Propozuesit “ilegalë” të një debati publik mbi Kodin penal

29 Korrik 2025, 19:44Editorial Mero Baze

Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi në të vërtetë një gjë shumë të rëndësishme: atë që ne kemi më shumë problem me praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin penal. Po ashtu një sens kritik të moderuar ka pasur edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Disa juristë me emër po ashtu janë përfshirë në debat duke kritikuar predispozicionin për një Kod penal edhe më represiv, edhe më anormal se ky që është dhe mbi të gjitha me hapësirë të madhe keqpërdorimi.

Tani pyetja është: kush janë këta propozuesit “ilegalë” të Kodit, që po shkaktojnë gjithë këtë trazirë?

Kodi Penal i Shqipërisë natyrisht duhet të përmirësohet që të përfshijë fenomenet e reja me të cilat po ndeshet shoqëria dhe mbi të gjitha për ta bërë atë një kod më të konsoliduar, më të qartë, më të paprekshëm nga keqpërdorimi dhe natyrisht më pak represiv ndaj qytetarit.

Këto që po propozohen janë në të kundërt të kësaj nevoje. Fjala vjen, nëse ne kemi sot problem frikësimin e administratës për kryerjen e punës së saj, Kodi i ri parashikon që një nëpunës mund të dënohet deri në 3 vjet vetëm se ka marrë ndonjë dhuratë nga dikush dhe nuk e ka deklaruar. Nuk shënohet as vlera e dhuratës dhe as lidhja e saj me ndonjë favor për përfituesin – vetëm nëse zbulohet që ka marrë një dhuratë. Ajo mund të jetë edhe një shishe uiski dhe ti mund të shkosh në burg 3 vjet pa ja kërkuar dhuratën askujt. Në një vend ku kultura e bakshishit vjen nga historia dhe është normë në shoqëri keqpërdorimi I këtij neni do frikësoj cdokënd që punon në administratë.

Një tjetër nen që flet për pasurinë e paligjshme është po ashtu abuziv, madje dhe me mendësi komuniste, apo një nen për tarifat e larta që mund të marrësh për shërbimet, nëse ato janë mbi referencat e tregut. Diku tjetër pashë që është kthyer dhe togfjalëshi “tradhti ndaj atdheut”. Pra një sërë propozimesh që bien ndesh me gjithë liritë e njeriut, dhe lëvizjet e tregut apo lëvizjen e lirë.

Nëse ky debat lihet pa autorë, ai rrezikon të degradojë dhe të kthehet në një fushatë asfiksuese për ndryshimet në Kodin Penal, që në të vërtetë janë të nevojshme. Por ato duhet t’i përgatisë elita e drejtësisë së Shqipërisë dhe jo njerëz anonimë që tani i mbajnë ilegalë pasi kanë shkruar marrëzira.

Në radhë të parë qeveria duhet të dalë me qëndrim zyrtar dhe të shfaqë pikëpamjet e saj: pse na duhet një Kod i ri penal, pasi qeveria është ajo që vlerëson sfidat që ka shteti me drejtësinë në këtë vend, dhe të japë qëndrimet e saj pse ka nevojë të ndryshohet Kodi penal.

Pasi të mësojmë se çfarë kërkon qeveria, pastaj duhet t’i lëmë vend debatit institucional mes Prokurorisë, gjykatave, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile.

Ky debat i tanishëm kundër një armiku të padukshëm është një goditje e rëndë ndaj nevojës për ndryshim. Dhe ndërkohë propozimet, përveçse janë qesharake dhe të rrezikshme njëkohësisht, po i bëjnë dëm debatit, i cili po zhvillohet ende pa ditur një qëndrim zyrtar të qeverisë. Ato nuk po i merr përsipër as qeveria dhe as institucionet e drejtësisë.

Natyrisht nuk është qëllimi të zbulojmë sa budallenj ka në institucionet e drejtësisë, pasi nuk e kemi objektiv këtë, por duhet të dimë patjetër qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin e gjithë institucioneve të drejtësisë në vend, dhe vetëm pas kësaj mund të ulen të propozojnë ndryshime që e bëjnë Kodin Penal më evropian dhe sidomos procedurat penale më të lidhura me ligjin dhe të drejtat themelore të njeriut. Deri atëherë, të gjithë jemi duke përfytyruar imazhin e menduar të Ulsiut që duket sikur thotë: “këto janë punë të thella, nuk janë për ju”.

 

23 Komente

  1. B
    Builder

    Edhe sot, akoma nuk arrij ta mendoj dhe ta besoj se si një jurist nën nivelin mediokër si Ulsi Manja, të bëhet Minister Drejtësie. Edhe në kohë rë diktatures, për atë periudhë që kishte ministri drejtësie, ministrat ishin kapacitete shkencore juridike, me personalitet të spikatur, që kur flisnin ATA, binte heshtja në sallë. Ulsi Manja, është i mirë vetëm për kryeplak i Maqellarës apo Shupenzës. Vetëm kaq. Këtë nivel ka. Deri këtu është i aftë. Ndersa do të shtojsha po kur të akuzuarit e denuarit nga SPAK, marrin pafajesinë edhe nga Strasburgu, a parashikohet gjë në ndonjë nen që të detyrojë SPAKISTET të paguajnë vetë nga xhepi dëmin monetar në ngarkim të viktimes. A merret ndonjë masë ndaj SPAKISTEVE që po fusin njerëz të pafajshem në burg dhe arrestojnë njerëz pa akuzë ? Po dëmin moral ndaj arrestimeve me bujë e që deshtojnë në gjykatë ? Kush do të përgjigjet. SPAK ka dalë jashtë kontrolli. Kush do ti vendosë kapistallin ? Ta frenojë ? Zoti kryeminister, në se më lexon, mendoj që ministrin e drejtësisë e keni ju në dorë, për ta hequr, duke marrË në konsiderate edhe gafat e fundit me orgjitë me kurva nëpër burgje apo edhe me 30 e kusur policë që shoqeruan Velinë duke u futur edhe në sallën e kolonoskopisë. Këtë gjë, do ta uroja Ulsi Manjës që kur t’ja fusin thuprën në bythë, të ketë Altin Dimanin tek vrima e bythës duke ja futur akoma edhe më thellë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      E sigurte se kryeministrin nuk ka fat te lexoje kete status perfekt. Do shtoja ne konstatimin e juaj Buidler se difekti serioz i ligjeve qe ngrejne institucionet nuk parashikojne seriozisht se kush e kontrollon prokurorine bashke me paraziten KLP? Kuvendin, do thote ndokush... hahaha!

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        Nuk janë anonimë apo pa emër. Këtë paça-vure kod, e ka bërë Ulsi Manja me Altin Dumanin, mbasi asgjëkundi nuk ciket, apo cenohet SPAK, por vetëm përkëdhelet. Kjo paça (vure) kod është bërë me mishin e kokës së derrit (Dumani) përzier me mishin e kokës së krriçit (Ulsi Manja) prandaj është i pangrënshëm.

        Përgjigjjuni
      2. k
        kxp

        Emrin e vertete nuk e ka Ulsi por Poshtërsi

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dikush nga Protokolli Qeveritar.

          Ja, në fund e ke thënë qëndrimin e qeveriut. Këto janë punë të thelle, nuk janë për ju..... . Vërtet nuk është qëllimi të zbulosh sa budallenj ka në sistemin e drejtësisë, por nuk është e vështirë të zbulosh sa budallenj ka në qeveri...... . Njeri nga këta, është Ulsi Manja.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timo

            O Rama ! Hulsiu yt ne SE vodhet ne makine inteligjente grafiku del vije e drejte ,dmth shyt NGA mente ! E diskretitoje ate ministri aq te rendesishme !

            Përgjigjjuni
            1. n
              niku

              Mero problemi me gjigand ne Shqiperi prej 35 vitesh eshte hajdutëria ekonomike dhe evazioni fiskal gjigand.Ne çdo vend perendimor demokratik ligjshmeria reale fiskale eshte jashtezakonisht e rendesishme ndersa këtu shumica derrmuese e bizneseve te çdo madhesie dhe profesionet e lira nuk e rruajne fare k#rin te deklarojne te ardhurat reale qe perfitojne .Pra ne nje fare menyre te gjithe jetojme ne diktaturen e hajduterise se evazoreve dhe nuk na ben me pershtypje qe ketu qarkullojne ne te zezë dhjetera miliarda euro .Pjesa me te varfer e shoqerise kryesisht pensionistet qe jetojne me 150 -200 dollare ne muaj mund te ndihmohen vetem nese ekonomia dhe te ardhurat reale dalin ne drite te diellit .dhiz iz a mirakull ov fridhim ov liri demokracia.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arseni

                Është turp që Ylsiu të drejtojë një ministri kaq të rendesishme ,injorant dhe debil

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qoftelargu

                  Jam dakort me BUILDER, ulusi manja eshte vetem per kryeplak te Kalase se Dodes…Maqellara dhe Shupenza kane nxjerr njeres te ditur e shume te mencur,si te gjithe DIBRANET…!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Duket qe eshte vetem nje dore qe shkruan me emra te ndryshem per ministrin e drejtesise. Nderkohe Mero nuk e thote, por une mendoj se drafti i kodid penal eshte pergatitur nen kujdesin e ministrise se drejtesise, pra e ka nje tutor. Gjithashtu mendoj (pa e ditur fare) se 99% e cfare shkruhet eshte marre/perkthyer nga direktivat e BE per kodin penal; pra perputhim ligjislacionin edhe ne kete fushe. Nese eshte keshtu sic une e gjykoj ose e hamendesoj, atehere diskutimet per ceshtje thelbesore mbyllen dhe ndoshta mund te diskutohet per ti shqiperuar me mire nenet e ketij kodi. Tung!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi

                      Nje pyetje kisha: keta/keto qe e kane lexuar apo studjuar draftin, a kane njohuri per koded penale qe zbatojne vendet e BE-se? Nese po, sa i afrohet apo i largohet ky drafti yne atyre?

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Populi Shqiptar, me te meta mendore, do beje kod te ri penal... aman o Mero aman... se te vjetrin po e zbatonin ne fakt.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I indinjuari 35 vjet

                          Shume dakorde me BUILDER dhe bravo per ate te vertete qe thote.

                          Përgjigjjuni
                          1. u
                            uskania

                            Kërkove e kërkove nëpër Dibër dhe habitemi si e gjete Ulusiun e Dohoshishtit, si e gjete Edi Rama?

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juristi jo gazetari

                              disa situata ku tarifat e paarsyeshme mund të lidhen me vepra penale, në disa juridiksione: 1. Mashtrimi ndaj klientit (Fraud) – shumë vende • Nëse një avokat kërkon tarifa që bazohen në informacione të rreme, ose i imponon klientit tarifa që nuk janë të dakorduara, kjo mund të përbëjë mashtrim penal. • E parashikuar në shumicën e kodeve penale si “fraud”, “abuse of trust” apo “deception”. 2. Abuzimi me personat vulnerabël (e.g. të moshuar, të sëmurë) • Disa shtete, si SHBA (p.sh. në disa shtete si California, Florida), parashikojnë vepra penale për shfrytëzimin ekonomik të personave të pambrojtur. • Nëse një avokat i imponon tarifa të mëdha një të moshuari me demencë, kjo mund të klasifikohet si krim, jo vetëm shkelje disiplinore. 3. Korrupsion ose konflikt interesi – vende të ndryshme • Nëse një avokat është i lidhur me institucione shtetërore apo gjykata dhe kërkon tarifa të paarsyeshme për të ndikuar në një çështje, kjo mund të përbëjë korrupsion aktiv ose pasiv.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kur flasin ne gazeta e portale kujdes!Kuptoni inte

                                Sipas praktikës më të mirë botërore dhe parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik, Kodi Penal propozohet dhe hartohet nga organet e ekzekutivit, zakonisht nga qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë, dhe më pas miratohet nga legjislativi (Parlamenti) Pse jo gjykatat dhe prokuroria? • Sepse në një sistem demokratik, gjykatat dhe prokuroria janë zbatues të ligjit, jo hartues. • Nëse do të hartonin vetë ligjin penal, do të cenohej ndarja e pushteteve (do të ishin edhe gjykatës, edhe ligjvënës).

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I Lirë.

                                  Shume e drejte!Kjo ndarje kompetencash është thelbësore për të garantuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e shtetit të së drejtë Është një devijim i rëndë nga e vërteta, kur një gazetari pa formim juridik përhap qëllimisht ose nga mosdija një pretendim të rremë të një autoriteti publik, duke krijuar konfuzion në opinionin publik për një çështje të ndjeshme siç është hartimi i Kodit Penal – një ligj themelor që ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Presstitutes

                                    Autori i librit Presstitutes: Embedded in the Pay of the CIA (origjinalisht në gjermanisht Gekaufte Journalisten) është gazetari i mëparshëm gjerman Udo Ulfkotte (1960–2017). Në krye të veprës së tij qëndron një qendrim i fortë dhe polemik: ai pretendon se media e pavarur është një iluzion — shumë gazetarë në perëndim shpërndajnë lajme të orkestruara nga inteligjenca dhe elitat ekonomike-politike Libri është një konfession vetëdeklarues i një gazetari që pohon se për vite është përdorur për të ndikuar opinionin publik në favor të politikave të fuqishmeve. Roli i gazetarit si “presstitute” • Termi “presstitute” — rezulat i kombinimit mes “press” dhe “prostitute” — përdoret për të përshkruar gazetarë që “shesin” moralin profesional në këmbim të favoreve; autorin e konsideron vetë si pjesë e ‘sistemit’ për shumë kohë, por më vonë u pendua dhe sqaroi publikisht për këtë raspublikim

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Agroni

                                      Qe ligjet, me kodrt penale e civile jane nje katraure, nuk ka nevoje t'i lexosh. Mjaftonte te takoje dike qe ka blere apartment me kontrate dhe nuk e hipotekon dot se pallati nuk qe ka marre ne dorezim. Pronari i pallatit, ndertuesi mbase jetojne ne USA, ja kane mbathur ose bredhin Tiranes. Per mashtrimin e klientit nuk e rruajne. Shteti ben sikur i meson te aplikojne keta te mjeret pa shtet...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gazetari

                                        Kjo puna e Kodit Penal u be si puna e Akademise se Barinjve qe propozoi nje here Ministria e Bujqesise dhe mytyberet e saj. Per te qare e per te qeshur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hajde ma gjalle ma gjalle

                                          Rames palla bash nuk i han per Hashim Thaçin. E ben per poena politik. E di sentimentin e mbeshtetesve te tij dhe ne kete menyre e zbute pak reagimin e kosovareve ndaj tij per shkak te politikes pro Vuciqit qe e ka ne menyre konstante. Albin Kurti jau qifte robte te dyve.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pjeter

                                            O gomari i VVse, akoma ske ngordhur se pellituri?!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. V
                                            VFLP

                                            Grupi i punes qe hartoi Kodin Penal: https://zeri.ai/aktualitet/zbulohen-anetaret-e-grupit-te-punes-per-hartimin-e-kodit-te-ri-penal-i192580

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje