Goditjet në kursin e këmbimit janë të paparashikuara dhe papritur mund të kthehen në kahun e kundërt, duke zhvlerësuar lekun e për pasojë duke rritur valutat. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur në Kuvend se ky treg është i pabesë dhe në rast se flukset valutore që hyjnë në vend do vijojnë të rriten do jetë i pamundur stabiliteti i kursit.
“Asnjëherë nuk ke besë kursi i këmbimit është shumë djallëzor, dhe i pabesë. FMN ngriti një alarm që mund të ndodh dhe e kundërta dhe kursi të kthehet në kahun e zhvlerësimit të lekut. Me flukset hyrëse në kursin e këmbimit të euros nëse do të vazhdojnë flukse valutore të rritura, Banka e Shqipërisë do ta ketë të pamundur të mbajë një stabilitet në kurs”, tha Sejko.
Guvernatori ka pranuar se rol në zhvlerësimin e valutave ka edhe paraja që mund të vijë nga grupet kriminale.
“Vjet kemi pasur 6 miliardë euro të hyra formale, por sidoqoftë ne nuk e kemi mohuar kurrë edhe prezencën e parasë informale përsa kohë kemi nivel të lartë informalitetin në ekonomi. Për këtë arsye ekziston edhe paraja informale që mund të vijë nga burimet kriminale, evazioni fiskal ose edhe të tjera", tha Sejko.
Më tej guvernatori është shprehur se duhet të nisë puna për të ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e euros në vend, duke marrë shkas që pjesa më e madhe e pagesave në vlera të mëdha (blerje pronash apo pasurish të tjera) bëhen në euro.
“Nuk duhet të përdoret, ne duhet ta ndalojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne jo vetëm që duhet të ndalojmë përdorimin e monedhës së huaj sikurse ndodh në të gjithë botën, por ne duhet të përdorim lek në vend të euros. Ne jemi ekonomi shumë e euroizuar, 50/50. Institucionet e fiskut, institucionet fiskale dhe ne duhet ta ndërpresim përdorimin e euros, dhe ta bëjmë të detyrueshëm vetëm përdorimin e lekut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.
Në raport me vitin 2022 euro është zhvlerësuar me mbi 20%, pasi nga 120 lekë që ishte në janar 2022, tashmë po këmbehet me 100 lekë, duke sjellë miliona euro humbje në bizneset eksportuese.
Por a ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë në treg për të blerë valutë?
“Nuk mund ta deklaroj nëse kemi ndërhyrë për të stabilizuar tregun. Ne kemi ndërhyrë kemi blerë por nuk e them sesa për të ruajtur stabilitetin. Kemi ndërhyrë për të stabilizuar inflacion dhe jo për qëllime të grupeve të interesit. Po ashtu kemi ndërhyrë edhe për të ruajtur balancën në treg”, përfundoi Sejko. (Shqiptarja.com)
Mos harro! Po ashtu thuaj qe kur kerkohen dorovitje nen dore nga zyrtaret ti kerkojne ne monedhen tone qe te mbajme kursin fix. Nje gje nuk kuptoj. Kur monedha vendase eshte kaq e forte pse nuk printon me shume lek sa te veje kursi ku e doni?? Kjo eshte dhurate e madhe. Tjeter gje nese si mbushni dot mendjen njerezve qe monedha jone nuk ja vlen. Ate se rregullon dot me mjetet qe ke ne dispozicion.
Po dërgesat e shqiptarëve për familjarët e tyre i ndihmon forcimi i Lekut?Lë të bëmë një llogari të thjeshë.Unë shpenzoj mesatarisht 500€ në dy muaj nga dërgesat.Me këto euro sipas kursit 1€=110lekë në treg do blija mall me 55000 lekë ,ndërsa sot 1€=100 lekë do blej mall me 50000lekë me të njëjtin çmim si më parë.Pra kujt i intereson forcimi i Lekut?Guvernnatorit apo hallexhinjve?Nëse forcimi i Lekut nuk ul çmimet atëhere kjo është vjedhje në emër të turizmit apo korrupsionit!
Ti kujton se njerezit jane budallenj, por kane me shume shkolle se ty, sepse femijet kane mbaruar shkollat me te mira ne USA dhe punojne ne Bankat me te medhaja te botes, perfshi investime dhe teknologji (fintec dhe AI). Thuaje troc, ty te duhet hard carrancy dhe e cvlefteson artificialisht monedhen e huaj qe te paguash borxhet. Ne jemi nje shtet qe nuk prodhojme asgje. Vlera reale e lekut duhet te ishte 1 euro apo dollar 3000 lek te vjetra, apo 4 mije. Me ke tallesh ti. Qeveria do te laje borxhet, te ule borxhin, por ne kurriz te njerezve. Keto 6 miliard euro, qe ne fakt jane dyfish, 12 miliard, tiua merr njerezve dhe turisteve. Por edhe e ndjen, duke thene qe kursi i kembimit eshte i pabese.mund te ndodhe e kunderta, pra te shkoje kembimi 1 euro ne 2 mije lek te vjetra. Ketu je i sinqerte dhe i dhjere ne breke. Ka ndodhur ne shume vende, ku manovrat e qeverive benin te njejten gje. Por nuk do kesh vend ku te futesh. Do jepni llogari per vjedhjen e bere. Inceneratore, rruge etj, nuk jane asgje. SPAK, nese ka aftesi, kete te hetoje. Pervec se vidhen njerezit, do shihni edhe shkaterrimin e turizmit. Sepse per investime prodhuese as qe flitet fare.
Po mire sot e mori vesh ky qe luhatjeve te kursit nuk u zihet besë? Sa vjet u be ne detyre ky djali??