Cfarë shitëm në rajon? Në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, zarzavate. Lëndët djegëse, në vendet e tjera

5 Gusht 2025, 20:20Ekonomia TEMA
Cfarë shitëm në rajon? Në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë,

Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bazuar te tregu rajonal. Kosova është shndërruar në motorin kryesor të kësaj rritjeje, me eksportet që janë ngjitur me 72.5% krahasuar me vitin 2024.

Edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina regjistrojnë një performancë pozitive, me rritje eksportesh prej 20.7% dhe 21% përkatësisht. Këto shifra tregojnë për forcimin e lidhjeve tregtare me disa nga fqinjët tanë.

Megjithatë, jo të gjitha tregjet rajonale kanë performuar mirë. Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut shënuan një rënie të ndjeshme prej 29.8%, ndërsa ato drejt Serbisë u ulën me 3.6%.

Por çfarë konkretisht po shet Shqipëria në rajon?

Kosova, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë blen një gamë të gjerë produktesh. Artikujt kryesorë të eksportit përfshijnë lëndët djegëse minerale, kripërat dhe sulfuret.

Tregu serb, pavarësisht rënies së eksporteve, mbetet i rëndësishëm për produkte bujqësore dhe industriale. Produktet që Shqipëria eksporton më së shumti atje janë zarzavatet, frutat, kripërat, veshmbathjet, giza, alumini dhe peshku.

Nga ana tjetër, me Malin e Zi, kemi shitur kryesisht lëndë djegëse, produkte të ndryshme ushqimore, alumin, artikuj metalurgjikë, pije dhe produkte qelqi.

Edhe pse eksportet me Maqedoninë e Veriut kanë rënë ndjeshëm, mallrat kryesore të eksportuara janë lëndët djegëse, zarzavatet, kripërat, veshmbathjet, si dhe pijet.

Shqipëria ka prani tregtare edhe në Bosnje, ku shet kryesisht zarzavate, fruta dhe arra, artikuj prej gize, veshje dhe këpucë, lëkurë, produkte duhani, ekstraktet ngjyrosëse dhe produkte qeramike. (Xhorxhina Deda)

1 Komente

  1. T
    Tirane

    Qellimisht minimizoni rritjwn e shkembimeve tregetare me Kosoven, sidmos rritjen e eksporteve te Shqiperise per ne Kosove. Dhe keto rritje, pavarsisht se ty si autor te bejne te plasesh nha inati, ne shqiptarve te Kosoves keto rritje na bejne zemren mal. Rrofte nena Shqiperi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje