Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke forcuar integritetin e organeve drejtuese dhe transparencën financiare.
Ligji në fuqi parashikonte ndalimin e ushtrimit të funksioneve drejtuese (administrator, anëtar bordi) për persona të dënuar për vepra penale të caktuara në Shqipëri, por nuk mbulonte rastet e dënimeve jashtë vendit për vepra të ngjashme, apo rastet kur individi ishte i sanksionuar me ndalim ushtrimi të profesionit në një tjetër shtet.
Kjo lejonte që individë të dënuar në vende të BE-së për mashtrim, korrupsion apo vepra të tjera të rënda të vazhdonin të mbanin role drejtuese në shoqëritë tregtare shqiptare. Projektligji e korrigjon këtë boshllëk, duke zgjeruar kriteret e papërshtatshmërisë dhe duke parashikuar krijimin e një regjistri publik të personave të ndaluar për administrim.
Kuadri ligjor aktual nuk përcakton qartë detyrimin për kthimin e fitimeve të shpërndara në kundërshtim me kriteret financiare, duke lënë të paqartë përgjegjësinë e aksionerëve përfitues.
Ndryshimet e reja sanksionojnë se fitimet e shpërndara pa autorizim duhet të kthehen detyrimisht dhe se aksionerët mbajnë përgjegjësi për shkeljen, duke synuar mbrojtjen e kapitalit dhe interesave të kreditorëve.
Ligji ekzistues nuk përmbante dispozita të detajuara për trajtimin e aksioneve të veta, si krijimi i rezervës së veçantë apo raportimi i detajuar dhe nuk ndalonte në mënyrë eksplicite mbështetjen financiare (huatë apo garancitë) të shoqërisë për blerjen e aksioneve të saj.
Këto boshllëqe krijonin mundësi për abuzime, përfshirë fshehjen e blerjes së aksioneve të veta përmes transaksioneve të ndërlikuara apo përdorimin e tyre si kolateral për huatë e palëve të treta. Projektligji vendos kufizime të qarta, duke ndaluar praktikat që cenojnë transparencën dhe stabilitetin financiar.
Për herë të parë parashikohet një dispozitë specifike që trajton shpalljen e pavlefshmërisë së një bashkimi të shoqërive në rast shkeljesh procedurale ose ligjore. Kjo masë synon të garantojë sigurinë juridike dhe të vendosë kufizime të qarta kohore duke shmangur pasigurinë në transaksionet e mëvonshme.
Projektligji që synon harmonizimin me rregullat e BE-së do të lehtësojë operimin e bizneseve shqiptare në tregje të tjera evropiane dhe do të eliminojë barrierat ligjore dhe proceduriale. Investitorët e huaj do të kenë një mjedis më të parashikueshëm, ndërsa procedurat e reja si regjistrimi elektronik i degëve, thjeshtësimi i raportimeve dhe qartësimi i rregullave financiare pritet të inkurajojnë sipërmarrjen dhe inovacionin.
Ndryshimet e parashikuara për integritetin e administratorëve, shpërndarjen e fitimeve, trajtimin e aksioneve të veta dhe transparencën financiare synojnë të forcojnë standardet e qeverisjes dhe rrisin përgjegjshmërinë e organeve drejtuese ndaj aksionarëve dhe kreditorëve.
Sipas qeverisë, ky projektligj vendos një bazë solide për transpozimin e direktivave të ardhshme të BE-së, përfshirë ato që lidhen me barazinë gjinore në organet drejtuese dhe transparencën fiskale./monitor.al
Ne ligjin egzistues, nje shpk - shoqeri me pergjegjesi te kufizuar- mund te krijohet edhe nga nje person/ortak i vetem. Kjo nuk duhet lejuar, pra duhet ndaluar. Pergjegjesia e ortakut te vetem apo "sole propertiorship" duhet te jete e plote ne te gjithe psurine e tij individuale dhe jo e kufizuar vetem ne kapitalin e firmes/kompanise.
Ligji mbi Tregtaret dhe shoqerite tregtare, duhet ribere nga e para dhe jo te ndryshohet duke u arnuar. Ligji ka problematika pafund, qe sjellin per pasoje qe mosmarreveshjet ndermjet ortakeve te mis mbyllyn kurre, por te fut ne rruge pa krye. Pervec ligjit skandaloz, ne shume drejtime, si ne percaktimin qarte te shumices per lloje te ndryshme vendimarrjesh, roli pa kufi i administratorit, i cili abuzon me shoqerine, financat e shoqerise dhe te ortakeve dhe ortaket qofte edhe ne minirance qe provoj e shkeljet, abuzimet, perdorimin e shoqerise si prone e administratorit apo e ortakut , nuk gjejne asnjehere zgjidhje se procedura e largimit apo ngarkimit te pergjegjesise eshte evazive, jo e qarte dhe ortaku qe provon shkeljet( qofte edhe ne minorance ) nuk e shkarkon dot administratorin apo nuk e largon dot ortakun abuzues, hajdut. Gjithashtu duhet percaktuar qarte detyrimi i administratorit per te bere aplikim ne Qkb( dhe kjo hallke shuuuume problematike, shtuar paaftesine dhe korrupsionin galopant te administrates se ketij institucioni te dale jashte cdo kontrolli), ne rastet e kalimit te kuotes plotesisht apo pjeserisht nga ortaket sipas menyrave te kalimit te kuotes, percaktimin qarte te nje afati per kryerjen e aplikimit per kete veprim dhe te drejtes se ortakut qe kalon kuoten apo atij qe e fiton te aplikoje per regjistrimin e kalimit. - percaktimi i afateve jo te gjate per rastet e refuzimit te kerkeses per mbledhje te ortakut drejtuar admin apo kalimit ne heshtje te kerkeses, ne menyre qe ortaku te kete mundesi ta therrase vete mbledhjen apo ti drejtohet gjykates ne afate me te shkurtra nga refuzimi.- lejimi i ortakut, qofte ky dhe ne minorance te shkarkoje administratorin kur provon abuzim me shoqerine dhe shkelje te ligjit dhe ne rastet e rrezimit pa shkak te kerkeses per shkarkim, ortaku i refuzuar te kete te drejten qe ne afate te shkurtra te kerkoje ne gjykate shkarkimin e administratorit apo largimin e ortakut abuzues.- Percaktimi qartesisht qe ne rastet e shtyrjes se nje mbledhje te organeve drejtuese, asambleja e pergjithshme e ortakeve, etj, nuk mund te therritet mbledhje tjeter pa u mbyllur mbledhja e shtyre, pervec ndonje rasti ne gjendje emergjence te thirrjes se nje mbledhje tjeter.- prrcaktimi qarte i natyres se gjykimit te rasteve te parashikuara ne nenet 15/3, 91 te ligjit, pasi gjykatat zvarrisin pafund kerkesat per dhenie te provave apo hetim te posacem, duke fazirizuar administratoret abuzues me detyren apo vjedhes. Paaftesia e gjyqtareve apo ndonje shkak tjeter cojne ne zvarritje pafund te ketyre rasteve pasi nuk e kuptojne ligjin ose per shkaqe subjektive veprojne me zvarritjen e shqyrtimit te kerkesave te mesiperme, te cilat duhen trajtuar ne kohe shume te shkurter. Ne vazhdim te ketyre dhe problematikave shume te renda qe sjell ligji, duhet qe te krijohen gjykatat tregtare apo seksionet tregtare brenda gjykatave te juridiksionit te pergjithshem, duke percaktuar afate te shkurtra te gjykimit te ketyre ceshtjeve, qe shpesh behen shkak per vetegjyqesi, zgjidhje te dhunshme, ose pazare te pista ne dem te ortakut te demtuar. Ligji duhet te behet i ri dhe te merren ato shuuume pakprofesioniste ne kete fushe me perkthimin korrekt dhe studimin e ligjeve me te mira te Eu, ne menyre qe produkti jo shkel e shko te jete shume i mire dhe qe ti vleje vertete tregtarit dhe te jete i qarte e efektiv.