Më pak shqiptarë dhe më të plakur, si mund të korrigjohet skema e pensioneve?

16 Korrik 2024, 21:40Ekonomia TEMA
Më pak shqiptarë dhe më të plakur, si mund të

Një në 5 shqiptarë sot është i moshuar. Përveçse më pak, jemi dhe më të plakur. Nga rreth 2,4 milionë qytetarë në total, më shume se 437 mijë janë mbi 65 vjeç.

Kjo ka bërë që raporti i varësisë së të moshuarve, që llogarit numrin e personave mbi 65 vjeç me ata në moshë pune, rritet në 30,4 përqind, nga 16,7 përqind në vitin 2011.

Për të diskutuar mbi këtë raport, për atë çfarë ndodh me kontributet e qytetarëve, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites nga Loneta Progni në A2 CNN eksperti i sistemit të pensioneve, Ramadan Kondi.

Ai theksoi se më negativja është sot se te popullata ka një mosbesim sa i përket përfitimeve në moshën madhore.

“Në 10 vitet e fundit është ulur numri i kontribuuesve dhe në të njëjtën kohë është rritur numri i përfituesve. Megjithatë, kjo është një plagë që do shumë punë për t’u korrigjuar pasi lidhet me shumë faktorë. Më negativja është që sot te popullata ka një mosbesim sa i përket përfitimeve në moshën madhore. Rritja e moshës dhe ndryshimet strukturore, si dhe lëvizja natyra e popullsisë, kanë krijuar një pështjellim në skemën e pensioneve. Nuk ka gjë që nuk korrigjohet, por në radhë të parë si do të bëhen politikat e këtij sistemi. Nuk bëhen studime të thelluara që të perceptohen drejtë edhe nga shtresa e gjerë e popullsisë për të marrë pjesë në këtë skemë".

Por si mund të korrigjohet skema e pensioneve duke pasur parasysh plakjen e popullsisë me ritme të shpejta? Për ekspertin, duhet të punohet që skema e pensioneve duhet të shtrihet dhe këtu ai përmend edhe studentët.

“Ne duhet të punojmë për të shtrirë skemën e pensioneve. Edhe ai që ka dalë në pension, është i detyruar të punojë, në fakt ne ja kërkojmë kontributet, por duhet t’i kthejmë diçka që ta bëjmë edhe atë të interesuar. Skema e pensioneve duhet të shtrihet edhe te studentët. Pjesa më e madhe e studentëve sot punojnë dhe në këto kushte shteti duhet të ndërhyjë që ta harmonizojë kontributet që duhet të derdhë punëdhënësi, por dhe sesa do të subvencionojë shteti që në qelizë. Kjo e bën këtë studentin të lidhur me vendin e tij e të punojë sa më shumë në vendin e tij. Nëse ka mbushur moshën 18 vjeç, çdo kontribut do të llogaritet te vjetërsia e punës. Ne duhet të punojmë që njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjësuar që të bëjnë veprime vullnetare”, tha eksperti.

Në tetor do të bëhet indeksimi i radhës, por sa para do të marrin ata më shumë? “Edhe kjo është e padrejtë pasi duhet të ishte bërë që në muajin janar. Indeksi i  vitit 2023 është 11%, sikur të bëhet 11% pensioni mesatar do të rritet 1850 lekë”, tha eksperti.

4 Komente

  1. S
    Sara

    me NEGATIVJA eshte qe skema e sigurimeve dhe pensioneve e administruar nga qeveria eshte teresisht piramidale, e korruptuat ne thelbin e vet dhe pa asnje koncept financiar...dhe per me keq e gjitha kjo E DETYRUAR...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo

      Ja nje projekt de si mund te zgjidhet, skema ,:Une e kam rrogen 500.000 dhe derdh per pension 15 apo 20 per qind ,(nuk e di Sa eshte shuma)..Ku derdhen keto Leke(?!)Jane 50 Deri ne 100 mije Leke qe nuk e di ku shkojne cdo muaj dhe si administrohen,"Skema" te mo's quhet Skeme por te kthehet ne nje fond investimin,qe keto Leke ti ktheje ne kuota investimi per ate qe kontribuon ,ketu cdo kuote apo aksione I sjell te ardhur personit ta zeme 1000Leke te vjetra ne 1 muaj/2000/muajin e dyte 3000 muajin e trete e keshtu me rradhe duke llogaritur qe ky proces me ane investimin progresiv ne vite mund ta shumfishoje vleren fillestare ne vite aq Sa Kur te mberish ne moshen e pensionit 67 apo 68 vjec te keshtu kryer nje investim prej 40 vitesh ne kete fond .Keto fitime te investuara Fondin mund ti gjeneroje qe NGA muaji I pare I derdhur NGA individi .Ne kete menyre individi nuk I derdh ato Leke qe ti kthehen pas 45 vitesh,por qindarken e pare mund te filloje ta marre mbrapsht qe ne muajin e pare te kontributeve.Po Ashtu duke I kthyer kontribuesit ne fond ne Sipermares te vegjel te Bashkuar ne nje Fond qe emrin e Ka fond pensionit,por ne fakt eshte fond investimesh ,Ata joshen te investojne aty me teper te ardhura se Sa iu takon te kontribuojne minimalist vetem per pension,dhe ne keto kushte paraja nuk humbet Ajo I kthehet mbrapsht individid si dividend qe ne fund te dites se pare qe investoni,dhe gjithashtu Ajo iu trashqgohet pasardhesve ne momentin qe personit largohet NGA kjo jete,dhe Kur keto para per te cilat kontribuesi punoi nje jete nuk ka pse ti gezone as Shteti e as Persona te tjere por ti gezojne femijet e Vet.E Sa per Fondin ,ky DUHET te jete aktor qe te investojne ne vend ne projekte ekonomike ne kete menyre zhvillohet ekonomia,njerezit pasurohen dhe gezojne pensione dinjitoze dhe nuk e Lene vending ne braktisje sepse ky vend do TU jape buke

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadik kamberi

        Shqiptarët nuk ka në kulturë ekonomike,

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Pension merr ai qe paguan sigurime sipas ligjit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje