Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të dhënave personale ndaj një qytetareje, të cilës iu mor telefoni gjatë një hetimi penal të zhvilluar nga SPAK, është një hap i drojtur përpara i Gjykatës Kushtetuese, në përpjekje për të frenuar frymën represive të SPAK, por mbetet një akt gjysmak.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se qytetares Onejda Ymeraj i është cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi SPAK i sekuestroi telefonin personal.
Pas sekuestrimit të celularit në shkelje të ligjit shqiptar, SPAK ka përdorur sekuestrimin e telefonit për të siguruar fakte për çështje për të cilat nuk ishin objekt i hetimit. Në rastin në fjalë u cenua rëndë privatësia dhe u përfshinë edhe të dhëna të ndjeshme të shëndetit të pacientëve që ajo menaxhonte si drejtoreshë spitali privat, si dhe jeta e saj private.
Por vendimi është i cunguar dhe reflekton ende frikën që Gjykata Kushtetuese ka nga praktikat shantazhuese të SPAK ndaj tyre, në kapërcim të ligjit.
Gjykata Kushtetuese konstaton cenimin e të drejtave themelore dhe urdhëron asgjësimin e të dhënave që nuk lidhen me objektin e hetimit penal, por njëkohësisht, ajo lejon mbajtjen e pjesës tjetër, me kushtin që të jetë “nën kontroll gjyqësor”.
Ky “pranimi i pjesshëm” i ankesës së qytetares, në fakt është një legalizim i pjesshëm i praktikave të paligjshme të SPAK-ut – me arsyetimin absurd se shkelja ndodh vetëm kur tejkalohet objekti i hetimit.
Në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj i posaçëm që rregullon ndërhyrjen në korrespondencën elektronike private. Dhe për sa kohë ky boshllëk ligjor vazhdon, ne duhet të bazohemi te Kushtetuta dhe Konventa Evropiane, ku fshehtësia e korrespondencës është e garantuar me ligj, dhe që sipas Konventës Evropiane mund të kufizohet vetëm nëse kufizimi bazohet në një ligj, i cili duhet të jetë i qartë dhe i parashikueshëm në zbatim, dhe ndjek një qëllim të interesit publik.
Në një rast të paprecedent, SPAK sekuestroi disa muaj më parë telefonat dhe kompjuterat e dy gazetarëve nën akuzën se kishin lidhje me grupe kriminale, edhe pse kishte një vendim të Gjykatës së Lartë për rastin Lapsi.al, kundër kësaj praktike. Artan Hoxha dhe Enton Qyno u bastisën duke iu marrë telefonat dhe kompjuterat në shtëpi dhe në drekë ua dorëzuan përsëri mbrapsht duke u kërkuar ndjesë se kishin shkelur ligjin, pa asnjë garanci se përmbajtjet ishin kopjuar apo keqpërdorur.
Gjykata Kushtetuese e pranon shkeljen në këtë rast, por vetëm përgjysmë. Ajo konstaton cenimin e të drejtave kushtetuese vetëm për ato të dhëna që nuk lidhen me objektin e hetimit.
Po çfarë ndodh me pjesën tjetër? Sipas Gjykatës, ajo mund të mbahet, për aq kohë sa është “nën kontroll gjyqësor”. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e prerë: korrespondenca private mund të lexohet vetëm me autorizim gjyqësor të mëparshëm.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në këtë rast ka shprehur më shumë frikë nga SPAK se sa dakordësi me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Madje, paqartësia me të cilën ka shkruar vendimin lë përshtypjen që lejon që përmbajtje të mbahet e sekuestruar “nën kontrollin gjyqësor”, një shprehje e paqartë që të lë të kuptosh në mënyrë të tërthortë se sekuestrimi i korrespondencës është bërë nga prokuroria pa një autorizim gjyqësor paraprak.
Telefoni mund të sekuestrohet si objekt fizik. Por korrespondenca private nuk është një send. Ajo është shprehje mendimi, komunikim personal, ndarje intime, dhe si e tillë gëzon një mbrojtje të posaçme sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane.
