Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e opozitës, madje dhe një pjesë e institucioneve të drejtësisë, iu kundërvunë se ai do të zhbënte nenet represive të Kodit Penal, do të frenonte SPAK lidhur me praktikat abuzive kundër lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke pasur disa raste konkrete, si dhe do të shërbente për të futur drejtësinë nën kontroll të Edi Ramës për shkak të frikës së tij se drejtësia po përdorej si armë kundër ministrave të tij dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Të gjitha këto akuza janë publike dhe kanë qenë pjesë e parashikimeve që ka shoqëruar Komisionin “Xhafa”, i cili e mbylli punën bashkë me mandatin e Kuvendit të vjetër dhe nuk dihet a do ta rifillojë prapë në Kuvendin e ri.
Pra, paranoja kolektive ishte se Komisioni do të rekomandonte thjeshtim dhe qartësim të Kodit Penal për të frenuar stilin represiv, tendencat për përndjekje politike dhe krijimin e një gjendje pasigurie për nëpunësit e shtetit lidhur me interpretimin e klauzolës së “shpërdorimit të detyrës” apo rasteve të tjera.
Në të njëjtën kohë qeveria premtoi një Komision të së vërtetës, ku do të dëshmonin njerëz të hetuar nga prokuroria speciale, pra nga SPAK-u, lidhur me metodat e hetimit, kërcënimet “off record” të prokurorëve që kërcënonin personat nën hetim me burg, apo me lincimin e familjes duke u përmendur fëmijët gjatë hetimit, apo drejtimin e gishtit tregues nga qelitë e burgut 313, ngjitur me ndërtesën e SPAK-ut. Raste që disa dëshmitarë ia kanë atribuar, për shembull, prokurorit Olsi Dado. Disa prej tyre i ka bërë publik edhe kryeministri Edi Rama.
Pra, gjithë opozita ka qenë nën paranojën se Edi Rama po bënte një Kod liberal për të shpëtuar veten dhe, duke llogaritur refuzimin e SPAK-ut dhe të prokurorit të përgjithshëm për të marrë pjesë në këtë komision, po krijohej ideja se opozita po mbronte SPAK-un nga minimi i autoritetit të tij prej qeverisë, edhe pse vetë publikisht ishte armiku më i madh i SPAK-ut.
Tani, me bërjen publik të draftit tragjikomik të Kodit të ri Penal, që është një kombinim i mediokritetit, pafatësisë, ligësisë njerëzore dhe mbi të gjitha dëshirës për t’u shfaqur si zelltarë regjimorë, opozita me të drejtë është tërësisht kundër dhe akuzon qeverinë se po vendos diktaturën.
Në fakt, ky është pretendim i tepërt, sepse ai Kod nuk kalon kurrë nëse ne kemi ndërmend të shkojmë drejt Bashkimit Evropian, por sidoqoftë tregon dëshirat e zelltarëve të Edi Ramës se si e duan ata pushtetin gjyqësor.
Por, le t’i lëmë në të drejtën e tyre për ta kundërshtuar atë ashpër si gjithë ne të tjerët.
Puna është se opozita duhet ta ndajë tani se çfarë do: do Komisionin Xhafa, që kërkon të dalë me rekomandime për të reformuar politikën penale dhe aktet represive me tendencë politike që janë shfaqur, ku prokurorët e SPAK-ut nuk nisen nga çështjet, por nisen nga emrat dhe gjejnë problemet, apo do këtë Kodin e ri penal të Ulsiut.
Ne dëgjojmë prokurorët e SPAK-ut që, kur flasin për brutalitetin e tyre dhe dënimet pa shkak, të përmendin përqindje, a thua se dënimi pa faj i një përqindjeje më të ulët njerëzish është arritje, sepse mund t’i dënonin të gjithë pa faj.
I keni vënë re kur thonë tani që telefonat nuk do merren më pa vendim gjykate? Ou! E që i kanë marrë deri tani pa vendim gjykate, kush mban përgjegjësi për ekspozimin e jetës private të qytetarëve te fundërinat e shtypit që kontrollon SPAK-u?
Ne duam të dimë cila është tendenca e opozitës në këtë rast: a është për një reformim dhe çlirim të politikës penale nga republika e prokurorëve, apo thjesht do të shajë Kodin e Ulsiut, i cili qysh tani është kthyer në letër higjienike.
Ky është rasti kur opozita duhet të përfshihet si institucion në debat dhe jo si shoqëri civile me status në Facebook apo konferenca shtypi. Pra, duhet të dimë edhe ne të tjerët se ç’tendencë ndjek opozita: a është për ashpërsimin e Kodit siç po propozohet, apo për reformimin e tij drejt një kodi normal dhe demilitarizimin e tij nga represioni i prokurorëve dhe papërgjegjësia e tyre për të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, çka është dallimi kryesor mes një drejtësie në liri dhe një drejtësie në diktaturë.
Diferenca mes Kodit Penal të diktaturës dhe demokracisë janë vetëm liritë themelore të njeriut. Pjesa tjetër në diktaturë ka qenë më korrekte dhe më e ashpër ndaj krimit dhe mbi të gjitha gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë kristal të ndershëm në raport me këta që kemi.
Por ne kemi zgjedhur lirinë e qytetarëve dhe jo lirinë e prokurorëve për t’i dhunuar ata, për t’u dukur edhe si Arianit Çela, edhe si Zylyftar Ramizi edhe si Prel Martini.
Gjendja në të cilën ndodhet opozita me në krye PD e Sali Berishes, është e njejtë me atë barcaletën se si e dinte ujin gomari. E do të ngrohtë. Pse të ngrohtë ? E do të ftohtë. Pse të ftohtë ? E do të vakët. Pse të vakët ? E kështu pambarim, vetëm e vetëm, që tu shkojë e tyrja, e që prandaj por shkërmoqen si pordhët e Sali Berishes.
Mero, ti kerkon te dish se cfare do beje opozita ne kete situate, po mire, e zeme se opozita do beje zgjidhjen me te drejte qe sipas teje, mbi leter do jete ne dobi te nje drejtesie dinjitoze si edhe e meriton nje demokraci dinjitoze. Ti ke akoma shpresa, kur tashme pas iluzionit te Komisionit të së vërtetës, ku dëshmite e njerëzve të hetuar nga prokuroria speciale, pra nga SPAK-u, lidhur me metodat e hetimit, kërcënimet “off record” të prokurorëve që kërcënonin personat nën hetim me burg, apo me lincimin e familjes duke u përmendur fëmijët gjatë hetimit, apo drejtimin e gishtit tregues nga qelitë e burgut 313, ngjitur me ndërtesën e SPAK-ut, deliri i Spakisteve ka kaluar fare ne cmenduri te neveriteshme, duke prekur ne thellesi edhe maredhenjet familjare burre-grua, me aludime pseudotradhetish bashkeshortore, dhe qeveria shqiptare eshte ne letargji?
1. Opozita Saliberishiste do nje Kod te Ri Penal qe te filloje me shkeljet penale te Ed'Ramsit dhe te mbaroje me denimin me Burgim te tij te Perjetshem. 2. Opozita Berishiste do nje Kod te Ri Penal qe perjashton te 38 akuzat publike qe i jane bere Lexhendarit e Vicidolit, birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehadutit salih Vuk Berisha. 3. Pa zbatimin e dy pikave te para, Shqiperia kurre nuk do te kete qetesi!
Mero nuk te falet ky arsyetim lidhur me formuluesin e ketij ligji nga ana e Ulsiut.Rama nuk ka fuqi ta shkarkoje ate sepse ai eshte vene nga perandoria qe ka zgjedhur njerezit e saj per te kontrolluar drejtesine.Tashme Rama si njeri i mprehte ka gjetur menyren per t diskretituar kete nivel te ulet Jurispudece ,duke e ngarkuar Ministrin ne fjale qe te formuloje nje ligj te ri,duke qene i bindur qe do te diskretitohet me afresite meduikre qe mbart persa i perket Jurispudences.Dhe k arritur ta beje teme shoqerore duke justifikuar edhe mos emerimin e tij si M.D. Pas ketij debati diskretitues per te eshte piketuar nje emer tjeter si drejtues i ketij dikasteri me aftesi dhe personalitet.Seksi eshte femer sa per dieni. Jam i bindur qe pas emertimit te ri ne krye te ketij dikasteri gjerat do te ndryshojne duke vene ne vend gjithçka qe deri dje ishte rropatese per qytetarin ku digjej i njomi me te thatin.Te mos harrojme qe se bashku me Manajn ,largohet edhe Dumdumi per mbarim te mandatit.
Juristi, shume te nderlikuar e intrigues po na e ben skenarin, nderkohe qe ai eshte i thjeshte; Ulsiu eshte ne sherbim te Edvinit perderi sa kohe Edvini do kete nevoje per nje idiot si ai, per momentin operacionin Veliaj e ka permbushur me sukses, ai eshte eliminuar, mirepo Ulsiut po i del era e mutit dhe ne momentin qe qelbesirlliku do perhapet me shpejtesi Edvini do e largoje menjehere si te paafte!
Te diskutoshe mbi kodin procédures penale nuk ka lidhje nese je pozita opozita shoqeria civile pasi eshte kode qe i sherbene vendit . Kodi do behet te jeté i njejte me kodin e shteteve te perparuara europiene .
Rama thote qeveria nuk di gje, atehere pse dubet te shprehet opozita per kete kod qe nuk ekziston per qeverine? Opozita nuk atakon OJF , por qeverine. Po ia fut gjithnje e me shume pordhes o shoku Mero.
Rama thote perhere te verteten, ah ah ah ...
Cfar ndryshimi ka shtepia me gjethe me sekuestrimin e lelefonit?
Nuk eshte se jemi te fushes nga keto punet e kodeve,e normal sic percillet deri tani eshte nje palacollek,por ti o vlla vetem ne nje vrime i bie ke merak te lirosh Lali Erin nga burgu!Po leri o Mero te kalben aty e thjesht fare matematik 1 dhe 1 bejne 2,kush nuk mund te justifikoje te ardhurat le te shkoje ne burg,e perse duhet te jen me te privilegjuar ata se pjesa tjeter qe punon ndershmerisht e paguan taksa ne kte vend?!
Ore ti specialisti i Spakut je interesant, edhe ti po ne nje vrime i bie, e do Erin ne burg se s'ben! Ti mund edhe ta nderrosh nick-un sa here te duash, por IP-te e tua jane po te njejtat, pra dihet se kush je!
Saktë por kodi përcillet kështu që të duket palaçollëk. Unë lexova 5 nene dhe vetëm një vërejtje qëndron, përdorimi i keq i gjuhës shqipe. Neni mbi kolaudimin që serviret për të tërbuar popullin psh është i saktë. Frika nga burgu do më bëjë mua si shofer ta regjistroj datën në cel. Papërgjegjshmëria vret. Kështu bëhemi të gjithë të përgjegjshëm se frika ruan vreshtin themi ne populli. Kodi ka tërbuar ata që nxjerrin lekë me shpifje.
Mero ,kryeministri dhe shumica duhet te marrin kodin penal dhe kodin e proçedures gjerman dhe ta perkthejne shqip.Nuk duhet te bejne asnje ndryshim dhe te vihet ne zbatim qe te sjelle realisht standarte te verteta europiane dhe te demokracise ne drejtesine penale.
Ke shkruajtur nje Roman per gabimet qe numurohen me gishtat e dores te punes 8 vjecare te Institucjonit te Drejtesise (qe varet nga rrethanat e investigimit). Po nuk na shkruajte nje rrjesht per ate Balancin e Buxhetit te Tiranes qe ka nja 3 vjet qe nuk reflektohet ne publik more Gelbaze.. Traktet e tua jane legjitime vetem per Patronazhistet trushplare..
Ka ardhur koha qe Edi Rama duhet tu beje thirrje te gjthe intelektualeve te shquar qe te rikthehen ne kete vend per kontributin e tyre ndaj ketij vendi.Te parin per te drejtuar drejtesinen dhe per ta futur ate ne shina eshte juristi Zef Brozi. Ne te gjithe sektoret e dikasteret ka intelektuale e atdhetare te shquar me dije e kulture me te larte se keta medioker ,sepse kete vend e duan dhe duan te kontribojne.Reforma ne te gjitha fushat e drejtimit te vendit duhet urgjentish e per kete nevoiten njerez me integritet dhe moral te larte qe e duan kete vend qe te ec perpara drejt zhvillimit e qyteterimit.Edi Rama i ka te gjitha mundesite dhe aftesite per ti terhequr keta intelektuale te shquar e atdhetare.Boll me me eksperimente me mediokerit qe mbajne peng kete vend. Ky revolucion duhet te jete vendimtare ne zhvillimin ,civilizimin dhe modernizimin e kesaj shoqerie qe ata qe e drejtojne jane nen nivelin mesatar shoqeror. Koha nuk pret ,ndryshimi eshte i domosdoshem e shoqeria shqipetare pret nje drejtim modern me kapacitete moderne e jo ushtare te nje partie apo te nje agjensie siç jane dy figurat me pa reputacion te Drejtesise.Boll me me ushtare gardiste te bindur e nen urdhera.Vetem ne kete menyre ky vend mund te marre rrugen e duhur drejt nje te ardhme ku mediokerit duhet te zene qoshete e tyre ku as emri mos tu ndigjohet me e jo me te jene pengmarres te ketij vendi. Kam bindjen qe kete revolucion Rama ka per ta bere ne te miren e ketij vendi dhe mundesite tashme jo vetem qe ekzistojne por jane me bollek ne te gjithe fushat e zhvilimit te vendit.Kurjo dhe asgje me shume drejt nje te ardhme dinjitoze me personalitete te shquara ne te gjitha fushat e jo me lango a kulture e ushtare te bindur te klaneve te caktuara,kombetare e nderkombetare.I ndjeri Lym Alla ka pas nji shprehi :"NUK BOHET BUKE GRUNI,ME MIELL MISRI".Ne nuk jemi Kosova qe te na drejtoje akoma EULEKSI.Partneritet me te gjitha vendet ,çka Edi di ta beje ne menyre te persosur.Boll me me dokra hini.
E para mero opuzita jon eshte mikja me afert e spakut jo armikja sepse un s'po shoh asnje opuzitar mbas hekurave vec zyrtare te mazhorances. Ata bejn sikur e sulmojn,por por bejn sa per sy e faqe.E kam then edhe here te tjera ata jan 90% ushtaret e saliut. Edhe e fundit ti thua mos te duken si aranit cela me shok,por keta me ckan treguar deri me sot po duken shum here me keq. Araniti me shok e dinin se po te gabonin vareshin tek kali skenderbeut,kurse keta jan te sigurt se nuk i gjen gje te bejn si te duan e cfar te duan. Keshtu o mero djali.
Mero… ke aftesine ne krahasim te jesh personazhi tek filmi gjeneral gramafoni Sul pitarka ne rolin e avdiut Ne stolin e tij, ne boten e tij. Ne kenaqasine e gdhendjes ne shkop shfaqte pakenaqesine shpirterore te tij tek sa ndiente era fryente ne velat e pakenaqesise popullore Ishte si nje lule qe e dinte qe bleta ne kohe te caktuar te vitit do donte polenin e nevojshem Pse je ne treg, pse I reziston kohes? Pasi ti e di qe qeverite vijne dhe ikin Po ti, fevziu, rakipi ishit,jeni, dhe do jeni Pasi cdo beteje do ne histori ciceronet e saj I vetmi ndryshim I yti me te tjeret… eshte se ti ngelesh nje avdi cdo mjes kritik, kur ke henger nje luge corbe te prishur dhe del bark, te pakten e thua ne mengjesin e te nesermes apo ndryshimit te stines ???? Ndryshe miqte e tu bashkekohes redaktor e Gazetar, kane henger jo nje luge corbe te prishur, po gaveta me mut nga politika dhe prape jane kaps me vite Gjeja qe ti dhe zoro ben vecantine eshte, se njerzit ju vetafrohen, ndersa analoget e tu jane si muti mbas kepuce per njerzit Shprehja fali cezarit cfare I takon cezarit, eshte cdo dite ne gdhendjen e shkrimit tend ne mengjesin e cdo te nesermje Shume te renda keto o avdi do thonte ulsiu ne mbremje, sikurse noka me ristanin thonin dje dhe perfundun tek antena Nje gje politiqenet bajraktar skuptojne ne ide Pirdh me bythe jo me goje se e hongre derrin Mac
O Mero, eshte Kryekarabushi qe po teston terrenin per Erdoganizem. Sigurisht, nepermjet njerezve banale si Mjekerrcjap Manja. Nje neveri, nje neveri! Kryeminister i ndyre, frikacak ne zemer dhe nje intrigant kronik. Amerikanet duhet te marrin masa per kete birbo, pasa se te jete vone. Dhe e fundit, per socialistet: Eshte ai qe ia ka bere Veliajt. Pike. Nga frika e humbjes se pushtetit. Turp. Ka qene i acaruar javet e fundit, se ka marre sondazhet qe nxjerrin Fikun shume larte ne popull dhe po krijohet bindja masive qe ia ka futur lideri global i karit. E sigurte, kjo.
Mero,Shqiperia ka nevoj qe te behen ndryshime ne Kodin Penal.Vete gjendja dhe vargu i krimeve te bera cdo dite ka nevoj per qasje me reale.Sipas asaj qe kemi pare pas 1990-tes kerkohet nje shtet rumpalle pa ndeshkueshmeri,ose me e pakta te denohet ndonje per nje cigare hashash. Zoterinj, projekti i paraqitur nuk eshte ligj.Si cdo projekt,si cdo projektligj ai do te diskutohet nga shume aktor."Deshira" e opozites dhe atyre qe nuk duan te ndryshojn,kerkojne te mos behet ligji i ri.Nuk eshte faji i Rames,Manajt apo kujtedo tjeter qe sillemi ne kete menyre.Eshte deshira qe te mos ndeshkohen krimet e bera.