Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë me 30 milionë euro.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë: “BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti.”.
Projekti do të përfshijë rehabilitimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe rikonstruksionin e godinave të stacioneve përgjatë linjës.
Ky investim strategjik jo vetëm që përforcon pozicionin e Shqipërisë në rrjetin e transportit europian, por pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në mjedis duke ulur emetimet e karbonit dhe duke promovuar kalimin nga transporti rrugor në atë hekurudhor.
Linja Durrës–Rrogozhinë do të shërbejë si një nyje kyçe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar integrimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ky është projekti i tretë hekurudhor madhor i mbështetur nga BERZH në Shqipëri, pas linjave Tirana–Durrës dhe Vorë–Hani i Hotit.
Pak me ngadalë o mashtruesa: "Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE". Sa është përqindja e interesit e kësaj kredie dhe për sa vjet do të shlyhet?! Sa do të jetë fitimi në këtë trase? Investimet në formë granti (fare shqip kjo fjalë) dhe asistenca prej 60 milionë dollarësh kush do ta kontrollojë dhe si?! Se një asistent mund të paguhet edhe 50 mijë euro në muaj! A fiton apo humbet shteti shqiptar nga kjo marrëveshje dhe sa? U dogjëm një herë nga Bankers!