Gati projektligji për rimëkëmbjen e hekurudhës shqiptare

2 Nëntor 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Gati projektligji për rimëkëmbjen e hekurudhës shqiptare

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare, Sh.a.”, parashikon rimëkëmbje të situatës financiare-ekonomike si dhe përmirësim të infrastrukturës dhe mjeteve hekurudhore. Por, cilët janë objektivat dhe efektet e synuara nga problematikat e ngritura?

Referuar projektligjit, për shkak të mungesës së financimit të nevojshëm të mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore, objektivat të cilat synohen të arrihen nëpërmjet kësaj politike është realizimi i ndarjes së Hekurudhës Shqiptare Sh.A, sipas ndërmarrjeve, dhe kjo synohet të bëhet efektive brenda vitit 2024. Një tjetër objektiv i synuar është reduktimi i kostos së kalimit në infrastrukturë nga 315 lekë/ton në 290 lekë/ton brenda vitit 2028.

Por fokusi mbetet rritja e transportit të mallrave dhe të pasagjerëve në masën 50%, ose me 100.000 ton mallra dhe 30.000 udhëtarë, brenda dy viteve të para të ndarjes së ndërmarrjeve.

Ndërkohë, një tjetër objektiv i cili duhet të arrihet është dhe garantimi i besueshmërisë, efikasitetit dhe sigurisë së transportit hekurudhor, duke zbatuar teknologji të avancuar, protokolle rigoroze të mirëmbajtjes dhe masa gjithëpërfshirëse sigurie

Aktualisht në programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027, është parashikuar fondi 500,000,000 lekë për mbështetjen e Sektorit të Hekurudhës Shqiptare sh.a. që parashikohet të shpërndahet në dy shoqëritë e reja që dalin nga ristrukturimi. Nuk ka asnjë kosto shtesë për ambiente për ushtrimin e veprimtarisë së këtyre shoqërive që do krijohen nga ndarja dhe as për personel shtesë.

Ndërsa në ndikimet sociale, në një periudhë të afërt deri në 2030, parashikohet që të ketë një rritje të të ardhurave të sektorit hekurudhor dhe si rrjedhojë edhe trajtim financiar të mundshëm më të mirë për vetë punonjësit e sektorit.

3 Komente

  1. J
    Jepi gaz Ed Brekushexhiu

    Gati ligji per rivjedhjen e shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Kjo hekurudhe u financua ne vitin 2012 ne kohen e Fatos Nanos, Saliu e bllokoi, Shqiperia i pagoi 20 Miljon Euro deme ne arbitrazh firmes Amerikane GE. Nderkohe Saliu nuk beri asnje pune, perkundrazi i la te shkaterrohen hekurudhat me keq, filluan te ndertojne fare prane shinave. Duhej te vinte perseri PS ne pushtet te ndertonte nje hekurudhe te kohes. Shpresojme ta cojne deri ne Shkoder, dhe ta bashkojne me Kosoven, simbas planit. Hekurudha eshte qyteterim, pa ndotje ambjenti..

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nga Jala e LSI

      Bota Po shkon ne Mars dhe ne mertremi me bullicat dhe dosat e fshatit.Me turp nuk ka.Hiqini breket dhe pyesni a ka ndonje qe tju beje derman.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje