Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

11 Korrik 2025, 19:08Editorial Mero Baze

Disa vite më parë, gati një dekadë, u përpoqa me shumë miq të mi të bëja qoftë edhe privatisht një plan urbanistik për fshatin tim dhe pastaj t’ia ofroja atë bashkisë që të ishte si një lloj manuali për zhvillimin e fshatit. Askush nuk e merrte përsipër. Bashkia jo e jo. Gjithmonë më dërgonte një djalë që merrej me marrëdhënie publike dhe më thoshte: “Çfarë problemi ke?” Nuk kisha asnjë problem. Por më duhej një plan urbanistik që të vizatonte rrugën për çdo lagje të fshatit, që të kishte akses dhe të tregonte se ku duhet të zhvillohej për ata që kishin dëshirë të ktheheshin.

Një ditë, duke e kthyer në problem këtë gjë, dikush më gjen një plan urbanistik të fshatit të vitit 1987, në arkivën e Këshillit të rrethit në Gjirokastër. Ishte në kalk, i dëmtuar pjesërisht, por i lexueshëm. E skanova dhe riparova dhe pashë që ishte i jashtëzakonshëm. Asnjë arkitekt nga shokët e mi që e mora nuk do ta bënte dot ashtu siç e kishte bërë një topograf i kohës së komunizmit, ndihmuar nga urbanisti i rrethit. Qysh më 1987, kishte llogaritur ku mund të zhvillohej pjesa e fshatit për banim, ku për argëtim e turizëm, dhe kishte shpërthyer zonat e izoluara të fshatit që janë ende me ferra, duke i dhënë jetë përrojve dhe brigjeve përreth.

Prej asaj dite, unë ende nuk kam përgjigje nga askush nëse ky plan është në fuqi, a ka fuqi ligjore ende dhe a mund të bëhet “update”. Nuk po flas për leje, se me burokracinë që ekziston për të marrë leje në fshat, nuk shkon askush të marrë. Është më e lehtë të përballosh një betejë me kallash me FNSH se sa një betejë letrash me zyrat e urbanistikës në rrethe apo në Tiranë.

Ajo që po ndodh në Theth është një film i parë që do të përsëritet edhe në të ardhmen, aty dhe në vende të tjera me potencial të lartë turistik. Arsyeja nuk është vetëm mospërmbajtja e banorëve të zonës për të ndërtuar ku të munden, por edhe shteti shqiptar.

Që zonat me potencial turistik duhen ruajtur nga ndërtimet pa leje, qoftë edhe me armë, kjo nuk do debat. Problemi është se forca si parim përdoret kur prishet një rregull i qëndrueshëm, por ne nuk kemi ende një rregull.

Ajo që u mungon fshatrave shqiptarë është një plan i detajuar urbanistik, vijat e verdha të fshatit dhe garancia që plani nuk ndryshon dhe është afatgjatë.

Ajo fotografia e Kishës së Thethit dhe fusha ikonike para saj ka 100 vjet që është kartolina e alpeve shqiptare. Që nga koha e Edith Durham-it, ajo postohet në çdo vend të botës kur flitet për veriun e Shqipërisë. Natyrisht që duhet ruajtur ashtu.

Por turizmi, nga ana tjetër, do përgjigje.

Dhe Shqipëria ka nevojë për një Kod urbanistik me tre të pestat e votave për zonat me potencial turistik, që të jetë i vështirë për t’u ndryshuar.

Për 35 vjet, Thethi e meritonte një plan urbanistik të konsoliduar, të vendosur në qendër të fshatit, në një hartë gjigande ku t’u tregohej të gjithëve ku ka mundësi të ndërtohet dhe çfarë të ndërtohet. Me siguri që dhe po t’ia kishe kërkuar qeverisë gjermane, do ta bënte falas, do të sillte arkitektin më të mirë pa lekë. Kjo, së paku, do frenonte ëndërrimtarët e shkatërrimit dhe do t’i përballte banorët vetëm me burokracitë e lejeve të ndërtimit.

Por minimumi, Shqipëria ka nevojë të ketë një plan urbanistik të konsoliduar në çdo fshat, mundësisht të bërë publik në qendër të fshatit, për t’u treguar të gjithëve se kush do të ndërtojë, do të ndërtojë në këto vende dhe në këtë mënyrë. Kjo heq koston e lartë të lakmisë dhe shëmtisë urbane që pjell interesi i lartë për turizmin në ato zona, por nga ana tjetër e bën edhe të parashikueshëm zhvillimin, pasi tregon ku duhet të lihen rrugët, ku duhet të jenë ndërtesat e fshatit dhe ku objektet me destinacion turizmin apo jetën sociale.

Kjo nuk është se mund ta frenojë tërësisht fenomenin e ndërtimeve pa leje, por do të ulë shumë kostot e atyre që u ikën dëm mundimi për gjëra të mëdha dhe të shëmtuara.

Së dyti, masat represive dhe sidomos shqiptimi i gjobave të frikshme dhe ndërtimi i një aparati mbikëqyrës represiv është një arsye e fortë për ndërtime pa leje, pasi inspektorët hajdutë i përdorin ato gjoba për t’i frikësuar njerëzit dhe për t’i rrjepur.

Greqia, e cila ka mentalitet të përafërt me ne për ndërtimet pa leje, e ka zgjidhur duke e thjeshtuar ligjin e ndërtimit pa leje. Sipas ligjit, ai që ndërton në tokën që nuk e ka të vetën, ndërtimi i kalon pronë të zotit të tokës. Nëse ai është privat, e merr ai; nëse është shteti, e merr shteti. Pra, ia merr 100 për qind pronën, nuk hyn në negociata, gjoba, përqindje etj. Kaq mjafton që askush të mos harxhojë asnjë lekë për “tokë të zënë”.

Kjo e shoqëruar me planin urbanistik, që ata që e kanë tokën e tyre ta dinë se ku dhe çfarë duhet të ndërtojnë, e lehtëson procesin, pasi në fund të fundit, ky i dyti ka nevojë për legalizim urbanistik, por jo për pronën.

Dhe së fundmi, përsëri, i vetmi mjet që të na shpëtojë nga mbrojtja me armë nga ndërtimet pa leje, është liberalizimi dhe rregullimi i jetës në fshat. Lehtësimi i procedurave për të marrë leje, dhënia e tyre nga zyrat urbanistike të bashkive me një procedurë të thjeshtuar dhe projekte të imponuara nga vetë bashkia sipas një kodi urbanistik për fshatrat, ku përfshihet identiteti i zonës dhe tipologjia e ndërtimit, do t’i çojë gjithë njerëzit drejt ligjshmërisë. Dhe kjo do të na shpëtojë nga mbrojtja me armë të territorit prej zaptimeve dhe ndërtimeve pa leje.

Ndryshe, këtë betejë do ta shikojmë çdo vit, pasi njerëzit, në fund të fundit, duan të zhvillojnë pronat e tyre dhe, kur nuk u jep zgjidhje shpejt dhe qartë, do bëjnë ato marrëzira që kanë bërë në Theth.

Rregullimi i procedurave për leje ndërtimi në fshat, hartimi i planit urbanistik për çdo fshat, jo me tender, por nga bashkitë përkatëse, bazuar edhe në studime të vjetra, thjeshtimi i lejeve dhe heqja e masave represive që janë në duar të inspektorëve hajdutë, do ta relaksojë raportin e banorëve të fshatit me territorin dhe shtetin, ku ende nuk janë pjesë e pranuar e tij, pasi ende i trajtojnë si banorë të dorës së dytë.

50 Komente

  1. B
    Ben

    Pse nuk eshte bere plani Urbanistik ? Kur do behet, mos duhet ndonje firme e huaj Urbanistik ?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albiniq Kurtiq ulica Albo Haxhiq broj 46 Beograd

      Albin KURTI me adresë të ré : Ulica “Albulenoviq Haxhiq” Broj 46 BEOGRAD

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poshtë korrupsjoni i ( politikaneve?) anti shqipta

        Të lumtë Mero, për shkrimin që ke bër sot.. Kotë që ti thua sot në kët shkrim, o Mero janë problemët Reale të popullit Shqiptar dhe jo problemët e disa hajduteve si Eron Velia dhe ilir Meta, që ti shumë her bën shkrime për ta. Për shkatë të këtyrë problemeve, që ti thua o Mero, në kët shkrim dhe mentaliteti të prapambetur Turko-islamik-lindor, që ka shoqria e jonë më shumë se gjysma e popullsië kanë marrën arratinë nga Shqipria dhe janë largue në Perëndim. Zoti paftë e pagoftë se çfare i kanë brë Shqiprisë, politikanët Hajdut anti shqiptar, si Sali Gerdeci, Fatose dhe Ilir hajduti dhe ëmbëlsira në fundën Ed Ram Turk hajdut Erdogani. Ndoshta SPAK na shpëto nga këta horra, poshtë korrupsjoni, veç për të ju marrë lek qytetarve të shkret, nukë bën plan urbanistik as në qytet as në fshat, as nukë bën të njëjtën gjë siç thoni edhe ju për Greqinë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eljo

          Po o koqe kandari po

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Thuaj dicka per kriminelin e Shqiperise e shqiptareve ,shkatrrruesin,pervetsuesin grabitesin e vrasesin.. Eshte I pa dukshem????!!!! Ti je lriminel gjithashtu???!!

            Përgjigjjuni
          2. L
            Loni

            Mero, nuk të dëgjon më njeri ty. Tani që doli në skenë Syçi, sy e vesh janë të drejtuar nga ai. Kur të gjithë ikin nga ky vënd, shpëtimtari i madhërishëm, Syçi, erdhi. Gjithë të këqijat që i kanë ndodhur këtij vëndi burojnë nga fakti se deri tani kemi qënë të pa Syç. Si hap të parë Syçi do krijojë "Shoqatën e Edvinit", ngjashëm me atë të "Dëshmitarët e Jehovait", të cilët do i bëjnë të ditur këtij populli dritën dhe diturinë me të cilën e ka paisur zoti kollosin e kohës tonë zotin Edi Rama. Më pas, lëmë o zot të rrojë, se të mirat për këtë popull do jenë lumë, pa mbarim.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ymeri

              Shkaktarët e kësaj katraure janë politikanët amatorë që shkatëruan procesin e kthimit të pronës tek i zoti, vunë në zbatim ligjin famëkeq 7501 që ja u dha tokën qyl fshatarëve dhe mungesa e një gjyqësori që gjykon me ligj e jo me Maliq. Këto tre momente e dhjenë Shqipërinë o Mero, nuk rregullohet dot më kurrë deri sa gjaku të ndërrohet tre herë.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rishikoni ligjin 7105

              Fshati eshte prodhuesi , qyteti eshte kosumatori por as shteti as fshatari nuk e kane kuptuar ..... Fshatari mori token me ligjin 7105 ligje i padrejte , kurkush nuk thote qe ti rimeret por kjo toke duhet punuar ndaje duhet nje ligje. Psh :Dikush qe ka mare nje toke dhurate nga ligjin 7105 dhe nuk e punone per nje periudhe tre vjeçare por shkone punone token e grekut , pse nuk i meret toka dhe te hidhet ne shitje ? . Ligje i thjeshte .... zoteri me kete toke ushqehet populli je i detyruar ta punoshe ne te kundert e mer ai qe e punone, do kemi nje kthim njerzish nga emigrimi ose ata qe punojne ketu do ta blejne kete toke dhe do risin prodhimin .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Abcdeëihgjklmnopqsr….

                Ligji 7501 e jo 7105 i nderuar rishikim….

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Abcfgghjj

                  Shoku mos kap mbas numerit se nuk jam katundar por shiko esencene komentit

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    RISHIKIM 7105 si nendetse 105

                    E kush ta kundershtoi esencën e shkrimit ? Nuk ke të drejtë ti thuash tjetrit katundar, kur të korigjon me të drejtë, pa të të fyer. Reagimi juaj është tregues i një njeriu egocentrik, i pa formuar kulturalisht, me koncepte fshatare nga edhe ke origjinën, paçka se mundohesh të shkruash por edhe këtu ke gabime ortografike dhe të shprehuri sa të duash. Në përmbledhje o RISHIKIM, o kapiten e kotecit 7105, ju urojmë pleqëri të mbarë me urimin tu shtoftë pensioni, sipas ligjit 7105

                    Përgjigjjuni
                2. U
                  Uajtim Hajtimi

                  Mos e ngarerron me nëndetsen 105 dhe i ke futur edhe një 7 përpara, se vetëm kështu e mban mënd o Rishikon, që me sa duket ke qenë oficer dhe të konvergon edhe si numër reparti ushtarak………..hahahaaaa…

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Uajtim

                    Me rrofshe topet o bole

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Uajtim

                      I Pa edukatë 7105….Tamam si ushtar i Albin Kurtit.

                      Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nik

                    "Rishikoni ligjin 7105", përmbajtja në rregull, në shkrim përdor "e" apo "ë" të tepërta në fund të fjalës. Psh, themi "ai punon", jo "ai punonë"! Duket ke patur një mësues të dobët në "Gjuhën Shqipe".

                    Përgjigjjuni
                  3. B
                    Builder

                    Besoj se këtu, nuk e ka fajin Sali Berisha. Ai ka gjynahet e tija, deri në fyt, me gjithë të bijtë. Por në Theth, jo. I gjithë faji, e gjithë përgjegjësia, bie mbi PS si forcë politike që ka 12 vjet që drejton këtë vënd, dhe ka filluar vitin e 13. Ka përgjegjësi, sepse ka vënë çilimiqer në krye, që dijnë të flasin gjuhë të huaj, (por që nuk dijnë të flaxin shqip) përdorin internetin duke bërë qametin me vjedhje e korupsion, me mentalitetin KAP ÇFARË TË KAPËSH, e thënë bukur nga Rama, por që kjo thënie, po i këthehet Ramës, si armë vetvrasëse. E gjithë administrata, nuk punon. Të çmëndin për të marrë një letër. Janë të paaftë. Të lajnë e të lyejnë, e të fusin gishtin në bythë. Sip duket, vetëm Enver Hoxha, dinte ta qeveriste këtë popull, sepse vetëm ai, i mësoi këtijë populli, fjalën “PUNË”, që Sali Berisha e co, e bënë ta harrojnë shumë shpejt këtë fjalë.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Je shume i sakte. Uroj qe te kene veshe per te te degjuar; palloshi pari dhe pastaj te gjitha hallkat e korruptuara te shtetit matrapaz shqiptar

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mos prit me shume nga ky pis milet

                        Si shume kerkon ti Mero,plan zhvillimi ne fshat!!!!ti nuk ke nje plan zhvillimi ne kryeqytet,a e ke pare zonen qe quhet komuna parisit apo kodra diellit qe duhet te ishin mode sepse u ndertuan nga hici,rruge shtrema shtrema,pa trotuar,fillon rruga del nje pallat para,shmanget rruga majtas apo djathtas,pallatet ngjit e ngjit pa hapsira pa gjelberim,pa kende lojrash,pa shkolla,ambulanca e zjarrfiksa etj etj. Po keshtu jane te gjitha lagjet e Tiranes rrumpall si vicidoli,ku u sulen te gjithe shkatrro e pushto e ndero si ne mesjete

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Specialisti i thjeshtë

                          Shteti ka procedurë dhe akte normative. Shteti ka hallka që i gjejnë punë vetes gjatë gjithë vitit, 24 orë, shtatë ditë në javë. Çdo tentativë ndërtimi jashtë rregullave mund të diktohet që ditën e parë kur fillon ndërtimi; këto nuk janë vepra spiunazhi mo jua qifsha fisin. Çdo përpjekje për të larë duart dhe hedhur gjithë fajin qytetarëve që shkelin ligjet e ndërtimeve është veprim me natyrë skuthe dhe shkërdhate. Këta bythërit e Edi Ramës dhe ata që ishin para tyre gjithmonë janë ankuar për qytetarët dhe shpëlajnë veten nga përgjegjësia, dhe e bëjnë këtë jo nga injoranca por ngaqë janë pisa në shpirt dhe qartazi në shërbim publik kanë hyrë që të përmirësojnë financat e vetes. Të gjithë drejtorëve, shefave, këshilltarëve, referentëve të shtetit: jua qifshin ato bythët me tul ushtarët e Vladimir Putinit o rezilë të pashpirt!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            niku

                            Mero duhet pranuar se nga viti I fitores se shkerdhatokracise 1992 ,ne mentalitetin e qeverisjes dhe ushtrimit te pushtetit ,shumica derrmuese e udheheqesve vendore dhe qendrore kane ecur me parimin e ,zanit te çoles "ne duam vetëm të hamë,te pimë edhe te @imë.Nuk se e kane rruajtur shume hajdarmalluten per gjendjen e fshatit ose qytetit dhe e vetmja gjë e lejuar ka qene informaliteti dhe evazioni gjigand fiskal qe vazhdon edhe sot e gjithe diten .Rama ka bere perpjekje te vazhdueshme per nderhyrje permiresuese por duhet shume me teper pune nga te gjitha hallkat dhe duhet kontroll teper I rrepte.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albi_I

                              Rama eshte hajduti kryesor i prones ne Shqiperi. Po te mos ishte financimi i vazhdueshem i hajduteve te ndertimit ne Shqiperi, ti nuk do i kishe degjuar emrin ndonjehere. Vetem nepermjet Ligjit te Investimeve Strategjike ka 10 vjet qe grabit cdo dite pronat ne Jug.

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Analosit

                              O Mero cdo centimeter toke ne Republiken e Shqiperise ishte me inventar dhe cdo gje u dorezua me 1992 po me inventar. Edhe toka qe ju shtetzua ish pronareve nuk u grabit 1cm por tapit i ruajti EH me fantazi te madhe ne arkiv. Te kepuste koken te prekje arkivin. Hajdutet e brezit dhjetoriste qe na sollen demokracine krahas shkaterrimit te arsimit, shendetsis,sigurise apo edhe sportit nuk harruan te shkaterronin token duke shqyher si qent arkivat e shtetit. Te gjitha nen emrin e luftes kunder komunizmit. Pse habitesh ti qe fshati yt ka pas plan zhvillimi me 1987? Germo se do gjesh plan zhvillimi te mirefillte edhe per turizmin por brezi i dhjetrokracice nuk do plane komuniste, duan plane italiane e franceze se medemek ata dine me shume se per fshatin tend dhe mund tu japin mende primitivit fshatar shqiptar. Apo thuaj ky popull eshte aq budalla sa nuk e kupton qe eshte nje fasade me arkitekt te huaj e me koka te medha per te grabitur pronen e rradhes? Thethi, Ksamili, Saranda, Durresi,Vlora, Shengjin, Velipoj, Pogradeci, Berat,Gjirokaster kane qene identifikuar si qendra turistike me perparsi para 90. Nejse, meqe llafi yt i shkon ne vesh te gjatit mbase degjon e merret me punet e veta e ti lej pordhet e medha me tik-tok, shtet bektashi, kampe rrefugjatesh, kulla me arkitekt hollandez apo edhe me keq te na behet me cifut se Izraelitet e me Ukrainas se Zelenski.

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lalzi

                                analosit kokpordha ,ketij populli , ti edhe ata si ti qe lpijn topet e grekut edhe turkut I rruani pallen.Rama eshte votuar per te udhehequr dhe zhvilluar interesin kombetar dhe jo per te drejtuar komunalen e lagjes .Ka detyre kryesore forcimin ne maksimum te marredhenieve nderkombetare me aleatet strategjike SHBA ,BE dhe futjen e kombit shqiptar ne familjen perendimore.

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tina

                                Ta lexojne qeveritaret,,parlamentaret ,artikullin e Meros! Ne kete rast me shume faj kane ata. Njerezit duan te ushqehen. Te lumte mendja Mero!

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nik

                                  Shkrimi duket shumë realist, e vë gishtin në plagët e tranzicionit rrumpallë dhe rolin shumë të dobët të shtetit në zgjidhjen e problemeve, veçanërisht të ndërtimeve dhe turizmit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nik

                                    Shume sakte dhe thjeshte Z.Baze! Shqiperia ka nevoje te keshillohet me njerez te ditur qe kane zhvilluar turizmin ne vendet e tyre. Ne rastin e Thethit reference eshte Zvicra

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nik

                                      Shume sakte dhe thjeshte Z.Baze! Shqiperia ka nevoje te keshillohet me njerez te ditur qe kane zhvilluar turizmin ne vendet e tyre. Ne rastin e Thethit reference eshte Zvicra

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiperia do behet mbase !

                                        Shqiperia do behet mbasi te kene vdekur nja kater ose pese brezash njerezish...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiperia do behet mbase !

                                          Shqiperia do behet mbasi te kene vdekur nja kater ose pese brezash njerezish...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            AS

                                            Turizmi nuk eshte e ardhmja premtuese e Shqiperise. Drejtesia dhe Prodhimi industrial jane per popullin shqiptar, por keto po injorohen sepse askush nuk eshte i zoti per t'i gjetur zgjidhje. Duan vota per zgjedhje por jo zgjidhje te problemeve. Edhe po te futemi ne Europe, do jemi si Republika Domenikane per US (vetem per te bere pushime amerikanet, populli i Republikes Domenikane le te jete keq ekonomikisht)

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Ben hileqari

                                              Shtatori do tregoje Mero…nga ckemi pare der me sot, cdo nisme e rames perfundon kokoshi nje thelë… per mos thene perfundon vetem leng. Editorial i goditur!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Albi_I

                                                Tani lind pyetja pse nuk behet ky proces kaq bazik e i nevojshem? Veshtiresi teknike nuk ka deri sa behej edhe ne vitet 80, me dore e pa kompjuter. Nuk e dine valle? Veshtire, se vetem ne Progres Raportet permendet cdo vit prej 20 vjetesh. Kane harruar vetem fshatrat? Perkundrazi, me keq ndodh ne mes te Tiranes ku Lali nje pronari qe nuk e shet pronen ja shproneson per t'ia bere lulishte e atij qe e shet ja jep leje 20 kate edhe ne mes rrugicash ku nuk kalon dot nje makine. E thjeshte fare pra. Nuk e bejne sepse ne rremuje vidhet. Vjedhin pushtetaret, vjedh Zamiri dhe Çeti tokat ne Jug, vjedhin trafikantet. 35 vjet dhe elita politike dhe ekonomike e vendit ka vetem nje burim fitimi dhe pushteti: te vjedhe pronat! Vetem kaq dine e duan te bejne. E filloi Saliu, e vazhdon Rama dhe Veliu.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Arber

                                                  Si gjithmon i sakte i nderuar Mero!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kris

                                                    Qeveria eshte e zene o Mero se po harton planin e rindertimit te Ukraines. Ku I le Zelenski kohe te lire liderit tone nderkombetar.Ai nuk fle gjume rehat e sheh ne enderr kulla qe mbajne ne tarace fshatare Lere te gjatin ne boten e vet qe te vendose paqen ne Ukraine

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mara emigrante ne Itali

                                                      Mire jau kanë bo shkiet qe ju mbyllen ne aeroport te Biligradit si majmunat ne kafaz. Mbani e mos i leshoni deri sa t‘vjen ai çafiri vllavi avokati dhe argati i A.vuçiçit ,Edi shkulani. Jau qift shkavi nonen. Rama ik. Rrnoftë Albin Kurti.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        E vërteta

                                                        Përse fshatarët shqiptarë ndërtojnë pa leje është një temë më vete. E ke prekur pak dhe pastaj i ke vënë vulën "sepse trajtohen si qytetarë të dorës së dytë". Ia vlen një debat publik për këtë. Fshatarët e dinë të gjithë që duhet leje ndërtimi por nuk kanë lekë për të sepse: lekë arkitekti, lekë konstruktori, lekë firma e ndërtimit, lekë taksa. Këto kushtojnë sa gjysma e një shtëpie 70m2. Dhe 2 deri 3 vjet kohë. Përse më duhet firmë ndërtimi për të bërë një shtëpizë 1 kat në fshat?? Përse duhet arkitekti kur planin e shtëpisë e blen online për 50€. Ç'u bë me atë draftin që bashkia jep projekte falas për fshatin? Po pse burokracinë që punon si breshka do presin ata që kanë nevojë për strehim? Në SHBA ligji lejon ta bësh vetë shtëpinë dhe bashkia ta kontrollon në çdo fazë ndërtimi. Lere pastaj të kërkosh leje, këtu të marrin jetën peng me një arrogancë të pashembullt duke të injoruar fare, duke mos respektuar asnjë afat ligjor që e kanë vënë vetë, duke mos pjerdhur as ankimim dhe nuk u hyn gjemb në këmbë". Çfarë bën robi në këto kushte kur bashkia i kthehet në pengesën më të ndyrë që i nxin jetën???

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Detari

                                                          prandaj albanistani ngjason me afghanistanin nga arkitektura dhe urbanistika se shumica mendojne si ty. Shtetet e perparuara kane ligje te rrepta cfare mund te ndertosh me parametra etj. Jetoni ne perendim, nuk e vini re ndryshimin? Nuk beheni njerez ju duhet te kalojne nja 10 gjenerata se sperma e turku ka zene rrenje te thella

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. X
                                                          Xha Jaho

                                                          Bravo Mero, Une jam pronar i nje apartamenti ne nje fshat afer Kopenhag te Danimarkes. Desha te rrethoj nje pjes te ballkonit me xham (per shkak te drejtimit te eres qe eshte shum i fort) dhe bashkia me kerkoj fillimisht qe bashkepronaret en nderteses (ne jemi 26) te votojne nese jane Ok ose jo (sepse nga kjo varet edhe vlera e apartamenteve te tyre nqs une vendos nje gje te shemtuar ne ballkonin tim). Dhe pastaj Bashkia (komuna) vendosi (sipas kriterit estetik, sigurise dhe arkitektures se lagjes). Keshtu ma merr mendja eshte ne te gjithe vendet e Evropes perendimore. Kurse ne Shqiperi para çdo zgjedhje, politikanet tane, Kryeministri ka si arme kryesore shperndarjen e TAPIVE per ndertimet pa leje (ASTIRI ETJ ETJ ETJ NE TE GJITHE shqiperine). Ku ka mo kredibilitet shteti derisa i çertifikon vjedhjet dhe zaptimin e tokes pa leje (qe u inkuraju nga ligji famekeq i Rrumpalles 7501). Toka ti kthehet ose te pakten ti njihet pronarit te vertete dhe ma shume do rrespektohet dhe do punohet

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bobi

                                                            Mero shkruaje me qarte, qe te pronat ne shqiperi eshte bere m.... Mullare kjo nuk diskutohet. Po kjo qe po ndothe ne thethe eshte krimi me i mathe ekonomike qe po i behet shqiperise dhe zoti Rama duhet te arrestohet nga spaku menjehere. Turizmi eshte i vetmi sektore qe po mbane shume familje ne shqiperi, dhe tani sherbimet e fsheta greko serbe duan ta shkaterrojne sice ishkaterruane buqesine industrine dhe te gjitha sektoret prodhuas ne shqiperi. Ata qe e keshillojne Ramen qe te maren nje vendime te tille ne pikun e sezonit paguhen nga diku tjeter. Shteti duhet nga maje deri ne tetore mose te nxjerin fadromat dhe policet me kallashe rruges. Aty ku ka ndertime pa leje shko ne shkurt marse dhe prishi po jo tani.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              SALI Rama

                                                              KY PLEH PO TALLET. ME SHQIPERINE E SHQIPTARET. KUJTON SE ESHTE I PAZEVENDESUESHEM TEK PS DHE SE NGA OPOZITA NUK KA LENE NDOKEND TA KONKUROJE! PO SHKATERRON TURIZMIN, BUKEN EMAIL GOJES QE MIJERA MIJERA FAMILJE SHQIPTARE DHE PO FYEN E SHKATERRON IMAZHIN E SHQIPERISE! PER SLLAVE E GREKE PUNON KY BYTHEQIRE?!!!??!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Malokeri qeneri

                                                                Si ka mundesi te gjithe ju cecenet e saliut nuk dini shkrim e kendim dhe kerkoni te jepni mendime se si te rregullohet Shqiperia,edhe ndonje qe ka mesuar te shkruaj nuk di te lidhe dy fjale ose te jap nje mendim te sakte,vetem shajne e kercenojne njesoj si krimineli sali

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. l
                                                                lalzi

                                                                Or Sali kokpordha 9.02.Para 2013 turizmi ne Shqiperi ishte I paperfillshem.Pas fitores se Edit dhe PS ,filloi rilindja urbane qe hoqi zhulin e krijuar nga saliu dhe sherbetoret e tij.Nen drejtimin e Edit dhe PS ,Shqiperia po rrit perdite numrin e turistave dhe te ardhurat nga turizmi.Sherbetoret e belerit dhe fazlliqit jane terbuar nga numrat ne rritje te turistave ne Shqiperi .Reformat per standarte europiane duhet te vazhdojne ,me ritem te pershpejtuar ,nga mazhoranca socialiste .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Soni

                                                                  Pse nuk ben plane urbanistike ky Rama jot. Ka 12 vjet. Do rrije dhe 4. Kohe boll. Sa per turizmin I erdhi rradha se ne 12 vjen behen shtete jo me keto we thua ti. Por ne nuk kemi ende shtet fatkeqesisht. Kemi thjesht ca bajraktare qe drejtojne me fise e parti. Kaq.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. I
                                                                  Investitor Strategjik i qeverise Rama

                                                                  Beteja e Thethit - per ta pare me qarte duhet pritur dhe pak...sa te merret vesht dhe "Jared Kushner" i huaj a vendas qe do ta mbreteroje me Ferman te Sulltanit.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. "
                                                                    "BOHOTINA"

                                                                    Mero! I ke thene mire te gjitha, por nuk ke thene esencialen. Ne Bashki specialistat e ndryshem jane injorant, as nuk kane fare haberin e punes qe duhet te bejne. Po 0 fare. Rine kot. Nuk dine asgje. Jane thjesht militant, per vota ne te ardhmen. Ne ate rrethin qe flet ti mua me polli nje bela kaq e madhe sa u tmerrova qe punonjesi i shtetit, Kembes i thoshte dore. Me erdhen per nje pergjigje qe duhet te me jepnin 15 veta. 0 pergjigje nuk dinin, qen fishek fare. Po donin te pinin ndonje birre me qe ishim ne nje klub ne qender te fshatit. A di cu thash: "Qe jeni militant e shoh mire, po bande pse jeni?!!!". Iken me bisht ne shale dhe une nuk e zgjidha dot hallin qe kisha...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                                                                      Thethi eshte Sazani i rradhes! Se kujt i eshte taksur, kjo do mesohet pas ca kohe...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Pazarokracia vazhdon

                                                                        E CILIT SHTET??!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. d
                                                                          drejtesi e munguar

                                                                          Problemi qe ngrihet nuk eshte i ri.Shqiperia pas 1990-tes u kethye ne nje xhungel ku sejcili(kush ishte i forte)zaptonte e ndertonte si donteShteti inegzistent ,me grabitesa ne krye bente "sehir". Ligji 7501-ishte ligji i tjetersimit te prones.Hapi i pare i pushtetareve ishte shkaterimi i kadastrave. Ne 1997-ten krahas shkaterimit te ushtrise per pervetesimet e bera ne arsenalin ushtarak u dogjen zyrat e urbanistikes per te zhdukur gjurmet e tjetersimit te pronave.Pas shume vitesh "pushteti" nxorri ligjin e legalizimit ose ligjin e grabitjes,i cili vazhdon te jete ne fuqi.U prish cdo plan urbanistik ne qytet e fshat.Para 1990-tes nuk kishte zone urbane pa plan.Pushteti vendor ne ate kohe nuk lejonte te levizte nje gardh,se punonte mbi bazen e atyre ligjeve qe ishin.Sot ne vendin tone harojne se shteti i asaj kohe e kishte ne administrim teritorin e nuk bente askush gje.Ne nje moment pakujdesie Z.Erion Veliaj,per tu mbrojtur nga genjeshtrat e opozites per Unazen e Madhe deklaroj:Projekti i saj ka qene qe ne kohen e Adil Carcanit. Projektet e "reja"te pas 1990-tes e sot trumpetohen te tilla vetem per te marre parate.Shume akuzojne se populli shkel ligjin.Jo zoterinj,populli eshte zbatues i ligjit,(nuk themi per keqberesit) por,ligjin e shkelin pushtetaret per pervetesim e pasuri.Kush e tjetersoj Kompleksin "Partizani"?Te gjtha baterdit qe behen e ka mungesa e pushteti dhe zbatimi i ligjit.Aq shume shkelje jane bere sa sot nga shume veta thuhet"Shqiperia s'behet".Shtetin e bejne idealistet jo kusaret.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Ton

                                                                            Fajtor kryesor eshte Rama. E pate si i beri terbjet vendoret. I beri helaq. Pse nuk i beri keshtu e tu kerkonte qe Thethi te kishte Plan Vendor? Pse? Sepse nuk i ka interesuar. Keshtu mendoj une.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tersi

                                                                              Edi rama duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ndërtimet pa lejë në theth dhe kudo!. Do të mjaftonte që të prishej vetëm një ndërtim pa lejë në theth, ndërtimi i parë në vitin e parë më 2013!. Do të duhej vetëm një fadrom me dy tre policë atë ditë që u hodhë i pari themel i paligjshëm që askush tjetër më pas të mos provonte të rrezikonte pasurinë dhe kursimet e jetës apo burgun!. Në theth duhet të ndalet shkatërrimi, të dëmshpërblehen ata që humbën pasurinë dhe të rindërtohet simbas ligjit!. Kjo historia e thethit ngjason me piramidat e berishës! Janë të pastra lekët e sudes na tha saliu..hajde investoni në turizëm u lutej rama emigrantve në fushatë për të nisur direkt mbas zgjedhjeve një sulm të pabesë shkatërrues, a thua se gjithë zullumi i keq qeverisjes 12 vjeçare fshihej poshtë ndërtimeve në theth! Fadroma duhet të fillojë nga kryeministria, palamenti e me radhë në çdo zyrë të shtetit deri në çdo bashki e komunë të vendit!.

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje