Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë... sot Korea e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina. Shteti në Azinë Lindore rendite i dyti pas Italisë në drejtim të importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, prej andej u sollën dhe u regjistruan 8 mijë e 754 makina.
“Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike”, tha Ardis Biba, importues automjetesh.
Po sa më pak kushton një makinë e sjellë nga Korea e Jugut në krahasim me tregjet e tjera?
“Në krahasim me Shtetet e Bashkuara, çmimi i automjeteve nga Korea është i përafërt. Ndërsa krahasuar me tregjet europiane, për shembull kjo makinë ka ardhur rreth 8 mijë euro më lirë”, shtoi ai.
Ardisi, i cili u bë pjesë e tregut rreth tetë vjet më parë duke sjellë makina jo vetëm nga Korea e Jugut, por edhe Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa na tregon edhe mbi importet mesatare në një muaj.
“Ne sjellim mesatarisht nga të gjitha tregjet 200-250 makina çdo muaj që importojmë si nga Korea, Kina apo Amerika. Nëse mund të marrim një mesatare vjetore, kemi rreth 3 mijë automjete të importuara”, deklaroi Biba.
Po çfarë makinash importojnë kryesisht shqiptarët nga Korea e Jugut?
“Kemi kompanitë e makinave me qira të cilat kryesisht duan automjete të vogla të tipit Volkswagen Gold apo Mercedes Benz C dhe E-Class. Ndërsa pjesa tjetër, janë individë që duan Tuscon apo Edhe Audi Q7 etj”, tha ai.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se importi i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në 2018-n, vitin e shkuar shifra arriti në 8.5 miliardë lekë duke gati u 10-fishuar në harkun e 5 viteve. (Marjo Brakaj)
Kane dale me probleme. Jane makina te perplasura, qe ne Kore apo Amerike nuk lejohen te dalin me ne rruge pasi cilesohen te rrezikshme.
derr verr dhe nuk na e the a ja vlejne ti blesh... por sjellin kaq e aq
Makinat Koreane jane shume me lire se makinat Europiane sepse qe ne prodhim jane bere per Kore,nuk kane sigurine e makinave te prodhuara per Europe,pasi Europa ka te tjera kritere teknike,e para,makinat Koreane jane me te lehta ne peshe se makinat Europiane.Mund te merrni dy makina nje te Korese e nje te Europes me marke te njejte e te gjitha njesoj ne fund makina Korenae eshte me e lehte.Eshte me e lehte se materiali i perdorur per te forcuar karroserine nuk ka kualitetin qe perdoret per makinat Europiane.Rrugeve te Shqiperise shikon shume makina te viteve 2020 e siper,nje perqindje e madhe jane makina qe kane pasur aksident rrugeve te Europes e Amerikes,pata rastin te shikoj se si riparohej nje volvo xc xhip tip i ri.mjeshtri qe e riparonte nuk arrinte as me punto te shponte llamarinen e parafangos kur ja nderroj i montoj nje parafango jo origjinale dhe shume te bute,lind pytja pse e blen Shqiptari nje makine te tille kur mbas riparimit i ka humbur kriteret teknike pasi volvo njihet si nga makinat me te sigurta ne bote,perfundimin nxirreni vete,a duhet blere nje makine koreane apo jo.
Kot me te pyet di ndonje gje persa i perket stadarteve teknike qe aplikon koreja e jugut ne inxhinerin automotive? Pyetja tjeter. Brendet europiane qe eksportojn dhe shesin makina ne koren e jugut po thua qe shesin makina te nje cilsie me te dobet atje karshi ktyre qe shesin ne pjesen tjeter te botes po thua? Dmth ku qendron kjo logjike se spo e kuptoj?
Qe ta kuptosh me mire,makinat vw elektrike Kineze qe shiten ne Shqiperi nuk mund te shiten ne Europe,eshte e njejta makine po me standart tjeter qe shitet ne europe,Europa per nje gome makine ka ligje e standarte te tjera,mbasi Koreja nuk eshte ne Europe pranon standarte te tjera qe nuk ngjasojne me ato europiane.E kam thene me siper dy makina te njejtes marke e me te njejta te dhena teknike nuk kane te njejten peshe,ato qe vine nga Koreja jane me te lehta,perfundimin nxirre vete.Nje KIA e prodhuar ne Kore per Europe eshte tjeter,e nje KIA e prodhuar per Kore eshte tjeter nuk kane te njejten standart teknik.
Të gjitha me Km të ulura. Shumica ish taxi që i manipulojnë Tregtarët Shqiptarë si t'ju doj qejfi. Pashë një Volvo e kisha parë në internet. 380.000km. Erdhi në AL nga Koreja e shitej me 160.000Km për 9.000 euro... Dallaveret më të mëdhaja në AL janë më Km e makinave. 95-96% të gjitha më Km të ulura!!!