Debati për Thethin ka kuptim vetëm për ata që e duan Thethin vend turistik

12 Korrik 2025, 20:13Editorial Mero Baze

Në Theth faji është i ndarë mes shtetit dhe ndërtuesve pa leje. Faji i shtetit, tashmë i pranuar nga vetë qeveria, është gjithë struktura administrative dhe politike që ka lejuar ndërtimet, që për mua është shumë e besueshme që janë lejuar përmes parave nën dorë. Dhe dëmi është dyfish, pasi kanë inkurajuar një krim të madh, për një fitim të tyre.

Përtej korrupsionit, qeveria është përgjegjëse në një periudhë më afatgjatë lidhur me strategjinë e zhvillimit të një prej zonave me potencial të lartë turistik. Dhe gjithmonë boshllëkun që lë ligji e mbush paligjshmëria dhe tregu i egër.

Por tani debati për Thethin nuk mund të bëhet si debati për lagjen 5 Maji në Tiranë dhe tokën e Nëna Lizës. Debati për Thethin ka kuptim të bëhet duke rënë dakord që nëse do flasim për perspektivën e një vendi turistik apo të një fjetoreje. Si fjetore nuk vlen asnjë lek, nëse i prish perspektivën turistike. Se po të ishte e mirë për fjetore, nuk boshatisej derisa u shfaq interesi për turizmin.

Prishja e ndërtimit dhe kthimi në pikën zero është detyrim për qeverinë, por me një kosto që duhet të bëhet gati ta paguajë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për kosto financiare, por për një plan urgjent për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në atë zonë.

Ajo që kishte nisur të ndodhte nuk është as turizëm, as i qëndrueshëm dhe as ligjshmëri. Ajo është në thelb vrasje e turizmit për atë zonë. Ndalimi i saj i bën nder zonës dhe vetë operatorëve të turizmit në Theth, pavarësisht emocioneve të ditës.

Nëse kthehemi pas në kohë dhe do të pranojmë që Parku Rinia dhe Lumi i Lanës kishin marrë djersën dhe gjakun e qindra investitorëve në Tiranë, natyrisht nuk do ishin prishur kurrë, edhe pse përgjegjëse për to ishte po shteti.

Por unë nuk kam njohur më asnjë ish-ndërtues të paligjshëm në Parkun Rinia që nuk i doli më mirë më pas, kur ndërtoi me leje dhe përfitoi nga zhvillimi i Tiranës.

E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në Theth.

Çdo subjekt që po dëmtohet nga ky aksion tërësisht i domosdoshëm dhe i vonuar, duhet të ulet me qeverinë në negociata dhe të bien dakord për një plan zhvillimi që garanton investimet e tyre jo vetëm nga ana ligjore, por edhe nga pikëpamja e tregut. Thethi nuk do të jetë më atraksion turistik, nëse pllajat e tij mahnitëse dhe kodrat përreth do të bathorizohen. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm ndërtimet pa leje në tokë të botës apo tokë të babës, por edhe ndërtimet me leje.

Gjëmat më të mëdha administrata jonë i bën kur jep leje, sesa kur nuk jep leje.

Pra, debati nuk duhet të përqendrohet as te “toka e babës”, as te “toka e zënë”, as te ndërtimi pa leje. Rreziku më i madh i Thethit në të ardhmen mund të jenë ndërtimet me leje, nëse ato nuk bëhen brenda një plani të qartë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Turizmi i qëndrueshëm në ato zona është turizmi familjar, turizmi i kullave dhe bujtinave të mëdha që përballohen me fuqi punëtore të familjeve dhe që garantojnë identitet, miqësi me natyrën dhe mbi të gjitha nuk zhgënjejnë turistët nga gjithë bota që shkojnë drejt Thethit e Valbonës për natyrën. Kanë shkuar aty edhe kur nuk kishte asnjë bujtinë.

Pamjet e sotme dhe të këtyre javëve në Theth do të jenë të rënda, por më të rënda do të ishin ato pamje nëse Thethi do të lihet në rënie të lirë dhe në vullnetin që është duke prerë degën e pemës ku ka hipur.

Zgjidhja e vetme është që çdo i dëmtuar dhe të tjerë që duan të investojnë në atë zonë, të stimulohen me përparësi për t’u orientuar drejt një biznesi të ligjshëm që garanton mbijetesën e Thethit si vend turistik dhe jo si kapanon për të fjetur.

Nëse Thethin e vrasim si vend turistik, gjithë këto debatet e tjera janë kot. Do të jetë plagë më e madhe të shikosh kapanone të ndërtuara bosh, ku nuk shkel njeri, sesa të korrigjohet një zhvillim i gabuar për faj të qeverisë dhe vetë banorëve.

Ky “mort” në Theth mund të jetë një pikë kthesë e fortë, për ta parë problemin e turizmit në Theth në sy dhe për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë, që mund të bëjë të harrohet dhimbja e gabimeve të sotme prej qeverisë dhe ndërtuesve.

Vetëm ajo mund të sigurojë që Thethi do të mbetet një vend turistik dhe jo një Bathore e eksportuar si model zhvillimi “opozitar”. Të gjithë ata që nxisin këtë model zhvillimi dhe u dalin zot fadromave me molotov, thjesht duan t’i zhysin edhe më keq ata fatkeqë, që boll dëm u është bërë duke i lënë të bëjnë çfarë u thotë mendja.

Të gjithë ata që deri më sot e sulmojnë qeverinë në disa raste me të drejtë për tejkalim të lejeve për zhvillim në zona turistike, apo që flasin për dëmet në natyrë, befas janë reshtuar pro një modeli zhvillimi që e vret Thethin. E përsëris: nuk është puna te toka e babës, toka e zënë apo mungesa e lejes së ndërtimit. Ato rregullohen me pak vullnet. Problemi është se si do të mbijetojë Thethi si zonë turistike dhe si t’u shërbejë atyre banorëve, përfshid he viktimave të këtij modeli.

56 Komente

  1. B
    BUILDER

    Nuk është thjesht një fjalë goje kjo o Mero Baze. Këtu duhet thënë me plot gojë KA DËSHTUAR SHTETI, në të gjitha hallkat e tijë, duke filluar nga IKMT, policia (i gjithë zinxhiri epror-vartës), bashkia, njesia administrative, BKH, prokurori, gjykatë, pa harruar SHISH, që duhej të kishte informuar qeverinë e madhe. Pse të ndodhë kjo ? Zotit Rama, në këtë rast, i ka mbetur “dopjo gjashta” në dorë, prandaj, me burrëri, i rekomandoj, të shkojë vetë, menjeherë, të marrë takim direkt me të interesuarit, për të ulur TENSIONIN, mbasi nuk është tension fusharaku, por është tension malësori, të cilët, mund ti ulë vetëm prezenca e tijë (Ramës) duke u dhënë zgjidhje direkte, gjithë RROKOPUJËS që i kanë bërë prapa krahëve, gjithë pisat e administrates shteterore.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Velipoja

      Jepjani Zamirit, Bashkimit, Salikarit, Çetit, Oltes, Tur hyskes, gaz pajes.. ju qifsha cju mban pragu

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ulica “ALBULENOVIQ HAXHIQ” BROJ 47 Beograd

        ALBIN KURTI, TURPI I MADH I SHQIPTARISË, KA ADRESË TË RE NGA SOT : - Ulica “Albulenoviq HAXHIQ” Broj 47 - BEOGRAD.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vëzhguesi

        Dakord që shumë pjesë të administratës lokale të korruptuar kanë lënë në rënie të lirë shkeljen e ligjit, por ata që ndërtuan pa leje me korrupsion (ndofta), nuk paskan asnjë gabim. Sa e sa ndërtime pa leje janë prishur gjatë viteve! Atë çështjen e malësorëve mbaje për vehte se dhe ata janë si gjithë të tjerët dhe mos i bëj me brirë. Shteti të bën gjëmën: respekto ligjin dhe sillu me dinjitet duke zbatuar rregullat e shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Builder

