Banka Shqiptare e Zhvillimit, shteti aksioner kryesor, kapitali 10 miliard lekë

8 Mars 2025, 15:50Ekonomia TEMA

Banka Shqiptare e Zhvillimit, shteti aksioner kryesor, kapitali 10 miliard

Shteti do të ngrejë një institucion financiar të dedikuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik sidomos në sektorë që e kanë të vështirë të gjejnë financime. Projektligji për Bankën Shqiptare për Zhvillim tashmë është dorëzuar në Kuvend  ku pritet të nisë diskutimet.

Objektivat kryesorë të këtij institucioni, janë mbështetja  me hua e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe startup-et, veçanërisht ato që operojnë në sektorë  që përballen me vështirësi në financim.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm është edhe mbështetja e modernizimi i  infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus në zonat dhe sektorët, ku mungesa e investimeve ka kufizuar zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen financiare.

Banka Shqiptare për Zhvillim do të ketë aksioner kryesor shtetin i cili do të kontribuojnë me një kapital  fillestar prej 10 miliardë lekësh. Burimet e financimit, përfshijnë  kreditë ndërkombëtare dhe fondet e mbledhura përmes Postës Shqiptare.

Kjo Bankë nuk do të operoj si një bankë tregtare për qëllime të maksimizimit të fitimit, por për financimin e projekteve strategjike dhe sektorëve të nënfinancuar. Për këtë arsye, Banka e Zhvillimit nuk mund të jetë subjekt i rregullave të zakonshme bankare apo tregtare.

Por pavarësisht kësaj Banka Shqiptare e Zhvillimit raporton te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive.

Po ashtu  Banka e Shqipërisë përcakton metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor.

4 Komente

  1. S
    Shko tako Trumpin Edo qe te vdese Saliu nga zilia

    Bravo, shteti duhet te kete kete lloj banke. Nje ta ngjashme po ngre edhe Trump ne USA.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aida Qirko

      Nuk i mjafton skizofrenit banka e mafiozëve, ABI bank, por i duhet edhe banka e vet tani, që do të jetë dhe jashtë kuadrit rregullator mbikqyrës, si të bankave të tjera? Na ktheu në fillimet e viteve 2000, ku përfundoi me sukses privatizimi i bankave shtetërore të mbetura, të cilat po dëmtonin ekonominë e vendit vetëm për shkak të mungesës së efikasitetit. Imagjinoni se ç'mund t'i ndodhi vendit me legalizimin e parave të klaneve mafioze?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Majmuni Hirko

        Si ne cdo fushe te Jetes duhet te kete edhe ketu sektor SHTETEROR, shteti duhet te forcohet dhe te jete actor ne treg, kjo duhet te jete ne cdo fushe te ekonomise .I kemi pare privatet rrjepacake qe nuk kane asnje princip kur vjen puna e te berit biznes , Jane piranja te programuar per te pire gjakun e shqiptareve,Eshte fare e qarte se ne cdo sektor konkurenca qe duhet te ishte TIPARI DALLUES i KAPITALIZMIT SHQIPTAR , ka vdekur me kohe.Te gjithe mbajne cmime te larta me perjashtime te paperfillshme gje, e cila nenkupton marrveshje te nendheshme MONOPOL KUDO sidomos ne nje ekonomi qe nuk prodhon asgje, te gjithe bashke ne grykesine e tyre per te vjedhur shqiptaret.E pra ardhja e shtetit si mbrojtes i interesit publik ne nje kohe qe shteti gjasme ,nuk eshte dashur te nderhyje sepse gjasme tregu vetregullohet e ben cudira e pordhe si keto u vartetua katerciperisht qe NUK FUNKSIONON.SUKSESE projektit te ri dhe turp per Bankat qe me tarifat e komisionet super te larta vec kane vjedhur shqiptaret

        Përgjigjjuni
        1. t
          tr

          100 miljon euro? Vari loqken. banke leshi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje