Kur heshtën armët!
110 vite më parë, më 28 dhjetor 1914, ushtari gjerman Josef Wenzl u dërgoi një letër prindërve të tij në të cilën i njoftonte se mes varreve e istikameve në frontin e Flandrisë në Belgjikë, ushtarët gjermanë dhe britanikë kishin ndërprerë luftën, ishin vëllazëruar për pak kohë, ishin tubuar rreth një bredhi të Krishtlindjeve dhe kishin kënduar së bashku këngë Krishtlindjesh.
Paqe në mes të luftës, paqe në vlugun e gjakderdhjes? Më 24, 25 dhe 16 dhjetor 1914 kishte ndodhur pikërisht kjo. Nuk ishte armëpushim i shpallur zyrtarisht. Ushtarët dhe oficerët e rangjeve më të ulëta kishin vendosur të mos shkrepnin armët, por të këndonin për nder të Krishtlindjeve. Ushtari britanik Colin Wilson raportoi se mbi “tokën e askujt”, pra hapësirën mes varreve të trupave të armiqësuara, u dëgjua kënga e ushtarëve gjermanë “Natë e qetë, natë e shenjtë”. Ushtarët britanikë lanë armët mënjanë dhe i morën këngës me armiqtë e tyre.
Më 9 janar 1915 gazeta londineze The Illustrated London News botoi një ilustrim me këtë shpjegim: “Një paqe Krishtlindjeje midis llogoreve kundërshtare. Saksonët dhe anglosaksonët vëllazërohen në kohën e paqes dhe të vullnetit të mirë në fushën e betejës”.
Ushtarët shkëmbyen edhe dhurata. Në ditarët e luftës të ushtrive britanike dhe gjermane gjenden disa raporte se si ushtarët u futën në tokën e askujt me konserva, cigare, raki ose shampanjë. Dhuratat u shkëmbyen ose u konsumuan së bashku. Madje, në disa prej këtyre takimeve informale, kanë marrë pjesë edhe oficerë që shkëmbyen fjalë me armiqtë e tyre.
Pastaj lufta vazhdoi. Midis viteve 1914 dhe 1918 ajo ua mori jetën rreth 17 milionë njerëzve. Përveç dhjetë milionë ushtarëve nga e gjithë Europa dhe jashtë saj, vdiqën gjithashtu rreth shtatë milionë civilë. Edhe ushtari Josef Wenzl ra në një përleshje më 6 maj 1917. Dy vite e gjysmë më parë ai u kishte shkruar prindërve: “Krishtlindjet e vitit 1914 nuk do t’i harroj kurrë”.
Më shumë fat pati aktori me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Ai iu bashkua ushtrisë gjermane, u zu rob në Francë dhe një mision humanitar zviceran e shpëtoi duke e sjellë në Zvicër, më saktë në fshatin alpin Arosa. Kjo përvojë e bëri Moisiun majtist, socialdemokrat e pacifist. Ai shkëlqeu si në skenë të teatrit si në skenën e aktivistit politik.
Më 13 nëntor 1919 aktori Aleksandër Moisiu foli para 1200 personaliteteve gjermane të cilat ishin tubuar në sallën e parlamentit në Berlin për të kujtuar politikanin socialdemokrat Hugo Haase, të vrarë në një atentat. Më parë, më 1 maj 1919, Moisiu mbajti madje fjalim para punëtorëve të Zürichut. (Enver Robelli)
GEZUAR KRISHTLINDJET ORTHODHOKSET DHE KATOLIKET E PROTESTANTET,,,,
Zoti ka krijue mbi kët tokë bisha barbare dhe njerzë të mirë. Por bishat barbare harronë, se jeta mbi kët tokë ështe e shkurtër.
Vetëm Saliu nuk bën armepushim per festa, por bllokon rrugët. Nje lider opozitar intelektual dhe njerezor do t'i kishte fituar tashme zemratve njerezve, mbas gjithë ketyre viteve që Rama u është bere shumë njerezve si burri i nënës. Vetëm Saliu nuk e bën dot, dhe te vetmit njerëz që bën per vete janë debilët, të çmendurit, analfabetët, katunarët dhe barbonët.
Hahahhah e forte kjo per kryekriminelin penecilina-bisturi sali... po ku te beje armepushim sali kryekrimineli kure vete jua solli armet secilit per tu vrare njeri me tjetrin.... ku me mijra plumba jane shkrepur, dhe em mijra cdiqen , dhe shkrepen me mijra plumba, dhe saliun nje plumb nuk e zuri ! apo edhe ato te tjetret...se florriri ja hodhi ska me frike nga plumbat se e ka siguracion brenda ne kater faqet e murit plehra aty ku eshte ..
Hahahhah e forte kjo per kryekriminelin penecilina-bisturi sali... po ku te beje armepushim sali kryekrimineli kure vete jua solli armet secilit per tu vrare njeri me tjetrin.... ku me mijra plumba jane shkrepur, dhe em mijra cdiqen , dhe shkrepen me mijra plumba, dhe saliun nje plumb nuk e zuri ! apo edhe ato te tjetret...se florriri ja hodhi ska me frike nga plumbat se e ka siguracion brenda ne kater faqet e murit plehra aty ku eshte ..
Faliminderit për urimin.
Fatkeqesi me qen turkosporos.....
Grekqiri. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?
Një histori frymëzuese pasi Jezu Krishti erdhi që të japë paqe si Princi i paqes për ata që besojnë në Të. Gëzuar Krishtlindjen!
Oh, cfare na thate? Keto gjera Tani nuk kane me vemendjen dhe interesimin e publikut. Me interes Jane breket e Bleones, bythet e ciljetes, thikat e noizit, gjethet jeshile te rugacokriminelit stres, droga e ences, cicat e rrugaceve dhe ofshamat e skenave seksuale ne emisione bastarde si bigbradher, emisione te nje fare lati me gjoks dhe shale jashte, qe Japin leksione si duhet te pijne alkoole, apo antifemra qe japin edhe leksione per “flirtet “, me sakte, tradhetite seksuale, apo shqip, per kurverite e tyre. Ja, “ “per keto tema duhet te jene te interesuar rinia “ . Shoqeri liberale pa kufinj, ide dhe praktikime te stac. televizive qe promovojne prostitucion, droge, amoralitet, me para reklamash droge, dashuri imagjinare per qenin “biri im” ne prani te femijes, stimulimin e politikave dhe praktikave te braktisjes prinderore. Ju lutem me kuptoni drejt, e kuptoj drejt artikullshkruesin per mesazhin jashtezakonisht njerezor, qe kerkon te transmetoje te lexuesit. Por… e ka marre ferra uraten. Noizet, streset, latet, kengetare idhuj te te rinjve qe na vijne te pudrosur nga para te marra nga kriminele e vrases, etj, etj modele bastarde, qe nuk kane bere dhe nuk dijne te bejne asgje ne jeten tyre, modele fallco te emisione bastarde televizive “si perputhen” bbv,,,,e kushedi sa takeme te tille Jane shnderuar ne modele “pune” dhe sjelljeje. Edhe nje here, Ju lutem, te nderuar lexues, me kuptoni drejt thelbin e asaj qe dua te jap si mesazh, Pa dashur aspak te bie ne moralizim.
ATA ISHIN GJERMANE E ANGLEZ, VENDET E TYNE, TE PASHKELUNA PREJ OSMANEVE QE: " KU SHKELTE KAMBA E TYNE, NUK MBINTE BARI",- shkruante Frang Bardhi.