Edi Rama: Investimi më i rëndësishëm, është njeriu. Bizneset duhet ta kuptojnë kaq gjë

2 Nëntor 2024, 10:01Ekonomia TEMA
Edi Rama: Investimi më i rëndësishëm, është

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se investimi më i rëndësishëm i bizneseve është tek skuadra që kanë në krah. Rama theksoi se nëse mungon ky kapital, atëherë dekoret e biznesit dhe çdo mundim tjetër u bie vlera.

“Shumë nuk kanë dashur ta kuptojnë që investimi më i rëndësishëm është tek njeriu që ke pranë, anash dhe mbrapa teje në skuadrën e biznesit tënd. Nëse nuk e ke atë kapital të sigurt të patundshëm, të palëvizshëm të rrofshin të gjitha dekoret e mundimet e tjera, sepse atyre u bie vlera për shkak se të mungon ky kapital”, tha Rama në podkastin “Flasim”.

Kryeministri u bëri thirrje biznesve të bëjnë deklarimet reale të pagave, teksa theksoi se kjo ndikon edhe në skemën e pensioneve.

“Nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë”, shtoi Rama.

Por, kreu i qeverisë theksoi se me inteligjencën artificiale në fiskalizim do të jetë më të lehtë.

“Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza  dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment se kemi marrë vendimin që të hapin një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për ti dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundvitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi.

Pavarësisht se pensionet janë shumë të vogla, krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike, por rritja ka qenë domethënëse edhe e pensioneve në raport me ku ishim, por është e papërfillshme në raport me çfarë ka ndodhur me të tjerëve, me pagat.

Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut.

Pensionet i merr sot në fund të muajit nga pagat e atyre që janë të punësuar në funt të muajit tjetër ua jep atyre që i marrin në shtëpi për pension.

Nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti, por shteti nga i nxjerr pensionet. Besoj shumë që do të ecim sepse ka njëlloj sensibilizimi. Formalizimi i pagave, nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë. Por me atë që po bëjmë me fiskalizimin, me inteligjencën artificiale në fiskalizim do e kemi më të lehtë, Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle e goditje, ku nganjëherë më shumë sjell dëm.

Nuk diskutohet që do ta bëjmë, por është proces që nuk mbaron”, shtoi kryeministri.

6 Komente

  1. E
    ERTV

    PPSL.! "Punë ka, por nuk ka profesionistë"....

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Mire do ishte ta kuptonin ata qe i largojne nga vendi!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adelina Greca ( dysheku I belgut)

        Vin Suma eshte vetem crack whore - putane qe nderron favoret seksuale me crack-kokainen.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Ore po c thua more derdimen ,ti je nje nga shkaqet kryesore qe njerzit po largohen.S ke turp vetem pleqte kane ngele ne vlore ,me cfare do rojne njerzit apo me lungomaren tende

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            njeriu yne i ri vepra ma e shkelqyer e partise.Citati ma i famshem i enverit

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              E Rame, po të vijnë mendtë pak nga pak. Po e kupton, që kapitali më i çmuar janë njerëzit, siç ka thënë Marksi dhe për të duhet investuar. Të gjithë e dinë, por nuk e thonë, se druajnë se thonë blasfemi: Bota po sofistikohet dhe për të duhen njerëz gjithmon e më të ditur, që t'i krijojë dhe përdorë këtë mrekulli materiale, - jo mashtrues që përvehtësojnë mbivletën; ata veç gënjejmë e blejmë "demokracinë". Invrstimet materiale nuk kanë asnjë vlerë po nuk u bashkuan me kapitalin njeri.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje