Edi Rama takon operatorët turistikë: Punonjësit mos i trajtoni si shërbëtorë!

19 Korrik 2024, 15:10Ekonomia TEMA

Edi Rama takon operatorët turistikë: Punonjësit mos i trajtoni si

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me partneret ndërkombëtarë e drejtuesit e shkollave profesionale në vend.

Gjatë fjalës së tij, ku marrin pjesë dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”, Rama u ndal te turizmi. Ai tha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional.

“Përtej paragjykimeve dhe keqinformimit që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje, e po të kthehen e të angazhohen këtu, në fund të muajit do kenë një bilanc të ardhurash më pozitiv. Kjo sepse do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime modeste transporti e taksa më të ulëta.

Solla si shembull turizmin por vlen për të gjithë fushat. Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës.

Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, u shpreh ai.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    Nuk merr vesh nga keto pune fatkeqesi per vendin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Ky eshte bere si Facebook influencer! Po ka ligje ai mut shtet qe pronaret mos te trajtojne pinonjesit si skllever? Nuk kam pare kryeminister tu beje thirrje biznesmenave te trajtojne mire punonjesit se eshte ne te miren e Rames dhe turizmit! Kjo tregon qe aty nuk ka shtet. Me keto thirrje nuk trembe njeri or koqe gomari qe sillesh si Kryetar partie!! Punetori duhet te kete ligje mbrojtese! Te vjen per te qeshur kur u thote emigranteve te kthehen per ye punuar ne Shqiperi! Ne perendim o koqe edhe emigranti Ilegal trajtohet si njeri! Te pakten ne SHBA qe di une!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hostenxhiu

        Leri kshillat e pikos ti se është kapitalizëm ,jo komunizëm që ti trajtosh si fmij kopshti që kërkon ti mbash në rrjesht. Ti bëj punën tënde,rregullo gjërat e tua që të takojnë,duke zbatuar ligjet kushtetuese dhe sejcili të zbatoj të vetat. A ,po,të përmirsoni ligjet që të kontrollohet çdo zbatim i ligjit,këtë duhet ta bësh edhe nëse s'e ke bërë akoma. Por ajo që duhwt të të shqetsojë më shumë për turizmin sesa r "i lutesh" të fortëve që t'i trajtojnë mirë punonjësit,janë të tjera dhe bazike që varen vetëm në 'dorën tënde'.. - t'u përmirsosh infrastrukturën zonave turistike,( rrugët me drita e sinjalistikë) -të mos lejosh prishjen e objekteve pa leje,apo ndërtime të tjera gjatë sezonit turistik dhe të pastrosh çdo inert përgjat zonave turistike -të garantosh ujë dhe drita,se është turp që turisti të blej bidona uji edhe për tu lare -të marrësh masa dhe t'u lirosh plazhet publike qytetarëve se deti është pronë e tyre,jo e të fortëve që ju iu keni dhëne akces të zaptojnë plazhet. Vetëm kaq të bësh ti,je në regull me qytetarët dhe sa për çmimet e larta te hoteleve dhe restoranteve,kokën hëngshin,ato i regullon oferta e kërkesa dhe kushdo që nuk di të të veprojë,tregu e nxjerr vet jashtë loje..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje