Braktisja e heshtur e PD, po nxitet përditë nga Berisha

25 Qershor 2025, 18:13Editorial Mero Baze

Emërimi i papritur i drejtuesit të PD në Vlorë në një detyrë zyrtare dhe largimi i tij nga Partia Demokratike, po përpiqet të reduktohet nga Berisha si një zgjedhje personale, apo pazar me pushtetin, por në fakt është fillimi i një procesi që reflekton depresionin politik dhe mungesën e perspektivës brenda Partisë Demokratike me Berishën në krye, pas humbjes madhështore të 11 majit.

Deromemaj nuk është një njeri që ka nevojë për një vend pune pasi është biznesmen dhe ndërtues i vjetër. Ai ka qenë kandidat për kryetar bashkie i PD në Vlorë, kandidat për deputet dhe drejtues i PD për disa vite.

Mbi të gjitha, Deromemaj nuk i duhet tanimë pushtetit për asgjë. Nuk jemi as në fushatë, as në ndonjë krizë politike dhe as në ndonjë proces bashkëpunimi të nevojshëm për të krijuar një klimë kompromisi.

Jemi thjesht në fillim të krizës së PD dhe braktisjes së saj, pas qartësisë që ka çdo demokrat se Sali Berisha është vetëcaktuar, i dërguar nga Zoti për t’i marrë frymën deri në fund asaj partie, duke mos lënë shpresë për askënd.

Deromemaj është një rast ku braktisja merr zë, pasi ai përveçse është larguar, ka dashur ta bëjë publik largimin duke pranuar dhe një post në administratë në Vlorë. Por si ai ka qindra të tjerë që po largohen pa bërë zë nga PD, dhe po i kthejnë shpinën një moçali, i cili mburret që ka vendosur të mos ndryshojë.

Vetë Berisha e pranoi që Deromemaj e kishte njoftuar largimin e tij me SMS kohë më parë, por Berisha nuk e bëri publik dhe nuk do ishte marrë vesh sikur ai të mos shfaqej në një post në administratë. Ne ende nuk e dimë sa SMS të tilla ka Berisha apo sa të tjerë as ndjejnë nevojën t’i dërgojnë dhe SMS me largimin e tyre.

Kjo ndjenja “triumfuse” e Berishës dhe mbështetësve të tij hipokritë, që duan të ndjehen si të shfajësuar meqë gënjejnë veten se u janë vjedhur votat, shprehet më së qarti në procesin e rinumërimit, ku edhe pse votat për subjektet janë thjesht gabime njerëzore, ato janë në favor të PD. Pra edhe ato pak, fare pak parregullsi sa janë, që nuk ndikojnë në rezultat, janë në favor të Berishës. Pra nëse ai i quan “vjedhje”, ato pak vjedhje janë bërë më shumë nga PD se sa nga PS, edhe pse qartazi janë gabime njerëzore.

Kur një demokrat normal shikon këtë situatë, kur shikon fitoren e thellë dhe shumë stabël të PS, kur shikon mbështetjen ndërkombëtare dhe sigurinë e tyre ndoshta dhe për mandate të tjera, natyrisht që bie në depresion politik kur e përball me ngrefosjen e Berishës, që mburret se ka humbur thellë dhe si zakonisht premton hakmarrje.

Dëshpërimi që ai ngjall tek mbështetësit e tij, nuk ka të bëjë me 11 majin, por dhe me zgjedhjet e radhës dhe të ardhmen e PD, e cila tani duket se është kthyer në një pulë të mjerë që po e rrjep një skifter plak nën kthetrat e veta.

Përballë tij, Edi Rama ka dëshmuar për vite të tëra se i ka dhënë fund ndarjes klasore në vend dhe ka krijuar një koncept të ri bashkëpunimi me faktorët realë të shoqërisë, si në biznes, ashtu dhe në politikë. Fillimisht u pa qartë se gjithë bizneset e mëdha që në shumicë ishin jo vetëm aleatë politikë, por dhe miq të Berishës, ai i trajtoi si të barabartë dhe i ktheu në instrumenta për të inkurajuar më shumë dhe më shpejt ekonominë e vendit. Në shumë raste, Berishës, për shkak të ligësisë së tij të pafund, i është dashur të sulmojë miq, familje dhe biznesmenë që i kanë qëndruar pranë në ditë të këqija, vetëm pse bashkëpunojnë me Ramën.

Duke vazhduar këtë trend dhe në politikë, Edi Rama theu disa tabu brenda socialistëve, duke kandiduar në lista figura të PD brenda listës së PS. Në Vlorë madje dy prej tyre në lista të sigurta, edhe pse nuk premtonin se do sillnin vota të djathta tek PS. Por thyerja e kësaj tabuje, natyrisht që krijon më shumë paqe politike në vend dhe izolon përpjekjen për të mbjellë konflikt në shoqëri nga lart, injektuar prej Berishës.

Është kjo arsyeja që dhe rasti i Deromemajt, nuk është një zhvillim që ka të bëjë me ndonjë interes të PS për atë si individ, por me konceptin e Ramës për ta thyer këtë ndarjen politike dhe për ta shtrirë bashkëpunimin politik me faktorët realë politikë në terren, çka në fakt po bëhet dhe në qytete të tjera pa shumë zhurmë.

Ata thjesht po largohen, shumica pa bërë zë e dikush dhe duke u marrë vesh që po largohet. Por po ikin nga PD dhe Berisha. Kur ai të kthejë kokën pas në zgjedhjet e ardhshme, është mirë të vendosë ndonjë pasqyrë të shohë veten, që të mos duket që ka ngelur vetëm.

23 Komente

  1. A
    ALBIN KURTI-ULICA “ALBO HAXHIÇ” BROJ 38 - BEOGRAD

    Mero pikës i ke rënë. Për TOP HABER AKSHAM, kemi NDERRIMIN E ADRESËS së shokut Albin Kurti të shtëpisë (vilës tre kate) që ka në Beograd. I urojmë ta gezojë adresën e re, arqioMarksistit shokut Albin Kurti, duke ditur edhe ditët kur bën pushim, çdo të premte, të shtunë e të dielë. Adresa e re : Albin KURTOVIÇ, ulica “Albo Haxhiç” broj 38 - Beograd. Me shendet e bereqet për mbarë Kosovën kjo adresë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Me sa duket shoku Edi po kopjon nga nëna natyrë një funksion të njëjtë me atë të "Vrimës së zezë", përthithjen brënda partisë së tij të çdo elementi në këtë vënd, i cili me aktivitetin e kryer ka treguar shkoqur se është objekt për kodin penal, kontigjent me të cilin duhet marrë drejtësia. Ndokujt mund të mos i pëlqente ky krahasim, mund të tregohej i vrazhdë dhe t'a krahasonte shokun Edi me një bajgë lope, e cila me aromën dhe ngrohtësinë e saj ka veti magjepse për të afruar mizat dhe larguar bletët kur i vënë flakën, por mua as më shkonë ndër mënd të bëjë krahasime të tilla për një udhëheqës të ndritur, i cili edhe për pak e do na pais me pasaportë europiane.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XYZ

        Koment perfekt!

        Përgjigjjuni
    2. M
      Média réflexion

      Ti shkoshe Bufit pas duhet te jesh i semure psiqik. Ky i marre mendesh ngeli kazaneve sic duket kamera i eshte bere obsession , ky nuk ri dot pa zhvilluar 3-4 konferenca shtypi ne dite , duke shfaqur hapur semundjen démence totale. Kuptohet familja femijet e kane abandonuar , por shteti duhet te nderhyrje duhet ta kurrojne ne spitalin psiqiatrik, gjynah nuk lihet nje shtetas shqiptar ne ate fare derexhe . Keshille per mikrofon mbajtesit , largohuni po degjeneroni profesionin tuaj ate te médias . Shqiperia ka kaq shume problème sa Bufit nuk do ti vije rradha . Merni kamera dhe dilni rrugeve shikoni si tregetohen fruta - périmé ne dielle ne trotuare prane pluhurit , kjo duhet te jete shqetesuese per médian per femijet e vete mikrofon mbajtesve , ne France nje i semure psiqik e vrau nje student , nese ndodhe ne Shqiperi çfare do justifikohet shteti ? . Qente rrugeve , lypsat trotuareve keto Jane problème vqe ju shqehtesojne e jo Bufi kenetes qe perserit per 33 vjet te njejtin rrefren..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        O Albin Kurti o Baba i Kombit o ta hongsha mutin dhe ta hongshim te gjith shqipetaret se ti maj madhi ne shqipetari. Rrnofsh sa malet e Shkelzenit dhe te paqim gjithmon ne zemrat tona. Ti je nderi dhe ktenaria e shqipetaris.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali

          Eshte fatekeqesi kur te shpelahet truri.eshte busines i rende ky.mesoni te shkruani ne fillim

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albo KURTOVIÇ ULICA Albo Haxhiç BROJ 38 Beograd

            Gjithë KOQEVARISË, vetëm pse imitoni nick namet e të tjerëve, vetëm pse fshiheni pas malit të të tjerëve, vetëm pse jeni SKUTHA e PEDERASTË, vetëm pse jeni zhardhokë SËRB që flisni shumë shumë keq shqip, vetëm pse i thoni burrit të vajzës QIRËSI I VAJZËS, vetëm pse i thoni DERRIT DAJË duke vënë si kryekoqevar Albin Kurvin, vetëm pse jeni të PABESË, vetëm pse shkoni e qini mbesat tuaja e gratë e vëllezërve tuaj, meritoni mos të jeni njerëz, por të jeni KAFSHË ME FYTYRË NJERIU.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ALBIN KURTOVIÇ ULICA “ALBO HAXHIÇ” broj 39 BEOGRAD

              Sasssssssss……a e ke të re mama -t’qimen ?

              Përgjigjjuni
            2. t
              te fala beut

              Kjo servilosje tende, mor mero. kundrejt rames,bie vec era mut, vecnrisht, duke mos i lene, per tere kohen te ekspozohen, vecanrisht, ato analizat e argumentuara dhe te paaneshme te lexuesve, per bemat e rames, qe portretizojne realisht ate. Dhe ana tjeter absurde eshte ajo, qe ti duke bombarduar gjate gjithe kohes berishen,kete nuk do ta desheronte as vet rama, pasi saliu e ben pa opozite kete vend, gje qe ben qe beu tend te qendroje pa fund ne pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. t
                te fala beut

                Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  te befte mire

                  Ndjej qe rota e karit e ramiut dhe e meros, vazhdon te perpelitet kendshem brenda, bashkuar me kenaqesine e nje perfitimi, mor ´´te fala beut´´ 2

                  Përgjigjjuni
              2. N
                Nocrroku

                Vosokar mos u kruj me shqipetaret or plehre se te fusin .aret.Ore anlfabet babai i kujt kombi ashte Al Bini apo babi i sllavizmit?Mos e permend shqiptarizmin ore plhre i shartur me fare serbi.

                Përgjigjjuni
                1. Melakuqja

                  Mero , braktisja e " Te djathtes " eshte zberdhylur fare Tani . Ajo ka nevoje per nje perkufizim te drejte . Natyrisht me kompetente per te kesifarten Jane Aya qe e Kane ushtruar kete Zanat . Sido qofte , kjo dukuri aspak befasuese , meriton nje zhbirim pak me te thelle . Mos Valle PP-ja dhe sh. Enver I vuri melakuqen ( dmth e fshiu , e gerreu . Kjo shprehja " E fshiu me melakuqe" perdorej ne Laberi , e Kam degjuar ne femijeri ) asaj shtrese qe do te ngjizte opoziten dhe ketu Kane mbetur leifenet , maskarenj dhe budallenj...?! E njoh pak kete fisin Deromemaj , mendoj se KY djali , nuk ka bere ndonje hata te madhe , ka ikur nga sqetulla e nje egersire misionare , envero -staliniste dhe ka shkuar Tek ai tjetri qe e gedhin dhe e ngrys duke u pispillosur perpara pasqyres qe te duket me evropian se Makroni , Meloni e ...

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtësia

                    Cdo ore qe humbet ne procesin e braktisjes se PD, eshte ore e humbur e Shqiperise.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xheku

                      Une jam socialist dhe nuk ndryshoj dot por ky derri ne kadastren e Vlores ka ardhur ( qe na qenka dhe biznesmen) ka ardhur thjesht per te marre ate qe eshte bere norme per te marre nje çwrtifikate duhet te paguash 12 deri 15 euro per m2 dhe eshte e çuditshme qe asnje gazetar nuk e nfre kete problem por te gjithe vene degjojne pordhet e nje plaku te rrjedhur.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jugu

                        Te majtes thot Mero nuk i duhet Deromemaj. E ke gabim, it duhet se ka para dhe pasuri dhe ne keto zgjhedhje ndihmoj Ramen ne Vlore me pare dhe influence. Por Rama keshtu te promovoj dhe punesoj gjithe ata te PDse, kurse atyre te PSse tju fusi hurin ne bythe se ata perseri do e votojne.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

                          O hajvana , Albini po luan qoke me ju shipecat malok injorant melez gjenshkerdhymë te PS- shpiuna e tradhtarë-hajduta grabitqarë e krimosa - harambash autodestruktiv. O selaka trrushpërlarë ramutista, ju tanaherët keni punu për Serbinë kunder Kosoves e po punoni edhe tani. Albin Baba jau qift nonën.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta tjeter

                            Mos ja vidh Mucit nick-namen or derr maloku , se ai te pakten e shkruan mire gjuhen Shqipe . Shko mor shpellar kullot delet , oj paska edhe kompjuter ky !

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Patrioti cam i M...Bazes

                            Mos more Mero se na bere te qeshim...po ku ishe ti zoterote kur Edi Rama e bente lecke e gadi sa nuk e etiketonte "Armiku Partise" ate ish-Bashkiakun socialist Leli vetem se i doli nje here kunder?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kohe maskarenjesh .

                              Po pse te mos e quajme mision te te dy kapedaneve , S Berisha dhe E. Rama , per zhdukjen totale te opozitarizmit ne kete vend ? Duhet te sforcoheni dhe te kujtoni ( harresa eshte nje nga "Veset " tona " ) se si u shpraz I gjithe arsenali I armeve te ndryshkura , te Lena varur dhe gati nga shoket Enver , Mehmet , Kadri , aranitcele dhe nevzathaznedare , kunder "Agjentit " Anglo-Amerikane , Lulzim Basha ...!!! Dhe , per fatin e keq te atyre qe e duan Shqiperine te lire dhe Demokratike , nje e tashme e zgjatur , e konfirmon kete . Misionaret Jane ne kuotat me te larta te suksesit .

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                XYZ

                                Te njejten gje ka bere Rama me Majlinda Bregun, ministren e integrimit, me Ridvan Boden, me Benet Becin, me deputetet e LSI, me Visar Zhitin, me ate kengetaren qe promovohej te Arian Cani, Ciljeta Xhilagen, me Luiz Hejllin, me ate vipin e facebookut pe Korce qe nuk i eci...etj,etj. Eshte strategjia e Rames te mare njerez qe kane nje vlere ne opozite dhe keshtu ben diversion politik te shumanshem...Shkateron opoziten, forcon radhet e PS me elemente te rinj, le socialistet e vertete pa pjesen qe u takon duke ua dhene perkohesisht rishtareve tradhetare te opozites. Psh, kam degjuar ekonomistin vlonjat Arben Malaj qe tha se Rama e largoi ate nga posti ne bordin e Bankes se Shqiperise, per t'ia dhene ate post Ridvan Bodes. Etj, etj, etj...

                                Përgjigjjuni
                                1. Stafi i Gjiknurit

                                  Nuk eshte kaq e thjeshte! Pse pak socialiste profesioniste dhe te pergatitur ka qe Rama te shkoje e te zgjedhe nje Deromemaj???? Eshte aristokracia politike qe vihet ne sherbim te qeverise ne keto situata te nxehta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qerim Nikolla

                                    Bandat Kriminele nga e ashtuquajtura opozitë e Kosovës që i shërbejnë Sërbisë nga PDK-LDK-AAK-Lista Terroriste Serbe, nuk e kanë hallin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës por si të plaçkisnin Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Dhe ku munden të falin ndonjë copë të Kosovës fqinjëve sllavë për të u hedhur kinse ,,diplomat të sukseseve". Jau shkerdheftë granimin baba Albin Kurti.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje