Kompania e naftës Bankers Petroleum, për 20 vite, në fakt ka funksionuar më shumë si një bankë e zezë e korrupsionit në Shqipëri sesa si kompani nafte.
Hetimi i fundit ndaj kompanisë nuk është një hetim që prek problemin kryesor të Bankers-it, por thjesht një vëzhgim i shpejtë mbi bilancet fiskale të saj, të cilat tregojnë sesi janë keqpërdorur financat përmes faturimeve fiktive.
Ky hetim, i nisur në nivel lokal, pa përfshirë brenda figurat e larta të pushtetit ndër vite që kanë qenë mburoja politike e këtyre veprimeve, rrezikon të relativizohet dhe të përfundojë me ndonjë fushatë të re PR për ndarje lekësh nën dorë dhe mbyllje të debatit.
Bankers filloi prodhimin e saj në vitin 2006, pas një kontrate të lidhur për shpim-kërkim qysh më 2004-ën, pasi në Shqipëri erdhi si lobist i saj ish-gjenerali që drejtoi luftën e Kosovës, Wesley Clark.
Berisha, i cili i kishte të këqija marrëdhëniet me Uashingtonin zyrtar, kishte nevojë për grupe lobistësh që të ndikonin për imazhin e tij, ndaj i hapi rrugë çdo kërkese të kompanisë për të cilën ai loboi, me shpresë se për të do të thuhej një fjalë e mirë në Uashington.
Gjatë qeverisjes së tij, Bankers u denoncua dhe nga WikiLeaks si një kompani që po shkaktonte tërmete nëntokësore në Shqipëri. Raporti i WikiLeaks përmend një seri tërmetesh qysh në vitin 2009, që vinin nga shpërthimet nëntokësore.
Një situatë dramatike ndodhi në vitin 2015, kur nga një shpërthim nëntokësor në formë fontane u rrezikuan banorë të zonës dhe u krijua një mjedis i rrezikshëm për jetën. Qeveria relativizoi problemin dhe Bankers premtoi se do të investonte në fshatin e dëmtuar, pa bërë realisht asgjë.
Që të hetohet korrupsioni i Bankers-it dhe funksionimi i saj si një bankë në të zezë për para nën dorë për zyrtarët e lartë të shtetit, duhet të hetohen nënkontraktorët e saj, lidhjet e tyre politike, betejat e Bankers-it në arbitrazh me shtetin shqiptar dhe fitoret e dhuruara nga shteti shqiptar përmes sekserëve, që më pas rishpërndaheshin mes palëve.
Kjo histori ka 20 vite që vazhdon. Gjithmonë ka pasur përpjekje për ta hetuar, gjithmonë është konstatuar ky bilanc fiktiv i Bankers-it, gjithmonë është çuar në arbitrazh, gjithmonë është humbur me dështime arbitrazhi nga qeveria shqiptare, dhe më pas janë ndarë lekët.
Rasti më klasik ka qenë kur Albpetrol nuk i njohu Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol-it, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh.
Shteti shqiptar pretendonte se kompania kishte shmangur taksat duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit.
Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania, në momentin që rekuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatim fitimi.
Edhe pse më 2016 shteti tentoi ta mbledhë forcërisht këtë gjobë, çështja shkoi në arbitrazh dhe një komision auditimi i dha të drejtë Bankers-it. Dhe këtu ka plot dridhje për zyrtarë të lartë socialistë të asaj kohe.
Gjithçka është e qartë nga jashtë, por kërkon një hetim profesional dhe, natyrisht, prova që mund të sigurohen në rrugë hetimore. Nuk jam i sigurt sa mund ta bëjë këtë Prokuroria e Fierit, kur tek ne as SPAK nuk ka bërë deri më sot ndonjë hetim të mirëfilltë për korrupsion, por është marrë me hetime pasurie për të mbuluar dështimet profesionale.
Super-pagat e Bankers-it, faturat fiktive në adresë të personave të njohur, mbi-aftësitë e nënkontraktorëve që befas u kthyen në biznesmenë të mëdhenj – pra, fryrja e shpenzimeve në tërësi, duke rindarë fitimet nën dorë – është një praktikë e dukshme dhe e pamoralshme, por që ha shumë debat ligjor nëse nuk shoqërohet me fakte të hetuara mirë që të zbërthejnë skemën e funksionimit të kësaj kompanie si bankë e zezë.
Dhe kjo varet shumë nga qëllimi për të cilin ka nisur hetimi.
Nëse ka nisur për arsye lokale, apo hatërmbetje për mosndarje të mirë lekësh, mbyllet shpejt se gjenden lekët.
Por nëse ka nisur vërtet për të hetuar kapjen e shtetit nga Bankers, radha për t’u hetuar është e gjatë nga të dy palët. Bankers nuk është kompani nafte. Është një bankë, ku klientë të saj janë njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht.
Nuk më duket se klientët e saj janë gati të falimentojnë bankën e tyre.
Ndoshta duan një pronar më të sigurt.
Nderkohë, ish naftetarë veteranë, qysh nga pusi i naftes i famshem 542, vdiqën pa patur asnjë shtëpi, mbasi Sali Berisha, me ligjin 1501, shkërdheu gjithë pronat, duke lënë pronaret e vertetë pa pronë, dhe duke bërë gjithë tropojë, kukes e dukagjin pronare të tokave të xanuna, ndersa sot në Theth, pretendojnë tokat e tyre. Nuk ka shtet që gjithë atyre tokë zanunit, tu a marre tokat nga ku i kanë, e tu a japë atyre që u a zunë dru me pre-të e zbritun nga mali i theqafjes.
Respekt Builder,eshte mese e vertet vetem nje gje nuk ke sqaruar qe shteti demografik i instaluar pas 90-tes baze kishte vjedhet,pervehtesimet e pronave dhe zaptimet e pronave shteterore. Pa nje ligj te mirefillt te pronave dhe pronareve te vertete Shqiperia kete kancer do ta kete ne trupin e saj ku here pas here do te çfaqi siptomat e vdekjes.
Bekim, mendoj që duhet “shteti demokratik” e jo sikunder keni shkruajtur ju. Për të tjerat, çdo kush mund të pasurojë mendimin tim, me mendimet e tyre. Kjo gjë rrit vlerat dhe objektivitetin. Ju përgezoj e përshendes.
Saliu, Nano, Meta dhe më i keçi i të gjithve për sa i perket korrupsjoni Ed Ram Turk hajdut Erdogani, janë anti Shqiptar, hajdut dhe vrasë ordiner. Që nga vit 1945 e këndej, ne si shoqrie ullhiqemi nga disa islamo-komunist, barba, primitiv dhe rrezultati ështe ky që ështe sot, më shumë se gjysma e popullsië e kanë braktisë Shqiprinë dhe shumë të tjer donë që ta braktisin po patën mundësie. Poshtë shteti i islamo-komunistave, ku do në botë, lire njerzimit nga islamo-komunist-lindor.
O komentus ke ngateruar vitin , jo nga 1945-sa Po pas 90-tes qekur e mori saliu me cekun e brdhe ? Mos ngatero Islamo- komunist nuk shkon se komunistet prishen kisha e xhamija ne vend te tyre ben zhvillimin e vendit qe ti sot shprehesh duke komentuar ? Saliu po quhet Islamo- komunist nga ky te ka ardhe e keqja , jo per gje po ta kuptosh mire te mos flasesh percarte,???? Ai i mbolli si kerpudhat edhe njehere me kisha dhe xhami shko falu Tashti tek allahu ???!
.errbe me mend: ne dy milion banor jane plaqkit 10 miliare! Sikur kjo tw ndodhte ne Gjermani, e te plaqkiteshin perfawrsisgt 100 milione baoret te Gjermanise? I bie qe do te kishte nje plaqk prej 500 miliare!!! Gjermanet do te cemndwshin nga reagimi, i madh e i vogel. Ja pra, pushtetaret qe debuan 1.5 banore jashte vendit duke bere nje plaqk makabre sikur kjo! A po degjon, o popull? Zgjohu, o dele e lodhte!
Ðmrh jane vjedh perafersiht 4000 euro per koke banori?!??! Dhe ky dele popull rri e lexon? Apo slexon fare?! Plaqkitet ne vleren 4000 euro per koke banori vetem nga nafta! Po hajnit tjera? Si osh te cmimi qe eshte kaq i larte , me i larte se ne Gjermani? Flej dele flej!
Na rrofshi koqet. E para 7501 e beri dhe miratoi PS. PD nuk e ndryshoi se populli yne eshte thellesisht pa tru ,pra socialist( par exellence). Harruat si çirreshin deputetet puniste se ne nuk ia dorezojme pronat latifondisteve? Gabim i rende ama kush ua thoshte nga e djathta quhej fashist. Vuajeni tanime brz pas brezi sepse e meritoni. E dyta ,kontraten me Banker e beri Nasipi dhe e firmosi Fatos Nano. Sot krye socialisti jeton rehat ne Vjene. Paguan Bankersi. Berisha qe betohej e ulerinte kur kontrata u neneshkrua ,kur erdhi ne pushtet u qengj dhe ketu Maze Bero ka te drejte. Boll armiq kishte ne Amerike. E megjithate fjate 8 vjeteve Bankers pagoi nja 600 milione buxhetit. Therrime. Por pastaj erdhi Edi. Bankers thjesht nderroi IBAN ku te derdhte rryshfetin. Tani Edi e di se sapo te lere pushtetin do tia fshijne IBAN prandaj po kerkon bonusin e daljes ne pension. Prandaj o Bankers paguan o paguan. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte ose da ke çekanin ne dore. Sa per popullin,buke dhe cirk.Çmut doni tjeter
Sa te jete FAKTORI "R", ne kontraten e hartuar nga Bode dhe Ruli qe e nguli, nje mut do marri shteti.
Mero, e dëgjove Berishën kur tha : ,- Bankers i ka shlyer të gjitha detyrimet në kohën që ishte në pushtet PD........ . E di ti kush ja bënte Bankers studimin mjedisor?... Raportet e ndikimit më mjedis? .... Një raport i tillë kushtonte qindra mijra euro, në mos miliona...... . Kontrolloni list pagesat dhe faturat financiare se fo të zbulohen xhevahire................ . Dhe kemi sy e faqe ne dhe shajmë regjimin e Enver Hoxhës. .... Ai shkërdheu nji të dhjetën e popullit, ndërsa pjesën tjetër i arsimoi, punësoi, i bëri me shtëpi dhe fëmijët r tij i la pa shtëpi. ....... . Këta sot e kanë bërë gjithë popullin të flasë me vete dhe kanë vjedhur sa të sigurojnë 200 breza të fisit të tyre të shkërdhyer.
Moment teper I sakte! Hallall qumeshti I nenes
Sa te jete FAKTORI "R", ne kontraten e hartuar nga Bode dhe Ruli qe e nguli, nje mut do marri shteti.
Berati petriti vuqiqi e shum mediume kan veprue kunder VV dhe shtetit të Kosoves. Kjo qa po ndodh është e mjer për opozitën koqevare dhe poziten shipkare. Populli e din kujna meja qit voten. Partit pdk, ldk, aak dhe lista cetnike serbe po munohen me puq mi mar pushtetin se vuqiqi jav terhoq vrejtjen ju tha kush shkon me Albinin te une nuk ka qa lyp. Opozita po shkon drejt vuqiq por babes Albin veq bolet munen me ja majt ne goj. Rrnoft Baba.
Dole prap ti or jashteqitje e Albin mutit ? Ik or morracak !
@Idiot noterik. Mbahu pas koqeve te baba Kurtit, se tjeter gje nuk di te besh, as e ke idene se cfare po ndodh ne Kosove, ne rajon e ne bote. Mjere Kosova me njerez si ti, por shpresoj te mos jene shume si puna jote, idiote e trushpelare.
Jashtë teme, por me gjithë mend "u dhimë t'u qeshë me Babën Albin, dhe levizjen dumbabiste Vetë Varrosje.
Noku ti i dhjere ke qene tere jeten ndaj rri larg se qelbesh. Inkontinenca eshte semundje e rende ama me nje sjellje te kujdeshme mund te jetosh me dinjitet ,pa u bere gaz i botes. Mbahe veten or burre.
Mirë Mero. Më në fund. Skandali i Bankers është shumë më i rëndë se ai i Thethit, me të cilin qeveria përpiqet të largojë vëmendjen. Edhe se ai i 21 janarit. E thashë edhe dje. Shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë. Boll po i tërheqin nga hunda prej 30 vitesh. 200 000 demonstrues para SPAK-ut, deri sa të tërheqin zvarrë Altin Dushmanin. 200 000 para kryeministrisë së paaftë dhe të papërgjegjshme! Pse vetëm ai i çmënduri i Viçidolit mund të organizojë demonstrata për interesin e tij?! Po Arlin Qori çfarë bën?! Dikush duhet të lëshojë kushtrimin ndaj kësaj klike antishqiptare. Mediat, drejtësia, politika janë të gjitha të blera. Mos prisni gjë nga ato. Përfaqësuesit e tyre janë të gjithë milionerë me euro.
Cfare te hetohet me pare ne kete vend hajdutesh,kush ta bej?hetues te korruptuar,analfabete,edhe ndonje qe ngre zerin kur shikon se kush fshihet mbrapa ketij korrupsioni,terhiqet me bisht nder shale nga frika e mafies politike qe jane pasuruar dhe nuk dine ku i kane vilat e shumta....ky vend u cbe qekur erdhi ne krye vampiri sali qe bankersi i ka paguar sigurimet dhe dilte me humbje,dhe ne gjurmet e vampirit vazhdoj edhe palloshi me hajdutet e tij
Mos kini merak se Olsi Dado ne SPAK dhe Erjon Bani ne GJKKO do ta ndeshkojne shume shpejt korrupsionin e Bankers.Por jane nje cike te zene me fustanet e gruas se Veliajt.
Sistemi komunist deshtoi me turp. Sistemi fashist po ashtu. Sistemi liberal kapitalist deshtoi me me turp. Keqardhje per shtresen e popullsise qe punon dhe siguron te ardhurat me djerse. Kjo klase politike eshte llumi i llumit te shqiptareve. SPAK merret me arka peshku, breke grash dhe hetome ordinere ku kostoja e hetimit eshte me e madhe se perfitimi nga gjetja psh e arkave te peshkut per korrupsion. Safet Gjicin e linçuan pa bere korrupsion dhe e lane ne burg te semure. Ate super mashtruesin Salianji e lene te beje seks ne spital me roje, Erion Veliajn e shoqerojne 30 forca policie sikur te ishte Al Kapone para 100 vjetesh.
Moj Shqipèri e varfer tè kanè shqyer si ata çakallet qè shqyejn kermat.kè tè kapèsh e kè tè DHJESÈSH,,te gjithè robqira janè.
Qifsh t'amën m'öth. Thojshin pleqt ktyne her.
Mero ,duhet pranuar me shume keqardhje nga ne te gjithe se krejt liderat dhe lidershiprat e pas viteve 90 ,nuk arrijne dot as tek maja e noc rrokut te komandantit nga gjirokastra ,per nga serioziteti ne zbatimin e ligjit dhe respektimin e pasurise kombetare .Çeshtja e grabitjes se nentokes ne pergjithesi dhe bankers ne veçanti eshte shume serioze per publikun e gjere dhe shqiptaret e ndershem.Njerezit e thjeshte jane ne pritje te veprimeve te organeve te zbatimit te ligjit per hetimin e kesaj afere qe duhet te zbuloje hajdutet qe prej vitit 2004 e deri sot .Dhjetera miliarda dollare me sa po degjojme qenkan grabitur nderkohe qe njerezit marrin pensione dhe rroga qesharake.Respekte per gazetaret qe nxjerrin ne publik keto lloj investigimesh .
Shume, shume i rende ky skandal. Te shkretet naftetare qe punonin nen terror dhe denoheshin se ishin shume te zotet. Une kam nje vit qe lexoj gazetat ( me shume komentet sesa artikujt.. me mjafton titulli e dy rreshta per te ditur sa ia vlen)dhe shpesh here i them vetes : Boll.. pse merzit veten? Cdo gje per se prapthi. Njeriu dhe toka kane nevoj per Zot! Kjo eshte A- ja. Shume e rende qe bejne shperthime nen toke. Keta luajne me jeten e njerezve.
Ate qe i kane bere dhe po i bejne popullit shqiptar pushtetaret e tij nuk ja kane bere as armiqte me te eger.E kane vjedhur dhe poshteruar deri ne palce
Mero i ke bere ca mbeshtetes tani. Keshtu qe gradualisht fillo e ti biesh Rames dhe jo sic e bere me Saline qe i re direkt. Me kete rast dhe nuk bie shume ne sy se po prishesh per interesa ekonomike(sot Veli e dje Sali)
Respekte Mero djali!
Ja hongsh biren e mutit Albin Kurtit.
Hetimet e thelluara te deritanishme per brekë,kanotiere,arka me peshk ,keca edhe qingja duhet te perqendrohen tek miliarda euro (ose te konvertuara mijëra miliarda leke)qe magjistaret e bankers dhe politikanet e lidhje me ta kane zhdukur nga xhepat e shqiptareve.
Me ne fund Erioni po flet ….. Do Dale koka me skuadren shume shpejt…..
Mero, si gjithmone, brilant. Ajo qe po ndodh me Bankers eshte tentativa e Rames, duke perdorur Ballukun, per te nderruar pronare, por do hane llozin, sepse nuk e dine me ke po merren. Me pak fjale, do mbyllet se parate do gjenden. Balluku, qe do haje llozin per vete ne Shtator, po nxiton te beje gojore sa te mundet kete vere, thone zerat oligarkike nga Tirana dhe Fieri, me qellim te mbijetoje. E pamundur. Do e hedhe ne zjarr miku.
Korrupsion Paaftesi = Mjerim per shqipetaret. Mendova se Rama do bente dicka, por duket nuk ka nje shqiptar qe t'a nxjerri Shqiperine nga prapambetja shekullore.
Përshendetje Z. Mero. E lexova artikulln tend për Bankers Petrol. Besoj se je shumë shumë i vonuar. Unë të kam dërguar raportin e KLSH të 4 Marsit 2015, ku jepen rezultatet e auditimit, sipas çështjeve dhe nën çështjeve të bazuara në programin e auditimit për periudhën nga data 01.01.2013 deri më datë 31.12.2013. Ky auditim është ushtruar në Agjencinë e Burimeve Natyrore me objekt: Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomik e financiar dhe mbi objektin e veprimtarisë së AKBN: “zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e post shfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe hidroenergjetik”, por Ju nuk u ndjet fare. Unë kam qënë ekspert i fushës së përpunimit të vendburimeve të naftës dhe gazit. Rezultatet ishin skandaloze në aspektet e mëposhtëme: 1. Dëmi financiar ishte në vlera rrënqethëse. Nuk mund të gjesh një vend të botës që të shfrytëzohet një vendburim prej 21 vjetësh dhe shteti të mos marrë asnjë kacidhe nga fitimi. Kjo do të thotë se të gjitha institucionet ligjëzbatuese, supervizuese dhe komanduese kanë qënë me paaftësi të theksuara ose kanë qënë të gjitha të korruptuara. Më pëlqeu thënia e një gazetari që SPAKU merret me br..., me arka peshku apo ..... Vjedhja që i është bërë këtij populli nga kjo pasuri nëntoksore nuk ka të dytë për tu krahasuar në botë. 2. Dëmi përsa i përketë ruajtjes së nëntokës është një krim i pariparueshëm. Nga analiza e shfrytëzimit pa kriter dhe pa asnjë studim shkencor të vëndburimit Patos – Marinëz do të kthehet në një kënetë Ekologjike, që për realibitimin e saj do të duhen jo 50 milion Dollar, sikurse e kanë planifikuar në fund të fazës së abondonimit, por jo më pak se 500 milion Dollar. 3. Dëmi në drejtim të ruajtjes së mjedisit ishte për të vënë duart në kokë. Shfrytëzimi duhet të ishte me cikël të mbyllur simbas normave Europiane, gjë që kushtet ishin më të këqija kur vendburimi shfrytëzohej pa kaluar kompanive të quajtura të huaja. Duhen faqe të tëra për aktin kriminal që është bërë në këtë vendburim. Le të shpresojmë se SPAKU do merret me këto abuzime me miliarda dollar dhe jo me bre.. dhe arka peshku.
Paramendoni, sikur kjo tw ndodhte ne perafersisht 90 milione banore te Gjermanise; nese ne Shqiperi ne 2 milion banor jane plaqkit 10 miliarde, atehere ne 90 milione gjerman sa do te ishin plaqkit? Llogarisim: 2milione : 10 miliarde=90milion : Xmiliarde 10milarde x 90 milione X = —‐—-‐—————————— = 450 miliarde 2 milione Pra ne Gjermani do te plaqkiteshin 450 miliarde E per nje plakitjw si kjo, gjermanet do te cmendeshin i madh e i vogel. Tani, te shohim sa i bie plaqkitja per koke banori ketu ne Shqiperi, ne 2 milione banore jane vjedhe 10 miliarde: 2milione : 10 miliarde = 1 banore : X 10 000 000 000 x 1 X = ———————————— = 5 000 (pese mije) euro. 2 000 000 Pra plaqkitja, vetem nga nafta, paska qene 5 mije euro per koke banori! Dhe ketu delet rrijne e lexojne, madje as nuk lexojne?!! —- Llogaritja u be sikur te kishim 2 milione banore, njesoj llogartini sikur te kishim 2.5 milione banore, plaqkitja do te ishte diku perafwrsiht ma pake se 4 mije euro per koke banori.
Perderisa ne mbrojtje te bankers-it doli Perbindeshi i Vicidoli te gjithe shtrihen barkas, sepse salih Vuk Berisha ia ka bere bene shqiptareve per t'i zhdukur si komb.
Mero je i madh !!! Te lumte PENA ???
Mero je i madh !!! Te lumte PENA ???
Shqypnia asht ne hall. Edhe shqyptaria ne krize identiteti. Vetem i madhi Albin Kurti e pshton kombin tone e Shqypnin. Kush nuk e perkrah kyt Skenderbeg te kohes sone lyp qi 900 mi nona.
Freskim memorie per Meron e sklerozuar - Kush i filloi hetimet ndaj atij "Bankers"? Ish-Prokurori Adriatik Llalla i shpallur "armik" nga Rilindja! Kush ushtroi presion mbi Adriatik Llallen per te mos hetuar ate "Bankers"? Ish-Ambasador-Guvernatori DOMNALD LU! Arsyeja? Sepse tek "Bankers" ishte atehere Aksioner ish-zevendes presidenti Amerikan i D, Trump ne mandatin e pare! Ja, kjo ti ngacmon ca sklerozen or Mero, ndoshte edhe memorien ta kthellon..
Berishe mblidhe mendjen pe gege bosh shite cdo gje su nginje mjafto bistrica fabrikat ti je i cmendur apo sje ne kete bote ti burgosin xenin argiden packa po te kene gabuare e ti burgosi me burg perjete
“Bjeshken e shkrete e hane gomeret e verber”-eshte nje shprehje e kahershme.Vetem Ai qe nuk jeton me ishte i Zoti i kesaj toke…
Faleminderit Zoti Profesori! Respekte! Eshte tejet e dhimbshme kjo histori. Jam pa fjale
Epoken BANK-ers ke kujtuar sot o Mero? Shko e pyet se ta rrefen vocrrakun Donald Lu, atehere ai ishte Fuqiploti ne kete vend, Rama vetem sa i sherbente si ushkur brekesh..