Cilat janë zonat me qiratë më të lira në Tiranë?

4 Mars 2024, 12:02Ekonomia TEMA
Cilat janë zonat me qiratë më të lira në Tiranë?

Blerja e shtëpisë është një nga investimet më afatgjatë që kryhet vetëm një herë. Në Tiranë, çmimet e pronave afër qendrës janë të papërballueshme për shumë familje shqiptare, të cilat po zgjedhin si alternativë kryesore për strehim periferinë dhe zonat jashtë Tiranës.

Agjentet imobiliare, Oksana Genkina dhe Anxhela Musaj, të ftuara në emisionin ‘7pa5’ në ekranin e Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Ravoha kanë treguar se cilat janë zonat më të lira për momentin.

Ka lagje më të lira në Tiranë?

Genkina: Nuk është e njëtrajtshme. Tirana është zgjeruar goxha, Astiri nuk është më siç ka qenë para disa viteve. Zona e Freskut dhe Kombinatit janë më të lira. Çmimet fillojnë nga 300 euro 1+1. Kjo është një vlerë e lirë për tregun aktual.

Musaj: Zonat më ekonomike janë ato periferike, Kamza, Ali Demi, por jo në komplekset e reja që janë ndërtuar. Astiri dikur ka qenë një ndër zonat që lakmohej për çmimin e lirë, por sot është shumë e vështirë të gjesh një apartament 300 euro.

Pse u rritën çmimet e qirave?

Musaj: Kemi vënë re një rritje të lartë të kërkesave dhe klientë që vijnë nga qytete të vogla për të punuar e jetuar në Tiranë. Kërkesat janë rritur. Për një të huaj është shumë normale një apartament me vlerë 700 euro. Një shqiptar që vjen nga rrethet  vendos të jetojë me dike për t’i dhënë vetes më shumë mundësi. Duke parë që kërkesat janë gjithnjë në rritje pronarët kanë vendosur të rrisin çmimet, për sa kohë nuk ka ulje të kërkesës nuk ka as ulje të çmimeve.

Genkina: Sot janë edhe kushtet e banesave më të mira. Pallatet janë më të reja, cilësia më e mirë, nuk janë problematikat që kanë qenë.

A kemi të bëjmë me çmime të papërballueshme?

Genkina: Ka ekstreme, si për vlera si për qira. Unë i sugjeroj një çifti për shembull që të marrë me kredi një apartament, dhe jo të paguajë qira. Kur një çift merr një apartament me qira është e njëjta vlerë si kësti i kredisë pak a shumë. Por në fund i mbetet prona.

18 Komente

  1. G
    Genti

    Keni shkallu te gjith ekonomi narkoshteti me oligarket ne krye

    1. H
      Hape menjen o Genti

      Eh mor Genti, aq te ka mesuar nongrata te gjykosh. Mos harro se eshte vendi dhe populli yt more lumemadh. Shiko edhe me ngjyra filmin e jetes, jo si xhigandi qe sheh vetem bardh e zi, dhe permbys figuren, si qeni.

      1. A
        Ardit

        Sa eshte censusi o figure ? Apo hajt mo hapim baza natosh, behemi tranzit vend e te mbetemi nja 800 mij vete? Kshu thua ti mo? Po sa eshte rroga mujore o figure? 600 EUR eshte Milano u lumadh, o figure. Hajt se do e bejme ne paqen e Ukraines.

        1. G
          Genti

          Po cthua ore, non grates duhet ti falesh ti jo un se prej ati plere hypet ne krye ju derrat komuniste. E beri corap ai qelbesire Shqiperine e tani ka 20 veta qe kontrollojne cdo gje me kushurinj baxhanake e ndonje rrembythje qe vjedh per hesap re tyre.

        2. a
          adi

          300 euro vlere e lire? paga mesatare NETO ne tirane eshte gati 60000lek (ja 70000, ja 80000) e juve ju duket 300 e lire? skeni faj ju jo, fajin e ka shteti po 90% e agjensive duhet te mbyllen e pronaret e agjentet ti rrasin mrena

          1. T
            Tarrasi

            Gent trapi çfare do me thene me narkoshtet ? or cecen shko te shqupi ha ndonje byrrek , po koqe ngelet .

            1. G
              Genti

              He mo Tarrasça cfare prodhojme ne te justifikojme G Class e 4000 euro metri ore trap? Nxirr sa banor kemi se jan mbush qytetet me pleq qe po vdesin e po ja marin pronat mafja e oligarkia politike. Ske faj ti morr

            2. B
              Blersi

              Jane vlera qe i vendos tregu. Rroga te larta dhe cmime te ulta nuk ka. Po e perballon merre, ndryshe gjej zgjidhje tjetër.

              1. A
                Ardit

                Ta shohesh mire tregun ti kur mos kesh mundesi me riparu i portollampe jo mo te besh banjon nga e para se sdo kete njeri ta bej.

              2. P
                Po

                Ne as nje vend nuk kam par qiraja me e lart se rroga. Po skeni faj ju jo kur keni gjet ate popull qe per partit shesin cdo princip pse jo.

                1. m
                  mos

                  Qirate e shtepive ne Tirane njesoj si ne Europe! Katastrofe, duhet vene minat atyre shtepi. Katastrofe edhe ne Greqi me 250 euro merr dy dhoma e guzhine ! Katastrofe . Minat atyre shtepive

                  1. L
                    Labi Gjolek na Viçidolli

                    Kto gocat mobilare jane ekonomiqare te marura, marin shum vesh na gjella me presh. Kto n emisjonin 7 pa 5 flasi kshu, pale t ishin te "rroga e telebingos" e mekanikut Hason ne e profesor Gjebres, kushedi se si do kakarisnin, gjthe lezet. Kur ban pazar me kto per naj shpi, t thon se ban 112,000 evro, pstaj kur ryn mren, t vijn e t thon pa t keq se duhet t pagush 117,000 evro se kshu i do mushka drut.

                    1. L
                      Labi

                      Nuk do shume mend te kuptosh qe kemi te bejme me nje shtet lavatrice parash,mendova te blej nje apartament ne Tirane,vlera 160 000 euro,apaetamentin ne fjale e bleu nje Anglez nha Burreli,ne bisede e pyta ne jeton ne Angli pasi mu duk cudi nje invwstim i tille,jo tha iki punoj e kthehem,shkurt dihej ca punonte,une perfundova ne Gjermani ku bleva vilen 240 000 euro tre kate,rreth 70 000 euro per rregullome te ndryshme,tani jetoj vete aty dhe dy apartamente me qira. Duke qene se kam pension te Zvicres me duket me interente jeta ne Gjermani se ne Tirane. Blerjeve te tilla do ja shikojne shpejt sherrin Shqiptaret.

                      1. Z
                        Zoti me shqipetaret

                        E para nuk di te shkruash....e dyta ngaterron llogjiken kur Ti qe do te blesh ne Tirane kontakton me ate qe e bleu ate qe do ta blije ti.......llogjike peshku.....e treta cne ti merr pension ne Zvicer dhe na u zgjove me "Vile" ne Gjermani (me tre kate)......me 310.000 Euro te kursyera nga puna ne Greqi (shkruan evro dhe jo Euro si ne Europe) e pension Zviceran ???? duhet te jesh 103-vjec Zoteri......apo ke dal nga Shqiperia pa lindur akoma...........car jeni ju mer njerez pa karakter qe s`dini si me genjy.........ma thuj pak emrin e Fshatit ne Gjermani qe paske bo investicionin 310.000 euro dhe plus dy apartamentet qe i paske dhene me qira ?????????? A moj lope per t àrdh keq......

                      2. M
                        Mushu

                        O çna çate trapin me keto qera te ngritura. Mos publikoni me lajme te tilla mor njerez se gati jane matrapazet e shtepive me i ngrejt edhe me shume. Kane shku çmimet stratosfere

                        1. L
                          Lisa

                          Droge. Prostitucion. Pastrim oarash.

                          1. A
                            Albini

                            Sa te kete edhe pak pensioniste italiane ,greke ,spanjoll e siriane ,keshtu do ndodhe me cmimet edge per pak Kobe. Bomba te plasi shpejt Jo vetem pe ap por edhe per ndertuesit dhe matrapazet e axhensive. Kjo qe po ndodh eshte loje e oligarkeve qe Kane gllaberuar CDO gje. Lejet ,ndertimet ,veliaj, frangaj,dreqi e i biri do te fundosen dhe jo vetem per ap ,po per pangopshmerine we e varferuan kete popull. Mos blini ore njerez ,se do ti bini kokes me grushta ,ashtu sic do ndodh me keto te lodhurit jasht shqiperie qe blejne ketu. Problemet e moshes ,ushqimet e pakontrolluara dhe te shtrenjta ,siguria.,ajri i ndotur ,zhurmat , etj do ti argojne njerezit nga blerjet dhe nga gjithe shqiperia sic por ndodh.pastaj 50 mije e ca ap le ti blejne oligarket dhe ti marin me vete ne tufine ose share po te kete vend per ta. Ndertoni sa me shpejt ncerenatoret ore kusare se do tu hyjne ne pune !

                            1. A
                              Ardi

                              Alienet e ekraneve dhe Jo vetem ,me çfare do to bejne nderhyrjet kirurgjikale??!!?!?! Jane bere nje prerje ,si majmunet e pyjeve tropikale ,si apartamentet e kusareve ,njesoj pa asnje ndryshim ,pevecse cmimeve.........

                              Lini një Përgjigje