Në Shqipëri abuzohet me cmimet dhe jo vetëm nga bizneset vendase, por edhe nga kompanitë e huaja. Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko ka realizuar një studim, ku ka monitoruar 150 produkte konsumi, të zgjedhura rastësisht nga 13 kategori produktesh dhe të shitura në Shqipëri nga tre kompani të mëdha evropiane.
Rezulton se çmimi mesatar i produkteve në tregun shqiptar ishin 79.7 për qind më të larta se çmimi mesatar i të njëjtave produkte, shitur nga të njëjtët operatorë në tregjet e Bashkimit Europian.
Në grafik shohim edhe llojet e ndryshme të produkteve dhe sa më shumë paguajnë shqiptarët krahasuar me konsumatorët europianë për të njëjtat produkte, duke filluar nga kozmetika, mobiljet, ushqimet për të rritur dhe fëmijë, detergjentë e deri tej ushqimet për kafshët.
Por a është kjo një dukuri vetëm shqiptare?
Në studim është bërë dhe krahasimi i çmimit të shitjes së produkteve në bazë të vlerës së tyre nga këto tre kompani europiane në vende të ndryshme, përfshi rajonin.
Të dhënat tregojnë se të njëjtat produkte, nga të njëjtat kompani shiten shumë më shtrenjtë në Shqipërisë sesa në Serbi, Kosovë, Ukrainë, Hollandë dhe Greqi.
Por pse ndodh kjo? Pse konsumatorët shqiptarë përballen me abuzimet e çmimeve?
Dy janë arsyet kryesore: mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe mos reagimi nga ana e tyre në rastin e abuzimeve me çmimet dhe së dyti, politika fiskale e qeverisë.
Thënë ndryshe, taksat e larta dhe kryesisht Tatimi mbi Vlerën e shtuar ose TVSH-ja, që njihet edhe si taksa e konsumit. (Aurora Sulçe)
Qeveria po vigjilon kundër korrupsionit dhe armiqve të partisë Këto lajme i perhap Saliu
Ju qifsha robt ku ti kene keta shkerdhatat qe abuzojne dhe bythqirat e shtetit qe korruptohen e bejne sikur s’dine gje!
nuk e kuptoj se si shqiptaret ju mbush mendja qe cmimet jane abuzive? Mbi cfare baze? Per te ardhur keq eshte qe edhe gazetaret dhe specialistat perdorin te njejtin term "abuzime me cmimet" Te gjithe harrojne qe cmimet i vendos tregu dhe gazetaret, specialistat duhet te analizojne shkaqet qe krijojne monopole ne ekonomi qe sjell cmimet e sotme.
Jo vetëm kaq. Ky gazetar leshi përmend tvsh kur dihet që tvsh shkarkohet në vendin e origjinës dhe ngarkohet në vendin e shitjes së mallit. Nëse do ishte artikull transparent duhej të jepte shembuj të produkteve që ka konstatuar por mesa duket ka gjetur ca produkte luksi dhe nuk i leverdis ta thotë. Ose ky artikull i shërben si paralajmërim për gjobëvënie atyre kompanive që e dinë vetë çfarë shesin. Dmth shkrim me kod. Turp
Mire e ke ore Lavdosh por ne Shqiperi nuk ka konkurence! Cmimet i ve tregu kur ka konkurence dhe jo si ne Shqiperi kur nje ose dy kompani vendosin tregun. Plus edhe mentaliteti Shqiptar qe nuk e ul cmimin se ashtu mendon se fiton me shume.
Brenda në çmim eshte edhe taksa doganore dhe kosto e transportit për ti sjellë deri këtu...kurse në Serbi psh jo sepse pothuaj gjithe firmst e mëdha kane fabrika edhe në Serbi... Ndërsa ne nuk prodhojmë më as gozhdë...
shtet bananesh
Mua me vjen shume keq me tregetaret shqiptare sidomos ata te Hoteleri Turizmit sepse po degjojme cmime astronomike te cilat do e cojne Turizmin ne nje deshtim total dhe ekonomine ne kolaps. Nuk behet biznes me cmime te larta. Te huajt nuk jane budallenj. Vertet i ka dale nami Shqiperise per plazhet e bukura por cmimet qe po ngrene sidomos andej nga jugu jane budallalleku me i madh.Shume shpejt nuk do kete me turizem dhe ato cadrat qe japin me nga 50,80,100 apo 500 Euro ne rrjeshtin e pare( ky lajm erdhi nga Ksamili dhe nuk e di sa i vertete eshte)pra ato cadrat qe i shesin sa frengu pulen do i fusin ne bythe. Nuk kane turp. Une e njoh zonen e jugut dhe ata me tre muaj kerkojne te mbyllin vitin. Ky do jete gabimi me i madh dhe turistet do i kthehen Greqise,Turqise dhe Europes ku nuk ka cmenduri te tilla si ketu. U be deti kos dhe o burra..
Cmimet jane me te larta sepse qeveritaret jane pjestare te bandave te hajduteve tregetare dhe kryeministri menazheri i tyre, shtet papalaco si me opoziten dhe me poziten….
Na the gje te madhe....po, edhe benzina e nafta jane ne çmim te larte per shkak te taksave te ndryshme nga qeveria...
Ket vit me ra me lire te vi ne Korfuz se ne jug,ne ne hotel ne qeparo 210 euro nata,mendova te rri po kurpash hotelin plot me targa angleze e kuptova qe duhet te ikja,210 euro me mengjes tha manaxheri me kushtoj me lire me te gjitha te perfshira ne Korfuz,ja vlejti se te pakten bera pushimese te ishte per qeparo do kaloja dy jave ne mallista e xhepista.
Qeveria flë gjumë!
Ku e keni ate inflacionin e ulet te leshit te gjirafes, ne tekstet e ekonomise iu mesohet njerezve qe nuk kane haber nga ekonomia se :INFLACION I ULET DMTH RRITJE E FUQISE BLERESE QE VJEN KRYESISHT NGA ULJA E CMIMEVE NE TREG ,PER ARSYE TE PRODHIMIT TE SHTUARNese banka e shtetit e mat inflacionin duke e standartizuar me cmimin e kumbulles ne treg (qe supozohet te jete nder 3 apo 4 produktet Made in Albania bashke me domaten hormonale dhe Trangullin pesticidal)atehere me vjen keq ta them qe edhe keto artikuj nga vjet sivjet Jane shtrenjtuar,Keshtu qe Boll u tallet me shqiptaret more teveqele duke pretenduar inflacion te ulet, mjafton te shkosh ne cdo minimarket lagjeje per te pare qe te gjithe artikujt aty jane me cmime dukshem me te larta nga vjet , apo e keni te thjeshte ta besoni edhe vet talljen tuaj tani qe gjysma e shqiperise po plaket dhe po Roit
Ka nje rregullator qe e ka emrin Shtet!I panjohur ne shqiperi!
Edhe unë do ta rrisja çmimin sa të më dojë miku kur, klienti nuk bën zë, dhe mallin do ta marrë se përndryshe ngordh.