Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet rregullave të tregut, kërkesës dhe ofertës. Ku kërkesa rritet, oferta shtrenjtohet. E njëjta po ndodh në prag të sezonit masiv turistik veror.
Në raport me një vit më parë, akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin janë shtrenjtuar mesatarisht me 5 për qind. Me 10 për qind mesatarisht janë shtrenjtuar pijet dhe ushqimet.
“Mendoj që vendi është në zhvillim, por duhet të jemi goxha të kujdesshëm pasi ndonjëherë ky bumi mund të pasohet nga një boshllëk”, tha Albana Nanaj, gazetare, njohëse e sektorit të turizmit.
“Nuk kemi një përputhje mes asaj që reklamojmë dhe asaj që turistët e huaj gjejnë kur vijnë në Shqipëri”, shprehet Blerina Ago, sipërmarrëse, eksperte e turizmit.
Megjithatë, zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 80 deri në 200 euro për të fjetur një natë.
“Mendoj se operatorët në veri të vendit kanë zgjedhur një formulë më të mirë. Çmimet e qëndrueshme krijojnë turistë besnik. Pushuesit vendas, por edhe ata rusë e polakë apo më gjerë duan çmime të mira dhe kjo bëhet gati e pamundur në jug të vendit”, thotë Nanaj.
Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane, por duke u barazuar me ato të Rajonit. Sipas platformës Booking, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 80 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Itali apo Maltë, por më shtrenjtë se në Turqi.
“Nuk mendoj se Shqipëria është një destinacion i lirë dhe nuk mendoj se duhet të shitet si destinacion i lirë. Shqipëria nuk duhet të ndjekë modelet e vendeve të tjera që janë zhvilluar përmes turizmit “low cost”, thotë Blerina Ago për A2.
Çmimet e larta vlerësohen si një ndër arsyet që mund të frenojnë disi turizmin edhe këtë vit, siç ndodhi me jugun e vendit një vit më parë.
Mero nuk te dalin leket qe nxjerr ne Shqiperi,do marresh edhe nga Greku. Boll me keto lajme mo legen boll,aq duan keta katunaret qe kane plazhet.
Fakt eshte se cmimet ne Sarande kane pesuar nje rritje edhe per gjerat me te thjeshta. P.sh. ne mes te majit kalova disa dite ne Sarande. Ne nje lokal ku nje veze kushtonte 680 leke te reja, nje pjate makarona 1200 leke dhe nje kafe 140 leke. Por keto nuk ishin asgje perpara nje pjate mishi me koshto 5600 leke, pa folur per peshkun, qe eshte vertet nje absurditet dhe kjo pa filluar akoma sezoni i plazhit. Po vazhduan keshtu, me siguri do vije dita qe askush nuk do shkeli ne ate qytet. Mbajtja e cmimeve te larta ben qe te diferencohen turistet qe shpenzojne ne krahasim me ato qe vijne me canta shpine, por sidoqofte duhet patur teper kujdes me cmime absurde ne restorante, pasi sa i perket dhomave, ato rezervohen ne internet dhe turistet rezervojne ato sipas xhepit. E papritura ndodh me mberritjen ne Sarande, kur shikon se sa jane cmimet e restoranteve.
une kam qe ne 2015 qe eci me parimin personal "LEKET I DJEG DHE SHQIPTARIT NUK JA JAP", nuk behen pushime me ne shqiperi, ja ku eshte greqia, mali i zi, apo dhe turqia. me mire, me lire, me paster, sherbim cilesor. kete vit bej 10 vjet (ose 9 duke hequr periudhen e covidit qe skishe cbeje, dhe ath qe vajta ne jug u pendova 100 here)