Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve - Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

20 Maj 2025, 22:25Ekonomia TEMA
Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve - Projekti lejon

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen e punimeve, teksa së fundi ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me lejen mjedisore përkatëse. Sipas të dhënave nga AKM, shoqërisë i është kërkuar të hartojë Raportin e thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe ta paraqesë së bashku me dëgjesën me publikun, që është një parakusht sipas legjislacionit në fuqi.

Ndërkaq, në dokumentet e paraqitur nga koncesionari jepen edhe detajet e projektit, që është pjesë e autostradës Adriatiko -Joniane.

Segmenti rrugor fillon në Milot dhe lidhet me seksionin tjetër Thumanë – Kashar. Si gjurmë e projektit do të shërbejë rruga ekzistuese e ndërtuar në vitet 2008 - 2010, por në zonat ku do të kryhen ndërhyrjet siç janë shkëmbimet dhe rrugët dytësore lidhëse, korridori i projektit do të zgjerohet dhe shtohet. Qëllimi kryesor është rehabilitimi i rrugës ekzistuese dhe konvertimi në një autostradë të Kategorisë A1. Gjatësia totale e rrugës ku do ndërhyhet është rreth 12.5 km, ndërsa shpejtësia e projektuar është 90 - 140 km/orë, por me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/orë, si shpejtësi e lejuar maksimale.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një rruge alternative, që do të shërbeje si rrugë opsionale pa pagesë për komunitetin. Gjatësia e rrugës alternative do të jetë 13.8 km, ndërsa do të jetë e kategorisë C3. Kjo rrugë do të fillojë në nyjen e Laçit dhe do përfundojë në nyjen lidhëse midis Thumanës dhe rrugës Fushë Krujë – Thumanë.

Po ashtu, projekti parashikon edhe ndërtimin e 7.32 km rrugë dytësore për të mundësuar komunikimin e komunitetit në pjesë të ndryshme të zonës së projektit dhe midis zonave.  

Projekti do të zbatohet nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive, “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K – Konstruksion”.

6 Komente

  1. M
    Monopoli i rregulluar!

    Përsëri Bashkimi ! (Dmth Salehu me Sypeshkaqenin). Kuptohet me pagesë. 5Euro. 12Km. 300Km rrugë. Me këto tarifa do shkoj 100-120Euro kalesa në AL. Prit se do ju vij njeri më për nja 5 vjet...!!!

    Përgjigjjuni
    1. m
      mond maloku

      ore autostrade per shkoder keni ndermend te beni apo vari lesht, skeni len fshat pa autostrade ne jug dhe shkodra as projekt nuk ka akoma .... apo mandatin e gjashte ... ka kohe

      Përgjigjjuni
      1. U
        Undifened

        Do ti bej Salehu kur te vij ne pushtet...se ato buce votuat ju shkoder-qiret....mbajeni tani ate kllufin e Salehut Spahijen.....qe nuk shkohet as ne hale e jo me te ndertoj jete sociale...ju ka mbetur ora akoma tek komunizmi o bolet e Veriut....tall kkk Salehu me ju...cfare ju duhet autostrada ju derrave...merrni gomaret se akoma aty jeni nga gjendja mendore.....ah se harrova ndertoni edhe ndonje Xhami arabesh....se te tille jeni edhe nga trute.....vajmedet per ate Shkoder dikur te kulturuar ka ra preh e shpellareve te Salehut......

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piloti

          Ju ja u ban Sala mas vdekjes

          Përgjigjjuni
        2. X
          XHOI

          O MOND MALOKU MOS NDILL PERCARJE MES SHQIPTAREVE. NE JUG AUTOSTRADE KA VETEM VLORA E JO BERATI, GJIROKASTRA, KORCA,PERMETI,TEPELENA,SARANDA, SKRAPARI, GRAMSHI,POGRADECI. RRUGA MILOT-KASHAR ESHTE NE VERI, ASHTU SI RRUGA SHENGJIN-VELIPOJE, KOMAN- VAUDEJES, MAQELLARE-PESHKOPI, SHKODER-PREKAL, SHIROKE -ZOGAJ ETJ. PA FOLUR PER RRUGEN E ARBRIT QE SAPO MBAROI.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gaci

            Veç ankohet 'mond maloku'. Po te iken jeta per shalesh tuj vajtu e sha. Hape menjen e syte qe te shohesh se ç'po bahet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje