Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 50.8 mln lekë, teksa kompania që do të zbatojë punimet është Bami Holding.
Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.
Ndërkaq, zgjerimi do vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke zhvilluar procedurën tenderuese. Aktualisht, janë duke u pranuar ofertat, teksa kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 3 shtator për dorëzimin e dokumentaconit. Fondi limit në dispozicion për këtë segment është 2.5 mld lekë.
Ndërhyrja në autostradën Tiranë - Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj.
Po mire po ky Bami nuk eshte ne burg apo i drejton punimet me celular nga burgu .
Lesh me qime. Ke mbarurar. Shqiperia ime. Mire tha. Konica shqiperi te kam. Dhjere nuk te kuptova. Asnjehere
Hajde autostradë hajde! Dhe do rrinë me dalje tek Samiri QTU dhe Çeti Mercedes... Një zot e di se pse dhe se si hyhet e dilet në autostradë me 3 1 korsi një krahë... Se thotë e-Drama që nuk punoj për ta, me ta !!
Bejeni nje here e mire dhe mos varrosni taksat tona sa here firmat ngelin pa leke, cdo vit keni vene shtresa asfalti vetem sa per ta bere zi pas dy muajsh i ke gropat te njejta. Ai qe merr punet e rrugeve ne dorzim te kontrolloj cilrsine ose ne burg
Mbingarkesa e rrugeve te Shqiperise sidomos aksi Tirane Durre e Lezhe Shkoder nga automjetet tregues qe qeveria Rama eshte e afte per te prish investimet private e per te bere investime dekuruese dhe e paafte te kuptoje rendesine e te deshiroje te investoje ne akset kryesore te Shqiperise. Kjo paaftesi perkthehet ne kosto shume te larte per qytetaret.
Nuk pjersh rama per veriun. Ketu kerkonw ndertime me koncensionar kurse andej tunelit te Llogarias shperndan buxhetin e shtetit per ndertime e rrugeve te pronave te tyre.