Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi që në dhjetor nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.
Për të udhëtuar në veprën e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.
“Ja vlen. Duhet edhe pjesët e tjera të jenë si kjo. Shkurton kohë dhe ecën komod. Në Evropë tarifat janë edhe më të larta”, thane disa drejtues automjetesh.
Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim të automjeteve në fund të qershorit të vitit të shkuar. Vepra infrastrukturore pjesë e “Korridorit Blu” është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.
Vepra infrastruktuore që nis nga Thumana e që lidhet me Autostradën Tiranë-Durrës është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit. Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.
Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko Jonian.
Kush eshte pronari i rruges? Kush eshte pronari i tokes nen rruge? Kush i merr keto parea dhe pse? Kushb e investoi kete rruge ne nje toke pa zot?
Perse te vihet takse tek njerezit, Njerezit pagujane taksen e qarkullimit qe eshte 250 leke ne cdo liter karburant qe blejne , qe eshte nje e ardhur shume e madhe . Ndaj qeveria nuk ka pse te vendosi takse ne ate rruge, por te ardhurat qe mblidhen nga Taksa e qarkullimit ti jepen kompanise per harxhimin qe ka bere .
futjuni tritolin sa me pare se do ta shifni p***n e mizes me vone , eshte ç'menduri per 20 km te paguash 2.5euro,
Ky popull te ha k... Do te paguajme dhe do te grindemi midis nesh, por shtetit do t'i rrujme topat. S'kemi bythe ne.
Tarifa eshte me e shtrenjte se kudo: Paguan : 7 Cent per km ne Itali 8 Cent per km ne Kroaci 12 Cent per km ne Shqiperi ?????? bravo qeveria mendon per popullin.