Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

28 Mars 2025, 19:31Editorial Mero Baze

Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe fakti që SPAK nuk ka marrë të pandehur asnjë ministër të tij, pasi sipas tij, ishin të pastër.

E vërteta është që nuk ka marrë asnjë prej tyre — përveç njërit, Fatmir Mediut. Edhe atë më shumë për shkak të lidhjes me biznesin e djalit të Sali Berishës, sesa për fitimet e veta.

Por në deklaratat e Berishës, ka një të vërtetë.

Nën pushtetin e Sali Berishës, ministrat nuk kishin aq pavarësi sa të merrnin vendime, të prokuronin apo të bënin politika të tyre në raport me paratë publike. Të gjithë ata që e mbajnë mend pushtetin e tij, e dinë që në çdo ministri ishte një ministër politik dhe një “zyrtar” i familjes, që ishte ministri real.

Shqipëria, praktikisht qeverisej nga Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha, përmes të dërguarve të tyre në çdo ministri, agjenci, bashki apo zyrë ku kishte para publike dhe ku merreshin vendime për bizneset.

Në këtë aspekt, ministrat e Berishës mund të bënin ndonjë lek xhepi, por nuk mund të bënin dot asnjë tender apo kontratë publike nëse nuk kalonte nga zyra e vajzës së Sali Berishës dhe nëse nuk fitohej nga njerëzit e djalit të tij.

Për këtë arsye, ata natyrisht që janë më pak të përfshirë në histori korrupsioni. Ja, shiko Flamur Nokën. Ai ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, dhe e vetmja gjë që mundi të bënte, ishte të merrte katër apartamente për të pastrehët në Sarandë dhe t’ia jepte dy vëllezërve, nuses së vëllait në Belgjikë dhe motrës së tij në Kamëz. Por edhe për të bërë këtë, duhet t’i paguante një “taksë” Shkëlzenit — dhe ka hedhur një apartament edhe për atë, në emër të njërit prej miqve.

Kaq kishte lejen për të vjedhur Flamuri. Kur u bë ministër dhe i shtyu koncesionin kompanisë franceze, nuk besoj se ka marrë ndonjë gjë të madhe. Thjesht firmën kishte. Lobimin e kishin bërë fëmijët e Berishës.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për çdo ministër të tij. Fatmir Mediu kishte pak më shumë “leje” për të vjedhur, pasi pati fatin që i ndodhi hataja në Gërdec djalit të Berishës dhe e kishte “peng”, kështu që kishte dorë të lirë për të bërë lekë. Dhe nuk është se ka bërë pak.

Genc Pollo, të vetmen herë që bëri sikur u rebelua kundër Olldashit, ishte për fibrat optike, pasi kishte kuptuar se po bëheshin pa lejen e familjes. Pastaj, pjesën tjetër e kishte me leje — vetëm tendera librash shkollorë.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kishte leje të bënte pjesërisht emërime noterësh, por me miratim të familjes, pasi dha prova që për tokën te liqeni do t’u hapte rrugë shokëve të djalit ta merrnin.

E kështu me radhë, gjithë ministrat. Është e vërtetë që ata nuk vidhnin dot gjërat e mëdha fare. Ato i kishin në dorë vetëm pjesëtarët e familjes.

Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes së Berishës “pse nuk ka ish-ministra të mi në SPAK”, e kemi më të lehtë. Fakti që SPAK ka kapur Berishën dhe fëmijët e tij, dhe jo ish-ministrat, tregon kush ka futur duart në paratë publike.

Në një farë mënyre, Berisha i ka shpëtuar ministrat e vet nga telashi, pasi nuk i ka lënë të vjedhin pa lejen e tij.

Tani, burgu për burra është. Për t’i shpëtuar, ndoshta ia vlen të shkojë aty bashkë me djalin, dhëndrin dhe të gjithë ata që kishin leje të vidhnin në emër të tij. Se ai edhe vjedhjen e bëri me licencë.

38 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    As mos e mendo se do vejë Berisha në burg sa të ketë nē SPAK Dumanër, Dador e Banër. Duket sheshit se si do venë punët. Zvarritja e hetimeve - lexo: mos zënia e tyre me dorë për t'i shpënë deri në kalendat greke të belerëve të Berishës është mbrojtja mē e mirē, se është mbrojtje gjoja duke e hetuar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miradija

      um hangsh nboth.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spaku eshte mburoja e Saliut dhe xhin xhonit

        Shume drejt e ki o Haka.

        Përgjigjjuni
      2. L
        L.Xh

        Mero ke shumë të drejtë. Pooooor, këtë të drejtë, e bllokon SPAK- u me Altin Dumanin në krye, mbasi bëjnë SIKUR MENDOHEN duke mbajtur shenime, bëjnë SIKUR MBLEDHIN PROVA, por bëjnë një VËRRË NË UJË, sepse ose kanë FRIKË nga Sali Berisha, ose i ka KOORUPTUAR Sali Berisha. Rrugë tjetër nuk ka. 21 janari me kater të vdekur, dhe Gërdeci me 26 të vdekur, flasin qartë për sa unë theksojmë lart. Turp për SPAK dhe drejtësinë medemek e pavarur.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Ze qi ri

          U bofsh mut e te honkt Rama me gishta.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pipi

          Saktë fare...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleanca për "mbrojtjen"e "lexhendës"

            Mero djali,është për të ardhur keq që pa-drejtësia e reformuar,nuk është e pavarur,dhe i dridhen leqet e këmbëve nga doktor mortja! Hajde anës dhe pirth në mes i thonë kësaj,drejtësia kërkon gjurmët,por nuk shikon ujkun! Gjermani ka një fjalë të urtē: Nuk e shikon dot pyllin nga që të pengojnë pemët! Poshtë fashizmi berishist! Për sa kohë kjo krijes negative mer frymë në liri,socialistët do vazhdojnë me qetësi të vjedhin!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agathia

              Me specialistat sic thoshte Pjeter Arbnori eshte e kunderta:) Ministrat vjedhin sa t’ju doje trapi, vetem shefi madh s’merr vesh gje:)

              Përgjigjjuni
              1. A
                A bëhet gjithë ajo pasuri me rrogë shteti

                Ke harruar Genc Ruli që ngjan me tano caridin,Genci është arkitekti i vjedhjes nga familja Berisha dhe nga ai vetë. Po Vokshi me të shoqin,po Muli i akuzuar nga gazpedo.... Shikoni pasuritë e këtyre mafiozëve,shikoni jetën dhe fëmijët ku studiojnë e ku pushojnë dhe nxit konkluzione,ke harruar Tritan preshin e Azem sigurimin sipas Saliut e ku mbaron lista....por spak punon me një kandar

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Në gazeten Tema, 15 dhjetor 2022, ka disa pohime per Genc Rulin. Dritan Shano, Ish—themelues i PD, anëtar i qeverisë pas ’92, ishte pjesë e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave kur në krye ishte Genc Ruli. Zoti Shano, tregoi në Dritare TV si e larguan Rulin nga drejtimi i ministrisë, për shkak të akuzave për kontrabandë. Në 1992 në krye të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ishte Genc Ruli. Në atë kohë filloi dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i tij me Guardia di Finanza. Vinte çdo ditë, një metër e gjysmë faks nga Guardia di Financia, që raportonte pozicionin e anijes Sotirios. Ata e kishin gjetur dhe ne nuk dinim asgjë për të....Policia jonë e kap, i merr librat anijes, por anija ikën. Anija mendohet se kishte cigare kontrabandë dhe mbase edhe armë. Por nuk u konfirmua. Kjo i kushtoi Genc Rulit, largimin nga qeveria. Gazetarja Xhunga e pyet Shanon: -E kujt ishte anija? -Mbase e atij që e hoqi, dhe e shoqëroi për të ikur, i tha Shanaj. Dritani ketu ka thene nje pjese te së vertetes, mbasi historia duhet plotesuar. Kur bllokohet anija Sotirios nga organet tatimore qe vareshin nga Ruli, ky i fundit shkon te kryeministri Meksi, e diskutojnë rastin dhe dakordësohen qe anija t'i nenshtorhej procedurave ligjore. Ruli del dhe shkon ne zyren e tij. Sapo arrin atje, bije zilja e Meksit. Ky i thote që ta lerë të lire anijen. Ruli, njeri i mençur, kuptoi se kryeministrin mund ta komandonte vetem i superfuqishmi, ish presidenti Sali Berisha. Nje rast tjeter ashiqar antiligjor, ishte ai kur Ruli, u shty kontraten koncesionarit te Minieres se Kromit ne Bulqize. Kjo se pari u krye në gusht 2013, kur Ruli perseri ishte minister i Ekonomise ne ikje, sepse ishin bere zgjedhjet qe kishte fituar PS dhe parlamenti ishte mbyllur. Siç dihet koncesioni apo shtyrja e tij behet vetem me ligj, pra me vendim parlamenti, por u be vetem me VKM, me firmen e k/m Berishes dhe kunderfirmen e ministrit pergjegjes Rulit. Aso kohe per kete afere u fol shume, sa në shtyp po aq dhe nga opozita e kohes, pra PS, por keta mbas shatoriti u ulen ne karriket e pushtetit, si per shume te tjera edhe kete e harruan. Kuptohet qe te kryesh nje akt hapur me ligjin si ky, kompania perfituese, goxha e fuqishme, qe ta siguronte ate shtyrje, sigurisht qe kishte ofruar nje rryshfet te kripur. Kush e perfitoi ate pervec Berishes dhe Rulit? Pasurine miliardeshe te Berishes tani e dime, po per te kuptuar ate te Rulit, mjafton te kthehemi ne nje interviste te tij kur ai ne rolin e ciceronit (arkivat televizioneve e kane), ngjajshem si M.Kryemadhi i pat dhene S.Meços per vilen e saj ne Lalez, dhe Ruli tregonte Vilen e tij, me nje goxha bahçe me peme frutore, nderkohe i kenaqur me pasurine e tij tregonte se si behçevan sherbente vetë etj etj. Le te mos flasim pastaj per pasurine e Meksit qe nga nje apartament 1 1, në kat te peste në Laprake, kur la postin e kryeministrit, kushedi sa here i eshte rritur ajo mbasi e la ate post ne vitin 1997, lehtesisht kjo e verifikueshme. Po per keto episode duhet hetim i thelluar, me moton ndiq paranë, pra moton e punes se FBI, "Follow the money". Sot tek ne, në kete kuader te SPAK, kete rol duhet te kryeje Byroja Kombetare e hetimit, BKH. Ligji kushtetues per SPAK, me shprehjen e famshme te nisjes se çdo hetimi te "dyshimit te arsyeshem", i obligon ata qe te hetojne per korrupsion te gjithe pushtetaret dhe ish pushtetaret e larte, qysh nga marsi i vitit 1992. Pikerisht kete kerkon opinioni publik dhe mu per këtë SPAK ka aq shume kredenciale/besueshmeri prej tij, duke shpresuar keshtu se te korruptuarit dhe hajdutet e veshur me pushtet, krahas hetimit per shkelje ligji sipas rastit dhe te ndeshkohen, t'u sekuestrohet pasuria e vënë padrejtesisht. Pushtetare (rrogëtare) me pasuri te pajustifikuara, shpesh edhe me miliona dollare, si në Shqiperi, vetem në Afrikën postkolionale ka ndodhur.

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dani USA

                  Si e beri Sali UDB ashi Shqiperine s,ka burre nene ta rregulloi pervec se nje ENVER HOXH 33 vjecare ai i bie hakut Ballistit Sali…………

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Ti o mero djali je bërë kancwr për berishen

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mero skllavi

                      Na duhet nje artikull mbi lalin. Si është? A ha? A ka me shokë qe lavderohen, po une e kam shok lalin? Olsi Dado është akoma pervers? Po gjykatësi është akoma i Berishës? Po ai I BKH është akoma maniak? Këto na duhen o Mero, mos ia kthe kurrizin shokut, po ti ske shok se je skllav.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben

                        Futja pordhes Mero,sa kane vjedh ministrat e Sales,e kane myt fare.Ke Genc Rulin,qe i ka qi.. mamanë.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PS

                          Hahahaha dmth Rama i ka ministrat ne burg se u ka dhene dore te lire per te vendosur, kurse Saliu vendoste vete. Mos na hidh hi syve o mero me argumenta te paqendrueshem. Mjafton te rishikojme te gjitha ligjet qe Rama ndryshoi duke firmosur fap e fap, dhe menyren si e trajton parlamentin e zgjedhur nga populli per te kuptuar kush vendos gjithcka prej 12 vjetesh e ketej. Per te mos permendur bastet qe mbyllen e hapen, Lazaratin qe e cdrogezoi per ta kanabizuar tani, marreveshjen me Trapin sapo u zgjodh president, Xhacken qe e mbajti me cdo kusht pavaresisht gjithckaje. Rama eshte Propagande e Ligj o Mero dhe ti je kaq i mjerueshem qe i sherben ne kete forme. Gazetar nuk je.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            Sulltan Saliu me taborrin e tij ne burg !? Luaj vendit, mos ke pare ndonje enderr Mero ? Ky SPAK i tredhur kujton se do te beje gjemen ? Ky vertete ben gjemen, po kete e ben tek hermafroditet e PS-s

                            Përgjigjjuni
                            1. "
                              "Madhështorët" qesharakë gjuhëprerë

                              https://sot.com.al/kryesore/ata-qe-do-te-votojne-pd-ne-jane-1-sha-berisha-zbulon-sloganin-e-partise-demokratike-ne-fushaten-zgjedhore/ _____________________ P.S: Saliu thotë se se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse. Por po të shikoni foton (te linku) , në mur, flamuri paraqitet vetëm me pjesën e sipërme dhe sidoqoftë nuk është origjinali se te foto e PD është shqiponja dykrenore vetëm me sqep, pa gjuhën. Që këtu kupton që këta janë thjesht gënjeshtarë, s'mbajnë as premtimet elektorale e asgjë. Fasadë kot. Përdhosin edhe simbolet kombëtare. Si mund të bëhet Shqipëria madhështore "pa gjuhë"? Gjëja më e rëndësishme për të cilën krenohen shqiptarët është pikërisht gjuha shqipe, e cila është unike, është një nga pak gjuhët më të vjetra në botë, që ashtu siç shkruhet edhe lexohet, pra është pasuri kombëtare. Gjuha shqipe i rezistoi dhe pushtimeve të hordhive pushtuese në shekuj. Të përdhosësh simbolin kombëtar, duke i hequr gjuhën, është një përdhosje e sakrificave të këtij kombi e sidomos të rilindasve tanë si Naim Frashëri, etj. Ç'të presësh nga një koalicion "madhështor" qesharak që kandidat për bashkinë Himarë ka pasur Belerin, një analfabet me preçedentë antishqiptar. Prandaj koalicioni I madhështorëve "gjuhëprerë" do dështojë me sukses në 11 maj, sepse shqiptarët s'mund të votojnë injorantë përdhosës, aq më pak që janë edhe në hetim nga Spaku për vepra penale. Tani mund të kuptoni sa servil e sahanlëpirës i paguar duhet të jesh të bësh analistin mediatik mbrojtës e propagandues të Berishës dhe koalicionit të "madhështorëve gjuhëprerë"!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pse s'duhen votuar "madhështorët"?

                                Dje në Zonë e Lirë, Arian Çani bëri një "editorial" ku thoshte se Rama gënjen për pasaportën e BE në sensin që ju premton pasaportën që të shpopulloheni drejt BE dhe jo që të jetoni këtu e të keni standarde si në BE. Dakord që rilindja ka shpopulluar qindra mijëra shqiptarë këto 12 vite, por që të futesh në BE do standarde, ka kushte dhe përfitime nga BE. Nëse futemi në BE është arritje për të gjithë. Pastaj kush do të emigrojë për hall apo për qejf është punë tjetër. Sidoqoftë, Çani, ka qënë mbështetës i Belerit dikur si kandidat për Himarën (personazh me preçedent antishqiptar që është dënuar për blerje vote). Dhe siç tha vetë ka 10 vite që thotë merrni valixhet dhe ikni nga Shqipëria. A nuk është thirrje antishqiptare kjo? Siç ka thënë edhe Bled Mane: Çani antishqiptari më i thekur i medias shqiptare,është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike.Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke. S'del në TV greke por del te MCN. Mos t'ia bëjë MCN propagandën Saliut?_____________________ P.S: Në kohën e Saliut u krijuan piramidat financiare e universitare që grabitën popullin, po ashtu u vranë protestues të pafajshëm në 21janar. Vdiqën 28 veta në Gërdec, ku punonin në të zezë edhe minorenë. Pra, aleanca e "madhështorëve" të riciclimit të rangallave politke në hetim nga SPAKu, është thjesht aleancë antishqiptare, që nuk të çon në BE. Kjo aleancë nuk ka lidhje as me Trumpizmin, që sidoqoftë edhe ky është kundër BE tashmë, madje thotë që BE është krijuar për të shkatërruar SHBA, një idiotizëm politik.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  TALLJA ME SHQIPTARËT

                                  Pak ditë më parë në SPAK është depozituar një padi për vrasje kundër Sali Berishës. Cili politikan shqiptar (apo në BE) ka kaq akuza , pra për korrupsion madhor, minim demokracie dhe vrasje? Dhe ky qënka kandidat për të fituar zgjedhjet e për tu bërë kryeministër? Ky NonGrata do bëjë Shqipërinë madhështore? Ça karagjozllëku! Ça debilizmi! Tallje e madhe!

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Dordi

                                  Zoti Baze! Qe “specialistat”, sipas thenies proverbiale te Pjeter Arbnorit e çuan vjedhjen ne nivele te pa imagjinushme nuk do as mend e kalem! Banori i fundit i 313 ishte shembulli tipik se sa pak e kane vrare mendjen kur kane grabite diten per diell “familisht” kur thojne nga Juglindja e atdheut. El Presidente, SB nuk ka nevoje te akuzohet per korrupsion material zoteri, sepse edhe ajo dihet boterisht. SB, ER, IM etj do kuptohen SE SA KOT FARE kane qene kur te zveniten se shpejti… Nuk ashte e mundur te drejtojne nje shtet dhe disa breza njerez te tille pa asnje lloj kualifikimi shtetformues! Kjo ashte AKUZA e vertete per to e gjithashtu edhe per ty, zoteri etj syresh qe perpiqeni me mish e me shpirt ti mbani ne loje akoma vetem e vetem qe te mbeteni dhe ju ne ate loje te ndyre! Turp dhe faqja e zeze! Shqiperia meriton shume ma shume se kaq!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pipi

                                    Saktë fare...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kutuzovi

                                      Jane te verteta,bindese dhe te pranueshme keto qe shkruan zoti Mero ne artikullin e tij. Berisha kishte femiet qe menaxhonin ekonomin dhe çdo gje. Me te drejte DASH dhe Anglia e ka shpallur non grata per korrupsion Salin dhe gjithe familjen e tij. Por eshte fat i madh per Salin qe ka nje sherbetor besnik,Altin Dumanin qe nuk i denon ate dhe familjen e tij. Te ishte ndonje tjeter,do ishte varur sot ne litar. Denohet Erion Veliaj pa asnje faj. Pse? Sepse keshtu do Sali Berisha dhe keshtu urdheron Dumanin ai.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Drejtori i patronazhisteve

                                        Dhe lali që s'ka asnjë qindarkë është në burg?? Dhe thotë pa pikë turpi që lali ka miliona euro dhe i vellai pagoj 300 mije dollarë per 1 vizitë avokat amerikan Këto jan shpifje të saliut

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Drita

                                        Po bëhesh i.merzitshem dhe i pabesueshëm o Mero duke bërë fushatë të hapur për Ramën. Po të bien kuotat fare

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari

                                          Nje plak gamor shpellarre qe vodhi dhe vrau shqipetare me vjen shume keq qe vendi i 109 ne glob ka prodhuar shume gomere pas vitit 1990 sic duket keto i ngjane gamorit shpellarre servila te pa pare scipetare. Na hengshi mune keto qelbesira shpellare qe vodhen dhe vrane shqipetare por dhe katundare te tyre. Zoti e denofte sa ti bie Dielli-Tokes qelbesiren plak shpellare qe vodhi dhe vrau shqipetare por dhe katundin e tije mbare.Respekte! Per shqiptaret e mi te punes dhe te mendjes dhe te guximit por dhe te ndershmerise tone. Nga USA.RESPEKTE.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Q
                                            Qato Treska

                                            Nuk besoj se Berisha do veje ndonjehere ne burg. Shikoni sa shume po e zvarrit "drejtesia e re" ceshtjen per kompleksin Partizani, ne nje kohe qe shkeljet jane ne drite te diellit e dihen nga te gjithe. Vec te tjerash, mjafton te pyetet ai ushtaraku qe nuk pranoi te hidhte firmen per privatizimin e kompleksit dhe per kete arsye u shkarkua, si dhe te pyetet gjeneral i thencin Gjunkshi, qe e zevendesoi ate, e nenshkroi menjehere privatizimin dhe mori nga Berisha e kompani shperblimin e merituar. Vetem keto dy deshmi do te hedhin drite ne shume gjera te pista. Kur zvarritet kaq shume kjo ceshtje qe konsiderohet korrupsion madhor i familjes Berisha, mendoni sa do te zgjatin dy ceshtjet e tjera, shume me te renda, Gerdeci dhe 21 janari, edhe pse kete te fundit Strasburgu e quajti krim shteteror i pahetuar. Druaj se, sa te perfundojne keto procese, natyra do te kete bere punen e vet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              REGJIMET kane fund te njejte

                                              Me zevendes Kryeminister ne arrati me nje mal akuza mbi shpine nuk do kishte ndenjur as 24 ore ne pushtet Kryeministri ne nje vend mesatarisht ne Demokraci. Por ne nje Regjim kjo gje eshte krejt normale e nuk ka asnje problem as edhe kur Kryeministrit i burgoset dhe nr-2 aktual i pushtetit tij po per vjedhje, korrupsion, pastrim parash...! (edhe Taje Erdogani do ta kishte zili nje realitet te tille)

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 6
                                                66

                                                Gjallë është buçorja e semaforit të Athinës? Nuk ka vrarë akoma veten? Nuk ngeli qen Ballkanas pa e shkërdhyer dhe përdorur kundër kombit shqiptar. Turpi më i madh i kombit . Por të jetë i sigurt nuk do t'i lëmë as varr, as pjellët e qenit prapa. Kjo tokë e larë me gjak nuk i duron dot brenda kockat e një kërme të pisët e të ndyrë. Dikur Enver Hoxha e fuste në shtëpi bashkë me fëmijët e tij, sot si sharlatan e 100 sahanëve dhe prostitutë është në strofullën e sillogjove më antishqiptare . Jo më kot të gjithë e trajtojnë si gëlbazë dhe kakë qeni, nga SHBA tek shokët e PPSHsl, nga Rusia në BE, nga Serbia në Greqi edhe pse e përdorin e neverisin si puthadorë interesaxhi dhe të paskrupullt

                                                Përgjigjjuni
                                                1. r
                                                  rapsodi popullor

                                                  Na thuaj nja 2 fjale per Ramen or Mero mavria, me nje Ahmetaj ne arrati e me Veline tek qelia / si keshtu keta Hajna pa fund mor aman, pas kurrizit te Sulltanit Molle e Dardha hane? Si ka mundesi qe ky Angelo Rama ky 100 % Qelibar, ka pas vehtes kete stan Rilindja fund e krye me Zagare ?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    FCB

                                                    I rrun bolet Sales O Ymerr , i ke pas shkuar nga mbrapa si jargaxhi fshatar qe je , i fshije kepucet cdo mjes , po ti je vemje , ja fshatar inatcor , ja harrove nderin qe te la ti fshije menderen ????????????

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Next

                                                      Ka ideal Shkërdhenërinë jo Shqipërinë, se po të kishte Shqipërinë, ja ku janë fëmijët e Enver Hoxhës dhe figura e Enver Hoxhës, armiku më i tërbuar i SHBAve. Fëmijët e Enverit nuk janë " Të Padëshiruar" askund. Nexhmije Hoxha vdiqi në pulari, por jo si hajdute dhe në listën e jashtlqitjeve të planetit krah Mlladiçit që fërkohet me Lirijen dhe Argitën. Dhe SBja më shumë se t'i japë me surratin e tij, formë mutit të Bejlerit, nuk vlen për asgjë tjetër.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gita

                                                        Kjo është e vërteta. Mbi ministrat ka qenë vetë kryeministër ziu që ka vjedhur, vrarë dhe grabitur Shqiplrinë, prandaj sor është non grata, i pandehur dhe i akuzuar për bëmat e tij.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lindita

                                                          Parti Edvin na vjen mire kur ti na qin..

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lindnata

                                                            Parti - Sali, ju vjen mirë kur ju ju qi.

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. B
                                                          Bejlerizimi dhe janullazimi shqiptar

                                                          O Imer jeni të gjithë sharlatanë e dobiça, të shitur dhe hajdutë. Nga Edvini tek ty, po vërra berishiste ju përfaqson. Ja ku i latë shqiptarët, të paaftë të mendojnë e votojnë si patriotë dhe qytetarë, vetëm si zvarranikë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Amerikani

                                                            Mero , je gazetar me goxha pervoje , materiali I zanatit tend eshte shenjteria e fjales , keshtu qe ti , si shume kolege te tu , artikuloni mesazhe Jo vetem per kenaqesine tuaj . Cfare jam duke thene : hiqni dore nga mentaliteti primitiv , cnjerezore se nje institucioni , konkretisht DREJTESIA , eshte ne rregull , se Po e kryen funksionin , vetem kur godet kundershtarin ( per fat te keq te tillen , te frymezuar edhe nga muza berishiste , ne e konsiderojme ende armik !) ...!? KY eshte mentalitet I paster komunist ... Kjo nuk do te thote se verejtje dhe Kritika nuk duhet te kete ndaj DREJTESISE , Po te garosh me komunistin kriminel , S. Berisha , nuk shkon .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Drenica Legjendare

                                                              Berisha asht baba i kombit... Ai nuk e ka dasht UÇK, se asht kon organizatë terroriste..... . Kte e ka thon Berisha. E thot edhe sot..... . Dhe fjalt e Berishës i ka vërtetua historia..... . Sot terroristat janë në biruce...... Berisha asht nga malcia e Gjakovs dhe nuk i tradhto kurr kosovart..... Vllau i Vuqiqit, Edvin Ramoviqi asht tradhtari i komit shiptar.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dritan Goxhaj

                                                                Personalisht e njoh dhe kam punuar me gjeneralin (kemi mbaruar trajnim për komandant Brigade në Kukës, Kolsh, Kalimash me shumë kolegë të organizuar nga Ahmet Alishani, Kemajl Shaqiri etj.). Kur flet se UÇK i ka komanduar forcat ajrore të NATO-s në vitin 1999, para se ta thotë këtë fjalë, i shan, i poshtëron, i ofendon me fjalë shumë të ndyera ata që mendojnë ndryshe, po edhe nëse janë luftëtarët e UÇK-së, thekson enkas! Ky fjalor nuk i takon një gjenerali dhe një burri siç je ti, shoku Gjeneral Kudusi Lama.Beso mua, po më vjen keq kur të dëgjoj kur flet ashtu, sepse më kujtohen ligjërimet tua, sa i mbaje me ne, eprorët kosovarë, kur lotët më rridhnin nga gëzimi kur imagjinoja se i erdhi puna edhe një gjenerali i Shqipërisë të na ligjërojë neve, ushtarëve profesionistë kosovarë. Ishte e paimagjinueshme më herët.Të pavërtetat duhet t’i thuash mikut në sy. E them këtë sepse nuk i kemi caktuar ne caqet e NATO-s për bombardime (por, po u kemi treguar pozicionet tona që të mos na bombardojnë!). Dhe e kam thënë po ashtu, të pavërtetën tënde kur ke thënë se ke komanduar Agim Ramadanin, e që po e ceku edhe këtu, se nuk është e vërtetë. Janë faktet që caqet që do të sulmoheshin në Serbi dhe Kosovë, forcat ajrore të NATO-s i kanë përgatitur 3 muaj para se të fillonin bombardimet. Këtë e thonë forcat e NATO-s dhe ato serbe! Pra, ne nuk i kemi komanduar forcat e NATO-s! Po t’i komandonim ne, me siguri nuk do t’i kishin bombarduar kolonat me civilë shqiptarë dhe karakollen e Koshares. Pra, vetë e di dhe je i sigurt se do të ketë reagime në pavërtetësinë që thotë këtu dhe shpeshherë gjetiu. Gjeneral, ti e di që UÇK është e shenjtë, ka bërë shumë më tepër se sa ti. Në fillim na besoje pasi nuk e njihje mirë armikun siç e njohim ne, prandaj u befasove me trimërinë, guximin dhe aftësinë tonë. E kuptoj gëzimin dhe respektin që ke për ne, UÇK-në. Në të njëjtën kohë e di mënyrën e jetës tënde që kishe ti para vitit 1998 dhe që ke tani, dhe dallimin mes teje dhe gjeneralëve të tjerë të Shqipërisë në aspektin ekonomik, material! (Nuk po hyj andej! S’ka nevojë!). Pra, mjafton vetëm të thuash të vërtetat për UÇK-në. Nuk kemi nevojë as ti, si shumë të tjerë që i kanë dekoruar dhe ekzagjeruar (kështu po thonë vetë autorët) disa gjëra për UÇK-në në librat e tyre, sepse ato vetëm sa e dëmtojnë imazhin e UÇK-së. Gjeneral! Mos u bëj nervoz dhe mos i shaj pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ndoshta në politikë dallojnë nga ti, dhe është logjike dhe demokratike. Shëndet e na rrofsh bothen Kudrasi.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje