Trump përmbushi ëndrrën sovraniste të opozitës shqiptare

18 Korrik 2025, 18:23Editorial Nga Mero Baze

Vendimi që Departamenti i Shtetit të mos komentojë më mbi ndershmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja është një ikje nga identiteti i politikës së jashtme të SHBA-së që prej Luftës së Ftohtë, e cila ishte ndërtuar mbi promovimin e demokracisë amerikane në mbarë botën. Kjo traditë përbënte themelin mbi të cilin ngrihej autoriteti moral i SHBA-së dhe ku mbështetej strategjia e saj për ndikim global.

Vendimi përbën një ndryshim të thellë në politikën e jashtme të SHBA-së dhe pasqyron në thelb vizionin e presidentit Donald Trump për një qasje më sovraniste në çështjet e brendshme të vendeve të tjera.

Ky ndryshim drastik ka anët e veta pozitive për SHBA-në dhe negative për botën që pret të zhvillohet nën modelin dhe ndikimin amerikan.

Nga pikëpamja amerikane, vendimi rrit përqendrimin e politikës së jashtme në problemet e brendshme të SHBA-së, bazuar edhe në dështimet historike si Iraku, Afganistani apo Pranverat Arabe.

Nga ana tjetër, doktrina e Trump fokusohet te qartësia dhe pragmatizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke ulur kostot e ndërhyrjeve dhe duke e shkëputur SHBA-në nga roli i udhëheqësit moral të botës.

Por nga ana tjetër, vendimi është një “prerje në besë” për të gjitha opozitat demokratike në vendet autoritare, që kishin shpresuar te mbështetja amerikane apo ishin frymëzuar nga demokracia amerikane. Kjo e bën më të vështirë betejën e tyre me udhëheqësit autoritarë dhe i jep fund eksportit të demokracisë amerikane në botë.

Në fakt, ky vendim i shkon shumë administratës Trump, edhe për shkak të problematikave që ajo solli në politikën e brendshme amerikane: akuzat për manipulim zgjedhjesh që nuk ishin dëgjuar ndonjëherë më parë, si dhe për përdorimin politik të drejtësisë. Në këto kushte, SHBA-ja dukej sikur kishte standarde të dyfishta për botën dhe për veten. Kjo politikë  shmang tensionet me vende me probleme të ngjashme, duke braktisur moralizimin dhe duke u përqendruar te bashkëpunimi pragmatist.

Por e gjitha kjo nuk e zbeh dëmin e madh që vjen nga heqja e mekanizmit kryesor me të cilin SHBA ndikonte në botë përtej forcës ushtarake. Eksporti i demokracisë ka qenë “pushtimi” më i madh që SHBA i ka bërë botës – madje edhe kur kanë dështuar ndërhyrjet me tanke, demokracia ka mbetur si flamur.

Për vende si Shqipëria apo Kosova, që kanë parë te SHBA një partner për forcimin e institucioneve demokratike, shpresa e vetme mbetet që të konsiderohen aleatë strategjikë, në mënyrë që SHBA të mbetet e angazhuar në zhvillimin e tyre si shoqëri demokratike properëndimore.

Fati i Shqipërisë është që ka hyrë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku këto parime janë ende në fuqi, dhe ku korniza demokratike e BE-së e bën të detyrueshme mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe konkurruese.

Ky zhvillim nuk forcon vetëm liderët autoritarë. Nga ana tjetër, ai është edhe një shuplakë për liderë opozitarë që kanë kapur monopolin e opozitës me mjete jo demokratike dhe që mungesën e fitores e justifikojnë me manipulime zgjedhore.

Në këtë aspekt, e vetmja “vlerë” që ky vendim ka për opozitën shqiptare është që t’i kërkojë lekët mbrapsht LaCivitës dhe të mos harxhojë më para për heqjen e “non grata”-s apo për denoncime fiktive për zgjedhjet. Janë shpenzime të kota.

Më mirë do të ishte të bëheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda PD-së, dhe të zgjidhej me votë të lirë një udhëheqës që çon opozitën në fitore, sesa të mbrohet me miliona euro korrupsioni i një udhëheqësi që e ka marrë peng opozitën.

SHBA nuk është duke braktisur Shqipërinë, por po i lë politikanët shqiptarë të bëjnë politikë pa ndërhyrjen dhe pa spekuluar me mbështetjen e saj. Kjo ishte pikërisht ajo që ëndërronin opozitarët e Sali Berishës dhe Ilir Metës para fitores së Trump-it.

Ai erdhi dhe ua realizoi ëndrrën sovraniste.

24 Komente

  1. P
    Pellumb Pilinci

    Paj 99% të shqiptarëve as që ju ha palla për hashim danilloviqin, kadri veselinoviqin e jakupovskin a dënohen a jo………janë vetem do veteran të rrejshëm do rrugaç parazit hajna e lahpera trru trrashë të OVLsë që ushqehen me paratë e Kosoves…. vetem këta mjerana veteran fallc të shantazhuar nga bossat e krimit dhe mashtrrimit mund të dalin në protesta….. përndryshe shqiptarëve të meqem, që i dinë dhe i kanë kuptuar gjërat, e kanë kuptuar realitetin.. këtyre as që ju ha palla për hashima e kadrria — sepse këta e kanë turpëruar edhe UÇKn edhe Luften, edhe Kosoven —— Për Kosoven shum ma mirë është që këta krimos të mbesin në Hagë aty ku janë. Poshtë uçkurcat liri Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellumb Pilinci

      Une pederi serbo-grek jam perseri ketu te dhjes tek editoriali i Bazes. Faleminderit Mero qe me jep mundesi qe gazeten tende e kam hale personale.

      Përgjigjjuni
      1. n
        një ish ushtarak shqiptar që luftoi në Kosovë

        Yt o këlyshi i LVV dhe i Albin jugosllavistit. Pa UÇK ju pjesa e Kosovarëve që mohoni e shani Liderët e Çlirimit të Kosovës, do ishit akoma në Serbi dhe si mos më keq. Perëndimi dhe NATO patën partner kryesor UÇK dhe Liderët e saj, pastaj vendosën ndërhyrjen kundra Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Por Ju kafshët e Albin Kurtit jeni mosmirënjohës e spiunë me fakte të pavërteta në Gjyqin e Hagës.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Cfare lidhje Ka komenti yt????!! Cfare mendon ti perfaqeson 99% Te shqiptareve!??? A thua perfaqeson rrethin shume Te ngushte Te families,? Nuk besoj! Zoterinjte luftuan me pushke ne dore kunder armikut Nuk Ka njeri me mend QE nuk nderon deshmoret e,luftetaret e lirise. Ose Jane frkacaket e luftes Ose spiunat e luftes Nuk kuptohet ndryshe

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Ti ke pire hashash me mut o mut muti

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Vendë islamo-komuniste, do kenë problemë me zgjedhjët për tër jetën. Sepse nga zgjedhjët buronë demokracie, dhe të gjitha vendë Myslimanë ku do në botë, nukë kanë demokracie, lirie dhe kulturë të cilivizumë.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipe kudo ku je

                @@Pellumb Pick-moter-mame shkerdhyer:Shqipetaret qe jane Shqipetare kudo ku ndodhen ne te gjitha Trojet Etnike apo Banues ne Vendet Perendimore..JANE dhe do te jene gjithmone me @Hashim THaci..Kadri Veselin..Jakup Krasniqin...dhe me te gjithe ata Shqipetare qe kane Luftuar kunder Serbe-Shkije dhe Bashkepunetoreve te tyre,, Ti @Pellumb..do te jeshe Kurve e shitur te Serbet...dhe duket se MOtren dhe Nwenen ta shkerdhejne ..po Serbete..sepse Shoket e THacit..te japin nje Plumbe KOkes...ty..dhe te gjitheve atyre si ti..lol

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tasimi

                Pellumb pilivici!Ato te mbeten ne Hage e te qohet sllobo me karaxhicin te vijne te sorollopi yt me kuc e me mac!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                  Komentuesi Pellumb. . . , me mire te kishte firmosur si Albin Kurti ose VV , militant i verber i VV !

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Punetori

                    Ore Idiot koqevar, edhe nje here po te pyes ; cfare mutin don qe shkruan ne kete gazete idiotesirat e tua pa lidhje me temat qe trajtohen ketu ? Kujton ti se te zen vend fjala yte prej analfabeti funksional ?

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iliri

                      Jo Ndarje krahinore Lereni politiken kur flitet per krahinat shqiptare

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rama ik,iken saliu

                      O moderatori Meros na i hiq keta koqevaret se nuk dine shqip,flasin carlleqe.... Sa per USA n do te bej nje perjashtim per Shqiperine se ne kemi lexhenden sali qe po punon fort me ROBERT KAKEN,BELIND KRRICIN E BLEONEN DHE ME KARIAN CANIN

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        O Gomar rrace..Jo ndarje krahinore Mij Arash fekalesh Shurre idiotesh

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        T

                        Ik mor kosovar idjot malok ca shkrun karlliqe pa lidhje..rrace e poshter njesoj si kta maloket tane jeni .

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beni

                          Maloket gruan tane,fushoket Morten... Shko mor mi, Zog Gomarit. Shko ban shurren tani Ti kujton se Shqipnia eshte sa katundi yt! E duhet perdoret dialekti yt [ gjithashtu I respektuar] Shko idiot Mo's ndarje Krahinore

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Ladi

                          Tallu Mero tallu! Ke plotesisht te drejte. Jane qesharake dhe shume anadollake

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Ramushi

                            A Pllumo pej kosovet! A me ha nje kove mut? E di pse? Se qeke cuni i ndonje serbi qe pa dashje i osht ngrit cari dhe ja ka palos satom si pa dashje me kerkese te momes tate. Keshtu i ka nodh dhe Sali Berishes me loken e vet ne kohe lufte. Haj tung dhe ruju se po te pallo ndonje nga ata te UCK.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LDK

                              Hashim Kudra e Kari Veseli te rritur me gjize e speca,fukara zibidi, per ate fukarallak nuk ishin fajtore,por ishte koha e tille. Kishin telashe jo vetem me ushqimin e kohes,por kishin telashe edhe te martoheshin. Pasi Nato na qliroj,ky soj i fukarave zibidi shkuan ne SHEHER te MADH si i thonin Prishtines dhe e kapen shtetin e ri per fyti. Telashja e pare qe paten ishte LIDHJA e KRAVATES, hoqen deri sa u mesuan. Dhe ngadal nga qaji i rusit e gjiza me speca dhe baglat e lopve, kaluan se pari ne qebapa ,e pas qebapave ngadal ne Pica e biftek. Sa ma shume rritej plaqka,aq ma shume rritej edhe niveli e llojlojshmeria e ushqimeve. Sa qe erdhi koha kur Hashimi e hashimkat e tije ,ushqeheshin edhe me karkaleca deti, edhe pse doren ne zemer as karkalecat e as vera e shtrenjet nuk u a zavendesonin qajin e rusit e gjizen me speca per nga shija, por ja qe e konsumonin per me kallxu se jan te kulturuar e me emancipim perendimore. Dhe tani aty ku gjinden ne birucen e Hages ushqimin e kan me marmelade, margarine, vo te zime. Ama karkaleca deti s´ka sepse po harrojne se aty i thone Burg, nuk jan hotele me bo plazhe. Kurr mos u kthefshin keta dy kriminela qe kan vra shqiptar.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Valbona

                                Shoqeria demokratike shqiptare e ka parë SHBA-ne me shume shpresa, por ajo, per sa kohe iu bind Departamentit te Shtetit, e mbrojti kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Berisha; kur i shkeli ne kallo, e braktisi perjete. Ashtu si Revolucioni Socialist edhe Evolucioni Demokratik nuk eksportohet, por zhvillohet ne mendjen e njerezve qe e duan Demokracine si sistem. Ne Shqiperi- sic ndodhi me gjoja "Sistemin Socialist", aktualisht po degjeneron edhe endrra e Sistemit Demokratik. Shqiperia aktualisht eshte nje shtet diktatorial, sepse Opoziten Demokratike e ka uzurpuar Perbindeshi i shpellave te Vicidolit.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Ton

                                  Trump ju la ne kenete.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fan Noli

                                    Para rreth dy shekujsh, perandoria osmane po jepte shpirt. Shqipua jo vetem qe nuk e kishte kapacitetin ta lexonte kete ndodhi, por ishte dhe ai qe do “ e shpetonte”. Ata shqiptar qe e kuptuan, na lene shendene, krijuan nje shtet tjeter. Cu be me vone dihet… coptim, mjerim, me pak fjale, na shkerdhyen. Historia perseritet thone te gjithe historianet. Puna qendron se a e dime ate e jo se nuk do perseritet. Mero, halli im eshte se me duket sikur jemi prap tek “ treni i gabuar”. Amerika po na thote se po jep shpirt, shqipua akoma ta konceptoje. Na ka dale hakut amerika qe ne 90-en ku na thoshte se vendi yne eshte ne be, por shqipot “ duan ameriken”. Shqiptaret cbejne? Marrin rruget sic na ka treguar historia.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cubi

                                      Rrini te qet amerika po u fut brenda sdel me. Jo se na don shum por ka interesat e veta. Sa per opoziten te vazhdojn te han bar sic tha juri Kim dhe amerika thot me mir ramushi se sa sali qeni. Kur e sheh keq futet vet ai or mik,nuk te le ai te cenohen interesat e tij.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sokoli

                                        Hajde Mero hajde, po kush ne DASH do merret me zgjedhjet ne Republiken e Ramabananes sa kohe qe kjo i streho Iraniane, Afgane e madje i dhuron dhe Sazan e bile mbare vendin po te jete se ja pranojne?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          DRENICA E KUQE

                                          Zot rujna prej bythaxhive si Grenell serbi,këti hamshorit të Gjuriçit,Vuçiçit, Daçiçit, Ramoviçit, Abazoviqit, Ametoviçit, Hashim Danilloviqit, Kari Veselinoviqit dhe opozitës Kosovare edhe partizanëve te tyre,shiqoni dhe lexoni së si janë të gjithë sëbashku edhe më deklarata të njëjta dhe një zëri kunder Kosovës,në qoftsë vazhdojnë më këtë ritem,më siguri që do ju shpërthejnë hemoroidet edhe kanceri i bythëve,në vitet në vijim këtyre dylberave. Jau shkërdheft robtë Albin Baba.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje