
Nga Dashnor Kaloçi
Në mesin e muajit tetor të vitit 1982, menjëherë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu (asokohe ministër i Mbrojtjes Popullore) dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehu, (asokohe ministër i Brendshëm, arrestuar më 22 mars 1982), me porosi të Enver Hoxhës dhe me urdhër të Hekuran Isait, u krijua “Grupi Operativ Special”, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, ku si ndihmësa të tij, ishin Enver Zeneli dhe Hasan Ulqinaku. Detyra kryesore e këtij grupi, ishte; “zbulimi dhe hetimi i veprimtarisë së grupit armiqësor”, të kryesuar nga Kadri Hazbiu, ku bënin pjesë edhe Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Fiqret Shehu, etj., si dhe lidhjet që ata kishin pasur me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.
Përveç detyrave të tjera, siç ishin; rishikimi, studimi dhe analiza e një numri të madh dosjesh dhe dokumentesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), “Grupi Operativ Special”, u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSH-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.
Po kështu, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai (anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së), u krijuan pesë “grupe pune”, me ekspertë të fushave dhe dikastereve përkatëse, nga ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes Popullore (për Kadri Hazbiun, Feçor Shehun dhe Llambi Peçinin), nga ministria e Shëndetësisë, (për Llambi Ziçishtin) nga rrethi i Durrësit dhe ai i Korçës, (për Mihallaq Ziçishtin, ish-sekretar i parë në ato dy rrethe). Të pestë këto “grupe ekspertësh”, pasi do të “zbulonin dhe hetonin veprimtarinë armiqësore”, për pesë të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre, në fund, do t’i paraqisnin një raport të detajuar “Grupit Operativ Special”, që siç theksuam më lart, drejtohej nga zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi.
Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSH-së dhe ministrisë së Punëve të Brendshme, ish-kuadro drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që u detyruan dhe iu përgjigjën thirrjes për të dhënë dëshmitë e tyre me shkrim, pranë “Grupit Operativ Special”, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së për propagandën, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkryetar i Degës së Brendshme të rrethit Sarandës me gradën nënkolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit) etj., etj.
Ndërsa dëshmitë e personave të sipërcituar, i kemi botuar në disa nga numrat e kaluar, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze që gjendet në fondin arkivor të Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e parë bëhet fjalë për dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin “Qershiza”, i cili informon për bisedën që ka bërë një një ish-funksionar të lartë, lidhur me Konferencën e Tiranës të vitit 1956.
Si dhe një bisedë tjetër me një shofer nga Tepelena, (të raportuar me shkrim nga oficeri i Sigurimit Moisi Nushi), për ato që përfliteshin në ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe zyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj, pas arrestimit të Kadri Hazbiut, për eliminimin e Mehmet Shehut. Ndërsa në dokumentin e tretë, i hartuar nga oficeri i Sigurimit të Shtetit, Koli Sallaku, (pjesë e “Grupit Operativ Special”), bëhet fjalë lidhur me përgjimet e bëra me teknikë operative në burgun e Burrelit, për bisedat e bëra aty nga disa të dënuar, ish-ushtarakë dhe funksionarë të lartë të PPSH-së e qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, si Kiço Ngjela, etj. Për më shumë rreth këtyre etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet e fotot përkatëse, nga Memorie.al
INFORMACIONI SEKRET I DY PUNËTORËVE OPERATIV TË SIGURIMIT, ENVER ZENELI DHE KOLI SALLAKU, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, LIDHUR ME DËSHMITË E AGJENTIT “QERSHIZA’ PËR KONFERENCËN E TIRANËS NË 1956, SI DHE BISEDAT E BËRA NGA VELI LLAKAJ, PËR MEHMET SHEHUN, KADRI HAZBIUN, ETJ.
Ekzemplar Nr. 1
Tiranë, më 11.10.1982
INFORMACION
Në dosjen formulare dhe atë të punës të (………) gjetëm këto të dhëna që paraqesin interes:
“…Në Konferencën e Tiranës u ekspozuan pak shokë, ndërsa shumica dërmuese ishin jashtë saj. Përveç të tjerash, kishte dhe nga të Sigurimit dhe të Ushtrisë të cilët janë të fshehur.
Janë dy kapitenë që rrinë me shokun Enver dhe shokun Mehmet, që janë tanët, unë kam biseduar me ta dhe i kam shokë. Mbas Konferencës së Tiranës më kanë kapur oficerë, bile dhe kolonelë, të cilët më kanë thënë; aman Peço, mos fol…”!
“Mehmetin e vranë, e vrau udhëheqësi kryesor, ashtu siç i ka vrarë të gjithë shokët. Ustai nuk është imperializmi, apo dikush tjetër, por është vetë udhëheqësi kryesor, sepse ai e detyroi të vrasë veten.
Shumë shpejt, bile brenda qershorit, në mbledhjen e Komitetit Qendror, do kërcasë pushka brenda për brenda. Ai që do e kërcasë i pari, do jetë ministri i Mbrojtjes, sepse nuk mund të pajtohet me akuzën për tradhti të Mehmet Shehut.
Mos harrojmë se ministri i Mbrojtjes, është rritur te Mehmet Shehu…! Unë i kam thënë shefit të Shtabit të Ushtrisë, se çorrushjotët janë budallenj që nuk veprojnë?! Po shefi çfarë të tha, e pyeti ai (…….)? Shefi qeshi tha (……)”.
“….Më datën 16.4.1982, jam takuar me (…..) i cili në bisedë e sipër më tha: Doli fjala ime. Udhëheqësi kryesor po qan natë e ditë për këto që po ndodhin. Ministria e Punëve të Brendshme po pastrohet, do të dalin rreth 40-50 kuadro të dënuar, për këtë do të dali dhe një libër i veçantë.
Isha këto ditë në Tiranë bashkë me gruan time dhe i shkova në zyrë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë (……….). Në zyrën e tij ndodhej edhe një shok tjetër, (emrin e të cilit nuk ma tregoj), që edhe ky dikur ka qenë më funksion, por tani ka rënë.
U thashë: “Çfarë po bëni”? Veli Llaka më shikoi me buzëqeshje dhe m’u përgjigj: “Çfarë të bëjmë, presim”?! Unë u thashë: “Çfarë prisni, s’ka më andej e këndej, burrë ishte vetëm ai (Mehmet Shehu). Po ministri, çfarë po bën”? Shefi i Shtabit, m’u përgjigj: “Le të veprojë, pse, ne do e mësojmë atë”?
Në vazhdim (S……..), më tha se shkova edhe tek (……), por më tha të pres dhe nuk e takova sepse isha me gruan dhe nuk mund të prisja gjatë. Aranitin e njoh se kam qenë shofer i tij…”.
Sqarim: (Sh……), është me origjinë nga Tepelena, shtresë e varfër, punon shofer. Në vitin 1979, është këshilluar nga Dega e Fierit, për agjitacion e propagandë. Në ngarkim të tij ka 2 prova për aktivitet armiqësor.
Mendimi ynë është se meqenëse është këshilluar njëherë dhe për të sqaruar ato qëndrimet që ngre bashkëpunëtori “Lundra”, ky të arrestohet.
PUNËTORËT OPERATIV
ENVER ZENELI KOLI SOLLAKU
RELACIONI SEKRET I PUNËTORIT OPERATIV, KOLI SOLLAKU, DËRGUAR GRUPIT OPERATIV SPECIAL, MBI PËRGJIMET E BËRA NË BURGUN E BURRELIT, LIDHUR ME BISEDAT PËR DËNIMIN E “GRUPIT ARMIQËSOR” TË BEQIR BALLUKUT, MEHMET SHEHUT DHE KADRI HAZBIUT
NGA INFORMACIONI ME TEKNIKË OPERATIVE DATË 3.4. DHE 5.7.1982
MBI BISEDAT E TË DËNUARVE (………) BURREL
I dënuari (……..) duke folur rreth goditjeve që u bënë në ushtri me rastin e zbulimit të grupit komplotist të Beqir Ballukut me shokë, në bisedë e sipër me Kiço Ngjelën, i thotë: “Si mbeti (……….) përjashta, që kishte shkruar të gjitha, dhe për Kryeministrin (Mehmet Shehun) e të gjitha i kish shkruar dhe mbeti përjashta (………), dhe asnjë nga sektori i tij, disa të dënuar, disa i hoqi, por në përgjegjësitë e kështu nuk dolën gjëkundi, dhe shkuan e zunë nga një qoshe…e (……..) për një kohë….por vajtën nëpër punëra kështu….sekretar Komitete Partie.
Na e prunë për ballafaqim ne, nga Drejtoria Politike, i kanë marrë të gjitha të dhënat dhe i kanë nxjerrë dëshmitarë! Po atëhere kur ish Vaska në shkollë, u ngrit me të madhe atje, se e shpëtoi (………), Ushtrinë. Pra sektori politik, e ruajti atë…”!
Sqarim plotësues: (……….) në kohën që u godit grupi i Beqir Ballukut me shokët, ishte Zv/Drejtor i Drejtorisë Politike dhe si i tillë, ai u ngarkua me përgjegjësi të rëndë për ngjarjet në Ushtri. Edhe të dënuarit dhe të ekzekutuarit (……………) dhe mbiu bazën e këtyre materialeve, ai u muarr një kohë në përpunim, duke qëndruar në radhët e Partisë, që vazhdon të jetë dhe sot.
Nga ana tjetër, kur u shkëputën të gjithë personat e implikuar në komplot, nga Tirana u shpërngul edhe (……..) por u çua në qytetin e Krujës dhe mbas një kohe u hoq nga përpunimi, duke mbajtur në ruajte materialet komprometuese, që sot i ka Dega e Brendshme Krujë.
Më kujtohet se kur shkoja si oficer drejtimi në Degën e Punëve të Brendshme Krujë, kryetari i kësaj Dege, shoku Hamit Myhyrdari, duke biseduar për çështjen e (…….) thoshte se këtu në Krujë (…….) e trajtojnë shumë mirë, qëndrojnë dhe shoqërohen me të kuadro me përgjegjësi në rreth, aq sa dhe jetën e Partisë e bën në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, ku ishte caktuar si përgjegjës për problemet e Mbrojtjes në Komitet.
Duke qenë në kontakt me kuadro të tilla të rrethit (…….), fliste sa me njërin dhe tjetrin me mburrje, duke thënë: “Isha në Tiranë, qesh në shtëpinë e Kadri Hazbiut, takova shokun Kadri, i cili tha këtë ose atë, etj.
Pra, në këtë mënyrë ai demonstron përkrahjen që i bëhej nga Kadri Hazbiu, ndoshta kjo mund të ketë ndikuar edhe në trajtimin e tij në këtë mënyrë nga Partia dhe pushteti në Krujë.
Duhet theksuar këtu se gruaja e Kadri Hazbiut, është fis i afërt me (…….), vëllai i të cilit (………), është (……..), në Turqi. Mendoj të studiohen materialet në ruajtje të (……..). Memorie.al
PUNËTORI OPERATIV
Koli Sollaku
Artikull pordh me grec thojne ne disa vende o shkruaj emrat tamam ose mos shkruan fare .
Ik mer karish Derrkari se na çave trapin me keto idiotesi. Hajdut i dokumenteve shteterore, shperdorues i mirefillte i detyres si drejtir i arkives qe ke qene. Ti perfiton lek se ska shtet dhe ka kara qe lexojne "shkrime", qe ti i nxjerr me "pikatore" neper media duke e shperdoruar realitetin si te do bytha ty. Sa per dieni Hasan Ulqinaku dhe Enver Zeneli nuk kane qene ndihmesit e Zylyftar Ramizit. Hasmani ka qene me kuadrin dhe Enveri me zbulimin e huaj. Nuk ka shtet se ti vendin e ke ke 7 pebxherete.
Pordh me rigon. Per sa ishte ,ishte Cub. Se rruajti per njeri,as per ameriken jo. Tani thoni cfar te doni nuk kan asnje vler. Po lerini keto shkrime me histori 50 vjecare,ju ka kaluar koha. Ky brez qe po rritet s'do ti dij per baban e vet me per enverin.
Keto jane dokumente te perpunuara nga Kloshi dhe te marra nga A.Q.SH nga dosjet qe ka marre i ndjeri Hajdari. Kalosh kadoshi ka ngritur nje arkive qendrore me vehte duke i studiuar,perpunuar dhe i hedh ne treg jo per vlera por per honorarin e radhes nga gazeta Tema. Keto jane pordhe me rigon,Kalosh na trego pak per jeten dhe veprimtarine e poliagjentit Sali Ram Berisha,se personazhet ne fjale kerkush nuk i njeh ,pasi i linduri ne 1990 sot eshte 35 vjeçar.
Cubel jo nuk duan tia dijne per Enverin,por nuk dijne shkrim e kendim,nuk njohin historine dhe duan vetem revista ose lajme pornografike.Po çte bej Dashnori i shkrete mbledh copa letrash qe Saliu ka fshire menderen dhe i hedh tek Tema per honorarin e radhes se ka kohe qe nuk pagohet.
Z.Mero mos e ulë vlerën tënde dhe të gazetës.Ko(d)loshi me ato honorare jeton.,ai është pjesa e turpit të gazetaris.Koloç thiri mëndies se duhet të kesh dëgjuar për teorin e limonit të shtrydhur.ENVER HOXHA PO T'A PËRSËRIS DHE UNË SA ROJTI BËRI HIJE DHE SHTET.AI I VURRI KUFIRIN TE THANA TË GJITHVE,në Shqipëri nuk hynte derri e dosa,kishte shtetë.Për deri në1950 e kam me të treguar kurse në të pastajmen të jetuar dhe pjestar i F.A.R.P.S.SH.Mos gënje më me keq interpretime të dokumentave të qëmtuara pa profesionalizmin e njërit prej atyre që i kanë bërë.
Një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe injorant në ministrinë e brendshme ka qenë Zylyftar Ramizi,ky ka qenë vrasës prandaj duhet shkruar për këtë kriminel. Më e keqia është se në atë kohë Namo kryeministër mer në kryeministri djalin e kriminelit Zylyftar Ramizi. E keqja në këtë vend është se nuk u bë pastrimi i duhur po kush ta bënte komunisti legjendar Sali Berisha.
Ne fakt nuk kane kurrfarë vlere,dhe sidomos influencen ne trurin e njerezve,pasi te lindurit pas vitit 1990 nuk duan t'ia dijne,per ate kohe.Ata njerez u dënuan kot si shumica e te tjereve para tyre nga frika e Enverit se Mehmeti nga Mallakastra kishte te punësuar,ne MPM dhe MM,te gjithe njerezit e tij,nga krahina e tij,ku nje pjese e mire e tyre kishin qene partizane ose familje patriote.I pastroi te gjitha ministritë nga njerezit e Mehmetit,se mund te kerciste pushka dhe i shpalli armiq,kur ata ja kishin siguruar shtetin deri ate dite.Shikoni PD sot,sa jane shpallur armiq,njëlloj si ne ate kohe qe jane larguar,por te pakten kane shpetuar me jete