Puna online, ku bëjnë më shumë lekë shqiptarët?

4 Mars 2024, 11:11Ekonomia TEMA
Puna online, ku bëjnë më shumë lekë shqiptarët?

Gjenerimi i parave nëpërmjet punës online po kthehet në një realitet të ri ekonomik, i cili ka njohur një zhvillim të vrullshëm pas pandemisë. Edhe në vendin tonë shqiptarët, kryesisht moshat e reja, 25-30 vjeç që janë dhe përdoruesit kryesorë të rrjeteve sociale po përdorin teknologjinë si një mjetin kryesor të punës. Erion Nako, ekspert teknologjie, i ftuar në emisionin “E-ZONE” evidentoi platformat sociale ku shqiptarët po bëjnë më shumë lekë.

“Instagram, Facebook dhe Tik Tok janë tre platformat ku shqiptarët  janë më shumë të fokusuar për të gjeneruar para. Ka dhe një gjeneratë tjetër që është në fazat  e para, janë ata që quhen youtubers. Kjo është gjenerata që nuk shikon TV, por shohin vetëm Youtube në kompjuter dhe celularë. E ardhmja do të jetë drejt një media që nuk quhet televizion. Po shkohet drejt një platforme ku do të shikosh atë që ti ke dëshirë dhe në kohën që ti do. Ky quhet televizioni on demant”, – u shpreh Nako në “E-ZONE”.

Në mungesë të të dhënave, mbetet ende e paqartë se sa është madhësia e këtij tregu në vendin tonë, por sfida mbetet formalizimi.

“Risku më i madh i të bërit biznes online është më i ulët se ai fizik, pasi ke mundësi ta rimarrësh shpejt veten, por një biznes digjital ka nevojë për siguri kibernetike. Problemi më i madh është kur ta vjedhin një llogari apo ta sulmojnë. Sot një influencere/blogere apo biznesi online nëse i marrin/ vjedhin llogarinë, aktiviteti konsiderohet i humbur”, – sqaroi Nako.

Puna online sipas Nakos dominohet më së shumti nga moshat e reja, kryesisht mosha 25-30 vjeç. Ndërsa grupmoshat mbi 40 vjeç e kanë më të vështirë adaptimin me teknologjinë.

3 Komente

  1. P
    Patriot

    Ka te drejte djali sepse mosha mbi 40 e grave nuk munde te dale pa breke ose I ka breket e medhaja. Tik tok eshte mbushure vete me goca te reja qe hiqe tanga vishe tanga dhe presin te behen milionere. Kur I bene komente negative te hyjne me liber shtepie dhe ankohen se po na vjedhin privatesine.

    1. S
      Suksese secilit...

      Te punoshe ne onlinie eshte gjeja me e kenaqur Biznese nga me te ndyrshmet...ne tere Boten sote jetojne simbas deshires ne cdo shtet ..ne cdo Hotel apo shtepi private me qera...si en shqiperi ku kane ardhur nje pjese dhe punojne.... Perjashto ato ordineret porno qe bejne nje pjese e vogel.... Ka nga llojet me te ndryshme te Bizneseve ! duhet vetem durim .... nerva...me ore te tera ne kompjuter....por mbi te gjitha punon orare pa orare...kure te te dali gjumi.....dite e nate... Suksese kush punon ne onlinie...mesiguri fillimi i veshtire....me kohen dhe me vendosmeri puna behet me e lehete..

        Lini një Përgjigje