SPAK i ka nëpërkëmbur këto praktika me brutalitet.
Zyra e Shtypit e SPAK ka marrë mesazhet e personave nën hetim, që nuk kanë lidhje me çështjen që hetohen dhe ua kanë hedhur turmave si ushqim për qentë, jetën e tyre private. Rasti i Erion Veliajt, ku transkriptet e nxjerra nga fjalimi i depozituar në gjykatë i prokurorit Osli Dado iu dhanë shtypit, duke u nxjerrë dhe nga konteksti dhe duke linçuar atë edhe për jetën e tij private, janë dëshmi për një politikë të qëllimshme diskriminuese dhe linçuese nga SPAK për mënyrën se si i keqpërdor këto materiale.
Nëse prokuroria ka sekuestruar, lexuar apo përdorur korrespondencë elektronike pa vendim të posaçëm gjyqësor dhe pa një bazë të saktë ligjore, atëherë nuk kemi të bëjmë me një thjesht “tejkalim kompetencash”. Kemi të bëjmë me një cenim brutal të nenit 36 të Kushtetutës dhe nenit 8 të KEDNJ-së.
Kompromisi që Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka bërë me shkelësin e të drejtave themelore të njeriut është trishtuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nga njëra anë, sanksionon SPAK-un duke i shfuqizuar vendimmarrjen e tij, në këtë rast si antikushtetuese, dhe nga ana tjetër, i ngarkon po SPAK detyrën për të zbatuar vendimin brenda tre muajsh. Pra, shkelësi i të drejtave ngarkohet me detyrën për të “korrigjuar” shkeljet që vetë ka kryer.
Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë që jep dënime dhe urdhra. Ajo mbron Kushtetutën ose e rishkruan atë. Kaq detyrë ka.
Një akt antikushtetues i kryer nga kushdo nuk mund të korrigjohet nga shkelësi. Nëse SPAK ka kryer një akt antikushtetues, dhe kjo është konstatuar tanimë nga Gjykata Kushtetuese, ky akt bën të pavlefshme çdo provë apo pasojë juridike që mbështetet mbi të.
Ky kompromis procedurial i Gjykatës Kushtetuese është tregues i një kompleksi të heshtur frike ndaj SPAK-ut, një kompleks që nuk po zhduket, por po maskohet me gjuhë të moderuar dhe vendime që ruajnë balancën, por jo rendin kushtetues.
Ky kompleks institucional shpjegon edhe mjegullën e qëllimshme që shoqëron vendimin e Gjykatës. Ajo flet për “garanci procedurale” që duhen respektuar, por nuk i liston askund se cilat janë. Përmend “kontroll gjyqësor”, por nuk sqaron as kur dhe as si ka ndodhur ndërhyrja e paligjshme.
Dhe më e rëndësishmja: nuk ka guximin të thotë troç që Republika e Shqipërisë nuk ka asnjë ligj që lejon ndërhyrjen në korrespondencën private. Ky është një fakt ulëritës, i cili nuk mund të maskohet pas frazash hartimi të Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim është, padiskutim, një hap përpara në mbrojtjen e të drejtave themelore, por njëkohësisht, ai është edhe një dëshmi e qartë e frikës së pashuar që Gjykata Kushtetuese vijon të ndiejë përballë SPAK-ut. Edhe pse ka thyer heshtjen dhe ka pranuar një cenim, nuk guxon ta çojë logjikën kushtetuese deri në fund. Vendimi i lë “litarin jashtë”, me shpresën se prokuroria nuk do të ofendohet dhe mos e dhëntë Zoti, të mos i “rikujtohet” të përgjojë sërish ndonjë anëtar të kësaj gjykate.
Nëse edhe Gjykata Kushtetuese shkruan me dorën e drejtësisë, por fshin me frikën nga pushteti i SPAK, atëherë nuk kemi më balancë pushtetesh, por një gjykatë të përkulur përpara “forcës”.
Kjo është një “gjysmë drejtësie” që në thelb është një padrejtësi e re, më e rafinuar, por jo më pak e rrezikshme. Dhe një precedent i tillë nuk mund të kalojë në heshtje, pa reflektim publik dhe institucional. Sepse një vendim që “i shkel syrin” SPAK-ut, për llogari të një kompromisi të heshtur institucional, nuk është një akt gjykues – është një akt politik.
Në një shtet kushtetues, drejtësia nuk mund të jetë pak profesionale dhe pak politike, ashtu si një grua nuk mund të jetë pak shtatzanë dhe pak e virgjër. Ajo ose është e pavarur, ose nuk është fare.
CFARE I DI TI MERO ANETARET E GJYKATES KUSHTETUESE? ENGJEJ?! TI KUJTON SE ATY ATA JANE THJESHTE PER MERITE E SHERBIME KUSHTETUESE?! JO!!! ATJE JANE SE KA DASHUR SALI NANO RAMA TE JENE ATY DHE RRINE SI PULA SE NUK DINE SE CILI NGA KLANET DO TE HAJE THUMBIN I PARI! KETA PLEHRA VJEDHIN PARA, OFIQE, POR DHE SIGURINE KUSHTETUESE TE QYTETAREVE DHE KERCENOJNE RENDIN FUNKSIONAL DEMOKRATIK!!! PA LLOGARITUR QE NJE PJESE E MADHE E TYRE JANE THELBESISHT TE PAAFTE DHE ME ORIGJINE JOSHQIPTARE!!! TE NGORDHIN NGA FRIKA TE PAKTEN...
Dikur qaheshim nga Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës. Sot kemi përballë, SPAK-un e Jurij Kimit, me portavoçen e sajë, Altin Dumani dhe spakiste të llojit Olsi Dado, që kanë bërë këtë organizatë (kriminale) drejtësie, duke shkërdhyer demokracinë. Në se kjo punë do të vazhdojë kështu dhe situata (siç po duket) del jashtë kontrollit, pasojat do të jenë tepër të rënda, jo vetëm për drejtësinë (e munguar) por edhe për zhgenjimin që po pesojnë njerezit tek besimi që i dhanë kësajë drejtësie të ré, e që po bën PADREJTËSI në mënyrën më monstruoze të mundeshme, duke kapërcyer çdo limit human, njerezor e ligjor, pa folur për moral që tek spakistet nuk ekziston.
Në se do të miratohet ky kod penal i Ulsi Manjes dhe Altin Dumanit (këta janë hartuesit e vërtetë), atehere çdo komentues si puna e jonë, është i rrezikuar nga SPAK, duke na futur në burg për ……. si ti dojë trapi altinve, olsave apo bekçinjëve të tjerë spakistë.
Isha në Shqipëri në vitin 1992 tek një student nga Kosova i cili në banesën e tij kishte vënë në mur flamurin kombëtar dhe meqë isha musafir erdhi edhe pronari i banesës .Ai sapo hyri dhe e pa flamurin tha: A mund të ma gjeni edhe mua një flamur? Studenti e pyeti ,Pse të duhet ,atëherë ai u përgjigj: Ma gjeni se jam serbogrek dhe dua të fshij bythën me të. Jau qiftë Kina nonen.
Di të shkruash shqip ti mor bythqir serb të qift Afrika non e motër.
Është përgjegjësi e legjislativit që lë hapësira ligjore për ta kthyer drejtësinë në një nevojtore ku shkojnë të zbrazin zorrët SPAK-u, Gykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese e të tjerë, të gjithë dashakeqët, hakmarrësit e frikacakët, horrat e morrat.
Ore , Mero , e di kuptimin e fjales okult apo ia fut kot , I shtyre nga nga empatia a detyrimi qe ti mund ta dish . Po SPAK eshte nje produkt I gatuar edhe nden veshtrimin e amerikaneve ....! Apo ata (amerikanet ) ne skuta okulte mafiozesh paskan ngjizur nje krijese , si SPAKU , " Per te na bere gjemen ", se ne , nje grusht hajdutesh , shkemb graniti ketu buzet Adriatikut , Po u prishim ekuolibrat globale ...!!! Kete rradhe vetem titulin te lexova . Me tej nuk ish nevoja . Zemerata jote te ndermend nje kohe e CA personazhe qe ti , nga qe nuk kishe lindur apo ke qene shume I Vogel , nuk I ke njohur . Kete vend , ne rrugen e mbrothesise vetem drejtesia mund ta fuse . Por kurren e kurresesi drejtesia envero -berishiste , dmth drejtesia e komanduar nga drejtuesit e mafies 35 vjecare , te karfosur me tumane presidentesh , kryeministrash apo kapo bandash me emra sugjestionues partish politike . SPAK eshte nje krijese qe kumton shprese dhe lincimi , mallkimi e deri Tek thirrje per ta zhbere , Jane cnjerezore , Jane ne sintoni te plote me ulerimat e shqiptarit me te ZI , te ardhur nga nje kohe e zeze , Sali Berishes .
Mero ,eshte e nevojshme qe shumica e re dhe kryeministri te njësojne legjislacionin shqiptar me legjislacionin e BE.Vetëm barazvleresimi I ligjeve tona me BE eshte zgjidhje per demokracine dhe shtetin e se drejtes ne Shqiperi.Nderkohe rendesi themelore per nje shoqeri te shendetshme dhe përparim për të gjitha shtresat e shoqërise eshte trajtimi I evazionit gjigand fiskal dhe fshehja e te ardhurave reale nga bizneset.
Te lumte Mero. I trajton problemet e shkeljes se te drejtave te njeriut si nje avokat ekselent. Uroj qe shkrimet e tua te kene jehone dhe te ndihmojne ne konsolidimin e nje demokracie perendimore
Ai po mbron Veliajn, jo letren e te drejtave te tua. Eshte shoqeri e parase dhe gazetaret lehin per te zotin qe i paguan tasin me pershesh.
PSE A KA KUSHTETUTE SHQIPERIA QE U DASHKA TE KETE DHE GJYKATE KUSHTETUESE??!!
U desh rasti Veliaj te kujtohesh per Lirite dhe te Drejtat e Njeriut. Me mire vone se kurre thote populli. Nejse pasi te zgjidhet situata e Veliajt, me siguri do te dalin nga kujtesa. Qytetareve te zakonshem cu qi temen.
Editorial i shkëlqyer.Sot dëgjova në disa media nga Prokurori i Përgjithshëm aktual dhe një ish P.P.,sot Kryetar i Dhomës të Avokatëve,opinionet e tyre lidhur me draftin e Kodit të Ri Penal.Mu dukën tendencioze.Ata të dy e dinë shumë mirë nga kush është bërë,duke filluar nga S.Kaçupi,miku i ngushtë i M.H. deri tek të tjerët.Lëreni Europën të vendosë!
SOT Mero leshon Alarmin : "Pushteti okult i SPAK frikeson Gjykate Kushtetuese" ! Dhe e ben kete Alarm pikerisht ky Mero qe gjer DJE sokellinte : ''SPAK eshte shansi fundit per drejtesi" ose "SPAK fundi i Pandeshkueshmerise" ! Po c'ngjau me Mjeron qe mori kete kthese 180 grade me SPAK? Asgje e vecante - vecse pasi nga mezi shkurtit SPAK vuri pranga ne duart me hajdute qe Bashkia Tirane ka patur brenda saj ne keta 100 vite.
Z. Baze, perse duhen perdorur fjale te huaja qe ne titull. "Okult" = i fshehte. Po keshtu ka hyre ne gjuhen e shkrimet e shume personave (edhe politikane qe flasin nga foltorja e kuvendit e kudo) "intimidoj" = frikesoj. Po e bastardhoni shqipe, po e "vdarin".
RENIA E KESISOJSHME E SPAKUT KU MEDIA FLET ME MENDTE E QEVERISE DHE HAJNISE ESHTE FUNDI I REPUBLIKES, QOFTE DHE PALO REPUBLIKES SI KJO JONA!!!! MERO ME SHOKE DO TE VARENI NE SHTYLLEN E TURPIT!!! NESE GJYKATA KUSHTETUESE, NESE ESHTE E PASTER, NUK PASKA MJETE TE MBROJE AS VETEN E PUNEN E SAJ, CFARE PRET SHOQERIA E QYTETARET PREJ SAJ?! AFRIMI ME BASHKIMIN EVROPIAN VECSE UA ZBEH ROLIN INSTITUCIONEVE GJYQESORE PASI MEKANIZMAT DHE INSTRUMENTET E BE PREVALOJNE! GJYKATA KUSHTETUESE SI KJO JONA DO TE TENTOHET TE JETE BUNKERI ENVERIST PER TE HIPERKORRUPTUAR E ABUZUES TE MAKROPUSHTETIT!!!!!
- - - - - Per autorin e shkrimit: Natyrisht qe anetaret Gjykates Kushtetuese kane frike - Nese sipas autorit Veliaj (numri 2 i PS) po vuan per shkak te hakmarrjes personale dhe proceseve hetimore/gjyqesore te parregullta, eshte e natyrshme per anetaret e Gjykates Kushtetuesa te mos tregohen naive dhe te ndershem ndaj nje sistemi korruptiv. - - - - - Per kryeministrin e Shqiperise: Uroj te lexoj artikullin dhe te ndryshoje prioritetet ne qeverisjen e vendit. Drejtesia duhet jete e NUMER 1 - perpara Turizmit, Zenies se hapesirave publike, dhe Pushimit te drejtoreve te bashkive.
Shoku Mero, rregulloje titullin: ndihet, jo ndjehet, se kemi te bejme me dy folje me kuptime te ndryshme: ndiej dhe ndjej. E dyta ka kuptimin e fali, e ndjeu Zoti, ndjese paste, etj. Ndiej ka te bej me proces fizik a emocional: ndiej pickimin, ndiej emocionin etj. He te keqen, se je dhe goxha i lexueshem dhe i meson njerezit gabim.
Ideatoret dhe mbrojtesit e SPAK-ut eshte USA.Z.Mero,neqoftese ke lexuar librin e E.Snout per praktikat e pergjimit,do te kuptosh se e gjithe "drejtesia"mbeshtetet tek pergjimi:Kushdo qe ka nje aparat telefoni (celular),kushdo qe eshte ulur para nje kompiuteri eshte i rregjistruar ne punen e tij.Nuk doja te dija per 8-miliard njerezit e botes por per 300-milion banoret e USA-s qe pergjohen cdo dite.Duke lexuar ato reshta duket qarte se drejtesia mbeshtetet ne keto pergjime.Pra nuk ka me "privatesi",s'ka me te drejta universale.Frika e pergjimit dhe ndeshkimit te bejne te flasesh dhe komunikosh,pak ose aspak,vec per problemete jetes familjare dhe te punes.Edhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuse ,njerez jane.Metodat e ish Sigurimit te Shtetit jane transformuar ne pergjime elektronike ne dore te SPAK-ut.
Mero Baze eshte gazetar Nr.1,ne Shqiperi,nuk eshte si Fevzo,Shkullaku…apo Cim Peka,apo Erla Mehilli edhe soji i tyre Gazetaruce….pa fund jane te famshmit GAZETRUCE….
Lulo oj lulije ta qifte Kina nonen.
''Edi Rama eshte tejet i merzitur nga mbajtja nga SPAK ne qeli e Erion Velise" (Mero thote se beson kete... )
Sa turp pse nuk qerohen keta maskarenj prokurore e gjyq are kriminela qe shkelin kushtetuten .Nuk ka me keq.