Banka e Shqipërisë: Papunësia ka rënë në minimumin e ri historik

18 Korrik 2024, 19:30Ekonomia TEMA
Banka e Shqipërisë: Papunësia ka rënë në minimumin

Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik, përgjatë viteve të fundit. Shifrat u sollën nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke thënë se norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7%.

Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 në Kuvend, Sejko foli për rritje ekonomike, që sipas tij u mbështet nga disa faktorë, që nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe i eksportit të shërbimeve të turizmit.

“Sipas të dhënave të INSTAT-it, ky tregues u rrit me 3.5% gjatë vitit të shkuar. Paralelisht me të, punësimi u rrit me 2.2%, paga mesatare në sektorin privat u rrit me 13%, ndërsa norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.7%. Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe i eksportit të shërbimeve të turizmit, ndërkohë që politika fiskale ruajti një kah konsolidues.

Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike pasqyroi bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, përmirësimin gradual të besimit të bizneseve dhe familjeve, zgjerimin e kredisë bankare, inflacionin në rënie, tregun e fortë të punës, si dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave nga turizmi”, tha Sejko.

3 Komente

  1. K
    Koha

    Kjo eshte fare ntomale, iken shqiptaret jasht prandaj ra papunesia. Kaq te pafytyre e sadist qe jeni, lavderoheni edhe me kete.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

      Guvernator IDIOT mund te thuash cdo trapllek si trap qe je, per t'i bere fresk Qeverse Antishqiptare te Ed Kar-agjozit, shkaku i vertete e i uljes historike te papunesise eshte: "Largimi masiv i krahut te afte per pune" dhe vecanesrisht i te rinjve jashte Shqiperise, per nje jete me te mire dhe per nje te ardhme te sigurt, per ata qe kane femije e kane te garantuar perspektiven e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        O pupac i pa aftē, nuk ka papunēsi sepse tē papynēt janē larguar tē punojnē jashtē dhe mos shohin ftyrēn tēnde tē degraduar. Njē rrugẽ dhe dy punē.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje