Me rastin e 105 vjetorit të Luftës së Vlorës

Me mbarimin e Luftës së Parë Botrore, ku Shqipëria u kthye në një amfiteatër në të cilin kryqëzoheshin fuqi të ndryshme militare, përsëri ajo nuk i shpëtoi çlirimit nga vargojtë e huaj. Kështu Korça ngeli nën pushtimin francez, Shkodra nën administrimin e garnizonit ndëraleat, disa krahina verilindore nën pushtimin jugosllav, kurse pjesa jugore nën okupacionin italian. Kjo situatë diktoi mbledhjen e Kongresit të Lushnjës në janar 1920 i cili shtroi si aspiratë mbrojtjen me çdo kusht të pavarësisë të shtetit shqiptar dhe ushtrimin e sovranitetit kombëtar. Vendimet e rëndësishme që ai mori në letër, kërkonin zbatim konkret. Zvarritja i jepte oksigjen status-quo-s. Prandaj momenti historik impononte gërshetimin e lëvizjes diplomatike me forcimin e gjendjes së brendshme, e cila do të kishte si pikë vlimi luftën e armatosur.
Si rezultat i presionit politik, nga fillimi i pranverës të vitit 1920, Shkodra dhe Korça u lidhën administrativisht me qeverinë e Tiranës të kryesuar nga Sulejman Delvina. Nga ana tjetër, italianët vazhdonin të mbanin nën kontroll prefekturën e Gjirokastrës, që shtrihej nga Saranda gjer në Kolonjë si edhe prefekturën e Vlorës. Rritja e presionit politik i detyroi forcat italiane që në fillim të muajit maj të tërhiqeshin edhe nga prefektura e Gjirokastrës. Por qeveria e Romës nuk kishte ndërmend të hiqte kthetrat grabitqare nga Shqipëria. Kështu ajo vendosi të mbante të aneksuar Vlorën, pa marrë parasysh pasojat e mëtejshme. Refuzimi kategorik nga pala italiane i propozimit të qeverisë shqiptare për t’u larguar nga territori i Vlorës paqësisht, nuk kishte rrugë tjetër veç asaj të luftës së armatosur. Por lufta nuk mund të niste menjëherë. Ajo kishte kohë që përgatitej gradualisht.
Në këtë atmosferë nuk mund të rrinte në pozitat e sehirxhiut as populli i Vranishtit. Mbështetur në burime të besueshme arkivore, në monografitë kushtuar Osman Haxhiut, Beqir Velos, Ahmet Lepenicës, Sali Hallkokondit, Daut Seferit, Sali Muratit, Azem Sulos, Xhemil Veliut, Besim Feimit si edhe në “autobiografinë e popullit në vargje”, e pashë të arsyshme të bëj një rezume të aktivitetit patriotik të popullit të Vranishtit në prag të Luftës së Vlorës dhe momenteve kyçe të zhvillimit të saj. Këtë e bëra si një homazh për të gjithë ata që gdhendën emrin në librin e artë të kësaj epopeje të lavdishme si edhe të asaj pjese luftëtarësh që në fëmijërinë time pata fatin që t’i njihja dhe t’u dëgjoja me kërshëri zërin në rrethana të caktuara, kur rrëfenin ndodhitë e asaj kohe. Të tillë do të përmendja burrat e eshktë: Mehmet Beqon, Mersin Karafilin, Sadik Xhamën, Xhelo Shkurtin, Hasan Jonuzin, Beqir Meten, Ahmet Hysenin, Hysen Sinanin, Veledin Çinon, Dine Begën etj.
Tradita patriotike e Vranishtit ishte e pasur. Ajo ishte përcjellë nga një brez te tjetri. Kështu mund të bëj me dije periudhën e Tanzimatiit, kur vranishtjotët nën komandën e Mete Çobos, iu bashkuan ortekut të kryengritjes së armatosur, që shpërtheu në këtë periudhë me në krye Zenel Gjolekën. Me këtë frymë luftuan për trojet amëtare dhe derdhën gjakun në fund të shekullit 19-të Balil Seferi, Zenel Çelo, Kamber Shyti, Rahit Myftari, Dervish Hazisi, Axhem Zeneli si edhe Beqir Memua me djemtë e tij Hazisin, Jazon dhe Qazimin.
Ardhja e Ismail Qemalit në Vranisht vitin 1908 i dha tjetër impuls lëvizjes atdhetare. Kështu dy muaj pas këtij takimi, në nëntor u krijua çeta patriotike me 11 djem nga Vranishti me në krye Sali Muratin. Aksionet qenë të shumta, por ato që vazhdojnë të ngelin të freskëta në kujtesën e popullit janë hapja e hapsanave(burgut) në Vlorë dhe shpartallimi i bandave shoviniste greke me kapobanda Thimjo Lolin dhe Jani Putecin.
Vranishtjotët rezistonin dhe luftonin kundër pushtonjësve italianë në forma të ndryshme. Sali Hallkokondi, Murat Tartari, Sali Murati, Azem Sulo, Sadik Xhama, Daut Seferi, Xhemil Duka e Besim Xhebraj qenë anëtarë aktiv të shoqatave patriotike, si “Opinga”,”Djalëria vlonjate” “Shtizat e Qytetërimit”, “Mbrojtja Kombëtare” etj dhe kanë meritën për sensibilizimin e popullit të Vranishtit për përfshirje të gjerë në atmosferën revolucionare të kohës.
Imperialistët italianë, qysh në 15 shtator 1916 kishin ndaluar ngritjen e flamurit shqiptar si dhe çdo festë me ngjyrë kombëtare. Në këto kushte, vranishtjoti Bajram Hallkokondi, oficer me ndjenja patriotike, më 28 nëntor 1918 mori pjesë në organizimin e ditës së flamurit në Vlorë nga patrioti dhe demokrati revolucionar Avni Rustemi. Bajram Hallkokondi duke folur para popullit të mbledhur me këtë rast , me flamurin kombëtar në duar, midis të tjerash tha:
“Më vjen shumë hidhur që sot në këtë festim……rreth flamurit kombëtar gjenden më shumë italianë se shqiptarë. Shqiptari duhet të mos tradhëtojë, të mos shuaj ndjenjat kombëtare, duke mos u frikësuar e duke mos ju trembur çdo rreziku që mund të ngjajë për arsye kombëtare…..Shqiptari nuk trembet…..nga disiplina e ushtarëve italianë që ndodhen rrotull…..Toka e Vlorës dhe e tërë Shqipërisë është e jona, në të cilën duhet të rrojmë të lirë dhe asnjë fuqi nuk mund të na ndalojë nga ky qëllim”.
Më vonë, në ditët e para të marsit 1919, Bajram Hallkokondi së bashku me oficerin tjetër Demo Korça i paraqitën një delegati amerikan, që kish shkuar në Përmet për hetim, një notë kundër italianëve. Si pasojë e këtij qëndrimi, të dy oficerët burgosen. Kjo revoltoi në masë ndjenjat kombëtare, prandaj më 6 mars 1919, nga patriotë vendas, me në krye Sihat Begën nga Nivica, sulmohet burgu dhe me armë goditet gjithashtu garnizoni italian. Nga ky aksion Bajram Hallkokondi fiton lirinë. Për të qenë i sigurtë, shkoi në Korçë, e cila ishte nën kontrollin e francezëve. Por meqenëse këta ishin në aleancë me italianët, e kapin dhe jua dorëzojnë atyre.
Po kështu, në këtë periudhë, patrioti vranishtjot Mane Ismaili vrau në Lug të Thellë, në kufirin midis Vranishtit dhe Tërbaçit një marshall të karabinerisë italiane, sepse deshi që t’a çarmatoste. Edhe ky, mbas këtij aksioni u arratis në Francë. Por edhe në mërgim ai ndoqi zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe pasi njihet me përgatitjet që bëheshin për Luftën e Vlorës të qershorit 1920, rikthehet në Shqipëri, ku së bashku me bashkëfshatarët merr pjesë që nga shpartallimi i garnizonit italian të Drashovicës e deri në çlirimin e plotë të Vlorës.
Në këtë truall e mjedis patriotik e liridashës, okuptaorët italianë nuk mund të mos parandjenin rreziqe serioze. Prandaj gjatë vitit 1918, për të paralizuar ndjenjat liridashëse të popullit të Vranishtit dhe futur frymën e terrorit, për rreth dy vjet, ata internuan në ishujt FAVIGNANA, pranë Siçelisë në Itali, shumë burra. Të tillë ishin vëllezrit Azem e Rakip Lamaj, Murat Tartari bashkë me dy djemtë e tij Qerimin dhe Osmënin; Murat Shkurti dhe djemtë e tij Xhelon e Sinanin; Sali dhe Sadik Limaj, Kamber Hasanaj, Sulo Llanaj, Osmën Shakaj, Murat Ramdani, Tare Selmani dhe Murat Pazaj. Ndërsa në pranverën e vitit 1920 u internuan në ishullin e Sazanit Bajram Hallkokondi, Dervish Shehu me të birin, Lamçen, Ali Çino, Hasan Novruzi dhe Qerim Hibraj.
Gjatë viteve 1919-1920 “kazani po vlonte”. Kështu, në vitin 1919 Azem Sulo, Sadik Xhama dhe Besim Xhebraj, për nevoja imediate të shoqërive patriotike, shkuan në Korfuz dhe ilegalisht sjellin një sasi armësh dhe fishekësh.
Në fillim të dhjetorit 1919, pas demonstratës të përgjakshme të 28 nëntorit në qytetin e Vlorës, vjen në Vranisht Sali Hallkokondi, i shoqëruar nga Hamza Isai, Beqir Velua, Halim Xhelua dhe Abdurraman Çiraku. Në një takim të gjerë me vranishtjotë, këta folën për atë që kish ndodhur në Vlorë në ditën e Flamurit. Halim Xhelua, pasi foli për Zenel Gjolekën, Ismail Qemalin dhe shpirtin patriotik të vlonjatëve, theksoi se: “Sot na duhet më tepër se kurrë dyfeku i Sali Muratit dhe Azem Sulos me shokë”. Ndërsa Beqir Velua u shpreh se: “Ne vlonjatëve nuk na falet kur në beledije valon flamuri trikolor dhe flamuri i Smail beut vajton fatin tonë”. Reagimi i Azem Sulos qe flakë për flakë: “Na thoni ç’duhet të bëjmë dhe ne na keni gati”!
Në shkurt 1920, vjen në Lepenicë kryeministri Sulejman Delvina, i cili takon një përfaqësi të krahinave të Vlorës, ku iu flet hapur për t’u përgatitur për luftë. Në këtë takim nga Vranishti ka qenë Sali Murati. Takime të këtij karakteri janë zhvillurar edhe në Armen, Gjorm, Dukat dhe në qytetin e Vlorës, ku kanë marrë pjesë edhe figura të spikatura nga Vranishti.
Më 2 maj kanë ardhur në Vranisht Duro Shaska, Hazbi Cano Dautaj e Sali Bedini, të ngarkuar nga Osman Haxhiu për sigurimin e një sasie armësh e municonesh në Kudhës të Himarës. Për zbatimin e saj detyre, u nisën drejt destinacionit vranishtjotët Sali Hallkokondi, Besim Feimi, Mehmet Majko, Haxhi Pazaj e Hasan Jonuzi, të cilët mundën të sillnin në Vranisht 145 pushkë dhe 13 arka me municion. I gjithë ky armatim u transportua me mushka dhe u çua në Armen.
Në 28 maj, në konakët e Sadedin Kamber Varfit vjen në Vranisht Osman Haxhiu, lideri i lëvizjes antiitaliane, ku bën një takim me parinë e fshatit. Ai i vuri të pranishmit në dijeni për hapat që do ndërmerreshin. Të nesërmen, Osman Haxhiu, i shoqëruar nga Murat Tartari, Sali Murati, Azem Sulo, Daut Seferi, Xhemil Veliu dhe Besim Feimi u nis drejt Dukatit për të marrë pjesë në mbledhjen e Barçallasë. Për këtë ngjarje të rëndësishme, Xhemil Veliu do të thurte vargjet: “Maji më njëzetë e nëntë,/ Barçalla në mal të shënjtë,/Bënë plan populli vet,/ Të vdesim për dhenë e shenjtë”.
Më datën 31 maj, me t’u kthyer nga Barçallaja në Vranisht, grupi pjesëmarrës në këtë mbledhje njoftoi të vinte në qendër të fshatit patrioti Sadedin Kamber Varfin. Ky, me anë të boblës dha sinjalin e kushtrimit nga maja e minares së xhamisë , duke bërtitur herë pas here: “Atdheu në rrezik! Kush është burrë le të dalë”. Nuk vonoi dhe sheshi u mbush plotë me djem e burra. Organizatorët e këtij tubimi iu bënë me dije të pranishmëve për vendimet që u morën në mbledhjen e rëndësishme në Dukat, ku në thelb qëndronte betimi për luftë të armatosur kundër okupatorëve italianë, në rast se këta nuk përfillnin vullnetin e popullit për t’u shporrur nga trojet tona. Të gjithë ishin të gatshëm për të rrokur armët.
Bërthamës së çetës patriotike, ju bashkuan edhe bij të tjerë të Vranishtit , të cilët u nisën më 2 qershor në Beun të Vajzës, në pritje të përgjigjes së Ultimatumit që iu drejtua nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare komandantit të forcave italiane, Gjeneral Piaçentinit. Duke qenë se reagimi i palës italiane ishte mospërfillës, u vendos që sulmi të niste më 5 qershor.
Në kuvendin e Beunit, Sali Murati u ngarkua që veç çetës së Vranishtit, të drejtonte edhe çetat e zonës së Rrëzës. Rapsodi popullor, bashkëkohësi dhe pjesëmarrësi në Luftën e Vlorës, arsimtari Xhemil Veli Duka i ka kënduar kështu, në mes të tjerash, kësaj ngjarjeje: “ Në Beun kur u mblodhë,/ Sali Muratin e folë:/ Ti Sali do shkosh në Vlorë,/ Komandant mbi tre taborë……”
Për arsye të numrit të madh, çeta u nda në dy pjesë. Më 5 qershor 1920, njëra pjesë, së bashku edhe me forca të tjera luftëtarësh, nën komandën e Sali Muratit sulmoi garnizonin italian të Drashovicës, kurse tjetra, nën komandën e Azem Sulos, sulmoi garnizonin e Gjormit. Këto dy garnizone ishin nga më të rëndësishmet të forcave italiane. Lufta kundër garnizonit të Drashovicës kishte rëndësi veçanërisht të madhe sepse duhej të bënte të pamundur lëvizjen e forcave italiane nga Vlora për në Kotë e Gjorm dhe anasjelltas.
Luftëtarët vranishtjotë i kryenin detyrat ndaj Atdheut në gatishmëri të plotë. Këtë gatishmëri pena e xha Xhemilit nuk do ta linte pa e trajtuar: “Tek ura Saliu thirri:/Bini breshkaqënit, bini,/Komunikacion mos lini,/- Gati, tha Mëne Smaili….”
Sulmi prej luftëtarëve vranishtjotë dhe të fshatarëve të tjerë filloi rrufeshëm nga të gjitha anët. Mbas luftimesh të ashpra, në të gdhirë, luftëtarët e lirisë u futën në llogoret e gazermat e armikut, të fortifikuara e të rrethuara me tel me gjëmba. Armiku, i cili pësoi humbje të mëdha, u detyrua të dorëzohej. Garnizoni italian i Drashovicës u shpartallua.
Garnizoni i Gjormit vazhdonte akoma të qëndronte. Lufta atje vazhdoi më gjatë, derisa erdhën edhe forca të tjera luftëtarësh vullnetarë. Mbas darke edhe garnizoni i Gjormit u detyrua të dorëzohej. Në vijën e parë të luftës kundër garnizonit të Gjormit ra dëshmor vranishtjoti Mehmet Majko. Për rënien e këtij luftëtari, kronikani Xhemil Veliu, shkruan:”Mehmet Majkua ballë lartë,/ Vranishjot, u hodh në flakë”.
Rënia njëri pas tjetrit e garnizoneve italiane krijoi kushte që në Drashovicë të formohej prefektura, e cila kishte për detyrë të merrte masa të shpejta për çlirimin e Vlorës. Këtu Daut Seferi caktohet sekretar i Komandës së Përgjithshme të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare. Në këtë kohë lindi edhe një konflikt për vendin e Prefektit. Kjo e irritoi Sali Muratin, i cili reagoi ashpër, pasi paria duhej të interesohej për çështjen kryesore të kohës, për çlirimin e Atdheut dhe jo të kacafytej për poste në zjarrin e luftës, për ndryshe populli, në ato kushte, ishte në gjendje edhe të të tregonte vendin.
Kur nga Komiteti i Luftës pati hezitim për fillimin e sulmit përfundimtar për çlirimin e Vlorës, Sali Murati u paraqit para tij dhe kërkoi me këmbëngulje që ai të niste menjëherë, duke thënë: “Këto manovra i dëshpërojnë luftëtarët që janë të gatshëm të luftojnë, prandaj duhet të mos vonohet, se për ndryshe, do të detyrohem të sulmoj vetë”. Kjo tregohet edhe me këngën popullore:
“Ollonar tetëmbëdhjetë,/Vlorë u bë yxhum i tretë,/Komisioni nuk deshë,/Sali Murati bërtetë:/ Shpejtoni ndani fishekë,/Se do të sulmojë vetë,/Do shembem me gjithë çetë,/S’kthehem i gjallë përpjetë”.
Pas këtij presioni, Komiteti vendosi fillimin e sulmit i ri për çlirimin e Vlorës. Vranishtjotët, në përbërje të çetave të Rrëzës, morën detyrën për marrjen e kalasë së Kaninës. Kalaja ishte e rrethuar brenda me gardhe prej telash me gjëmba në katër metra gjërësi. Forcat italiane ishin të përforcuara me pushkë, mitroloza, topa si dhe armë të tjera.
Luftëtarët zhvilluan luftime të ashpra, bile kaluan jo vetëm muret e kalasë, por një pjesë kaloi edhe gardhet që ishin ngritur brenda mureve. Kalaja i ngjante një vullkani që shpërthen me tërë fuqinë e tij, por luftëtarët nuk trembeshin. Luftëtarët vranishtjotë karakterizoheshin nga një frymë patriotike e luftarake konsekuente. “Azem Sulua vet i dhjetë,/Mbi portë e zuri kalanë,/ Fluturoi përpara vet,/ Si atëherë mbi hapsanë”.
Që në fillim i gjithë fronti përparoi dhe pjesa më e madhe e fortifikatave të armikut kapërcehet. Ky sulm e shpartalloi armikun dhe e detyroi të dërgonte përfaqësues në Tiranë për t’u marrë vesh dhe t’u jepej afat për zbrazjen e Vlorës. Këtë shkallë të lartë heroizmi të luftëtarëve vranishtjotë e sintetizojnë mjaft bukur vargjet: “Vranishtjotë këtë herë,/ Nder të madh kanë fituar,/ Që të gjithë si sorqedhë,/Në këmbë kanë luftuar”.
Në luftën për çlirimin e Vlorës, krahas Mehmet Majkos, ra dëshmor duke luftuar trimërisht edhe Musa Bashua. “Do kujtoj ata luanë,/ Mehmet Majkon me Musanë,/ Të dy në luftë u vranë,/ U përpoqën për vatanë”.
Edhe mjaft luftëtarë të tjerë vranishtjotë skuqën me gjakun e tyre instikamet e luftës. Megjithëse i plagosur rëndë e me zorrë bran, Sali Asllan Shkurtaj nuk u largua nga fronti i luftës, deri sa humbi ndjenjat. “Dhe Sali Shkurti i mjerë,/ Mori plagë që kall tmerrë,/ Zorrët i dolën në derë,/Shokët shpejt e kanë nxjerrë”.
Gjithashtu u plagosën edhe: Dalan Kasëm Kaçi, Aziz Imer Kongjonaj, Malo Sadedin Limaj, Sefer Memo, Bejko Shyti, Ramadan Micaj, Rexhep Limaj, Nexhip Karafil Limaj, i cili mbas disa ditëve vdiq, Iliaz Majko, Osmën Çobo Shakaj, Rushit Çelo Shakohoxha. Edhe këta të plagosur, xha Xhemili i bën pjesë të muzës së tij. “Lufton e syrin s’e trëmbi,/ Vranishtjot Dalan Kasëmi,/Këmbën ja thërmoi plumbi,/ Mezi e hoqën nga vëndi”, apo “Nga ky fshat Azis Imerë,/ Krahun plumbi ja ka prerë”.
Në sulmin e fundit për çlirimin e Vlorës u plagos rëndë më 23 korrik edhe Sali Murat Vranishti, komandanti i çetave të Rrëzës, por për të mos dekurajuar shokët, ai vazhdoi të luftonte. Xhemil Veli Duka e përshkruan kështu këtë moment: “Çet’ e Rrëzës u vërvinë,/Majave Vreshtave hynë,/Kapedan kishin Salinë,/Trimn’e madh zemërçeliknë,/ Me bombë në mes e godinë,/ Tha: “në tel çorra kërcinë”,/ Të mos hidhëron shokërinë”.
Në këtë luftë, që u kurorëzua me sukses më 3 shtator 1920, populli i Vranishtit çoi në front 250 bij të tij, të cilët i dhanë dimension më të madh lavdisë të këtij fshati patriot. Ai, ashtu si gjithë populli i Labërisë, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë doli fitimtar, se e kishte të qartë se zot në trojet tona duhet të jemi ne shqiptarët; se liria nuk vjen kurrë me temenara, as duke futur kokën në palat e çitjaneve të xhixhove, as duke luajtur kumar nëpër kafenera dhe as duke kurvëruar me pushtuesit. Liria vjen vetëm atëherë, që edhe kur nuk je i armatosur me armë, je i armatosur nga ndjenjat atdhetare dhe trimëria e guximi për t’i bërë gjokset barrikadë, duke mos kursyer as jetën. Këtë detyrë ndaj Atdheut e kryen më së miri bijtë e shqipes më 1920-ën.
Ka një aforizëm se fëmijët kur flenë, rriten, ndërsa kur flenë popujt, vdesin. Ata burra e ato gra që s’i zë gjumi për fatet e vendit, nuk e kanë lënë dhe s’do ta lënë kurrë Shqipërinë që të bjerë në agoni. Këtë shembull na jep edhe epopeja e lavdishme e Luftës së Vlorës.
Bobobo nje carcaf per te treguar bemat e ketire turkoshakeve (foto nje rrealitet gjenial qe te tregon me figure e ze se me cfare monkey kemi te bejme) te gjithe nga nje meter e gjisem e exiqa.!!??Ku shumica e pasardheseve te ketyre sot kane mbushur qelite neper evropi a vaton.
U qifsh ne cdo vrime. Pa rracen e tire do rrije akoma te merrje hurin e turkut ne bithe. I ke pare 1 metroshet evgjit te ardhur te Anadollit ne Helaqen tende!
Ti je nje qime bythe e atyre burrave qe sheh ne fotografi, pa folur per ata qe jane futur ne histori.