Efekti i turizmit: Më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë, rekord zhdoganimesh në 6 muaj

28 Korrik 2024, 10:20Ekonomia TEMA
Efekti i turizmit: Më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë,

Pritshmëritë për një numër rekord të turistëve këtë vit janë shoqëruar me rritje të ndjeshme të importeve të mallrave të akcizës, si karburante, cigare, kafe dhe birrë. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në 6-mujori e parë të këtij viti, zhdoganimi i mallrave të akcizës ka regjistruar nivelin më të lartë të tre viteve të fundit.

Zëri që mban peshën më të madhe ndër mallrat e akzicës është ai i karburanteve, që gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka arritur nivelin maksimal, pavarësisht çmimeve të larta. Niveli më i lartë i zhdoganimit ka qenë në muajin maj me 56,601 ton

Cigaret kanë shënuar një rritje të lartë të importeve, duke arritur në 1.451 ton në fund të këtij 6-mujori. Ndonëse për këtë produkt çmimet njohin rritje pothuajse nga viti në vit, kërkesa në treg mbetet e lartë. Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit. Ndërkohë, nga 1 janari 2024 kjo rritje u reflektua edhe në çmimin final të shitjes me rreth 20-30 lekë. Muaji qershor ka shënuar rekordin e zhdoganimeve për cigaret me 303 ton.

Pothuajse të njëjtën ecuri si dy produktet e mësipërme ka regjistruar edhe importi i kafesë. Për këtë produkt, muaji maj ka shënuar rekordin e zhdoganimeve me 1,177 ton.

Përsa i përket birrës, zhdoganimet për këtë produkt janë në nivelet më të larta të viteve të fundit dhe qershori ka shënuar vlerën më të madhe të importit. Dyfishimi i akcizës së birrës në 710 lekë për hektolitër nga 1 janari 2023 duket se ka favorizuar më shumë importin dhe ka filluar të japë efekte negative për fabrikat e birrës në vend, të cilat u detyruan të rrisnin çmimin e produktit final. Për shkak të çmimit të lartë nga kostove të shtrenjtuara, birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, ndërsa sasia e blerë nga jashtë po rritet me ritme të larta.

1 Komente

  1. .
    .

    Efekti i depresionit thuj. Turistet tane shkojne mbajne radhe te ecowater te kalaja per te mbushur uje falas. Kursejne edhe 50 lekeshin. Po pine birre marrin Elbar ose Peja. Sa per karburant mos e pyt, u cane autobuzat duke bere rruge. Cigaren po e hajme ne si popull se po na iken mendja, edhe ato palo deputet qe i nxirrnim me voten tone si nxjerrim dot me.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje