161 miliardë lekë për investime, pjesën më të madhe e marrin akset e Korridorit VIII

4 Nëntor 2024, 20:50Ekonomia TEMA

161 miliardë lekë për investime, pjesën më të

Buxheti i viti 2025, mund të konsiderohet pa frikë si buxheti i investimeve publike.

Shifra që ka planifikuar qeveria të shpenzojë për investime kap shifrën e 161 miliard lekëve. Ndërkohë që ky vit pritet të mbyllet në 150 miliard lek. Në këtë shifër përfshihet edhe fondi i rindërtimit, pasi procesi nuk konsiderohet i mbyllur.

Totali i shpenzimeve për investime është sa 6.2% e prodhimit të brendshëm bruto, që konsiderohet një shifër rekord ..

Po kush janë projektet që do të financohen? Investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore kryesojnë financimet.

Në vitin e ardhshëm qeveria do të fokusohet në punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë Durrës dhe Elbasan-Qafë – Thanë. Do të nisë puna për bypass-in e Elbasanit dhe segmentin Elbasan Lekaj, ndërkohë planifikohet të nisë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano. Projektet janë në vazhdimësi, pasi punimet do të zgjasin përtej vitit 2025.

Sa i përket kontratave të reja me partneritët publikë privat, në infrastrukturën rrugore vitin që vjen do të financohen dy segmente Kashar-Lekaj dhe Lekaj- Fier.

Përqendrimi i fondeve nga buxheti i shteti dhe ato me financim të huaj duket se janë fokusuar më së shumti tek korridori VIII, me gati 8.8 miliard lekë. Bashkimi Europian e ka përfshire Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimorë në rrjetin transeuropian, ndaj dhe shtetet përkatëse po financojnë ndërtimin e segmenteve rrugore dhe jo vetëm edhe ato hekurudhore. 

Lini një Përgjigje