Ekspertët e pronave: Kufizimi i kredisë do të sjellë turbulenca në treg

25 Maj 2025, 20:40Ekonomia TEMA
Ekspertët e pronave: Kufizimi i kredisë do të sjellë

Agjentët e tregut imobiliar nuk i kanë mirëpritur masat kufizuese të Bankës së Shqipërisë për kreditë e banesave. Sipas tyre nuk adresohet rritja e cimeve në këtë treg, me masa frenuese. Reinaldo Pipiria, drejtor i shoqatës “NAREA”, tha se sinjale të tilla do të shoqërohen me turbulenca në treg.

“Kredia që ka dhënë sistemi bankar ka qenë një nga kanalet kryesore të shëndetshme të funksionimit të këtij tregu. Tani me këto masa do të ndryshojë perceptimi, pasi financa është besim. Ne vijmë nga një lojë që u bë me rivlerësimin. Shpenzuam shumë energji të bindnim shitësit që ishte koha për të shitur pasurinë e tyre. Ndërsa tani do të vijojmë të bindim sërish se kreditë nuk janë frenuar dhe as janë vështirësuar. Ne mendojmë se masa të tilla do të nxisin pagesat cash”, tha Pipira gjatë një interviste në Vizion Plus.

E gjithë kjo situatë sipas agjentëve të tregut do të shoqërohet me vonesa në transaksione, sidomos në tregun e rishitjes.

“Tregu do të ketë turbulenca. Presim më shumë ngadalësim të transaksioneve në treg derisa shitësi të kuptojë që mund ta shesë pronën edhe me kredi. Ne nuk presim që çmimet do të ulen. Në Tiranë ka çmime të stabilizuara, ndërsa  zonat bregdetare do të vijojnë të kenë rritje çmimesh”, tha ai.

Shoqata “NAREA” është e mendimit se Banka e Shqipërisë nuk ka sinjale negative nga tregu dhe vendimet e saj janë të bazuara në perceptim dhe jo fakte.

Sipas tyre masa të tilla vijnë pas një viti të vështirë si ai i 2024, ku tregu u blloku për disa muaj për shkak se u njoftua, por nuk u zbatua fushata e rivlerësimit./vizionplus.tv

3 Komente

  1. P
    Parruca

    Ore ne cdo vend ku ka nje llogjike nuk mund te blesh nje apartament apo shtepi pa patur kokerr leku veç se do te thote qe ti ske mundesi te kursesh leke do kesh veshtiresi te paguash kestin. E dyta ne Shqiperi marrin kredi njerezit, dhe pastaj kestin e kredise e derdhin cash ne arkat e bankes. Ne kete menyre pastrohen leket e fituara ne menyre te paligshme. Mire politikanet qe bejne sikur nuk e kuptojne por populli duhet ta kuptoje qe leku i piset po e shkaterron kete vend, sepse e ka bere te pajetueshem per njerezit qe punojne ndershmerisht dhe nuk jetojne dot sepse cmimet kane shkuar ne stratosfere per shkak te lekut te piset qe qarkullon. Dhe e vetmja zgjidhje qe kane eshte te braktisin vendin. Nese dikush do ta shpetoje kete vend, duhet qe urgjentish te bllokoje parane e piset. Vetem keshtu ekonomia reale do behet konkurruese, eksporet do marrin fryme, cmimet do shkojne aty ku duhet te jene dhe nuk do rriten artificialisht nga paraja e piset.

    Përgjigjjuni
    1. a
      adi

      mire e ke ti, po teper vone, jane sjane 1.5mil shqiptare ne shqiperi (lere cthone 2.4), eshte teper vone, cmimet nuk ulen me, as me 5lek. tani te na rroje qeveria me 83 mandate dhe gezuar, ta cojne m2 ne yzberish 2.5k euro dhe PRAP SDO E VRASE MENDJEN

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nukja

      Adi adi je pelivan qerata. Qeverisë ti rrojnë 83 mandatet se dhe neve na bëhet mirë. Kjo Qeveri i ka sytë tek populli, ai e voton, prandaj ti dhe idiotët e tjerë zë PD do ngeleni me gisht në gojë. Jeni bër plr gjynah, vazhdoni mos ndryshoni po PS do tw keni deri në 2050 aty bë krye të vendit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje