine Diktatori hoxha po thuja te gjithe i eleminoi te gjithe bashkepuntoret e tije... qe mba sLuftes... nje e nga nje me rradhe simbas oreksit te tije..... se ishte e vetmja menyre per te qendruar i pa prekshem si Dikatore....perjashti Ramizin qe kishte lidhje krushqnie dhe Adilin qe i ksihte te dy si Besnik.... te tjerete i hiqte qafe sa jere ti jepej Kloptomania e tije e semure...
ti je me të vërtetë me ta "var karin"!!po qe se marrim për bazë periudhën para vetvrasjes së mehmetit,a do thoshe të njëjtat fjalë "perjashti Ramizin qe kishte lidhje krushqnie dhe Adilin qe i ksihte te dy si Besnik."për këta të dy!?apo për mehmetin dhe kadriun??o Rr karuci,para dhjetorit '81 "askush" nuk pidhte për ramizin e adilin!!të dy ishin emra të përgjithshëm,pak më lart se mali pizga e lenka çuko!!nëse periudha e enverit,nëse ai nuk do kishte vdekur aq "i ri",77 vjeç për kohën e sotme është një moshë e re,por dhe për atë kohë nuk ishte e vjetër sidomos për shkak të pozicionit dhe trajtimit shëndetsor që kishte,në listën e eleminimeve do kishte kaluar dhe ramizi me adilin!e di përse??sepse enverit si hante kari për "lidhje krushqnie" e "besnikërie"!!një i pabesë nuk e njeh fjalën besnikëri e aq më pak të kuptojë se çdo të thotë ajo fjalë!enverit i mjaftonte të dyshonte se dikush mund ti zinte vëndin dhe merte fund!!sociopati,nuk ka llogjikë,nuk ka nder,nuk ka moral!!ai ka vetëm e vetëm një pikë referimi!vetveten!!e kur themi VETVETEN!?do të thotë se në giotinën e tij mund të përfundonin dhe nexhmija e fëmijët e tij!!kujto,lexo,biografitë e sociopatëve të tillë,mbretër,perandorë,diktatorë,dhe do të shohësh se të gjithë kanë qënë njëllojjjjjjjjjjjjjjjjj!!
Dyshimet hidhen apo jane tek ish Oficeri qe punonte mbi 11 vite aty ne KQ dhe nje nate perpara mori sherbimin per te kyer dhe krimin.... ne bashkepunim me Infermieren e re qe sapo kishte filluar pune ne shtepine e Mehmetit ! Infermierja i hodhi Valiumin ne Goten me Limonate , Mehmetin e zuri gjumi i thelle.... dhe Oficeri qe nje nate me pare filloi Pune aty mund te kete kryer me qehetsi qitjen e fundit te vrasjes ! kjo Ipoteze dele simbas versioneve te deshmive qe kane dhene ! Fiqeretja apo femijet ne asnjehere nuk mund te vrisnin Mehmetin ! Ne te gjithe Historine Diktatori hoxha po thuja te gjithe i eleminoi te gjithe bashkepuntoret e tije... qe mba sLuftes... nje e nga nje me rradhe simbas oreksit te tije..... se ishte e vetmja menyre per te qendruar i pa prekshem si Dikatore....perjashti Ramizin qe kishte lidhje krushqnie dhe Adilin qe i ksihte te dy si Besnik.... te tjerete i hiqte qafe sa jere ti jepej Kloptomania e tije e semure...
Mos u mashtroni nga kete shkrime te sajuara nga agjenturat e huaja qe kontrollonin politikat e Shqiperise komuniste.Kush i ka jetuar keto ngjarje ,s'pastruese su sot , kupton sa te tradhetuar jane shqiptaret nga ekementet qe blihen e shiten tek te huajte. Po behem i merzitshem kur permend fragmente nga goja e ish burrave shqiptare qe sakrifikuan si gjate LAFNCH , dh per ndryshimin mizerjes se trasheguar nga regjimi i Zogut e mbrojtjen e vendit. Une Beqir Balluku kur s'me ka shkuar ne mendje te tradhetoje veten e popullin tim.Hito Cako.Ah mor djale.Tek ai guri me vere ,nje nga nje,do shkojme te tere.C'thua shoku z.Minister .Gaboje Balluku e ju do jepini llogari si armuq te popullit.Djalo kush te tha qe Beqiri ishte armik i popullit? Po ja keta qe dergoje Partija ne baze per te denincuar veprimtarine armiqsore.Dhe ju i besuat? Pàrtija shoku Hito.Hemmmm.Nuk me vej keq qe do shkoj me shoket por per ju dhe popullin tim qe s'do gjej sherim.Kadri Azbiu.Shoku Enver me thua mua armik i popullit qe tere jeten time kam zbatuar urdhrat e udhezimet e tua.Pusho qen .Ke goje e flet.Po mire beje cte duash me mua.Keshtu qenka thene. Nga keto kurr skane per te shpetuar ata qe hypin ne karriket e pushtetit shqiptare.
U mo mero lamcia ,ke zone tere kete fare te pacaures ,per te treguar verbale e krimineleve qe pjesin per vrasjen o vetevrasjen e nje krimineli sic ishte mammut shehu,kerme fshtare .perse nuk shkruani per vrasjet qe ka bere mammut shehu.
e shikoj se disa Komentzues te Mesiperm, jane te Irrituar me Faktin, se po behet Publike "Dosja e M.Shehut"... 1-Theksjoj se eshte e Rendesishme per Historin e nje Populli-Kombi te Mesohet per Njgjarje Madhore sikur se ishte "Vetevrasja" e Mehmet Shehut..sepse eshte nje Person Kyc ne Historine Shqipetare,,,,Nuk ka Rendesi ne ishte ne "Komunizem"(Diktatori)..apo sistem tjeter gjithe se si ..c´dokush e Vlerson dhe kupton vete...Dicka akoma Uroj qe Botuesi apo ky @Kaloci te na japi Procesverbalet "Identike" dhe jo te retushuara. 2-Personalisht une do te shtroj Pyetjen:Ate nate Fatale ne grupin e Rojave te M.Shehut eshte Shtuar edhe nje "Ushtare"??????????Cili ishte ky???? Mos valle ky "Ushtari" eshte Oficeri i mesiperm@ Asim Bejo??Ne se eshte keshtu le te na e thone...POR???????????? 3-Para disa Vitesh ne nje Koment per "Vetevrasjen" e Mehmet Shehut kame lexuar nje Koment Interesant:Nje Minoritare qe Mbahej ne nje Qeli ne Policine e Kohes ne Tirane(Ekzaktesisht nuk e di)....E kalova kohen me nje "Ushtare" te ri...qe kur e pyeta pse je ketu??Ne fillim Hezitoj te me thoshte..por pasi i Tregova Histrorine time me Regjimin me thote:UNE JAME KETU SEPSE UNE E DI SE KUSH E VRAU Mehmet Shehu.................................Kur degjova kete Pohim qe nuk ishte e thjeshte si per Personin dhe Kohen Vendos te Mbylle Gojen si une dhe Ai..sepse na ike Koka..i thashe..e di me tha....(Person-Minoritare e bente Pohimin pas disa vitesh duke Banuar ne USA---Nuk e di ne eshte gjalle)... 4-Ne se Ekziston Vertet nje Ushtare qe u "Fute" si Pyke ne Naten Fatale ne Grupin e Rojave te Mehmet Shehut dhe eshte Gjalle le te na e Tregoj.... 5-Kemi Degjouar dhe eshte Shkruar se po ate Nate ne Vilen e Mehmet Shehut..ka ardhur ne "Sherbim nje Infermjere e re"..e cila pas "Vetevrasjes" eshte Zhdukur??Cila eshte kjo??Dhe ne se Vertet Ekziston nje e tille dhe eshte Gjalle athere le te dale dhe thote te Vertetn?? @Vellai i Mehmet Shehut Duro Shehu Deklaron:PO Ate Nate ne Sherbim erdhi nje Infermjere...qe pas asaj Dite e Zhduken dhe ne e dim Emrin!!!!!!!!!!!!!!!!Pra kemi nje Kombinacjon Loje Agjentesh..te Perdorur..ku disa ose edhe nje ishin Menduar qe me pare se do te Zhdukeshin per te Mbuluar Gjyrmet... Njeshi i Agjentures Shqipetare per shume Vite Kadri Hazbiu..Luajti nje Role Kryesore per Eleminimin e Mehmet Shehut....ai e Kuptoj se M.Shehun e donin ne "Tavet"..dhe mori Krahun e te Fortit Ramiz Alia...ky biles i Premtoj Kadriut, pas "Vetevrasjes" se Mehmetit Postin e Kryeministrit.....por duket se Enver Hoxha kishte bere "Listen e tije te zeze"..ne te Perfshihej edhe Kadri Hazbiu.. Ne se kemi nje VRASJE..athere Urdheruesit..duhet te kishin edhe nje Plan Ekzekutues te Mire..njeriu me i mire per Intriga ishte Kadri Hazbiu..dhe do te jete ky ai...qe:Na sjelle ne Sherbim nje Ushtare..si dhe Nje Infermjere...pra kemi me nje VRASJE me paramendim(Uroj te mos Gabohem)...Enigma Vazhdon??
Kjo esht vrasje nw menyre absolute.nese do te ishte vetvrasje duart nuk do te ishin ne ate pozicion te mbledhura po te rena poshte .dhw nje person qe don te kryeje vetvrasje nuk shtrihet ne shtrat.per ta kryer vetvrasjen.eshte aq ne ankth sa nuk mund te qendroje shtrire.
Zotii Dikur Nxenes, Edhe unë mendoj si ju per Kadri Hazbiun... Vetem se me ben pershtypje se asnje minister, dhe i Brendshmi, nuk merret me imtesi, sepse ka hierarki ne veprim, dhe drejton ne menyre te pergjithshme...
qe dalin ca fakte per ata qe uzurpuan ket popull per 50 vite,nga ana historike eshte mese e drejte.kta te lindurit pas 90...duhet te kuptojn ne cferr ka jetuar ky popull.historia eshte shkence ekzakte si matematika.dhe te publikosh historine ..me te mirat dhe keqiat e saj eshte humane...mehmetin e vrane,e vrau sistemi qe ai i qendroi besnik per 50 vite.lufta brenda llojit....te vetevritesh...kur ske alternative...eshte si te te vrasin te tjeret.dhe ate nate mehmetit i bene te kuptonte qe...do ishte mire qe e nesermja te mos ta gjente gjalle.pastaj a hyne te tjeret ne dhome,a vrau veten...jane detaje.kreu i kupoles e kishte marre vendimin...dhe kjo u duk me spastrimet qe beri deri ne 83....enveri e dinte qe mehmeti ishte i forte....dhe na la nje marionet si ramis alia.po te ishte gjalle mehmeti ne 90...ndrrimi i sistemeve mund te ishte me i eger...me me viktima.hajde merre vesh....dhe enveri indirekt katapultoi ne krye te vendit mbas 90 komunistin e fundit te ketij vendi sali shpellarin.