Kodi i ri penal duhet për të korrigjuar drejtësinë e vjetër, jo për ta rikthyer atë

27 Korrik 2025, 19:48Editorial Mero Baze

Nevoja për një Kod të ri Penal ka zgjuar një interes publik për shkak të shumë problemeve që nxorri në sipërfaqe reforma në drejtësi, por edhe ushtrimi i drejtësisë në 35 vjet pluralizëm pas diktaturës.
Kodi i ri penal i Shqipërisë pas diktaturës, natyrisht që ndryshoi në mënyrë rrënjësore mënyrën se si drejtësia i trajtonte veprat e rënda penale, sidomos në kushtet kur Shqipëria u detyrua të heqë dënimin me vdekje nga Kodi Penal për shkak të anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës në mesin e viteve ’90.
Ndryshoi shumë edhe kultura e shoqërisë në raport me akuzën, duke e parë atë të ndarë nga gjykimi. Në kohën e komunizmit kjo ndodhte rrallë. Pretenca ishte njëkohësisht edhe vendim gjykate.
Reforma në Drejtësi tentoi të avancojë ashpërsinë ndaj veprave të tjera penale siç është trafiku i drogës apo krimi i organizuar – të panjohur në kohën e komunizmit – apo korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
Por tani vërejmë se infrastruktura e reformës në Drejtësi, e cila në një farë mënyre rrënoi ndërtesën e vjetër të drejtësisë në Shqipëri, qëndron në themele të pasigurta.
Pasiguria e themeleve të saj ndjehet tek burimet e pakta njerëzore për të plotësuar një infrastrukturë të fryrë dhe burokratike, si dhe një mungesë të rrezikshme të balancës mes pushtetit të drejtësisë dhe llogaridhënies së saj.
Mbi të gjitha, reforma e re në vend që të standardizonte drejtësinë, ka krijuar një larmi aq të madhe “standartesh” sipas dëshirave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, sa sot e kemi të pamundur të ndajmë gabimin nga krimi dhe fajin nga përgjegjësia.
Por një nga gjërat më të rënda është rikthimi i reminishencave të komunizmit, sidomos tek liria që prokuroria ka për të përgjuar gjykatat në shenjë presioni për t’u kthyer dhe njëherë tek koha e komunizmit kur pretenca ishte thuajse e njëjtë me vendimin e gjykatës.
Po ashtu, një sërë fenomenesh të reja të qeverisjes në demokraci – sidomos masa e quajtur “shpërdorim detyre” – ka zëvendësuar në prokuroritë tona nenin e agjitacion-propagandës, ku mund të dënohesh edhe pa thënë asgjë.
Nevoja që shpërdorimi i detyrës të përkufizohet me saktësi dhe madje me precizion, dhe të mos kthehet në gjah për prokurorë e gjyqtarë të dështuar dhe pse jo hajdutë, është urgjente.
Dekriminalizimi i saj po ashtu do t’i lehtësonte frikësimet e zyrtarëve të ulët, dhe të mos jemi në kushtet ku tani janë gati të lënë punën nëse u vendoset përpara një shkresë ku ata duhet të firmosin qoftë edhe për gjeneralitetet e tyre.

Pra, ndryshimi i Kodit Penal duhet të rishikojë kodin ekzistues duke shtuar fenomenet e reja të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikut të drogës në mënyrë më të ashpër, por nga ana tjetër duhet të korrigjojë edhe arrogancën dhe represionin e një pushteti të ri të pakufijshëm që ka dalë nga Reforma në Drejtësi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pashë se Ministria e Drejtësisë,  ka propozuar nenin 536 mbi “Ndikimin në pavarësinë e gjykatës”, ku sipas propozuesve thuhet:

                  “Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Nëse këtë e kanë seriozisht, nuk kanë nevojë të bëjnë Kod të ri Penal. Këtë nen e ka Kodi i vjetër penal i komunizmit – mos gaboj ka qenë neni 55 – që të dënonte për agjitacion e propagandë. S’kanë pse lodhen me formula të reja amatore që fshehin pasigurinë e atyre që qeverisin sistemin e drejtësisë nga opinioni publik.

Pra, në një farë mënyre, gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi duan që të mos ua diskutojë më njeri as me fjalë ato që bëjnë, e jo më me kufizime administrative.
Nuk di kush ka qenë iniciatori i këtij neni, por nëse ata që e kanë propozuar kanë parasysh se mund ta përdorin si argument Sali Berishën dhe gjuhën e tij kundër drejtësisë, janë thjesht duke i bërë nder Sali Berishës të vdesë si hero i fjalës së lirë dhe jo si i korruptuar.

Për më tepër, nëse e ka bërë Ulsiu, duhet të jemi aq seriozë sa të mos shqetësohemi, se ai nuk e ka as për Berishën. Ai thjesht mendon se ka arritur në një moshë që tani ka kontribuar për drejtësinë, meqenëse ka lënë mjekër dhe nuk mund të kritikohet.

Në të vërtetë, është e qartë që është një klan brenda drejtësisë që ndjehet i pasigurt dhe kërkon mbyllje goje ndaj vendimmarrjes së tyre, por ky është një banalitet që duhet jo vetëm të mos propozohet, por edhe të mohohet që është propozuar – për t’u dukur seriozë dhe që meritojnë debat.

Mendoni çfarë i bën Trumpit ky nen sikur të zbatohet në SHBA. Se shikon më dritën e diellit. 

Por droja më e madhe që kam është se propozuesi tinzar kërkon të sabotojë ndryshimet në Kodin Penal, duke futur malignitete të tilla. Njësoj siç bëjnë dhjetë vjet rresht me ligjin e shtypit: bëjnë sikur duan ta bëjnë me standarde evropiane dhe fusin aty një nen që, për të të mbyllur gazetën, e ka në dorë një nëpunëse qeverie dhe ligji s’bëhet kurrë

Në tërësi, Kodi i ri Penal i Shqipërisë duhet të forcojë dënimet për krimet e rënda dhe jo t’i zbusë ato, si dhe të zbusë e të heqë nga vepër penale kundërvajtjet administrative dhe veprat penale që janë aksidentale në jetën e një qytetari – për të çliruar administratën dhe për t’i dhënë fund anormalitetit që ka krijuar represioni joprofesional i zelltarëve të dalë nga Reforma e Re në Drejtësi.

 

31 Komente

  1. Z
    Ze qi ri

    Ps-istave jau qiftë Kina nonen.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvanitsi

      o zeqir o taliban nuk e shikoni me driten e diellit, sepse shqiptaret duan lirine, shqiperine dhe familjen prandaj votojne ate qe duan, poshte komunizmi, berishizmi, nanoizmi dh metizmi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albin Kurti ulica 54 Beograd

        Zeqo pilafit me gjithë groshët qorre që bëjnë pordhë me erë muti, u themi ju lumtë. Plotesisht me ju Zeqo. Do të thosha të lumtë Albin Kurti. Të lumtë. Detyrën e ngarkuar nga inteligjenca Serbe, për të rikthyer Kosovën nën Sërbi, më në fund e realizove. Të lumtë deri sa gjete kosovarë injorantë që të besuan verbërisht. U lumtë gjithë klasës politike kosovare që me skuthllëqet e tyre që i kanë në gjak, me ngushtesinë dhe gomarllekun rural karakteristikë e tyre, i hapën rrugë Albin Kurtit që të tallë bythën me të gjithë partitë politike në Kosovë. Turp për Kosovën që është vetëm një hap larg rikthimit nën Serbi. Dhe kjo gjë, varet vetëm nga Amerika dhe deri diku Europa. Sikur një të luajtur vetulle të bëjë Tramp, të nesermen në mengjes, Vuçiç, do ta pijë kafen e mëngjesit mu në mes të Prishtines

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Briskun ,ate shiko ti kurve pd-iste.Dhe nja 30 vjet te tjera do jeni duke ua rruar se ju shkon per shtat.Rrace me felliqur si ju nuk gjen mbi toke.Llumi I llumit qe vetem xhaxhi ua dinte ilacin.Iku ai,shiko ku e keni katandis nje grusht njerez.

          Përgjigjjuni
          1. I
            India, Brazili dhe Kosova

            Ty të Ze, të qi, e ri qi India, Brazili dhe që mos të të mbetet hatri meqënëse je patriot, edhe Kosova.

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Ze qi ri- sumqiri, nuk ke caj, nxjer inatin e 13 vjete mutngrenie dhe bythshqyerje

              Përgjigjjuni
            2. M
              Martini

              Shume, shume sakte dhe qarte. Kjo eshte e verteta

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lymi

                Qe te besh nje Kod te ri Penal, kur ne krye te dikasterit te drejtesise eshte nje fare Ulsiu, do te thote qe Kodi i ri ka lindur i vdekur!

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lalzi

                  Mero duhet studiuar me kujdes çdo nen I propozuar per kodin e ri penal dhe nese vihen re "lajthitje" si ky I bere publik me siper duhen publikuar ne media per ti njohur opinioni I gjere publik.Specialistet e mirefillte dhe me formim te plote duhet te shprehen per çdo nen dhe nese eshte ligj me origjine nga Europa perendimore apo ligj me origjine nga drejtesia komuniste lindore.Nese vazhdojme te kopjojme fshehtas ligje nga lindja atehere veshtire se do na prane Europa ne 2030.Kryeministri Rama duhet te garantoje me çdo kusht standarte te njejta me Europen Perendimore.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    IA

                    Ky është projekti I klanit të Dibrës në drejtësi. ULSIU me Dumonin or taaaiii

                    Përgjigjjuni
                  2. k
                    kxp

                    Bravo Z. Rama e ke zevendesuar Arianit Çelen me Ulsi Manjan.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sass

                      Ulsi Manja eshte nje kamikaz i Sali kriminelit, dhe eshte totalisht kundera Edi Rames dhe partis socialiste. Ne bisedime te nendheshme me kreun e SPAK Altin Dumanin kane marre nje fushat kundera cdo zyrtari te PS dhe fix eshte rasti i Erion Veliajt. Me urdher te keti shpellari ULSIUT Saliani rregulloi hunde dhe vesh ne klinika private. Edi Rama duhet ta qeroj kete urith nga DREJTESIA.

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1997

                        Ulsi Manja per momentin eshte sherbetor i Edvin Rames. Edvini ka nderruar gjithe ministrat pervec sherbyesit te devote, dibranit Ulsi Manja!

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        katarakti

                        Shpëtuam nga sundimi i Partisë, ramë nën sundimin e "drejtësisë"! Edhe kjo si partia nuk jep llogari asgjëkundi. Dhe për më tepër anëtarët e saj janë të gjithë milionerë. ja me këtë që shkruajta tani mund të futem në burg. Ndryshe duhet të vërtetoj se "të gjithë" janë milionerë! Po sikur njëri mos të jetë?! Baze, kiji inatin - jepi hakun, ka të drejtë kur shkruan se kjo drejtësia e re duhet të merret me dukuritë e reja qê janê shfaqur gjatë këtyre 35 viteve: krimi i organizuar, droga dhe korrupsioni i gjithëpërhapur. Por jo, anëtarët e drejtësisë kërkojnë rritje rroge meqë janë të pavaruri Ky është skandal. Një pushtet të tillë si drejtësia e sotme e ka pasur dikur vetëm Partia e Punës. Ku ishim? Askërrkundi. Por tani gënjejmë veten se qënkemi në demokraci! Në shkërdhatokraci shkon më mirë.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Merua Gazetar e jo Gjygjtar

                          Mirë do jetë që si në gjithë Evropën, gjykatat të jenë të lira, të drejta, të gezojnë besim dhe vendimi i tyre të pritet me respekt. Pseudo analizat e pseudo juristave të gazetave nuk ndihmojnë në përmirësimin e vendimeve dhe të ligjeve.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            li qi

                            Te gjitha i ke thene Mero,perveç kryesores qe kjo nuk eshte drejtesi por rrumpalle shoqerie e dale nga balta Berishjane e qe ska bir kurve qe e fut ne ulluk.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Linza

                              Nenin 536 nuk e kane bere per SB. Nese ata duan te fundosin kete monster kane 21 Janarin, Gerdecin me e pakta, por nuk duan se ja u ka dosjet kompromentuese. Kete nen e kane vene per gazetare si Mero Baze e te tjere.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Loni (i vërteti)

                                Neni 534, të cilin do t'a quanim me plot të drejtë "Neni Baze", do të shërbejë të paktën për t'i mbyllur gojën presioneve dhe shtërmbërimeve që me editorialet e tij bënë Mero Baze në këtë fletushkë online. Po ashtu ndoshta ky nen do t'i mbyllur halenë edhe Syrit dhe ideologut të saj Sali Berisha, që deformon dhe i bënë presion të hapur drejtësisë, duke e shitur këtë si politikë. Pra, kanë bërë një vepër zoti që e kanë futur në ligj. Gazetari vërtetë që ka të drejta dhe duhet mbrojtur, por kur gazetën e kthen në snajper kundër drejtësisë, ndëshkimi është nevojë.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Builder 2

                                  Po kur të akuzuarit e denuarit nga SPAK, marrin pafajesinë edhe nga Strasburgu, a parashikohet gjë në ndonjë nen që të detyrojë SPAKISTET të paguajnë vetë nga xhepi dëmin monetar në ngarkim të viktimes. A merret ndonjë masë ndaj SPAKISTEVE që po fusin njerëz të pafajshem në burg dhe arrestojnë njerëz pa akuzë ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Erdogan

                                    Po sikur kete nen ne kodin penal ta kene edhe shtetet e BE-se, cfare do thuash o Mero? Je i sigurte qe nuk e kane shtetet e BE-se?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Booo

                                      Jo se ta lexova shkrimin mero po thjesht nga titulli po te pyes se çkar kerkon me kte artikull , a je ti qe i sherbeve Rames nga mengjesi ne darke? Tani ai do e beje kodin , ligjin, republiken, monarkine apo sulltanatin si ti doje bytha, te pelqen apo jo ty e te tjereve. Çha mut kot tani !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mutmuti

                                        Kodin ligjin, maliqin e ben parlamenti i Republikes se Shqiperise zoti BOBOOOOO dhe mutin haje vete po deshe!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Booo

                                          Ah ty te pjerdhsha trute or ”Mutmuti”. E beka parlamenti i republikes se shqiperise, e se ditkam ne se sa e pyet Edi parlamentin , presidentin apo gjykaten kushtetuese. Ku jeton ti mer trap trushperlare?

                                          Përgjigjjuni
                                      2. P
                                        Patrioti cam i M...Bazes

                                        Futja pordhes kot o Mero, futja ...akoma nuk e paske kuptuar? Sot eshte rikthyer serish ajo epoka e vjeter ndaj dhe eshte emertuar RILINDJE. Dallimi i vetem eshte se tani nuk vret me si dikur shqiptare ne kufi, por i perze shqiptaret pertej kufirit me varferi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Trapajane hesapi

                                          Nuk ka nevoje per asgje tjeter, vecse-me ligj kushtetuese, gjukatesin e te gjithe shkalleve te zgjidhje nga populli. Po keshtu edhe ndihme ggjyqtaret. Mjaft me me emerime Argitadrejtesi. Drejtesi E alla amerikane è pame, deshtim I plote.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gjej pronar tjeter

                                            Mero, nuk ta zgjidh dot njeri hallin. Gjej pronar tjeter se Belinda ta mbylli rrubinetin e parave qe lali Eri garantonte per ty! E beri per interesat e veta se ja ka me hile dhe Rames, jo per ceshtje parimore po mbetet fakti qe ti ke kry pune dhe edhe lali

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              drejtesi e munguar

                                              Z.Mero,po kerkon te barazosh Kodin Penal te sotem me ate te diktatures.Mendoj se nuk e ke idene e atij kodi,qe pervec pjeses te agjitacion e propagande,ishte ne sherbim te vendit e popullit.Goditej ashper vjedhia e kondrabanda.Me ate kod per 200-leke pervetesim shkoje ne burg.Me ate kod per perdhunim te mbyllnin qe te mos dilje me.Me ate kod per zjarrete qellimshem futeshe aty ku sdilje me.Me ate kod per vrasje kishte vetem nje nen:Denim me vdekje.Ai kod mund te ishte shume i ashper por vepronte me gjithe forcen e tij,e populli kishte siguri.Me kodet e pas 1990-tes hajdute, vrases,bandit droge ,kontrabandist tallen e u bejne karshillek njerezve.Me keto "kode te kohes" per te lulezuar cdo krim behet cdo gje.Ne qoftese ke mundesi Z.Mero te na japesh sa vrasje te pa ndeshkuara kemi ne keto 35-vite,perfshiedhe ato ne bulevard apo 2 prilli i Shkodres.Me ate kodin e "keq"te para 1990-tes gati u zhduk hakmarrja qe sot po lulezon.Shqiperia ne keto kushte qe eshte e ka te domosdoshme denimin kapital.Si ka mundesiqe shume shtete te Amerikes Demokratike e kane nje ligj te tille.Z.Mero,fuqia e kodit nuk qendron tek bukuria e tij,as te hartuesit por tek zbatimi rigoroz.Tek ne sot ligji eshte vetem fasad per tia treguar Europes e botes.Edhe mbreteria kishte shume ligje te bukura per Europen por,zbatimi i saj ishte:Ne jug hap kufijte qe njerezit te largohen.Ne veri shpernda ca arme me shume te lulezoj hakmarrja.Ne Shqipern e mesme shto xhandaret te mos ndihet njeri.Sot ne Shqiperi jane shqyer kufijte qe njerezit te largohen,u jane dhene arme njerezve te vriten mes tyre dhe "Kupola e vendit" te grabis pa meshire.Po te them Z.Mero,Shqiperia ka nevoj per ligje te ashpra por,ka nevoj per tu zbatuar e jo per ne sirtar ,qe ti shohe Europa.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fantomasi

                                                O arvanitas,te qifte Nano robt e shpise.Kane jetuar njerezit periudhen me relaxuse nese ka pasur ky vend nje te tille o idiot patronazhist. Refrenin e turpshem:skeni pa gje akoma" as Koci Xoxi se ka thene

                                                Përgjigjjuni
                                                1. q
                                                  qesh e ngjesh

                                                  Mero ben sikur merzitet me kodin e ri penal ashtu sic ben sikur revoltohet per mbajtjen ne burg te Velise...por nga aty strukur ne preher te Rames e ne bordero te qeverise!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. n
                                                    nope

                                                    pyes veten pse nuk dole te flisje per kodin penal kur u denua saliu me arrest shtepie,apo kur meta u fut ne burg praktikisht ne te njejtat situata si veliaj(pra pa akuze konkrete)......ti flet per kodin penal kur te djeg bytha o te qifsha ropt .....ca lesh gazetari je ti qe gjoja ke per zemer te miren publike ...zhuls i neveritshem ...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Hasani i biri Hysenit

                                                      Z.Mero! Pas shkrimeve te gazetarit Lutfi Dervishi,nuk lini hapesira per komente. Ju lutemi korigjoheni dhe krijoni mundesi te shprehemi rreth shkrimeve te ketij gazetari me fame boterore.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje