Nuk rinovohet koncesioni i markimit të karburanteve, a do të reflektohet në çmim?

25 Korrik 2024, 17:03Ekonomia TEMA
Nuk rinovohet koncesioni i markimit të karburanteve, a do të

Koncesioni i markimit me kosto për qytetarët “1 lek në çdo një litër karburant” nuk do të rinovohet më.

Shërbimi, qëllim i së cilit ishte garantimi i cilësisë së karburanteve dhe parandalim i kontrabandës, do të menaxhohet nga vetë shteti.

“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet.

Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit, njoftoi për herë të parë Ministri. Gjithashtu, sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj.

Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit, deklaroi ministri Mete.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të reflektohet te çmimi naftës prej muajt që vjen.

3 Komente

  1. N
    Nesër avazi

    Po çar karin do ulet çmimi, sa u ul çmimi i pasaportave aq do ulen dhe këto çmime te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albina

      Lesht!.... . Kush pjerdh për shtetin ktu...... . Le që ku ka shtet.....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Ne SHBA cerifikimin e ben shteti (County). Nga e morren kete forme keta qe certifikimin e ben privati? Hajde forma per te vjedhur hadje! Shikoni se nuk keni kriijuar shtet per popullin e mjere por per te vjedhur!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje