Si u hoqën shtatoret e Stalinit në vendin e fundit europian që i qëndroi besnik diktatorit sovjetik

21 Dhjetor 2024, 12:12Dossier TEMA

Si u hoqën shtatoret e Stalinit në vendin e fundit europian që i

21 dhjetori, ditëlindja e Stalinit dhe një debat në byronë politike midis Ramiz Alisë dhe Ismail Ahmetit për heqjen e busteve të diktatorit
Një lagje në kryeqytet e mban ende emrin 21 dhjetori, është ditëlindja e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, diktatorit Josif Visarionoviç Stalin. Gjatë diktaturës komuniste, busti i Stalinit gjendej në sheshe e lagje të Tiranës, Shkodrës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Dhjetori i vitit 1990 nuk do të ishte më njësoj sepse dy javë më herët kishte rënë diktatura. Mëngjesin e 21 dhjetorit 1990, në Tiranë nuk ishin më bustet e Stalinit pasi zyrtari i lartë i regjimit, Ismail Ahmeti, kishte urdhëruar heqjen e tyre, pa u konsultuar me udhëheqësin komunist Ramiz Alia.
Politologu Afrim Krasniqi sjell detaje dhe dokumenta të debatit ndërmjet Ismail Ahmetit dhe Ramiz Alisë për heqjen e busteve të Stalinit, mesnatën e 21 dhjetorit.
“Retrospektivë, 21 dhjetor 1990. Zyrtarisht Byroja Politike “hoqi” bustet e Stalinit. Në fakt, ishin hequr gjatë natës, Byroja vetëm sa konfirmoi atë që kishte ndodhur. Shumicë autorë ia dedikojnë vendimin PPSH dhe Alisë “në kuadër të demokratizimit”. Ka një të vërtetë tjetër sqaruese. Procesverbali origjinal i mbledhjes urgjente të Byrosë Politike (i pa publikuar ndonjëherë) tregon më shumë për këtë (shih tekstin në foto të transkriptuar nga origjinali në audio).

Në historinë politike detajet kanë rëndësi dhe momentet mund të ndikojnë dukshëm. Në RDGJ një fjalë i anëtarit të Byrosë Shabovski solli rrëzimin e Murit, - askush nuk e sheh atë si teori konspirative, por keqkuptim që pati efekt historik. Në Shqipëri, në vendin plot mite e teori konspirative ku historia tregohet në mijëra variante nga cilido në kafen e lagjes, faktet nuk kanë rëndësi, pa dallim nëse mitet dhe “linja zyrtare” imponohen nga “zyra e propagandës në KQ” dje apo në “komisionet e partisë” sot.
Tirana është vendi i vetëm në zonën europiane që ende nderon 21 dhjetorin, ditëlindjen e Stalinit. Bashkia Tiranë ka investuar publikisht për këtë, qeveria e përdor si adresë zyrtare edhe pse nuk ekziston ndonjë dokument zyrtar në fuqi me emërtim zone”, shkruan Krasniqi.

11 Komente

  1. P
    Poseidon

    VINI EMRIN DAMIR FAZLLIC

    Përgjigjjuni
    1. h
      hajt te vazhdojme ta gezojme

      Ne nga shiu komunsti, jemi futur ne bresher nga ata qe vazhdojne ta sundojne kete vend ne : islamizem shkerdhyer me komunizem bashke,

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje i Moshuar

        Nuk ma do mendja ta kete hequr bustin e Stalinit Ismail Ahmeti me koken e vete ??? Pa urdherin e Ramiz Halese asnje nuk bente dot xhap ai vepronte nen rogoze po ti dilje kundra si sali krimineli ka qene akoma me finok tamam nje Hurjahip i ndyre e reflektonte ne surate e tradhetonte mimika ???Ai kudo ka pas dore ne intriga duke i Thurur bukur ,hidhte gurin e fshinte doren , ndoshta ndihmohej dhe nga Nexhmija prandaj si hyri gjemb ne kembe ??? Mbaj mend nje moment kur vdiq Enver Hoxha ne kohen qe po e varsnin tek vorezat e deshmoreve , kur arkivoli u fut ne varr beri nje skene edhe sot e kam te fresket:ai ishte me resht para Nexhmijes ktheu kokeken me nje fytyre qe nuk tregonte hidherim por fshinte HIPOKRIZI nga Nexhmija duke i thene Na iku Enveri ?Por mimika tregonte tjeter gje ??? Per cdo njeri mund te kete rene ne sy dhe ka thene , tashti qe u fut ne varr eshte i lire te beje cte doje une kete mendova ???Duhet te jete ne Arkiv ky moment ne qoftese nuk e kan zhdukur se beri figure te keqe kjo me ka ngele ne kujtese nuk kishte pse te sillej ashtu ne menure hipokrite nje burre shteti ????Duhet ditur se Stalini pas luftes ka dhene plot ndihma per tu ndertuar vendi : Duke nisur nga Kucova mori emrin Qyteti Stalin Kombinati I tekstileve Stalin ketu me Tirane e shume te tjera Une Banoj tek 21 dhjetori dhe nuk do ta ndroj asnje here kete emer pamvaresisht se si cmohet sot vepra e baba Stalinit keshtu e quanim ne brezi i atehershem ????

        Përgjigjjuni
        1. L
          Linza

          Stalini ishte nje paranojak kriminel qe vrau te gjithe inteligjencen, ushtaraket e larte, funksionsret e larte partiake qe dyshonte se nuk ishin me te. Gjate sundimit te tij u vrane rreth 20 mln njerez. Mbas vdekjes se tij, 1953, kur Hrushovi beri amnisti, ne BS ishin 5.4 mln te burgosur, inernuar etj. nga 188 mln popullsia! Ne vitin 1950 ne USA ishin 166,100 te burgosur. EH ishte stalinisti i fundit dhe kopjoi Stalinin ne krimet qe beri ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Në SHBA aq të burgosur kishte, sepse kundërshtarët politik, që kishin premisa për të përmbysur sistemin ekzistues nuk kishin mbetur gjallë, qenë zhdukur me vaft e me kohë, pa u futur nëpër evidenca si politikë apo kundërshtarë. Sus, nuk guxon kush as sot, ndryshe, kërrmë bëhet gjysma e Amerikës, or ti, Linza. Diktatura janë të dyja palët: si komunisja edhe kapitalistja; nëse cënohej apo cenohet edhe sot, përgjigja dihet. --------- Kush e di si i ka patur punët i ziu Stalin atje në vendin e vet me sistemin politik që ishte foshnjarak me njëmijë e një probleme si çdo gjë sefte dhe me një federatë gjithfarë kombëshe dhe të stërmadhe për t'a kontrolluar. Le të ishte pak më i urtë mileti, si në SHBA, që të rrinin rehat dhe të mos dëmtoheshin aq shumë, me dhjetëra miliona (gati një milion në vit, nuk do mjaftonin plumbat; ti vije në rrjesht, në fund të vitit do të mbetej ndonjë gjallë; dhe të vdekur natyralë ndoshta, do të kishte më pak), e Stalini të merrej vetëm me vrasësit ordiner, hajdutët e xhepave dhe të bankave. Sa për të amnistuarit e Hrushovit, që tashmë nuk i prishnin punë, se po e shpinte atë shtet në greminën politike, që kishte në mend, drejt falimentimit të sistemit me infrastrukturë të parapërgatitur, 3% të popullsisë të cilësuar kundërshtarë të "regjimit gjakatar të Stalinit", statistikisht, nuk janë shumë.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Linza

              Mos shkruaj budalleqe!

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                Linza, budollallëqe të kanë mësuar ty. Jo gjithçka që të kanë thënë është e vërtetë. Nuk flasim për shifra këtu, por për përleshje politike, për një sistem të ri të sulmuar nga shtatëmbëdhjetë a më shumë vende të botës. Nuk gjykohet historia me mëndësitë e sotme.

                Përgjigjjuni
          2. .
            ...

            Aderesa është quajtur "21 Dhjetori", jo nga ndonjë vendim qeveritar apo partiak, por nga banorët e Tiranës si vend orjentimi për atë zonë banimi, për shkak se atje ishte Ndërmarrja e Ndërtimit me emrin "21 Dhjetori"; njëlloj, si sot e kësaj dite "Zogu i Zi", ose "Uzina Enver". Nuk është as rrugë, as shesh, është një zonë banimi, që përfshin sheshin dhe rrugët përreth. Nuk ka vendim bashkie a qeverie, që e shkul; me kalimin e kohës ndoshta vetë njerëzit do të largohen nga ky emërtim, ndoshta jo. Ne sot flasim ende me lekë të vjetra. Është pak e vështirë të largohen nga përditshmëria emërtimet popullore. Mishmash e adresave nisën pikërisht kur bashkitë, sidomos ajo e Tiranës dhe e qyteteve të mëdha nisën ndryshimin e emrave të rrugëve e shesheve, nën frymën e "dekomunistizimit". E pra, në Paris ka një rrugë të quajtur "Stalingrad", megjithëse sot nuk ekziston një qytet i tillë, nuk di a ekziston më. Rusët kanë të tjera hesape me Stalinin, ne kemi tonat; nuk di ti ketë ardhur ndonjë dëm vendit tonë gjatë regjimit të tij. Apo ndihma që na u dha gjatë regjimit të tij me ngritjen e fabrikave, kombinateve dhe hidrocentraleve të para dhe futja e vendit më të prapambetur të Evropës në rrugën e zhvillimit nuk ishte politikë e tij ndaj nesh.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Moshuar

              Linza : sa mire ja numeroni krimet Stalinit dhe e quani PARAJONAK ??? Ju thoni Stalinisti i fundit ishte Enver Hoxha i cili kopjoi Stalinin me krimet qe beri ne Shqiperi ??? Po pse vetem per kaq njifet Stalini dhe Enver Hoxha ???? Nuk e di se cfar moshe ke dhe sa e njef Shqiperine qe nga viti 1939 e deri me 1990-ten ??? Une mbaj mend Shqiperine e mbas clirimit 1946 si e gjeti Enver Hoxha : Shqiperia ishte nje fshat i madh ,nje vend i varfer I sapo dale nga lufta me nje thesar te vjedhur nga mbreti Zoge , nje popull analfabet ku semundjet infektive dhe mushkonja anofele bente kerdine duke perhapur malarjen , tifua zgjebja morat meningjtet apo semundjet sifilizi , gonoreja e te tjera ???Te gjitha keto duheshin sheruar ishte plage e vjeter , ???Vendi ishte me injorance nen sundimin e kishave dhe xhamive pa industri te lehte dhe te rende pa energji elektrike me kandil vajguri dhe fshatrat e vuajten deri me 1967 sa perfundoi elektrifikimi , Pse nuk flisni per gjithe keto plage si u Sheruan ??? Ku vajti gjithe ai munde dhe djerse e atij populli qe u derdh deri sa erdhi 90-ta sali berisha pa ju dridh qerpiku i vuri kazmen tere atyre veprave te ndertuara qe ishin dhe vendet e punes te ketij populli ,pa meshire i nxori ne rruge njeriu i shkrete u allakat sa andej ketej per te gjetur vehten dhe per te mbijetuar , te tjere iken nga syte kembet per nje jete me te mire dhe ne sot ju qajme hallin atyre qe quhen diaspore dhe ju themi te kthehen se Shqiperia eshte bere bahce me lule por pa vepra industrials te cilat i shkateroi krimineli sali e plote e plote te tjera qe s kane te sosur Historite per ne qe i kemi kaluar ne kuriz ??? U zgjata pak se mendova qe nuk i dije pale ta kesh jetuar ate periudhe ???FL

              Përgjigjjuni
              1. L
                Linza

                Shqiperine nuk e beri EH por populli shqiptar! Ata qe me sakrifica te pafundme, bene luften dhe ndertimin e vendit. Ndihme patem nga BS dhe Kina. Kur EH u prish me to na la pa buke. La ne krye nje spiun si Ramiz Alia, i cili zgjodhi nje tjeter spiun si SB.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Linza, duket që qënke mëc i vogël, rritu dhe lexo dhe ca e pastaj gjyko për të kaluarën. Shqipëria që me gjallje të E.H.-së e kishte siguruar bukën në vend dhe ca rezerva për disa vjet luftë, po të mos prodhohej fare. Kështu e la edhe kur vdiq. Populli shqiptar i ndërtoi vërtet, me mund e sakrifica, por askush nuk thotë se E.H. mori kazmën apo mistrinë vetë; ai drejtonte një parti ndërtimtare të Punës, mirë thotë i mishuari, synonte të nxirrte vendin nga prapambetja dhe patjetër, kishte dhe kontributin e tij në ato sakrifica të popullit. Problematikat qëndronte dhe në regjimet e më parëshme, pse nuk i bënte dot populli më parë? Pse nuk i zhvilloi më tej S.B., por veç shkatërroi; kompetencat si të atij tjetrit ja dhanë. Dëgjo më shumë, pak më respekt për ata që mendojnë ndryshe, thellou: mos kanë ndopak të vërtetë, aq më shumë, kur thonë se e kanë jetuar atë kohë dhe s'ka qitap që të besojnë ndryshe nga sa kanë jetuar vetë. Gjithsejcili e ka jetuar atë kohë në mënyra të ndryshme, por zhvillimi ishte i dukshëm; instaluar mbi e nën tokë. Kështu, or taj, mëc.

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje