Kartela false e Salianjit dhe shteti fals i së drejtës

14 Korrik 2025, 18:21Editorial Mero Baze

Ervin Salianji rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në nëntor dhe një herë në mars, me një diagnozë false, që ka maskuar ndërhyrjen kozmetike të tij për mbjelljen e flokëve dhe shërbime të tjera estetike.

Sipas kartelës mjekësore, ai është shtruar me diagnozën “Ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër + miniflebektomi”, e cila në fakt tregon për një procedurë mjekësore të trajtimit të variçeve. Në rastin konkret bëhet fjalë për “vena saphena magna”, një venë e madhe sipërfaqësore që ndodhet në këmbën e majtë, sipas përshkrimit.

Sipas shpjegimeve të mjekëve, “Ablacion me radiofrekuencë” është një teknikë jo-invazive që përdor nxehtësi të krijuar nga valët e radiofrekuencës për të mbyllur venat varikoze, duke ndalur rrjedhën jonormale të gjakut në ato vena. Ndërsa miniflebektomi është një procedurë kirurgjikale e vogël për heqjen fizike të degëve të venave varikoze, nëpërmjet prerjeve shumë të vogla në lëkurë.

Këtu lindin disa probleme.

Problemi i parë është që duhet të nisë një hetim për diagnozë false, dhe duhet të shkojnë para përgjegjësisë edhe mjekët që e kanë firmosur atë.

Ervin Salianji duhet të ekzaminohet nga një komision mjeko-ligjor, për të provuar nëse e ka kryer ndërhyrjen për variçe apo jo, dhe pastaj të sqarohet se si ka funksionuar trajtimi i tij kozmetik për mbjelljen e flokëve. Sipas shënimeve, ndërhyrja është bërë në një klinikë private jashtë spitalit ku është shtruar, kështu që hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

Kjo, jo për të verifikuar shëndetin e Salianjit, as për t’i prishur atij “kujtimet e burgut”, por për të verifikuar se si funksion shteti i së drejtës në Shqipëri.

Një piramidë e tërë, që nga ministri i Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe drejtori i burgut të Fierit, janë të angazhuar në një zinxhir falsifikimi të fakteve për të justifikuar shërbimet politiko-estetike ndaj një ish- të burgosuri.

Nëse Prokuroria nuk hap hetim për këtë çështje, një komision hetimor parlamentar duhet të kryejë një procedurë hetimi për të verifikuar papërgjegjësinë e gjithë zinxhirit administrativ për burgjet në shtetin shqiptar. Një kartelë që e siguron Evi Kokalari nga SHBA është e çuditshme që nuk e gjejnë dot organet tona të drejtësisë.

Po të mendosh që Salianji ka dalë nga burgu i Fierit, ka ardhur në një spital privat në Tiranë, të cilin e ka përdorur për hotel, dhe pastaj ka shkuar në një klinikë private për mbjellje flokësh, për të cilën kemi prova fizike, kjo histori ngre shumë pikëpyetje dhe ngre nevojën urgjente për shumë dorëheqje dhe ndoshta arrestime, që duhet të zënë vendin bosh në qelinë e Salianjit.

Kemi standardet e dyfishta të Ministrisë së Drejtësisë për të burgosur, trajtim preferencial nga Drejtoria e Burgjeve për një të burgosur, duke e diskriminuar pozitivisht në raport me të tjerët, dhe me shumë mundësi kemi dhe mashtrim ligjor nga mjeku me diagnozën e deklaruar për të justifikuar daljen nga burgu, edhe pse diagnoza është banale dhe mund të trajtohej edhe tek ambulanca e burgut nëse do të ishte e vërtetë. Por aq tip sportiv sa është Salianji dhe aq i ri, rrezik se dhe vetë nuk e di çfarë janë ende variçet. Ato zakonisht fillojnë në moshën e Gridës, jo të Salianjit.

Nuk jam kundër që Salianji ta përdorë kohën në burg për të mbjellë flokët, për të rregulluar hundën apo për të drejtuar veshët. Kjo është një e drejtë e tij dhe është mirë t’i jepet mundësia nëse dëshiron. Por mashtrimi me diagnozën dhe regjimi preferencial i tij janë vepër penale për zyrtarët, mjekët dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk po dua ta krahasoj me sjelljet analoge që të njëjtët zyrtarë të burgjeve kanë ndaj politikanëve të tjerë të dënuar, se pastaj mund t’u shtohet edhe akuza e linçimit politik në burg ndaj të tjerëve. Por njëherë të na sqarojnë përse kanë pranuar të zhyten në paligjshmëri totale në shërbim të ish- të burgosurit Ervin Salianji.

Se me këtë që kanë bërë, i kanë dëmtuar atij edhe perspektivën si politikan i persekutuar, pasi ai tani mund të na tregojë se sa dhëmb të shkulësh një qime floku, por nuk na tregon dot sa ka vuajtur në burg. Dhe ky është një dëm i madh për një politikan ambicioz, që fjetjen në spital privat me gruan e quan persekutim, ndërsa duke mashtruar edhe për diagnozën, provon akuzën e prokurorisë për mashtrim, pasi në këtë rast është përsëritës.

67 Komente

  1. k
    kxp

    Ulsi Manja nuk duhet te jete me ne asnje post shteteror.Bastarde si ai jane krijuesit dhe ushqyesit e drejtesise se korruptuar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Si shume karlliqe qe ben, edhe Ulsi Manja eshte nje nga karlliqet qe ka bere Edi K Rama. A mund te vendoset minister drejtesie nje bythpalare si Ulsi Manja?! Dhe aq me keq, per nje kohe kaq te gjate..

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjohu Ed Rama, nese edhe ti nuk je klon i Saliut

        Ulsiu eshte vegel e Saliut mesa duket. Nuk e ka te gjate, eshte koha te shkarkohet.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kot lodheni me drejtesine e re!

        Drejtesia e re nuk behet pz e dheneate me koncesion tek Usa ose Britania!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nexhati nga Berati

          Ne fillimet e veta u duk si e re , po shpejt shkelqeu drejtesia e kursanteve te Plepave , ndoshta me shkollim te plote , po me konceptet e drejesise te krijuara nga prof Argita . Objetivi tyre nuk eshte drejtesia , po pasurimi i shpejte , ne kurriz te ligjit .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Suma

          Bravo Mero varicet behen ne moshen e plakes Grigja hahahaha jan 2 plehra monstra qe shk...kudo prandaj rrin bashk dhe ish-i i sumes i mjeri vdiq nga marazi.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Bravo Evi dhe pastaj bravo Mero. Evi no.1

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bedriu

              Ulsi Manja eshte vene per ti dale mburoje SPAK-ut te miqve me gishtin ne bythe,karakteristike kjo e sisteeve varri .arret.Kjo shitet tek nivleli i ulet shoqeror demokaci,ku Monika nderon plaçken,Liken ne vend ta benin operacion poshte e kane bere ne koke,talentja e spikatur e bordellos me te famshme ne Shqiperi,ku si parlamentare dergonte mesazhe mashtruesit dhe intriguesit fshatar te trajnuar nga Vrenozi ,hajde .iu.Me ta pare talentin e saj TV Kobetare e morri ne gjirin e saj ,ku i ekzaltuar per talentin e saj drejtuesi i BBRryp 4 per here te pare hat serialin me "po ti qenke .arr. Dhe te gjithe perulen perpara perndise se spetaklit me nje buzeqeshje te thate. E perse Sali-hajni te mos beje operacione kozmetike ne burg,kur te gjithe themi njezeri qe "burgu per burra eshte"! Kjo eshte ne fund te fundit shoqeria qe krijuam pas viteve 90-te fale Miqve me gishtin ne bythe. Ndaj lereni Salihajnin se ai do te rringjalle partine e defiçenteve per ta ridjegur edhe nje here kete vend siç veproi paraardhesi i tij Sali krimi.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kutuzovi

                Kete skandal qe ka bere Salianji,SPAKU duhet t'a marin ne hetim dhe te verin para pergjegjesise te gjithe ata drejtues qe i kane krijuar kaq lehtesira dhe te fshehta me diagnozen e Slianjit. Ne burg duhet tte shkojn me ministrin e me drejtoret e burgut e spitalit qe e kane lejuar dhe kane mashtruar ligjin.Kjo eshte tallje me popullin. U be bytha e Salianjit te tallet me popullin dhe na hiqet si garip.Drejtesia te zgjohet nga gjumi litargjik.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pjeter

                  Kush di te thote se da here Grida ka ngritur kembet per te hapur rrugen da shkruan Mero?

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Franz Kafka

                    Akoma doni me prova se drejtesia e re jane ne fakt plepat e rinj te berishes. Te gjithe ju qe perkrahet spak bashk me mero bazen e rinildas akoma se keni kuptuar se rate ne kurth duke menduar se spak eshte e pavarur. Te gjith te pd I liroi nje nga nje madje duke I ofruar dhe mbjellje flokesh. Nesje do e kuptoni gjithsesi kur te liroj edhe ilir meten pas 1 muaji

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      1997

                      Po ku qendron cudia ketu? Babalja ngelet perhere Babale, ah ah ah ...

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enveri

                        Mero, i ke te sakta informatat, sepse mua me ka ardhur informacioni i fundit fare, Salianji paska bere edhe zgjatje te biles me 3 cm ...

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Builder

                          Si shumë komardare po shpohen rrugës …. Edhe kjo mungonte.

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nositi

                          Bravo Mero Po kush te degjon

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Burgagjiu

                            E hëngri dhe Ervini më duket. Nuk e kam fjalën për Salianjin. Për një Ervin tjetër. Thëngjill i mbuluar, i thonë në Myzeqe...... Drejtori i burgut të Fierit..... Prandaj thoshte Salianji në çdo studio; Personeli i burgut të Fierit, janë profesionistë.

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Leni

                            Futeni Ulsiun brenda dhe mbaron kjo mesele. Pushteti nuk është vegël për ta përdorur sipas qefit, është detyrë që duhet ta ushtrosh sipas ligjit, Turp për Ulsiun që në rastin më të lehtë është treguar sylesh. Duhet të shkojë për lesh.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Munika

                              Ka nje mori provash qe rrefejne kalbjen e sistemit shteteror, I cili vepron me platforma te organizuar ne dobi te mafiozeve te denuar. Kjo e ben te pabesueshem edhe drejtesine qe I liron para kohe edhe sistemin e burgjeve.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dima.com

                                Po qe e vertete kjo histori,eshte turp per drejtesine shqiptare.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arditi

                                  O Derman me trego nje rast jo turpi per drejtesine shqiptare. Aty nuk ka drejtesi. Ka dreqesi

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Koli ..

                                  Bjeri qenit....!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    Ulsi Manja

                                    Hhahahah. Ore Mero, po Ulsi Manja bastardi, merr valixhe me para nga krimi, o burre. Ca te presesh. Nje injorant bastard. Po ky vetem nje pjese te fajit, ka. Eshte ai miku me lart, qe eshte truri. Dhe shyqyr qe ti ke filluar ta tallesh. Si ishte ai titulli yt: Edi Rama i shpall lufte atyre qe shesin qumesht. Hhahahhahah. I madh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      MAJAKOVSKI

                                      Bukur Mero keshtu e duan horrat. Te japin doreheqjet nga i fundit deri lart. Dhe burgu. Eshte e lehte tiu permendesh burgun hallexhinjve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        taku

                                        Bravo Mero Baze

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          A mund t'i besohet Ramës?

                                          Mos doje të thoshe bravo Evi Kokalari?

                                          Përgjigjjuni
                                        2. n
                                          ne

                                          Vesi vdes me shpirtin…

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Besnik

                                            Te lumte Mero. Duhet termet i fuqishem edhe ne keto hallka!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arma Vlora.

                                              Bravo Mero, dhe nje Brovo per Evi Kokalari,ti digjeneroni kèta shkèrdhara qè radhi bolet me Popullin,.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                U

                                                Kam qene dhe Jam me Edi Ramen,por ketij skandali I duhet shkuar deri ne fund ne se eshte I vertet,nese kalohet ne heshtje qeveria dhe kryeministri kan pergjegjesi para shqiptareve. Hetimin duhet ta filloj ministry I a e drejtesise,dhe nese faktet qendrojn tja kaloj Spakut.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jo

                                                  Eh si vajti puna e shtetit te gjithe duan ta dhjesin per perfitime per qoka etj etj........

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Haka Tekizoti

                                                    Salianji u dënua për shpifje. Për të realizuar shpifjen organizoi një grup njerëzish që e pranonin rolin e shipësit kundrejt pagesës. Tani po vërtetohet që është edhe mashtrues dhe edhe për të mashtruar ka marrë në shërbim të tij një grup të madh njerëzish, të cilët, edhe ata me siguri janë paguar. Ndoshta vetëm Grida nuk është shpërblyer me të holla. Sa mund të ketë shkuar fatura?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Q
                                                      Qazim Pali

                                                      Yyyyyt kopila shkijesh që rroni me like fallco jeni ju e dalshi fare dalshi. Bandat Kriminele nga e ashtuquajtura opozitë e Kosovës që i shërbejnë Sërbisë nga PDK-LDK-AAK-Lista Terroriste Serbe, nuk e kanë hallin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës por si të plaçkisnin Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Dhe ku munden të falin ndonjë copë të Kosovës fqinjëve sllavë për të u hedhur kinse ,,diplomat të sukseseve"! Nuk po guxojnë Bandat Kriminele dhe Tradhëtarët e PDK-LDK-AAK-Lista Terroriste Serbe as të pranojnë humbjen e tyre dhe as të shkojnë në zgjedhje, ngase kanë urdhër nga Vuçiqi që sa më shumë të zvarritin këtë situatë kaotike! Bill Clintoni dikur u shprehë; Ne së bashku fituam luftën, ndërsa ju fitoni paqen! Ju fitoni paqen duke mos kultivuar krime e korrupsion! Ju fitoni paqen duke transformuar shoqërin tuaj në vlera të demokracisë që drejtësia godet çdo vrasës, kriminel, trafikant, të korruptuar! Ju fitoni paqen duke mos mbajtur mbetje të Rankoviqit dhe Millosheviqit në drejtësi, në gjykata, prokurori, politikë, arsimë, shkencë, kulturë..! Ju fitoni paqen duke mos ju nënshtruar lojërave të Sërbisë por çdo pozicion i juaj të përmbushet me argumente dhe dëshmi që keni më së shumti! Ju fitoni paqen kur të jeni të bashkuar të gjithë ndaj Sërbisë dhe pretendimeve të saja të padrejta! Ju që jeni munduar të realizoni planin e Millosheviqit për të coptuar Kosovën, duke krijuar 17 komuna serbe nga fshatrat shqipëtare! Dhe ju e çertifikuat dhe e rifaktorizuat Listën Terroriste Serbe prapë edhe pse kreu aktin terroristë në Kosovë!! Ju jeni hapur në shërbim të Sërbisë. Puçistët PDK-LDK-AAK të dirigjuar nga Sërbia, pasi nuk morrën votat e qytetarëve të Kosovës, po ëndërrojnë që votat e qytetarëve të Kosovës të besimit të tyre që i dhanë VV mbi 42% t'i barazojnë me nga 17% të tyre me like fallco në mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse! Vuçiqi ka vënë si shef gjeneral të së ashtuquajturës opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK dhe këta duhet të veprojnë nën komandën e Listës Terroriste Serbe. Vuçiqi ka urdhëruar të ashtuquajturën opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK të zvarritin dhe të bllokojnë konstituimin e Qeverisë së Kosovës që të marrin kohë që të krijojnë një kaos në Kosovë nga mos funksionimi i ministrive që do drejtonin këto dikastere! Puçistët e dirigjuar nga Sërbia të kohës së Pandemisë po mendojnë se prapë qytetarët e Kosovës durojnë ndonjë Puç të ri! Rastësi apo jo strukturat e sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe në Pejë të Kosovës?! 1.Gazmend Muhaxheri, një sherbëtorë i përkushtuar dhe besnik i kishës serbe! 2. Demo Berisha, një shërbëtor i përbetuar i Sërbisë! 3. Vëllezërit Devolli, argatët e Braça Kariqëve! 4. Xhavit Haliti, një i dyshuar për shumë vepra të kaluarës së tijë! 5. Ramiz Kelmendi, një pronar i prodhimeve serbe në Kosovë! .... Jam i bindur se tërë veprimtarët e vrarë të Rugovës, ky Luta, Gazmend Muhaxheri, Isa Mustafa...i kanë nxjerrë në prita të vrasjes nga PDK-AAK , andaj nuk guxojnë të ndahen se mund të hapet kutia e Pandorës! Ramush Kadyrovit të Radojçiqit nuk i ka ngelë gjë tjetër pos të ulurisë pak për ndonjë like fallco! Shpreson t'i merr me vete tërë ata që bashkëpunonin në laboratorët e drogës së veriut dhe ato gorankat që punonin në bordellot e Radojçiqit, sa me u duk që ka ndonjë mbështetje! Këtyre Tugjarëve të Tokave të Kosovës që ua falnin fqinjëve sllav, nga sikleti i madh nuk ju ka mbetë gjë tjetër pos të ulurijnë trishtueshëm për ndonjë like fallco në mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse me shpresë se do mashtrojnë ndonjë qytetar të Kosovës. Tërë qytetarët e Kosovës, i madh e i vogël e kanë pa me sytë e tyre se si Bandat Kriminele të 20 e ca viteve të kaluara me institucionet e kapura nga ata vjedhën dhe rropën si hijenat votat e qytetarëve të Kosovës që kishin votuar për VV, ngase VV në mandatin që kaloi prioritet mbi prioritete kishte shtrirjen e sovranitetit të plotë të shtetsisë së Kosovës cepë më cepë territorrit të saj që këto Banda Kriminele e kishin lënë të rrezikuar në aneksime nga Sërbia! Pra, pasi ky prioritet tashmë është komplet i përfunduar tani është rradha e prioritetit tjetër që po vretë Kosovën: luftimi i krimit dhe korrupsionit në institucionet e larta të Gjygjësisë, Prokurorisë, Avokaturës, Mediave...që këta mbajnë në jetë edhe Kriminelët Politikë. Duke e ndie fundin e tyre, Kriminelët Politikë iu vërsulën votës së qytetarëve të Kosovës për të vjedhur dhe plaçkitur, për të tentuar që t'i ikin edhe ndonjë ditë Drejtësisë me të cilën një ditë me patjetër se duhen të përballen.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Henk

                                                        O Qazim, o kar, ça ke shkruar..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emigranti

                                                          O Qazim trapi,o byth lepirsi i Al-Bin Serbit,mos u fut si mizat ne dhall.Ketu flitet per tjeter gje dhe ti po shkruan gjera pa lidhje. Gjuhen qe ti perdor kunder gjysmes se Shqipetareve te Kosoves tregon qe nje mbeturine e flliqur sllavokomuniste qe kerkon te fusesh perçarje mes Shqiptareve

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. U
                                                            Une

                                                            O qazo nuk e rruan shume karin njeri se per ça ke shkruar

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. H
                                                              Haka Tekizoti

                                                              I paske ra pikes Qazimo. Mos ua vere veshin ketyre jashteqitjeve te Ramos se Vuqkos qe tu paskan sulur si mizat ne bythe ta kalit. Ketyre dhe liderit te tyre jau qifte nonen Albin Kurti, Baba i kombit shqiptar.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. B
                                                              Bato

                                                              Ja nje kar vv-je

                                                              Përgjigjjuni
                                                            3. B
                                                              Bufiiii zgjohu

                                                              Nuk besoje qe Rama ka qene ne dieni as ministri drejtesise, kjo shkelje e ligjit ka si responsable ( doktori burgut , drejtori burgut, drejtoria e burgjeve ) nese ministri drejtesise nuk ka qene ne dieni duhet te perballet me ligjin nukbe perjashton. Ky skandal me kujtone Ameriken latine ku shefat e karteleve bejne te njejten ne burgjet.... Bufi kenetes qe lodhet per karrtelet i paska karrtelet brenda partise.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Nga fshati titit

                                                                O Mero po keta jane bythe e breke te dy palet,ja u ka bere shurren GRIDA SUMA dhe keta vazhdojne e thone se SALIANJI eshte lider,po si munde te jete nje mashtrues nje shkeles ligji dhe amkohet jam lare me kanace,po ILIR BEQEN e mbajte 24 ore ne kembe dhe nuk I jepnin nje bison uje,kurse ky mashtruesi iken me jave nga burgu dhe I thuren lavde sikur ka sakrifikuar per Shqiptaret,kjo eshte porosia e Grides per cdo analiste e tv.per ta bere Salianjin si shpetimtari PD,nuk po flete Saliu qe per keta socilistet ju thote se me cilin flene ne krevat,si ka mundesi qe nuk e di qe Salianji flinte me Griden ne spital te dhjevsha shtetin qe kemi,Rama kerkon fatura per qumshtin,por nuk shikon se cfare behet ne burger,kozmetik kurrveri dhe nuk flete asnje gazetare e analiste se ja u ka zene rrylin e fytit Grida me leke.si ti besojme ketij Salianji qe do te behet shtetare me mashtrime apo si pune e priftit BENI SI THEM UNE E MOS BE I SI BEJ UNE keshtu do vemi ne BE z.Rama.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Emigranti

                                                                  Rastin i trajtuar fillimisht nga zj Kokalari e tani edhe z Baze nuk ka si te mos marrjen vemendje nga z Rama ku nuk do shume mend per te kuptuar se eshte shkelur ligji nga nje zinxhir zyrtaresh.Ne se vertet mos zbatimi u ndeshkua e po vazhdon dhe mire behet po ky rast i peshtire a nuk duhet te marre vemendje e duhet nga z Rama qe deri tani nuk po ndjehet i gjalle.Le te presim

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Landi

                                                                    Turp o gocat e Tanit qe keni fut Sumen ne tv tuaj turp turp po leviz i shkreti Tan ne varr.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Aventurat e pifit me gride e salianj

                                                                      Ne kete vend eshte ber m... mullar e nuk ka ca ben as edi rama e as trump po te vij,vetem po te ngjallet AI qe e shajme ne,do shikosh nga saliy e deri te cuni faqekuq i sheges si do rrine si pule e do duartrokasin... Kemi 30 vjet qe spresojme dhe prap themi qe ky vend me keta njerez nuk behet... Ne cdo fushe e cdo istitucion vetem skandale,vjedhje,mashtrime e lavderime sikur jemi qendra botes. Nje mashtrus si salianji me gjyshen e tij grida sjell verdall polici e spitale dhe ankohet e do na i tregoj vuajtjet ne librin e tij me kujtime i ndihmuaf nga grida qe ben emisione per dashurine ne soc e per korrupsionin dhe shkon ben dasuri me salianjin e me roje policine e shtetit. Lideri dhe lexhenda nuk po reagojne si duket jane te kenawur te dy me borrokoc salianjin

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        T

                                                                        Ju qifsha shtetin qe keni .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mokrari

                                                                          Po ka ngelur PD ne dore te MISTER BINIT SALIANJI,bej mutin kesaj pune ky pa poste vetem Grida SUMA eshte moderatore dhe mbane leksione si duhet te fuksionoj shteti shkel ligjin bashke me ate qe po bene cmos ta beje lider po nuk ka bythe SALIANJI moj GRIDA te pakten per keto qe ka bere si mashtrues e shkeles ligji ku kerkon favore me shume se te tjeret nuk meriton te jete ne PD dhe aq me keq si drejtues sic kerkon Salianji me Sumen.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            AS

                                                                            Faleni kryeministrin sepse eshte i zene me pushimin nga puna te drejtoreve dhe te prishjes se pronave pa leje. Nuk ka kohe te merret me drejtesine qe te sundoje ligji dhe me prodhimin industrial qe te punosoje shqipetaret. Gjynah te renet e 21 Janarit... nuk behet drejtesi per ta se ka "prioritete" te tjera qeveria. O Edi, kam votuar dhe votoj per ty, por "zgjohu"... Me shume se 12 vjet ne pushtet dhe nuk behet drejtesi per ata qe dolen ne demostrate per te mbeshtetur te vije ne pushtet.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. I
                                                                              Iso

                                                                              Keta si majtas e djathtas jane bashke dhe per t’ua ki robte.Megjithse po te ua kishe e kane per nder.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. Q
                                                                                Qytetare i Tirones.

                                                                                O Mero po ministri i drejtesise Manja eshte hajdut kacak shpellare i teri. Po Mero po me gje nje minister drejtesie si maloku Manja qe nga 1912 qe flet dialektin e vitit 1700 sic flet maloku Manja nuk vjen turp qe nuk di te flase gjuhen zyrtare , po tregon me ze e figure qe eshte primitiv kafshe me fytyre njeriu ju i thoni Minister Drejtesie....!!!!!!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. Q
                                                                                  Qytetare i Tirones.

                                                                                  O Mero po ministri i drejtesise Manja eshte hajdut kacak shpellare i teri. Po Mero po me gje nje minister drejtesie si maloku Manja qe nga 1912 qe flet dialektin e vitit 1700 sic flet maloku Manja nuk vjen turp qe nuk di te flase gjuhen zyrtare , po tregon me ze e figure qe eshte primitiv kafshe me fytyre njeriu ju i thoni Minister Drejtesie....!!!!!!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. V
                                                                                    Vëzhguesi

                                                                                    Mero të lumtë, ja ke vënë festen sipas kokës jo vetëm intrigantit Salianji, por dhe gjithë shpërdoruesve të detyrës që shpresoj që do të ndëshkohen nga Rama se as nga drejtësia nuk kam shpresë.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. k
                                                                                      konsevator

                                                                                      Mero ,punetori I ndertimit zeqiri,duhet te marre mandatin e deputetit qe kerkon tiku.Ne fund te fundit ai eshte perfaqsuesi I vetem I klasës punetore ne parlament kundrejt 139 personave te tjerë qe jane te arsimuar ose te pasur.Bile, as partia e qorrit qe mbahet si e majte radikale ,nuk ka perfaqesues te klasës punetore ne listë.Mendo pak ,per perplasjen titanike midis zeqir punetorit dhe gone kapitalistit ne kuvend per zhvillimin e ekonomise se tregut ne Shqiperi. -Te gjithe personat e burgosur humbasin floke ,ndersa salianjit I mbiu nje tufe e re flokesh ,gjate periudhes qe vuante denimin ne burgun e regjimit te edvinit te zi .Per kete mrekulli duhet qe publiku te marre shpjegime nga kompetentet qe asistuan ne kete ngjarje.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. Salianji eshte analfabet fuksional per kete arsue mashtron dhe fallcifikon se nuk i kupton se ka mbaruar te shkolle cilit ka shume te tille qe cili i ka punesuar neper televizione magjinohe qe edhe ne burg ai mashtron manipulon me vetedije te plote ne bashkepunim me drejtorin e burgut po nuk mbaron ketu bashkepunimi ose organizimi po te doktori te drejtori spitalit dhe deri te min drejtesis qe shkon leja e salianjit me thoni ju ne cfar mut shteti jetojme dhe ne republikat e bananeve do kishin zili lere kete po ka te dhena qe ky ka fjetur ne shpia ne qeret me griden dhe ka djeni dhe nikoll lesi por nuk tregon dhe te gjithe ata qe banojne ne qeret rethi i ngusht i salianjit dhe ne qfs prokuroria heton jemi perball faktit te krimit te organizuar ose grup kriminal se munde te ken mar dhe lek nuk e dim hetimet do e. Nxjerin.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Bravo

                                                                                          Edhe nje demokrat ta kishte shkruar kete fund te peartise socialiste, s'do i kishe dalë kaq perfekt. Rilindja vrau PS dhe te gjithe socialistet, tani vetëm skllevër. Belinda tundi celesat e bashkise e Mero ska as mendere me dhene lajmin, ah mer Mero po jepe si lajm si vdiq PS sonte, e mori Sala mw.PD me vehte.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. S
                                                                                            Sylarushi

                                                                                            Ulsiu, Ulsiu, Ulsiu. Me ne fund i re ne koke o Merush. Respekt k'te radhe. Lere Saliun meru me kto vemjet e tjera

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. F
                                                                                              Fredi

                                                                                              Ne i madh fare

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. M
                                                                                                Maks

                                                                                                Kjo eshte skandaloze. Ruajne policet e paguar nga taksat tona,per dy jave Salianjin duke bere kozmetike e fjetur me Gridan! Ja si shkojne leket e popullit,dhe s'ka leke per pensione.mos llogarit sa i kushton nje dite burgu. Shikoje kur te dale i pafajshem dhe te mare demshperblimin e burgut.. eshte per te zene koken me dore.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. G
                                                                                                  Gardiani 313 -es

                                                                                                  Fallsitetet dhe mashtrimet e ketij rrugaçi i kemi degjuar edhe me pare , prandaj eshte denuar , po ata qe e kane ndihmuar per tu bere i bukur per dashnoren , ne kushtet e burgut duhet te mbajne pergjegjesi , nqse kane shkelur ligjin . Prokuroria duhe ta zbardhe jete skandal , qe te mos trajtohet nga opinioni njelloj si i burgosuri , qe me vjen ndot ti permend emerin .ll

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. C
                                                                                                    Cami nga Arpica.

                                                                                                    Shqiperia po boshatiset (digjet), Salianji krihet (tani qe ka lesht e Sumes ne koke).

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. K
                                                                                                      K O R C A

                                                                                                      Grenelli një Lobistë Serbo-Rusë pasi Gjermania e dëboi, ai gjeti mbështetje tek pjella shqipëfolëse e ish UDB-ashëve dhe komunistëve stalinist që rrojnë të maskuar të PDK-LDK-AAK dhe në media dhe portale të Kosovës që financohen dhe dirigjohen nga shërbimet sekrete serbe.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. S
                                                                                                        Sula

                                                                                                        Salianin e kane liruar nga burgu per "sjellje te mire" Sjellje te mire ne burg apo spital ? Me sa kuptoj une, Saliani nuk jeton dot pa perversitete. Duhet te jete edukata dhe kultura e tij qe nuk jetoka dot pa fallcifikime. Ky eshte nje pervers i pandreqshem qe mund te behet dhe i rezikshem per shoqerine. Duhet gjetur menyra qe ky mashtrues te pengohet per tju afruar politikes. Rasti eshte; falsifikim i perseritur ndihmuar dhe nga organizma shteterore, padyshim nepermjet pagesave te majme ( korupsionit)

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. I
                                                                                                          I indinjuari 35

                                                                                                          Me kopetenca te plota dhe transparente dua te them dhe kerkoj qe ky shkrim i te madhit gazetar Mero Baze a merret vall ne konsiderate nga institucionet perkatese? Po ne qofte se merren ne si popull per ti rritur apo ulur reputacionin gazetes ku duhet ta marrim veshe se SPAKU apo aspaku ka vene ujin ne zjarr apo jo se kjo eshte nje çeshtje per mua shume serioze se ve ne pikepyetje shume drejtesine e re siç i thone tani i madh dhe i vogel ne shqiperi. Dua me nje deshire te madhe te them se edhe kelyshet e qeverise si rrikan dhe bekan sehir para nje SUPRSKANDALI qe e ka emrin saliani pa floke dhe pa hunde.........

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. j
                                                                                                            j

                                                                                                            gazetari ka shume te drejte per problemin qe ngre per trajtimin preferencial te salinjanit apo cdo Salinjani. Por Baze qe eshte nje nder gazetaret me me pervoje se pari duhet te ngeje problemin pse salinjani u fut ne burg vetem se denoncoi Ministrin e drejtesise qe fshihte vellain trafikant nga denimi qe kishte marre ne itali. Burgosja politike "preferenciale" e salinjanit eshte shume me e rende , shume me uluritese se falsifikimi i nje kartele mjeksore.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. .
                                                                                                              ......

                                                                                                              mero si zar i lalit gjeti rastin te godase ate shoellarin e dibres qe tjote ma nalt ma nalt ....o mero edhevti vegel qorre je ,ty ste intereson e mira publike se je grabutes edhe vete ,ty te intereson te maskohesh si mbrojtes i te mires publike per te goditur ata qe ja futen padronit tend ne bashki/burg.......je qenia me e neveritshme qe me kane pare syte ne keto 35 vjet tranzicion .....

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. N
                                                                                                                Noke M.

                                                                                                                Ketu, nese nuk vjedh, nuk je ne mode.! Nese nuk ke dashnore, je fushat are..! Nese nuk je me PD, vete ne burg prej verteti. Sa per drejtesine… veç të mendosh qe ca piçka shumica bjonde, te cilat jane te afta te mbajne burrin, dashnorin dhe nje deputet por Kurr.. kurrr mos mendoni per drejtesi. Ato jane atje vetem per ta bere kete vend pidh.

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. E
                                                                                                                  Epidemia berishiste

                                                                                                                  Po pse I vure gomen , Mero ?! Une theksoja shkakun Jo pasojen . Kaq . Dhe shkakun I te gjithe kesaj marrezie hajdutesh , sipas meje , eshte arketipi ( nga model eshte kthyer ne arketip Tani ) berishist . Ligjerimi I'm nuk ka asnje kontakt me sharjen dhe banalitetin ... Nejse , kjo eshte kompetenca dhe prona jote .

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. d
                                                                                                                    drejtesi e munguar

                                                                                                                    Ky skandal,skandali i burgut te Korces e sa esa te tjera tregon se:Ne Shqiperi cdo gje behet vec nje cik ligj nuk zbatohet.Kjo eshte dreqesia e ketij sistem shume te "drejt".

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. N
                                                                                                                      Nje i Moshuar

                                                                                                                      Nje merite e madhe per Gazetarin Mero Baze qe arin te zbertheje ne detaje nje SKANDAL te tille salianit me pacavuren grida pisja qe na kane care menderen deri me sot duke abuzuar ne kuris te ketij populli te gjore , eshte pak te them turp ??? Turpi fillon nga kryekrimineli sali qe eshte pak te varet per cka i ka bere ketij vendi me gjithe BANDEN e vet si dhe me gruan vajzen kopilin dhe dhendrin jane kampion i korupsionit qe ka filluar qe pas 90-tes ??? Merite ka edhe Evi Kokalari e zbuloj kete skandal dhe foli pa dorashka i nxori LAKURIQ kete loje te qelbur ??? Nuk ka nevoje te permendesh emra te tjere te atyre qe jane ne pushtet apo deputet , jane te gjithe te futur ne nje thes , populli eshte aq i mencur i kupton te gjitha !!!! I ngelet te veproje DREJTESIA , Edi Rama duhet te mbaj qendrim ndaj ketij skandali i cili duket ashiqare qe eshte nje tallje per te gjithe njerzit e ndershem ??? Ngelet te thuash " edhe kete e bere more idjot saljani plus grida pisja " Mero dhe njehere te falenderoj per kete informim , njerzit kane nevoje te dine realitetin . Suksese dhe dalce FAQE- BARDHE nga ky llum ku eshte futur vendi , nuk eshte kollaj me gjithese penen e ke te forte FL

                                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                                      1. M
                                                                                                                        MEMEDHETARI

                                                                                                                        "...Por aq tip sportiv sa eshte Salianji dhe aq i ri,rrezik se edhe vete nuk e di cfare jane ende varicet.Ato zakonisht fillojne ne moshen e Grides,jo te Salianjit."... Te falenderoj Mero,jo vetem per problemet e medha qe ngre ne shkrimet e tua por edhe per "paisjen " e tyre me figura letrare ...

                                                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                                                        Lini një Përgjigje