Dëshmia e rrallë në hetuesi, e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij

23 Dhjetor 2024, 21:10Dossier TEMA
Dëshmia e rrallë në hetuesi, e nuses së djalit të

Nga Dashnor Kaloçi 

Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra  dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

(Vijon nga numrat e kaluar)

DOKUMENTI ARKIVOR RAPORTIT TË EKSPERTIMIT TEKNIKO-BALISTIK DHE DAKTILOSKOPIK TË PISTOLETËS, GËZHOJAVE DHE PREDHËS, QË U GJET NË DHOMËN E GJUMIT TË QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË KOÇO JOSIFI

Dyshekët, çarçafët, batanija, dhe dy jastëkët, ishin po ato që u gjendën në vendin e ngjarjes. Ato u vendosën në të njëjtin pozicion, siç u gjendën në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Katër dëshmitarët e pranishëm, shokët Lahedin Bardhi, Ali Çeno, Milto Kostaqi, dhe Llesh Rroku, u vendosën:

Në dhomën e gjumit ku flinte Fiqrete Shehu, që ndodhet 10 metra larg dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, dëshmitari Llesh Rroku, së bashku me shokët Xhule Çiraku dhe Bashkim Çuberi, në fund të korridorit të dytë, që është 16 metra larg dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, u vendos dëshmitari Milto Kostaqi, së bashku me shokun Elham Gjika, në derën e hyrjes së oborrit të shtëpisë së Mehmet Shehut, ku qëndronte oficeri i shërbimit, që është 20 metra larg nga muri i dhomës së gjumit, ku flinte Mehmet Shehu, u vendos dëshmitari Lahedin Bardhi, në dhomën ku flinin oficerët e shërbimit, që është rreth 23 metra larg murit të dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, u vendos dëshmitari Ali Çeno së bashku me Koço Josifin.

Për realizimin e qitjes, u mor pistoleta BP. Nr. 29-35, kalibër 9 mm., që dispononte Mehmet Shehu dhe u gjend në vendin e ngjarjes gjatë këqyrjes, dhe një fishek luftarak nga municioni që u gjend në krehrin e kësaj pistolete. U caktua ora e qitjes 0.15, datë 29.12.1981 dhe u ngarkua për kryerjen e qitjes, eksperti kriminalist, Estref Myftari. Në orën e caktuar, pasi të gjithë dëshmitarët kishin vajtur nëpër vende, u krye qitja mbi paketën e mishit në distance, me puthitje jo të plotë, me të njëjtin drejtim me atë që kreu vetëvrasjen Mehmet Shehu.

Pas këtij veprimi, u thirrën veçmas dëshmitarët, të cilët pohuan: Dëshmitari Llesh Rroku, që ishte vendosur në dhomën ku flinte Fiqrete Shehu, shpjegoi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, me origjinë të papërcaktuar, jo shqetësuese, dhe po të isha në gjumë, nuk do ta kisha dëgjuar.

Dëshmitari Milto Kostaqi, që ishte vendosur në fundin e korridorit të dytë, shpjegoi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, dhe me origjinë të papërcaktuar.

Dëshmitari Lahedin Bardhi, që ishte vendosur tek porta e oborrit të shtëpisë së Mehmet Shehut, shpjegoi se; dëgjova një krismë të njëjtë me armën e zjarrit.

Dëshmitari Ali Çeno, që ishte vendosur në dhomën ku flinin oficerët e shërbimit, deklaroi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, që po të isha në gjumë, nuk do ta kisha dëgjuar, dhe nuk do të më zgjonte.

Mbas kryerjes së eksperimentit hetimor, u ndoq rruga e predhës, dhe konstatohet se ajo pasi ka përshkuar shtresën e mishit, të dy jastëkët dhe batanijen, u gjet i ngulur në dyshek, ndërsa gëzhoja u gjet në krahun e majtë të krevatit, në afërsi të vendit që sipas shpjegimeve të dëshmitarëve Llesh Rroku dhe Milto Kostaqi, është gjetur prej tyre gëzhoja, në vendin e ngjarjes, kur ata hynë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, mbasi ai e kishte vrarë veten.

Nga këqyrja e vrimës së hyrjes së qitjes eksperimentale, në këmishë dhe vijën tej shpuese që ka parashikuar predha gjatë gjithë rrugës së saj, rezulton se ato kanë të njëjtat karakteristika me vrimën e hyrjes dhe vijën përshkuese të predhës, me të cilën kishte vrarë veten Mehmet Shehu. Në vendin ku u krye eksperimenti hetimor, u bënë fotografitë e nevojshme.

Proçes-verbali pasi u lexua, u firmos nga të pranishmit:

Ekspertët                                                                                               

Hetuesi

Dr. Bashkim Çuberi                                                                           

Koço Josifi

Kand. Shken. Estref Myftari

Dëshmitarët

Lahedin Bardhi, Milto Kostaqi, Ali Çeno, Llesh Rroku

Të pranishëm

Elham Gjika, Xhule Çiraku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DJALIT TË MADH TË MEHMET SHEHUT, VLADIMIRIT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË DREJTORISË SË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI

Proçes-verbal (Dëshmie)

Tiranë më 18 Dhjetor 1981

Unë Koço Josifi, hetues i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, pyeta në cilësinë e dëshmitarit Vladimir Shehun, i biri i Mehmetit, dhe i Fiqretes, i datëlindjes 1944, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjia Nr.8, me arsim të lartë.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit, të Kodit Penal.

DËSHMITARI

VLADIMIR SHEHU

Sot më datën 18 dhjetor 1981, rreth orës 7.00, unë shkova në punë në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Mekanike, në sektorin e Elektronikës. Në punë arrita rreth orës 7.20 dhe meqënëse aty nuk gjeta një material që më duhej, mora në telefon gruan Fatbardha Shehu, dhe e pyeta për të parë, nëse e kisha materialin në shtëpi, në dhomë, ajo pasi e pa, më tha që e ke këtu.

Atëherë unë u nisa menjëherë për në shtëpi, ku mbërrita rreth orës 7.40. Unë dija se babai duhet të zgjohej në orën 8.00, kështu në orën 7.55, i thashë mamasë që shko shikoje dhe zgjoje. Mamaja, shkoi ndërsa unë me gruan, Fatbardha Shehu, qëndruam në dhomën e mamasë, që është përballë dhomës së babait, në katin e dytë.

Mamaja sa u fut në dhomën e babait, u kthye menjëherë në dhomën tonë dhe na tha neve se; babai ka vrarë veten. Mesa mbaj mënd, se pasi mamaja na tha këtë njoftim, në dhomën e gjumit të babait, u fut gruaja ime Fatbardha Shehu, më duket se me Fatbardhën u fut edhe mamaja, të cilat menjëherë dolën përjashta.

Unë i mora menjëherë dhe i çova në dhomën time dhe pas i lashë aty, shkova në dhomën e gjumit të babait dhe e pashë që ishte shtrirë në shtrat, menjëherë dola dhe lajmërova Ali Çenon me interfon.

Pasi lajmërova Aliun, u futa në dhomë përsëri, i vura dorën në ballë, dhe pashë se kishte djersë të ftohta, ngrita mbulesën dhe pashë plagën, në krahun e djathtë të tij, pashë një pistoletë, dhe në kokën e krevatit një letër.

Në këtë kohë, erdhi Ali Çeno, ndërsa pas tij erdhën mjekët dhe shokët e tjerë. Shokët që erdhën, më thanë që merre atë letër që është tek koka e krevatit.

Unë e mora dhe e çova në dollapin e dhomës sime. Më pas ja dorëzova shokëve të Partisë. Ndonjë gjë tjetër, nuk kam për të thënë. Proçesin e lexova dhe pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmosa.

HETUESI - KOÇO JOSIFI                                                         

DËSHMITARI - VLADIMIR SHEHU

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROÇES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE, TË FATBARDHA SHYTI SHEHU, NUSJA E DJALIT TË MADH TË MEHMET SHEHUT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË TIRANËS, KOÇO JOSIFI

Proces-verbal (Dëshmie)

Tiranë më 20 Dhjetor 1981

Unë Koço Josifi, Kryetar i Degës së Hetuesisë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta në cilësinë e dëshmitares, qytetaren Fatbardha Shehu, e bija e Tanushit dhe e Sutes, datëlindja 1949, lindur dhe banuese në Tiranë, lagja Nr.10, Rruga “Bajram Curri” me arsim të lartë, inxhiniere në Ministrinë e Mbrojtjes. Dëshmitarja, u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit 202 të Kodit Penal.

Dëshmitarja Fatbardha Shehu

Mbasi u pyet rreth çështjes deklaroi:

Në datën 17 Dhjetor 1981, unë së bashku me Mehmet e Fiqrete Shehun, kemi ngrënë drekën së bashku, ora nuk më kujtohet, por di që ai ishte kthyer nga një mbledhje që kishte patur. Mua më kujtohet se kemi qenë ne të tre në drekë. Nuk më kujtohet nëse kanë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, për drekë. Mesa më kujtohet, pasi mbaruam drekën, unë kam ikur në dhomën time të gjumit, ndërsa Mehmet dhe Fiqrete Shehu, u ngjitën edhe ata në dhomat e tyre të gjumit, që i kanë afër njëri tjetrit.

Mbas këtij rasti, unë Mehmet Shehun, nuk e kam parë më dhe nuk e di se kur është kthyer në mbrëmje në shtëpi, pasi vetë nuk e kam parë, por që më kanë thënë se atë natë, është kthyer pas orës 20.00. Këtë e them për arsye se rreth orës 20.00, të datës 17.12.1981, pjesëtarët e tjerë të familjes hëngrën bukë, me përjashtim të Fiqretit dhe aty rreth orës 20.15, unë jam ngjitur lart në dhomën time të fjetjes, së bashku me vajzën.

Vura vajzën në gjumë, dhe vetë rrija shtrirë, pasi isha sëmurë, dhe po shihja televizorin, që kisha në dhomë. Mbas pak ka ardhur dhe Vladimiri në dhomë, dhe aty kemi qëndruar së bashku duke parë televizor. Aty rreth orës 23-23.30, në dhomën tonë erdhi Fiqrete Shehu dhe na tha mua dhe Vladimirit, se unë po shkoj të fle, ndërsa Mehmeti, do të punojë deri vonë, se ka punë. Ne i thamë se çfarë pune ka ai, pasi vajti vonë dhe pse nuk shkon të flejë dhe ai?!

Fiqretja na tha se ai ka punë, dhe na porositi që të mos ta shqetësojmë, se nuk përqendrohet dot, kur i shkon njeri në dhomë. Ajo më tha që ta zgjoj nesër, në orën 8.00 të mëngjesit. Mbas kësaj, Fiqretja u largua nga dhoma jonë, duke na thënë se po shkonte tek dhoma e saj, për të fjetur. Unë me Vladimirin, vazhduam të rrinim akoma, duke parë televizor, e duke lexuar ndonjë libër, pasi unë si e sëmurë që isha, kisha pagjumësi dhe shqetësime nga shtatzënia.

Mbas një farë kohe, duhet të ketë qenë ora 00.30 e datës 18 Dhjetor 1981, unë dhe Vladimiri, i thanë njëri tjetrit që të shkojmë e ta shikojmë njëherë, se çfarë po bën Mehmet Shehu, a ka fjetur apo jo, e se çfarë pune ka, që po qëndron kaq vonë?! Mbas kësaj, jemi ngritur të dy e kemi vazhduar rrugën drejt korridorit dhe kur arritëm tek ashensori, pamë nga e çara e fundit të derës së studios së Mehmet Shehut, në katin e dytë, kishte dritë.

Menduam se ai po vazhdonte të punonte dhe diskutuam me njëri tjetrin, nëse do të shkonim, apo nuk do të shkonim, e t’i thoshim se pse po rri kaq vonë e, pse nuk shkon të flesh. Duke menduar se ai mund të na thoshte se pse më shqetësoni, e ikni e flini, ne nuk i shkuam fare në studio, por shkuam në dhomën tonë e, fjetëm. Mesa më kujtohet, në datën 18 Dhjetor 1981, jam zgjuar nga gjumi në orën 6.30. Gjithashtu mbaj mënd se, pasi jemi kthyer nga dhoma e gjumit me Vladimirin, mbyllëm dritën e, nuk kaloi shumë kohë, që më zuri gjumi.

Po kështu edhe Vladimiri, fjeti me mua dhe ai u ngrit nga gjumi mëngjesin e datës 18.12.1981, rreth asaj ore që i zgjova edhe unë. Sqaroj se unë me Vladimirin, shkuam për të parë nëse kishte rënë për të fjetur apo jo, Mehmet Shehu, vetëm nga meraku i jonë, pasi Fiqretja na tha se ai, do të rrijë deri vonë, për të punuar. Kur neve shkuam për të parë, në korridor nuk kishte asnjë lëvizje. Vladimiri pasi është ngritur nga gjumi, është nisur për të shkuar në punë, ndërsa unë bëra gati vajzën time, për në shkollë, të cilën e çova rreth orës 7.30. Ndërsa vetë shkova në dhomën e gjumit të Fiqrete Shehut, për ta parë, se kishte nja dy ditë, që ankohej se ishte sëmurë.

Kur hapa derën e dhomës së gjumit të Fiqretes, që e kishte pa çelës, ajo hapi dritën e abazhurit, që e ka tek koka e krevatit, unë e pyeta se si ishte, ajo më tha që; mirë jam dhe më pyeti a e pe, nëse është ngritur Mehmeti? Unë i thashë se; duhet të jetë ngritur, pasi pashë dritë në studio, tani që kalova në korridor dhe erdha tek ti. Fiqretja u ngrit, doli nga dhoma e saj dhe shkoi tek dera e studios së Mehmet Shehut, që e ka ngjitur në dhomën e gjumit, dhe shtyti dorezën, për të hapur derën, por dera ishte e mbyllur.

Pastaj ajo e thirri dy herë në emër, por nuk ju përgjigj njeri. Atëherë Fiqreti, më tha mua që isha duke ndenjur tek salloni i dhomës së gjumit të Fiqretit dhe Mehmetit, se ndoshta Mehmeti ka harruar dritën ndezur dhe është duke fjetur. Unë i thashë se më ka kërkuar Vladimiri në telefon, nga qendra e punës së tij, dhe më pyeti nëse kishte lënë ndonjë informacion në çantën e tij, se i duhej për tek Komiteti i Partisë. Unë, pasi pashë çantën dhe gjeta informacionin, i thashë Vladimirit, se këtu e kishte lënë informacionin.

Ai më tha që do të vinte ta merrte, pasi mendoi se e kishte lënë në punë informacionin. Mbas kësaj bisede në telefon me Vladimirin, unë kam shkuar përsëri në dhomën e gjumit të Fiqrete Shehut, dhe ashtu kemi vijuar të rrinim, Fiqretja shtrirë në krevat, ndërsa unë rrija në një kolltuk, që ishte në dhomë. Nuk kaloi shumë kohë, ndoshta ka qenë ora 7.55, kur erdhi Vladimiri në dhomën ku isha unë me Fiqretin. Vladimiri na pyeti, se çfarë po bënim, neve i thamë se po presim të shkojë ora 8.00, që të zgjojmë nga gjumi Mehmetin.

Vladimiri na tha që; zgjojeni tani nga gjumi, se vajti ora dhe nuk prish ndonjë punë. Pas kësaj, Fiqreti doli nga dhoma e gjumit të saj dhe shkoi për tek dhoma e Mehmetit për të hapur derën, dhe pa kaluar as një minutë, doli në mes të korridorit, duke ngritur duart nga ne të dy, dhe na tha që; mbaroi. Mbas kësaj unë kam dalë nga dhoma e gjumit të Fiqretit dhe u futa në dhomën e gjumit të Mehmetit, por duke menduar se ai ishte në studio, nuk pashë nga krevati i tij dhe u futa direkt në studio, ndërsa Fiqretja me Vladimirin, u futën direkt në dhomën e gjumit dhe po qëndronin tek krevati i Mehmet Shehut.

Atje dëgjova Fiqretin, tek thoshte; “ç’bëri, ç’bëri”?! u ktheva nga studio në dhomën e gjumit dhe në krevat pashë të shtrirë Mehmet Shehun, me fytyrë të verdhë, e nuk pashë gjë tjetër. Dhe kjo, pasi Vladimiri më nxori jashtë menjëherë, e pastaj unë shkova në dhomën e gjumit të Fiqretit. Dëgjova që Vladimiri, lajmëroi mjekët dhe oficerët që të vinin. Unë, nuk jam futur më në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe as nuk di se çfarë është bërë më tej, nga njerëzit që erdhën në dhomë. (Memorie.al)

11 Komente

  1. D
    Dikur Nxenes

    Fiqiret Shehu..i paska POrositur qe te "MOS Shkonin te dhoma e Mehmetiti" se ai ka "Shume Pune"??????????Shkurt Fiqiret Shehu e di...se lkush eshte Vrasesi i Mehmetit..ose edhe nese eshte "Vetevrasje"... 1-Ate Nate me shi..te shtepia e Mehmetiti ka shkuar per nje Vizite Incognito(Te dyshimte)..Kadri Hazbiu...gje te cilen e mohoj ne Gjyqe..pse????????? 2-Fiqirete Shehu...u thote Bashkimit dhe Fatbardhes.."MOS E SHQETESONI"???Pse??Mos valle ne Zyren e Mehmet Shehut..nepermjete deres Sekrete kishte hyre Kadriu??Dhe me Pistolet ne Koke..e urdheronte te shkruante "Letertesatmentin" per KOmandantin????????? 3-Ne se ne dhomen e Mehmetit nuk ishte Kadri Hazbiu..Mos Valle ishte vete Fiqiret Shehu...qe ..pasi i dha nje "Caje" Mehmetiti per te Pire..i Keputo edhe NJe-Pelumbe ne Zemer?????? 4-.FAKTEW eshte..Duarte e Mehmetit jane te Ngerthyera ne afersi te gjokesit ne formen e nje "Kercenimi Hakemarres" per Vrasesin...pra..si eshte e mundur qe te dyja duar jane ne afersi te gjokesit??Po Syzet mbi Balle??Cuditerishte..pse u dashkan te qendrojne ashtu ne nje Forem..sikur lexon dicka para Fjetjes???????NJe njeri qe duket se "Vetevritet" c´i do syzet ne Balle?? 5-THuhet se Mehmeti(Sipas "Eksperteve") ka qelluar me doren e Djathte....??Po ja po e "Besojme",,por kur dikush "Ha nje PLumbe"...si reagon trupi??Mos valle "Fle me syze mbi balle"??Pse trupi i Mehmet Shehut nuk u TKURR nga Dhemja..ne nje Krahe _Majtas ose Djathtas..por Ka mbetur ne POzicjonin "Lexues" i qete para Gjumit????Cudi?? 6.-NJe NJeri qe ja heqe vetes..nuk Mendon per Syzet..qe te Dale "I vdekur Bukurosh"...po Trupi i tije i Mbuluar me batanije deri ne Gryke..??KUsh e mbuloj??Fiqiretja apo Grupi Hetimor?? 7-Pse dora e Djathte Mbetet e Tkurrur sikur se e Majta??Pse dora e djathte qe realizoj qitjen te mos jete e Hapur ne Krahun e Djathte??Ose Trupi Tkurret nga Dhembja..dhe Dridhet ne nje Ane... @@Hetuesit dhe Grupi Hetimor i Ramiz Alise..kane GENJYER...dhe kjo Genjeshter mbahet edhe sote eRuajtur nga njerezit e asaj kohe. 8-Si eshte e undur qe Qitja me arem DEGJOHET nga Oficeri i POrtes Kryesore Jashte dhe jo nga Familjaret dhe Oficeret e Sherbimit Brenda Shtepise??? @@Pyetja madhore eshte:Pse Mehmet Shehu duhej te "Vetvritej"..kur "Shoket"..kerkuan nje "Vrejtje ne Karten e rregjistrimit"????????? pra :pse Mehmet Shehu duhej Patjeter i vdekur??Shume shume "Le te besojme versjonin zyrtar"..do te Kritikohej...sic u kritikua....versjoni me i keq..MUnde te dilte ne Pensjon.."si i lodhur nga Puna"..ose per Probleme Shendetesore...pra pse u dashka i "Vdekur"..dhe nuk kaluan as 12-ore---dhe ai u be "POLIAGJENT"?? @@Mjeku Isuf Kalo..ne LIbrin e tije shkruan:"Vetevrasja" e Mehmet Shehut ishte nje vrasje e Negocjuar...pra nje Vrasje me Paramendim...kush ishin Autoret e Skenarit?? Mos valle ishte Fiqiret Shehu, ajo qe kerkoj Flijim e Mehmetit, per te Ruajtur Privilegjet e Familjes..Femijet Emrin ect??KA SHUME MUNDESI---dhe duket ky Skenar nuk u Pekqye nga Enver Hoxha..duket se "Vetevrasja" e Negocjuar ishte Skenari i Ramizit..qe ja PREMTOJ Fiqiret Shehut..por..qe me von nuk u Pranua nga Enver Hoxha...pse e them kete:Diten tjeter ishte Vajza e Enver Hoxhes qe kur e mor vesh "Vetevrasjen" e Mehmetiti Bertiti e Gezuar "Vdiqe qeni"!!!Cudi 8-Kthehemi te POzicjoni i Trupit te Mehmetit,:;;Kemi pak rrjedhje Gjaku te viktimes..pse??Duket se Mehmeti eshte Helmuar para se te "Vetevritej"..ose eshte vene ne Gjyme me "Pilula" Helmi ....sepse kur Trupi i njeriut eshte i Nxehet dhe Vritet me Arme zjarri...ka shume RRJEDHJE GJAKU...thone Eksperte Indioendente LIgjore dhe te Huaj..pra Mehmetit i keputen Koqen e Pelumbit per tu SIGURUAR qe ai eshte i VDEKUR.. Sido qe te jete:Fiqiret Shehu..si dhe Vladimir Shehu..qe pane Kufomen e Mehetiti u ELEMINUAN... @@Se fundi Qemal Lama ish Prokuror i Pergjithshem i Kohes se Fundi DEKLARON:Se Mehmet Shehun e VRANE dhe se Aktet e Ekspertizes jane bere sikur se i donte Partia.....mire eshte te dime te verteten e VRane apo u "Vetevra"???Enigma Vazhdon...............

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dr. Adhamudhi kolegu i Sa-Hales

      Qeke nje RR. Kari me keto teori konspirative mor loqe kandari... Po Enver Hoxha po t'a donte te vdekur i kishte ber gropen sic ua beri shume te tjerve duke i shpallur armiq te popullit dhe partise, dhe ju futi nje koqe plumbi ne fund... dhe skishte nevoj te shkonte neper gjithe keto skenare qe ti po n'a i sqaroke me ekspertizen tende si specialist i leshit, me syzet doren, tkurrjen e gjoksit dhe gomarlliqe te pafunme. MEHMET SHEHU E VRAU VEHTEN SEPSE ISHTE EGOIST DHE NUK MUND TE DURONTE KRITIKAT DHE PERULIEN PER TE BER NJE AUTOKRITIK... Ne funbd te fundit kujt i plas, nje zagar me pak ,qe ia hoqi vetes. Dhe sa per dijenin tende Qemal Lame nuk ishte Prokuror i Pergjithshem, post qe e mbante Rrapi Mino, Qemali sihte shefi i Hetuesise se Pergjithshme... Tung or trung

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dikur Nxenes

        @@Dr.Adhamudhi...por ne se "Vrau" veten M.Shehu..pse u dashka bere "Armike" gjithe Familja????????dhe pse u Shpalle Agjent..pa thare Gjaku akoma????????Teori KOsnpoirative i cileson ti??POr po ta lexosh me mire shkrimin Aty nuk kas Asnje Teori KOnspirative..ka vetem Pyetje...qe Grupi Hetimor nuk i zbardhi..me Qellim..dhe se fundi:Pse nuk u be Autopsia?? M.Shehu duhej i Vdekur...per te hequr qafe te gjithe Njerzit e Mehmetit ne Qeveri....ne Ushtri ect...Enver Hoxha kishte ne Byrone POlitike te gjithe Idjoter-te dobishem per te qe vetem Duartrokisnin dhe Bertisnin dhe kritikonin per interesa te Enver Hoxhes...nje Shofer si Pali MIska...apo Lenka Cuko..apo edhe idjotet e tjere....e vertet eshte se Mehmeti nuk i duronte dot Kritikat nga Injorantet,,por ishte Enver Hoxha ai qe i tha:THellohu dhe hapju Partise se Autokritika juaj nuk qendron??Pra M.Shehu ishte Piketuar per tu "Hequr qafe"..qe te sillte Lolon e Nexhmijes dhe UDB-s ne Pushtet Ramiz Aline...dhe ky i fundit solli Berishen po nga Kazani i UDB-s....

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dikur Nxenes

      Fiqiret Shehu..i paska POrositur qe te "MOS Shkonin te dhoma e Mehmetiti" se ai ka "Shume Pune"??????????Shkurt Fiqiret Shehu e di...se lkush eshte Vrasesi i Mehmetit..ose edhe nese eshte "Vetevrasje"... 1-Ate Nate me shi..te shtepia e Mehmetiti ka shkuar per nje Vizite Incognito(Te dyshimte)..Kadri Hazbiu...gje te cilen e mohoj ne Gjyqe..pse????????? 2-Fiqirete Shehu...u thote Bashkimit dhe Fatbardhes.."MOS E SHQETESONI"???Pse??Mos valle ne Zyren e Mehmet Shehut..nepermjete deres Sekrete kishte hyre Kadriu??Dhe me Pistolet ne Koke..e urdheronte te shkruante "Letertesatmentin" per KOmandantin????????? 3-Ne se ne dhomen e Mehmetit nuk ishte Kadri Hazbiu..Mos Valle ishte vete Fiqiret Shehu...qe ..pasi i dha nje "Caje" Mehmetiti per te Pire..i Keputo edhe NJe-Pelumbe ne Zemer?????? 4-.FAKTEW eshte..Duarte e Mehmetit jane te Ngerthyera ne afersi te gjokesit ne formen e nje "Kercenimi Hakemarres" per Vrasesin...pra..si eshte e mundur qe te dyja duar jane ne afersi te gjokesit??Po Syzet mbi Balle??Cuditerishte..pse u dashkan te qendrojne ashtu ne nje Forem..sikur lexon dicka para Fjetjes???????NJe njeri qe duket se "Vetevritet" c´i do syzet ne Balle?? 5-THuhet se Mehmeti(Sipas "Eksperteve") ka qelluar me doren e Djathte....??Po ja po e "Besojme",,por kur dikush "Ha nje PLumbe"...si reagon trupi??Mos valle "Fle me syze mbi balle"??Pse trupi i Mehmet Shehut nuk u TKURR nga Dhemja..ne nje Krahe _Majtas ose Djathtas..por Ka mbetur ne POzicjonin "Lexues" i qete para Gjumit????Cudi?? 6.-NJe NJeri qe ja heqe vetes..nuk Mendon per Syzet..qe te Dale "I vdekur Bukurosh"...po Trupi i tije i Mbuluar me batanije deri ne Gryke..??KUsh e mbuloj??Fiqiretja apo Grupi Hetimor?? 7-Pse dora e Djathte Mbetet e Tkurrur sikur se e Majta??Pse dora e djathte qe realizoj qitjen te mos jete e Hapur ne Krahun e Djathte??Ose Trupi Tkurret nga Dhembja..dhe Dridhet ne nje Ane... @@Hetuesit dhe Grupi Hetimor i Ramiz Alise..kane GENJYER...dhe kjo Genjeshter mbahet edhe sote eRuajtur nga njerezit e asaj kohe. 8-Si eshte e undur qe Qitja me arem DEGJOHET nga Oficeri i POrtes Kryesore Jashte dhe jo nga Familjaret dhe Oficeret e Sherbimit Brenda Shtepise??? @@Pyetja madhore eshte:Pse Mehmet Shehu duhej te "Vetvritej"..kur "Shoket"..kerkuan nje "Vrejtje ne Karten e rregjistrimit"????????? pra :pse Mehmet Shehu duhej Patjeter i vdekur??Shume shume "Le te besojme versjonin zyrtar"..do te Kritikohej...sic u kritikua....versjoni me i keq..MUnde te dilte ne Pensjon.."si i lodhur nga Puna"..ose per Probleme Shendetesore...pra pse u dashka i "Vdekur"..dhe nuk kaluan as 12-ore---dhe ai u be "POLIAGJENT"?? @@Mjeku Isuf Kalo..ne LIbrin e tije shkruan:"Vetevrasja" e Mehmet Shehut ishte nje vrasje e Negocjuar...pra nje Vrasje me Paramendim...kush ishin Autoret e Skenarit?? Mos valle ishte Fiqiret Shehu, ajo qe kerkoj Flijim e Mehmetit, per te Ruajtur Privilegjet e Familjes..Femijet Emrin ect??KA SHUME MUNDESI---dhe duket ky Skenar nuk u Pekqye nga Enver Hoxha..duket se "Vetevrasja" e Negocjuar ishte Skenari i Ramizit..qe ja PREMTOJ Fiqiret Shehut..por..qe me von nuk u Pranua nga Enver Hoxha...pse e them kete:Diten tjeter ishte Vajza e Enver Hoxhes qe kur e mor vesh "Vetevrasjen" e Mehmetiti Bertiti e Gezuar "Vdiqe qeni"!!!Cudi 8-Kthehemi te POzicjoni i Trupit te Mehmetit,:;;Kemi pak rrjedhje Gjaku te viktimes..pse??Duket se Mehmeti eshte Helmuar para se te "Vetevritej"..ose eshte vene ne Gjyme me "Pilula" Helmi ....sepse kur Trupi i njeriut eshte i Nxehet dhe Vritet me Arme zjarri...ka shume RRJEDHJE GJAKU...thone Eksperte Indioendente LIgjore dhe te Huaj..pra Mehmetit i keputen Koqen e Pelumbit per tu SIGURUAR qe ai eshte i VDEKUR.. Sido qe te jete:Fiqiret Shehu..si dhe Vladimir Shehu..qe pane Kufomen e Mehetiti u ELEMINUAN... @@Se fundi Qemal Lama ish Prokuror i Pergjithshem i Kohes se Fundi DEKLARON:Se Mehmet Shehun e VRANE dhe se Aktet e Ekspertizes jane bere sikur se i donte Partia.....mire eshte te dime te verteten e VRane apo u "Vetevra"???Enigma Vazhdon...............

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "Enigma Vazhdon..............."dhe ti si ish nxënës duhet të vazhdosh shkollën dhe ndoshta kalon në klasë të pestë e fillon të mësosh si zgjidhen ekuacionet me të panjohura(enigma)!më duket se ti sdo shkosh shumë përpra!ekuacionit tënd i ke futur aq që të panjohura sa do të të duhet të shëndrrohesh në super gjeni për ta zgjidhur!!na mbytët mor idiotë,na mbytët!!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Familie Diktatori qe Femihet jetojne !

        Vetem Ai i ndjeri z. Avdyl Banushi do te kishte ndimuar te gjithe popullin ne ato vite, po te mbaronte pune me kete Familie qe eshte ne foto... ka patur dhe shume te tjere qe me Emra sme kujtohen por jane ne youtube qe jane te besueshme deshmite qe kane dhene per te Eleminuar kete Familie Diktatore..Habi eshte qe Femijet e tyre jetojne akoma ? Gjithsesi nga me te besuarit ishte vetem i ndjeri z. Avdyl Banushi qe pati hyre disa here dhe fatekeqesisht pa suksese.... dhe Ai legeni shqiptari nga mali i zi qe e tradhtoi ne kufi z. Avdyl...

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          nëse do shkojmë me këtë mendimin tënd!?nuk duhet të linim gjallë asnjë farë e fis diktatori dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar??të garantoj se dhe ti do ishe brënda listës për në botën tjetër,dukesh nga idiotësitë që shkruan!!copa e idiotit,nëse ti krenohesh,për atë kohë,me bolet e "z. Avdyl Banushi"(mos harro, se ai i dha aq shumë informacion sigurimit,pa u torturuar fare),atëherë përse nuk e lëviz bythën ti me diktatorët e sotëm??idiot i lindur,sovjetët e leninit shfarosën romanovët me kuç e me maç!?çfarë ndodhi më pas??a mos vallë u zhduk diktatura??mos vallë nuk erdhi një diktaturë e re??mos vallë pas kësaj diktature,komuniste,nuk erdhi një tjetër putiniste??idiot i lindur,diktatura nuk zhduket duke vrarë diktatorët dhe familjet e tyre!ajo zhduket duke "vrarë" ata neuronë të pjerdhur që ke ti në tru!!njerëz si ti janë,shfryjnë në të njëjtën masë si urrejtjen dhe adhurimin,për diktaturat e rëzuara dhe për ato që lulëzojnë!idiotë si ti,janë ata tipa që ndahen nga gruaja e marrë, për tu dashuruar dhe martuar me një grua të çmëndur!!prandaj gjat gjithë egzistencës së tyre lënë trashëgim budallallëkun!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkërdheni

          Ti dikur nxënës ta mush mendjen top.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Buda

            Per mua Mehmet Shehun e ka vrare agjentura serbo-ruse ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Km

              Keta qe botojne pjese e deshmi nga dosja bejne Mir.Por me mire do te Benin te botonin te plote deponimin ne hetuesi te Fiqereten Shehut.Eshte Edhe e regjistriar me ze.Eshte degjuar ne menyre te organizuara Cudija eshte pse i shmsngen deponimit te saj.Ajo i Ka thene te gjitha.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni Montana

                PERGJIGJA ESHTE NJE DHE E VETME...ATE E VRAU RAMIZ ALIA DHE NEXHMIJA, SE NDRYSHE NUK MUND TE DILETE RAMIZI, ME DOREN E KADRIUT DUKE I PREMTUAR ...KADRIUT SE DOTA BENTE KRYEMINISTER....DHE PASTAJ JA FUTI DHE KADRIUT SE KADRIU JA DINTE TE GJITHA RAMIZIT, KISHTE DOSJE PER RAMIZIN DHE NEXHMIJEN SI AGJENTE TE UDB-as, QE NE RINI.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje