“Ndjellësi i fatkeqësive” që i ngre topin për “fitore të rreme” Edi Ramës

17 Gusht 2025, 20:02Editorial Mero Baze

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili vinte alarmin për djegien e ullinjve dhe vreshtave. Pastaj, si zakonisht, edhe teoritë e tij konspirative, që ullinjtë i ka djegur Edi Rama se do bëjë resorte në pllajat e Delvinës.

Ka diçka thellësisht joserioze kur Sali Berisha merret me fatkeqësitë natyrore, dhe kjo ka të bëjë me dëshirën e tij që ato të jenë sa më të rënda dhe sa më të pariparueshme. E ka pasur këtë në çdo fatkeqësi natyrore që ka pasur vendi gjatë viteve të tij në opozitë. Por më flagrante ka qenë me tërmetin dhe pandeminë, ku çdo ditë dilte dhe ndillte zi, sikur nuk mjaftonte ajo që po ndodhte.

Dhe në të dyja rastet e humbi keq betejën. Madje, gati-gati, ato dy fatkeqësi – njëra natyrore dhe tjetra njerëzore – iu kthyen Edi Ramës në favor për mandatin e tretë. Nëse nuk do të ishte tërmeti dhe pandemia, Edi Rama do shkonte drejt zgjedhjeve me skandalet politike të viteve 2017 e 2018, që po e brenin.

Falë tërmetit dhe 1.3 miliardë eurove që arriti të mbledhë në botë, ai e ktheu fatkeqësinë natyrore në një shans politik të pazakontë, për t’u dhënë shtëpi shumë herë më të mira mijëra qytetarëve që u prekën nga fatkeqësia. Edhe pandemia po ashtu: guximi për të hapur vendin për të huajt në të vërtetë është pikënisja e bumit të turizmit që po jetojmë tani.

Por edhe sikur të mos ia kishte dalë, nuk do të ishte ndonjë përgjegjësi e madhe e tij.

Por e vërteta është se ato fatkeqësi iu kthyen në fat politik, mes të tjerash, edhe falë nekrofilisë së Sali Berishës që ndillte vdekje dhe tmerre çdo ditë.

Tani e njëjta gjë po ndodh me zjarret. Ato kanë qenë një sprovë e vështirë për qeverinë dhe, falë Zotit që ndërhyri dy herë përmes shiut, janë shmangur tragjedi të mëdha që qeveria nuk do t’i përballonte dot.

Aktualisht, zona më e dëmtuar është Delvina dhe Gramshi. Dëmi më i rëndë dhe i pariparueshëm për momentin janë vreshtat dhe ullishtet. Por në tërësi, dëmet zënë një peshë të vogël në raport me fatkeqësitë e tjera natyrore.

Tani beteja e Berishës për të bërë politikë me këto dëme, përveçse është e bezdisshme, është edhe jo produktive, pasi thjesht i ngre topin Edi Ramës, duke e shfaqur si shpëtimtar të një beteje që nuk është dhe aq heroike. Janë më pak se 100 shtëpi të dëmtuara në gjithë vendin, disa objekte kulti – kryesisht kisha – dhe një program special për rinovimin e vreshtave dhe ullishteve.

Nuk është ndonjë sfidë që vë në provë qeverinë. Përkundrazi, i bën nder të duket më e aftë sesa është. Dhe kjo falë Sali Berishës, një njeriu që ndjehet mirë kur ka fatkeqësi.

40 Komente

  1. L
    Lumir Abdixhiku

    Rama ik!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tafus DERIRRËZA

      Or ti që vetëquhesh Lumir, qënke kokrra e kurvës. Qënke kokrra e pederastit.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Joni

        Rama ik, bashk me Tafus dwrirrëza!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali Karaxhiçi

        E ngatërron Lumir Abdixhikun , si kryeministër i ardhshëm , me serbofilin Albin Kurtoviç , me thirrjen Rama ik !

        Përgjigjjuni
      3. i
        ish Mjek në QSUT

        Sali Berisha është njeriu më i Zi i Shqipërisë post-Komuniste, që për më shumë se 3 dekada, vetëm fatkeqësi i ka sjellë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në disa pjesë të materialit të bollshëm të NON GRATA për Sali Berishën dhe familjarët e tij, si të SHBA dhe të Britanisë së Madhe, është dhe mentaliteti i krimit në personin Sali dhe familjarëve të tij. Ai dhe familja e Tij e meritojnë fatin e Millosheviçit dhe familjarëve të tij ose të Çausheskut dhe familjarëve të tij.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Posi

          Njeriu me i zi qe te nxori nga fshati pa buke dhe te dha mundesi me shetite gjithe boten duke jua hequr vizat qe rrinit si zagare para ambasadave dhe duke futur ne Nato Shqiperin qe bytha jote te jete e sigurt nga pushtimi.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Wow, Saliu i bëri keto mo? Po pse nuk thua ti qe ti qenke nje Enverist i poshtër. Sepse ti na thua që Enveri na mori nga feudalizmi, me këneta, me gomerë, me shallvare, me qe dhe parmendë, me qerre, me dy vetura Mileçento, me analfabetizëm te shkallës se lartë, pa energji elektrike, dhe na nxori ne dritë. Ndertoi sistemin energjitik që kemi sot (nuk jane bere më hidroçenteale). Ndertoi nje sistem aresimor shumë cilesor. Nje sistem shendetesie te sherbimit paresor në çdo fshat. Nje industri nafte qe vazhdon te vidhet edhe sot. Futi mekanikën bujqesore ne bujqesi per te arritur rendimente bashkëkohore. Dhe shumë gjera te tjera. Nuk e thashë unë. Ti e the. Unë kisha probleme personale me Enverin, se ashtu ishte nje punë. Por ti e do, e do. Je Enverist, je Enverist. Çfare problemi kisha unë me Enverin? Po ja ore, per Saliun u zumë. E mori lopçarin nga Viçidoli, per te zezën e shqipetareve e pruri ne Tiranë. Lere po, do shkonte edhe në Drilon Saliu, me femijet e Enverit. Se po te mos shkonte Saliu, do thahej Driloni. Vajti te bëri edhe ty Enverist, Po leri te tjerat. Po nuk kishte faj. Enver Hoxha i ndryshoi jetën Saliut. E çoi ne France per specializim ne kardiokirurgji. Do dalin disa te thonë që Enver Hoxha bëri shumë krime. Eeeh. Sikur Saliu nuk ka bere krime. Tani, o do numurojme krimet, ose do numurojme ato që kane bere te mira. Nuk mund te numurojme krimet e njerit dhe te mirat e tjetrit. More vesh o Enverist? Tani. Do thuash ti që nuk je Enverist. Po mire ore. Pse ja numurove gjithë ato te mira qe ka bere Enveri per Shqipërinë dhe shqipetarët? Se ti i numurove. Unë nuk thashë gjë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi ZZ, NYC

              @ Posi Edhe Skënderbeu nuk u lëvdua kështu gati 600 vite më parë. Përkundrazi tha: Lirinë nuk ju a solla unë, atë e gjeta këtu midis jush... dhe bashkoi Shqiptarët në një nga faqet më të ndritura ( në mos më e ndritura)të Historisë së Shqiptarisë. Ky që thua ti na solli vizat, Naton është thjesht një Hajdut e mashtrues i Historisë. Vrasësi, Përçarësi, Shkatërruesi më i Madh i Shqiptarisë. Hajdut Familjarisht, bashkë me kollovarin e kollovaren. Ramiz Alia, mos gjejë prehje e paqe, që na e solli këtë atavik në krye të shtetit. Fundi i tij është i turpshëm. 80 vjeç NON GRATA nga USA, Europa, mburret se shkoi në një katund të Kosovës. Më i zi do jetë i familjes së tij të damkosur.

              Përgjigjjuni
              1. h
                hila

                Vetem Sali Berisha nuk i dha kujt mundesi te shetis Boten, ate e dha Ramiz Alija qe dha pasaportat e para masive dhe demokracin. Sala vetem Shpellareve u hapi rrugen drejt qyteteve duke grabit toka e prona te te tjereve, (cak i xanun) Shpellari e krimineli Sali Shkaterroi shtetin, ushtrin , fabrikat e cdo gja te vlefshme qe kishte ai vend. Zoti ja nxift jeten ati dhe familjes kriminale e hajdute te tij.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Builder

              Mero, ke filluar edhe ti si Dumani, që keni harruar 21 Janarin. Drejtësia në këtë vënd, fillon nga 21 janari. Pastaj vijnë këto të tjerat që janë si punë depilimi apo ujdisje si puna e nuses para se të shkojë tek dhëndërrushi.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mos haroni Vitin e tmershem 1997

                Builder! Ke te drejte, per 21 Janarin, qe e ka haruar. Por e haruara me e madhe, qe te gjitha, keto duken minorene eshte Viti 1997. Ky Vit, polli gjith zinxhirin e fatkeqesive, qe po e ndjek kete vend. Duhen 100 Vjet per rimekembje. Filimi i braktisjes, te atdheut I cili po vazhdon dhe sot. Korupsjoni i qeverive dhe administrates publike te injektuar nga Fatos Nano e pasuar nga te gjithe kryeministrat e me vonshem Ilir Meta ( Metaj) Sali Berisha e Rama. Shkaterimi I industrise ne vitet1993 e me pas, ishte vala me e madhe e emigracionit, ku e sotmja duket normale. Droga qe po mer jete te rinjsh dhe po shkateron familje. Burre e grua dhe femije prinder. Prostitucioni qe shkateroi berthamen e familjes dhe ku jemi sot. Me shume vdekje se lindje. Ka plot e plot per te folur, por perkufizimi eshte. Ne skemi patur kure politikane qe te mendojne, per popullin dhe vendin. Shpresojme!?!?

                Përgjigjjuni
              2. n
                ne

                Salihijena qe jeton me kufoma

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Vetem nje force antishqiptare mund te pranoje te udhehiwet akoma nga nje kufome e tille, te ciles populli ja ka dhene pergjigjen me vote, dhe do ja jape sa here qe ai te guxoje te kandidoje.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cfurku

                    Saliu është aq shumë cinik, saqë kurë ndjen aromën e luleve kërkon përreth se ku është arkivoli.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luani

                      .. kerkon eren e mutit thuajz..!!

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bio intelligence

                      SIPAS TEJE O MERUSHE VETEM BERISHA I KA FAJET PER TALLJEN E EDVINIT ME SHQIPTARET!!!! TE LLAPIM SA TE DUAM POR DHE GOMARI E DI QE TASHME RAMA E MBAN BERISHEN JO E KUNDERTA!! TE PROVOJE TE KUNDERTEN, TI HEQE VULE E LOGO TE PD ME GJYKATE DHE TJA KTHEJE TE ZOTIT QE JU GRABIT DHE BERISHA IKEN VETE DHE RAMA E NDJEK PAS. KESHTU MUND TE MBYLLET TRANZICIONI NE SHQIPERI! NANO TE BEHET 2 DITE PRESIDENT SA TE MBYLLE DHE AI CV_NE DHE TE MBYLLE MARREVESHJEN E 2004 KUR DOREZOI PUSHTETIN DHE SHQIPERIA HYN NE NJE FAZE TE RE LIRIE DHE DEMOKRATIZIMI!!! TE TJERAT JANE BROCKULLA...

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Per korrektese

                        Ore, dakord. Vetëm mos shkruaj me germa kapitale, sepse është arrogancë dhe ofendim per te tjerët.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Ky me shkronja te medhaja,kaq ka mesuar

                          Nuk eshte arrogance por injorance

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arjanit

                            Po ai e ka emrin "Bio intelligence". Hahaha.

                            Përgjigjjuni
                      2. t
                        tarrasi

                        Mero nuk duhet harruar se aktualisht qeveria e mickoskit ne maqedoni qe po heq hap pas hapi te drejtat e shqiptareve ka mbeshtetjen e vuqiqit ne serbi dhe binit ne kosove.Duket haptas bashkepunimi midis vuqiqit dhe binit per qeverisjen e maqedonise. Respekte vetem per UÇK dhe komandantet qe po vuajne paraburgimit e padrejte ne hage.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                          Zagare,alabake,'kokPalare'! SS- Serbi Sali,Meroni qe dogji ish ShQIperi,Sot,pas 'Non Grata' eshte me i fuqishem se kurre ne krye te antishtetit si INDIVID...e ndjekin 500 MIJE kamikaze...te gjitha keto fale djalit te tij adoptiv psikoBojaxhi sipas udhezimeve te krushkes Serbi!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fisniku

                            P Fazlliq, Mos shaj vetem Salehun se hidherohwt Ramuti. Ramuti e Salehu jane vellezer.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                              Lexoje prape 'komentin!

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fisniku

                                Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                                Përgjigjjuni
                            2. V
                              V

                              Pak rreshta per te thene gjithcka… nga nekrofilia der tek paaftesite reale te rames e der tek fati. Me sakte e me e vertete nuk mund te ishte shkruar

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                limoni

                                Nuk ke se cpret nga nga nje shpirtzi prej dobici serb,

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mero mjeshtri i propagandës

                                  O Mero, kur do bësh ndonjë shkrim për skandalet e qeverisë, hajdutllëqet rilindase, talljet e Ramës me situatën e zjarreve ku thoshte se ç'i duam avionët për fikjen e zjarreve se ja Greqia dhe vende të tjera në BE po përvëlohen? Se kur ra tërmeti mjetet e shpëtimit të qeverisë ishin vetëm lopata, kova dhe legena, një turp i madh, mirë që na ndihmoi bota. Se që ti je besimtar I madh I broçkullave e dimë Mero, se kuptohet ngaqë që je propaganduesi më i madh I Ramës , diktatorucit farsaxhi i fasadave, dhe kuptohet sa të intereson e vërteta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xxx

                                    Sali kufoma

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      saliu duhet te shpallet terrorist

                                      Fajin e ka enveri qe e solli vampiein sali ne tirane dhe gabimi me i madh qe e futi ne shtepi dhe nuk e njohti se cfare servili ishte e cfare vampiri qe duartrokiate

                                      Përgjigjjuni
                                    2. A
                                      Aron

                                      Sali kerma kete pune ka pasur gjithmone. Ose ka krijuar fatkeqesiste ndaj shqipetarve, ose ka ferkuar duart kur kane ndodhur nga natyra. Eshte nje vemje e pandreqshme, qe do ti dali vesi, kur ti dali shpirti nga bytha.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cubel Breca

                                        O mero po cfar ka bere tjeter nga 35 vjet ky??????????? Vetem me keto injoranca eshte marre. Dhe tani do vazhdoj te marre ate me te gjatin. Ai cfar do qe te thote ka dicka te mire se nuk e beson njeri,sikur edhe bombe te shperthej Edi Rama ne mes te Tiranes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          joel shkodra

                                          Se mos vetem tek ne! Ne te gjithe boten opozita i pret me "kenaqesi" termetet, permbytjet, zjarret etj. qe t'i versulet qeverise e partise ne pushtet. Kete ka bere edhe Rama kur ishte ne opozite. Eshte "normale" per çdo opozite edhe pse nuk eshte njerezore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bufi dhe Kurtovitç me gra serbe

                                            Qe Bufi eshte antishqiptar si Kurtovitç i vetfundosjes se krahines shqipfolese kosove tashme dihet , kane dale hapur . PO ky votues a ka ka sy ne balle se nuk jan pak Vrenoze qe e votojne , po kjo média qe i jep hapesire, keta mikrofon mbajtes qe qendrojne me mikrofonne ne dore tre here ne dite dhe degjojne brockullat e nje te semuri psiqik a kane ne pergjegjesi, si Bufi dhe Kurtovitç te dy martuar me serbe dhe te dy jane me antishqiptar se nje serbe nacionalist , nuk erdhen dhe u ulen ne foltore si te pa zgjedhur por i votuan nga Vrenozet. Para se te godasim Bufin duhet te godasim ata qe i shkojne pas Bufit , kjo eshte lufta.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Me thone sali berisha mue o budallenj

                                              Osman stafa rri gjithe diten me mikrofon ne dore pas bythes fishkur sali kriminelit,dhe shume te tjere me nje lepirje te fishkaraqit,bejne miliona kur i paguan sypeshkaqeni dhe kapterr fania

                                              Përgjigjjuni
                                            2. B
                                              Bufi dhe mikrofon mbajtesit

                                              Kemi dy karegori mediash , njera qe e glorifikone eshte ajo qe paguhet nga familja kriminale Berrisha , dhe tjetra ajo qe e godet , thjeshte pasi ka pasur nje te kaluar te hidhur me kete kriminel te pluralismit dhe kemi larje hesapesh...... Te dyja keto média nuk jane média te lira . E kam thene , strethene , perseritur , riperseritur ne France lideri extrême droite Jean Marie Lepen deklaroi : Kam ( doute ) dyshime te dhomat e gazit per luften e dyte boterore ...dhe reaksioni i médias ishte , zéro interviste tv , zéro ftese ne radio , zéro pasqyrim ne ekrane per d'y vite deri sa e detyruan te kerkonte falje publike . Nese média do ishte e lire dhe professionnele do e injorone ehhh ky komunist vdes per tre dite pasi ekrani i eshte bere obsession , alucinacionet jane pjese e semundjes se tije duke shfrenuar fantazine ne genjeshtra banale

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Ne pritje te Godose

                                                Mero , Mbase pa Dashje apo enkas , ( nuk di ta them ) , duke huazuar nje element teknik nga voleibolli , ke prekur thelbin , ke thene te verteten e qerasjes me therrime lirie e demokracie prej misionareve te asaj nentokes se zeze . Nuk e di kush eshte prima , pasuesi ( ngritesi I topit , Berisha ) apo shuteri ( Rama ) , Po nje gje , per ata qe duan te shikojne , eshte e qarte : Berisha dhe Rama jane ne unison , boshti I skuadres , me objektiva te njejta per sot e per me tej ... Mero , qe te shpetojme nga therrimet , keta dy lojtare " Veterane " , duhet te t'i varin hopingat ne gozhde , urgjentisht ... Mos Valle kete ke dash te thuash ( ku ta dish ?! ) !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Ilo

                                                  Si gjithmon mjaft i sakte i nderuar Mero!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    merhaba, mero baze

                                                    Baze, je shndrruar, ne gaztor i sarrajeve te surrelit, me kete censure komuniste, qe perdor, vecanrisht, kur hesht zerat, qe replikojne me hanemen e sarrajit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Per ate "ky me shkronja te medha"...

                                                      Shkruaj me shkronja te medha per ju si puna jote, qorr me sy ne balle! Apo paguhesh per te fyer ata qe shkruajne gjera fare prane te VERTETES, ne mos vete ate! Keni ngritur skuadra te pushkatimut digjital, ne referim te nenit 55 agjitacion e PROPOGANDE, "kryevepra" e baballareve tuaj raciste, SLLAVOKOMUNISTE e hiper injorante! Shkruaj me shkronja te medha se e di qe e verteta ju vret syte ju kelysheve te propogandes raciste!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arbeni

                                                        Si duket kunja që more të ka bër të nxësh mënd,prandaj ke shkruajtur vetëm një fjalë me gërma të mëdha.Poshtë sali maloku dhe familja e tij mafioze dhe ata që i lëpijnë koqet e fishkura.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje