Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se Qeveria Shqiptare synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar, raporton A2 CNN.
Në një takim me autoritetet lokale të bashkive në Berat, përfaqësues të biznesit të vajit të ullirit dhe ekspertë teknikë nga Banka Botërore, Denaj tha se u diskutua për krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”.
Sipas Denajt, ky është një financim nga Qeveria Shqiptare, që synon bashkimin e 50 fermerëve prodhues të ullirit dhe vajit të ullirit në qarkun Berat dhe zonat përreth. “Objektivi është krijimi i një brendi shqiptar për një nga produktet më autoktone, prodhim me vlerë, cilësi dhe të bashkuar”, u shpreh Denaj.
Ministrja Denaj tha se në këtë takim u ndanë edhe hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit bujqësor në të gjithë Shqipërinë, me 5 bashki pilot për konsorciume të ngjashme në qarqet Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë. “Një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe fermerëve për të forcuar ekonominë rurale, kapërcyer prodhimin individual dhe garantuar akses më të madh në financim dhe të ardhura për fermerët”, vijoi ajo.
Denaj nënvizoi se të pranishmit u ndalën edhe te Skema Kombëtare e Investimeve 2025, aplikimet e së cilës janë të hapura deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse. (A2 Televizion)
Mire e ke ti moj Anila Denaj Bashkimi ben fuqi , por si tja bejme ne pronaret qe akoma nuk na kane dhene certificate e nje ullishte prej 10 dylym ne Berat mu ne Shenthanas , ka ne perberje trashegimtare dhe duhet sherbim per ullirin qe te prodhoj pastaj ta mare fermeri ndersa ne te jemi aksioner ??? A ka zgjidhje kjo pune , qe edhe toka apo ULLIRI te shfrytezohet mos te rije kot ? I thone 10 dylym toke me ullinj , pronaret jane plakur nuk kane me fuqi ti bejne sherbim jetojme vetem me nje pension minimal dhe token nuk e shfrytezojme dot se nuk kemi me fuqi ??? Por duhet te paiset me certifikat , e kemi mare ne pronesi qe me 1991 kemi aplikuar per certifikaten sipas rregullit tek nje notere ne Berat ka 18 muaj paguajme taksen per token dhe kaq . Ishallah po e lexon kete shkrim se mire i behet vendit Fermerit por dhe ne pronareve si aksioner ? Ulliri eshte bime industriale plot vlera por do dhe sherbim te mire qe te jape prodhim . FL
Duhet banka botërore për tëë ndihmuar shqipkarët të organizohen bashkë për më mirë, budallik komplet. A nuk kan këta fermerë fëmijë t zotë, 50 veta, disa prej tyre duhet ti kenë disa fëmijë të hajrit edhe ta bënin vetë këtë që para shumë viteve