          Vëzhgues nga “vrima e çelesit”… siç duket, nuk paske njohur malesor por ke degjuar. Mbasi ti njohesh mirë, do ti thuash më me forcë këto që po them unë. Gjithsesi, ke të drejtë për çështjen e ligjit. Mos harro një mësim nga historia për malesoret, të cilët, në asnjë kohë, nuk janë pushtuar, as nga turku, as nga italiani e as nga gjermani. Prandaj janë TË GJITHË KATOLIKË. Këtu ka të bëjë karakteri i paepur i tyrd. Trima me fjalë ka shumë. Edhe oficerë për kohë lufte, janë të tjerë, nga ata që janë në kohë paqeje. Ndryshe vjen dorezimi pa kushte. Kaq.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bubuzheli

          Mire ky artikull i shkruar me mend. Po ku e le mendjen, o Mero, kur shkruan per Veliajn?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            Bubuzheli, respekte. Necrastin e Veliajt nuk flitet per Veliajn si njeri, por si rast ligjor. Veliaj është një bipokrit, zvarranik, makiavelist, hileqar, dhe i korruptuar. Se sa i korruptuar është ta gjejne organet e drejtesise. Por, Veliaj si rast ligjor është per të vënë kujen. Mbahet në arrest pa akuzë, si në kohën e Enverit. Me menyrat e tij hipokrite, hileqare, dhe makiavelike, Veliaj po çante drejt pozicionit te kryetarit të Partisë. Ky arrestum është per t'a eliminuar politikisht, ashtu si u eliminua edhe Samir Tahiri. Kur bëri burg Samir Tahiri per shperdorim detyre si Ka mundësi që nuk Ka asnje të akuzuar apo denuar per Gerdecin dhe 21 Janarin? Mero Baze thotë që "ngreji akuzën Veliajt, çoje në gjyq, dhe denoje 20 vjet po deshe, po i verteto e fajësine. Por jo keshtu. Ne kohën e Enverit, mblidheshin dy vetë, të spiunonin per dy fjalë që ti mbase nuk i kishe thene, dhe hajë burgun. Edhe kjo e Veliajt. Po e mbajnë në arrest per brekët e gruas, sepse nuk duan të hapën petët e lakrorit Ku mund të perfshihen edhe të tjerë. Mos i shikon gjerat nga inati që mund të kesh per Veliajn. Arrestimi i tij kishte gjashte muaj qe pergatitej, por edhe kur e arrestuan nuk e kishin dosjen gati. "Ta arrestojme një here, pastaj ja gjejmë akuzat". Pra Mero Baze nuk mbron Veliajn, por akuzon drejtesinë per shkelje të ligjit, kur në i quajmë prokurorisë dhe gjykatën organe ligjzbatuese.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Linza

            Eshte gabim te ndash njerezit ne malesor ose ne fusharak.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Santo Julio

              Është fakt. Provoje o Linzë ti marresh pronën një malesori, sepse nuk është njesoj si ti marresh tokën nje tironci, që kush nuk ngeli pa ja u marre, e nuk u ndjenë, se nuk kanë bythë për të mbrojtur të drejtën e tyre.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fusharaku

              Ma rruj karin ti malesor, inatin tend fute ne byth, rri te katundi jot me morra mos dil poshte te fusha se te shkerdhej ty dhe familjen. Fusharaket jane 10 here me shume se ju maloket, ju tresim o barinj qe mbani bajga kakerdhi

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                O ti fusharak. Mos merr kot si katunar. Pordhi njëri dhe shkruajti një koment koti këtu, dhe ti vrapove menjehere mbrapa pordhes. Si malesorët, si ne prej fushe jemi njesoj. Kemi tradita shqipetare. Nuk shahen njerezit mbi baza krahinore. Ne qoftë se ai ja futi kot, nuk do të thotë që të marresh ti kot.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kic Havaleja

                  Gjithë fusharaket, janë me baballarë nga mallakastra e malesitë e vlorës, prandaj jeni bërë medemek trima. Shikoni domaten me hù në bythë, shalqinin e kastravecin, dhe futini ndoj miser për foragjer, sa për të tjerat nuk jeni. Sherr mes vetes keni bërë, por e keni sherr droge e alkooli. Të fala Krutjes nga Gorreja reeeeee………

                  Përgjigjjuni
              2. M
                Merua

                Shume mire qe sot paske shkruar nje artikull te mire si gazetar i talentuar dhe jo si Avokati i Erjon Veliajt .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Student i Akademisë së PS.

                  Mëndjen e parë të Edi Ramës ma pastë gomari, të dytën e paça vet.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lol

                    Po me uren c’pate?

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nuk duhen marrë seriozisht

                      I nderuar. Është vërtet për LOL. Si i tha xha Suloja nipit tek Kapedani? "Si kalove nga lopët ecracës tek lufta në Vietnam?" Por duhet theneenje gjë: "Të dish alfabetin, nuk do të thotë që di të lexosh." Edhe këta, i kane shkuar deri në fund artikullit që ka shkruar Mero Baze per Veliajn, pir një Zot e di se çfare kane kuptuar nga ai. Sepse Mero Baze negate artikull vetem avokatin e Veliajt nuk bëri. Ai bëri avokatin tonë, dhe akuzuesin e drejtesisë per shkelje të ligjit. Me mendjen e tyre këta e kane denuar Veliajn. Nuk ka nevojë per gjyq. "I pandehur Veliaj, denohesh me 20 vjet burg, sepse ...... keshtu them unë." Por shumë njerëz e kuptojne rrezikun e zjarrit vetëm kur u vjen tek bytha.

                      Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gaci

                    Mendje e ndritur! Te paçim z. Mero!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malesori

                      Shkaterrimi i mundit e djerses se banorve te Thethit nga fadromat nuk vjen si rezultat i merakut te KM per te mbrojtur nje zone me potencial te larte turistik , por vjen si rezultat i mbipushtetit, i besimit te konsoliduar tashme se eshte Zoti i Shqiperise dhe mund te beje cfare ti teket me pronat, me pasurite me parate dhe me njerzit e ketij vendi. Shprehja qe perrdori para disa vitesh ne parlament se "popullit shqiptar nuk i ngrihet" nuk ishte nje lapsus por nje bundje e thelle se populli shqiptar qe ka jetuar per mijeravjecar ne roberi, dhe pastaj per 45 vjet nen diktaturen me gjakatare te Europes, e ka humbur sensin e reagimit ndaj dhunes se pushtetit dhe cfaredo ti besh nuk reagon si gjithe popujt perendimor.. Dhe per fat te keq ka te drejte. Populli shqiptar e shpreh mospajtimin dhe reagimin duke ikur si frikacak, ashtu bene gjate komunizmit qe u mbushen zonat kufitare me kufoma ne perpjekje per te ikur nga regjimi komunist, ashtu kane bere gjate ketyre 12 vjeteve duke ikur nga regjimi i Rilindjes.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po c'mute malsori je ti mo taliban i PD

                        Na kenaqe me komentin haaaa . Shoku te perkrahesh shkelesit e ligjit per 200 vota ne te ardhmen , je me i keq se katundari ne Theth ndoshta ai e beri nga injoranca ndersa ti nga poshtersia nga urrejtja qe ke per ligjin. Ajo qe ti nuk kuptone eshte te berit opozite , opozite nuk eshte te kundershosh qeverin kur ka te drejte por ti bashkohesh asaj , atehere ke fituar o bole komentues.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mos prit me shume nga ky pis milet

                          Mire more malsuer i saliut,KM i paska fajet se eshte i gjithpushtetshem,po ju qe ndertoni ku te doni e si te doni,cfare fuqije dhe cfare pushteti keni,apo meqenese se keni sali rrumpallen qe ju la te pushtoni Tiranen dhe gjthe qytetet... Edi rama ka vetem nje faj qe i ben prishjet ne kulmin e sezonit turistik,ne te vertet sikur e ben me qellim te tmerroj turistet...

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Linza

                            Je komplet jashte temes se artikullit. Lexoje edhe nje here qe ta kuptosh. Mos bej opozite, zgjedhjet mbaruan, prit te tjerat.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dakord

                              Zoti Malësor, do të kisha thënë bravo për komentin po të kishe shtuar "ashtu ikën në vitet 90, ashtu ikën në vitet 2005-2013. Shqiptarët luftuan në 97, u ngritën masivisht në 2011 sepse nuk janë frikacakë por regjimi i kohës i rrahu dhe i vrau. Andej nga malësia thuhet mos luj me ujin, me zjarrin dhe qeverinë. Në jug thuhet nuk i bihet murit me kokë.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Luli

                              Bravo Mero e ke kapur problemin e THETHIT,dhe zhvimi i zones eshte me kulla dhe me sherbime familjare,me zgjidhje qe perfshine burimet natyrore,te ujit,te energjise,te frutikulturese deri tek bujqesia e blegtoria e zones!Si do ta zgjidhe Qeveria,se pari nje studio e huaj te angazhohet per arqitekturen e burimet.Pastaj te diskutohet ne popullin e zones dhe te miratohet nga pushteti lokal dhe qeveria.Pastaj te futen bankat me kredi te bute per financimin e ndertimit te zones duke i garantuar qeveria,sidomos per kete zone e zona te tjera si Valbona,Vermoshi,Shalae kudo ne alpet.Keshtu zhvillohet turizmi e duke menduar per zgjidhje ne cdo gje,deri tek konsumi e tek mbeturinat.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Titi

                                Hahaha nena Liza u be virale se pasi qeveria e demshperbleu per pallatin e ndertuar pa leje dhe I gjeti strehim, kerkonte kompesim me çmim tregu te tokes se vjedhur.Si une dhe shume te tjere ishpronare te ligjshem kemi 35 vjet qe sorollatemi per pronat rona! Poshte qeveria!

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zaptues , shkeles ligji , ne burge

                                  Ne fituam Sali Berrishen me shume nuk donim... Ne bonifikuam kenetat vdiqem kanaleve te Myzeqes dhe katundaret moren tokat sot bejne biznes me ligjin famkeq te komunistit Berrisha. Me kujtohet kur PS thoshte jo nuk jemi dakorde ti jepet ne perdorim , shoku Sali thoshte fshatari te mari token , ne morem loqet , qytetari mori koqet....

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Iso

                                  Faji 80% eshte I hajduteve ne institucionet shtetrore dhe vendore,pjesa tjeter e atyre qe kane ndertuar duke u besuar atyre hajdutve.Por nqs. shteti i ben keto prishje per te ndertuar njerez te lidhur me te atehere te jene te bindur qe ne Dukagjin nuk ka per ti ecur dhe nuk kane per ti gezuar sepse ajo zone nuk i eshte nenshtruar kurre asnje pushtuesi.Per mua ata jane Shqiptare te vertete qe nuk e nderruan fene e te parve.Te behet nje plane urbanistik dhe banoret e zones me financimet e shtetit me interesa te ulta ose 0 te ndertojne sipas atij plani.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cubel Breca

                                    Ne shqipot o mero e kemi pak te veshtire ate derr ligji. Ne bejm si te duam e cfar te duam. Ne vendet e zhvilluara s'te le me mbyll nje dritare jo me ndertim,kurse ne bejm 15 katesh pa leje dhe ne fund fajin e ka shteti. Eshte e veshtire te vihet ne vij kjo pun,se ketu politika nuk eshte ne unison. Qeveria I prish se jan pa leje,opozita ju del ne krah. Por pyetja shtrohet kur do te marin fund keto dhe populli te ndergjegjsohet,se vjen nje dit dhe gjithshka shumezohet me zero dhe fajin ta ka koka.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      fajin e kane njerzit qe punojne ne shtet e kontrollojne ambjentin verdalle kur shikojne gjera te jashteligjishme duhet te nderhyjne e jo ti tolerojne

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fajtore por krenare se kemi PD

                                        Te nderoshe pa leje , jo vetem qe duhet prishur pasi e ke pa leje , por duhet te denohesh me burge se ke shkelur ligjin . Ndersa ata qe e kane toleruar apo kane mare pare nen dore , te largohen nga puna , ti hiqet e drejta per te punuar ne shtete , dhe nese vertetohet mitmarje te denohen per korrupsion me burge. Te investoshe 250 mije euro pa pasur leje ndertimi apo autorisation keta njerez i perkasin botes primitive ( toke e xanum) . Une nuk do ta beje kurre.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Albi_I

                                          Shteti qellimisht i ka lene pa plan zhvillimi sepse njerezit qe detyrohen te jetojne ne paligjshmeri nenshtrohen kollaj. Nuk ka qene paaftesi, ka qene e qellimshme. Dhe kjo nuk zgjidhet me nje fjale goje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Te humbur ne perkthim

                                            Dje e kishe goditur, sot e ke ngaterruar per mos thene mavritosur. Po mos te jete fjetore , cfare te jete?!?! Perndryshe Mero, do merrnim makinat e per dy ore e gjysem do ishim lart mbi theth, nuk do zbrisnim fare ne fshat, do shikonim bukurine nga larg… dheee tunjatjeta. Ckuptim ka nqs nuk do flinim aty , nqs nuk do mbusheshim me oksigjen te paster duke fjetur ne zonat malore dhe si do krijoheshin te ardhura nga vendallinjt nqs nuk do flinim aty?! Me pak fjale ti thua qe une te vi ne peshtan, e shumta te pi nje kafe e ne darke te kthehem me shtepi. Dhe e fundit. Te gjitha bujtinat-hotelet qe u prishen ne theth ishin ndertuar ne token e tyre( perjashto oborrin e kishes) pra, sipas propozimit tend si dhe ligjit qe do votohet mbi ndertimin e bujtinave ne tokat me pronesi, i bie qe te gjitha do ndertohen prap ne te njetin vend. Ku ishe ? Hic gjekundi! Ca bere? Ja po prish ca bujtina dhe po shkaterroj jeten e qindra njerzve… pse vetem izraeli te kete loje me shkaterrime, te kete edhe naltmadhnia

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zani Burimi

                                              Po Koceku nga Vermoshi eshte? Eshte nga Lura dhe ka ndertuar ne Vermosh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Te humbur…

                                                “ Zani” ke ngatrruar ndertimin me leje me ato pa leje. Nga momenti qe ka leje NUK KA NEVOJE TE JETE VENDALLI

                                                Përgjigjjuni
                                            2. M
                                              Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

                                              Prit kur te mblidhen si mizat ne mut gjithe gomeret e gomaricat e ripjrdhjes dhe ne fund te hane nje mut te madh si torta e ramutit ne 100 vjetorin e Pavarsise.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Q
                                                Qytetari

                                                Të lumtë dora dhe mëndja Mero për këtë analizë brilante.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  MALLAKASTRIOTI

                                                  RRNOFT ALBIN BABA.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mallakastrioti

                                                    Më pëlqen të ha mut shumë, bashkë me mutin e madh, Albin Kurvin e koqevarisë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. m
                                                    mirel

                                                    Thethjanet duhet ta dine mire se "Qeveria e kap lepurin me qerre" dhe gjithcka duhej te kalonte permes ligjshmerise e jo korrupsionit per perfitim te momentit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Linza

                                                      Mero ke thene nje te vertete te hidhur: “ Gjëmat më të mëdha administrata jonë i bën kur jep leje, sesa kur nuk jep leje”. Ketu ku jetoj ne zonen e Freskut ja tre rrruge pothuajse paralele, rruga e teleferikut, e thesarit, dhe ajo e vjetra e Dajtit. Po ti krahasosh rruga e Dajtit eshte e shkelqyer, ndersa rruget e thesarit dhe teleferikut jane horror. Nuk ka asnje rruge lidhese qe lidh keto tre rruge. Ne asnje qytet Europian nuk ndodh kjo. Ky eshte krimi me i madh qe i eshte bere Shqiperise nga keto administrata antikombetare, antishqiptare, te korruptuara, te ndyra gjer ne gjeneze.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Emigranti

                                                        Ketu nuk eshte faji I shtetit po I personit qe punon ne kete pune per te kontrolluar zonen qe mos te behet asgje Kundra ligjit. KY person duhet shkarkuar dhe duhet mare denimin e duhur .Mua nuk me lejuan te beja nje garth plastic ketu ne amerike

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lumnesha

                                                          Nje pyetje te thjeshte, pse e lejoi ku ishte Rama nuk i pa per 12 vjet qe po beheshin por u kujtua ne kulmin e turizmit??? E dyta, cfare beri Rama 12 vjet, pse nuk hartoi nje politike dhe strategji per zhvillimin e turizmit ne Theth, apo do ta hartoje tani qe tjua jape oligarkeve te vet????

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. I
                                                            Isa H. Dërmaku

                                                            Bravo Bac! Keni goditur në dhjetëshe. Shëndetin e mirë dhe çdo të mirë në jetë, në mënyrë që të vazhdoni të godisni në pikën e zezë me shigjeten, që sot po quhet Laps.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vjosa

                                                              Z.K/ministër, mendoj që z.Mero ta merni sa më parë këshilltar personal.A'snjë drejtor specialist në ç'do fushë nuk i kap dhe ti trajtojë problemet me zgjuarsi ,finesë dhe me dashamirsi si zMero.Ai spikat edhe në fushat që si përkasin.Kjo Z/Kryministër vjen nga që zMero ka të lindur një lloj intuite që nuk mësohe por është e lindur.Z.Mero mishëron intuitën e hollë popullore që karakterizon në mënyrë të veçantë popullin tonë. Ai ka një pjekuri të veçantë në trajtimin e problemeve dhe di shumë mirë të mbështet Qeverinë dhe ju personalisht në të gjitha çështjet por dhe të kritikoj dhe të mbajë qëndrim kritik kur duhet.Personalisht nuk e njof Z.Mero dhe nga afër nuk më është dhënë rasti ta takoj edhe pse banoj në Tiranë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                Investitor Strategjik i qeverise Rama

                                                                Debati per Thethin ka kuptim vetem per ata qe e duan Thethin....Sazanin e rradhes per tia varur ne qafe "Investitorit Strategjik" te rradhes!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  astrit

                                                                  Problemi kryesor nuk eshte vete Thethi si bukuri natyrore por fakti qe Thethi sot turistik te jep buken e gojes, e per buken e gojes se malsoreve te Thellit ata kane gjithe te drejten e Zotit di dalin Zot bukes se familjeve te tyre, per sa i perket shtetit historikisht kemi treguar qe di te perdore forcen e dhunen e pa arsyeshme. Gjer tani shteti eshte inegzistent ne planifikim, fianacim, projektim, e pafund nderhyrje ne sherbim te turizmit e ne radhe te pare te banoreve qe historikisht kane qene pjesa me mjerane e shoqerise shqiptare, pa perjashtuar investitoret qe kane mundesi financiare por gjithmon ne sherbim te turizmit e te zhvillimit ekonomik te banoreve te Thethit. Fatkeqesisht kete shtet e kemi vetem ne mendjet tona realisht ky shtet i mungon shqiptareve.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. k
                                                                    konservator

                                                                    Mero ,jemi para dy vizioneve te zhvillimit te territorit dhe shtetit.Vizioni I saliut dhe shqupsave ,I nisur qe nga 1992 qe permban vetem politiken e "tokes se xanun"shkaterrimin e tokes bujqesore dhe betonizimin e saj me ndertimet pa leje dhe rregull.Nga ana tjetër eshte vizioni I edit qe u pa qarte qe nga pastrimi I lanes dhe parkut rinia nga kioskat dhe pa leje,vendosja e rregullit dhe shtetit ligjor me rregulla te barabarta per gjithe banoret.Politika e zbatimit rigoroz te ligjit do sjelli mandatin e 5 te Rames me mbi 95 mandate.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Holy justice

                                                                      Bravo Albi.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. C
                                                                        Cameria

                                                                        MERUSHE, Thethit ia gjen kuptimin vetem kur te kuptosh pse digjet parku kombetar i lures gjate DITEVE qe shkaterrohej thethi?! Ky ramushi yt o Merushe eshte peng i oligarkeve dhe do tjua jape turizmin atyre?! Ata jane BABEZIA antiligji e abuzimi vete!! Kryeminister kukull ne duar te oligarkeve injorante e abuzues??!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. t
                                                                          teper sekret

                                                                          Per Thethin eshte ne -pole position- Gjergj Lluca, eksperti i midhjes e peshkut. Se eshte dhe me rrenje dukagjinese perpos tjerave.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. J
                                                                            Justice lover

                                                                            OLIGARKEVE injorante dhe abuzues u duhen marre para e licensa dhe tu JEPET POLITIKA DHE SHTETI ketyre horrave! Por kete mega reforme nuk e ben dot nje kryeminister joshqiptare e per me shume i kapur peng prej tyre!!!!!!!!!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. E
                                                                              Eno

                                                                              O Mero GëlBaze! Je shumë i ligë. 1-Turizëm pa fjetore nik mund të ketë. 2-Paralelizma me Lanën etj. Ti i bën për gjoja të na mbushësh mëndjen për largpamësinë e të Madhit Edvin. Kur do heqësh dorë nga bythëlëpirja si dikur ndaj sali berishës dhe sot ndaj edvin ramushit?!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. P
                                                                                Petro Dhimitri

                                                                                I nderuar Mero, shkrimi është për një dramë të rëndë ku fajtor janë si populli dhe qeveritë PD-PS. Populli që ka ndërtuar pa leje dhe qeveritë që që kanëmbyllur sytë. E ke trajtuar problemin me dijitet profesional. Petro Dhimitri

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. d
                                                                                  demokrat I 90

                                                                                  Edo mos I pirdh fare keta mbeshtetesit e antishtetit se jane humbes kronike ,qe nga korriku 1992 deri ne 11 Maj 2025.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. E
                                                                                    Enzo

                                                                                    O mero s'le bythë pa lëpirë o kokrra e legenit që edhe fari balliu me 55 dhe rakipi me albania ishin yll para teje kur i thurrnit poezi erotike sales....!!!!. Po ti ishe i pari qe e nxorre ed kurven me hajdarin jashte te gazeta jote o kurve; po ty te tha edi rama qe m'u fut djali poshte krevatit se degjoi komentet e tua per te emen o kurve

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      T

                                                                                      Sic e do.Merua thethin... Harrova Merua do.parane, se.per.thethin si rruhet hic. Si.rruhet per ata cka.ne shpi, e jo me per thethin. Perher gojore pushtetit Mero gelbaza

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. F
                                                                                        Fatmir Sinani

                                                                                        Duhet ta lexojne me shume respekt shkrimin e Z. Mero Baze ,Ata qe do te shkojne per te bere studimin urbanistik te zones turistike Thethit te jene nga me te miret e te pergjegjeshem qe te bejne qe te gjithe pronaret qe nuk u larguan nga vendlindja me gjithe kushtet e veshtira qe perballeshin te kene vendin qe u takon per te ngritur biznesin familjar sipas rregullave.

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje