Jo vetëm apartamentet, në Tiranë po rriten ndjeshëm dhe çmimet e parkimeve

16 Maj 2025, 22:25Ekonomia TEMA
Jo vetëm apartamentet, në Tiranë po rriten ndjeshëm dhe

Me zgjerimin e ndërtimeve dhe mungesën e hapësirave publike për parkim, çmimet e parkimeve pritet të rriten më tej, sidomos në zonat afër qendrës.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, thotë se “tendenca për të kthyer çdo metër katror në pasuri të prodhueshme, si dhe shtrëngimi i rregullave për parkim në rrugë nga bashkia, nxit kërkesën për garazhe private, gjë që do të nxisë edhe rritjen e çmimeve, veçanërisht në zonat urbane me dendësi të lartë”.

Z.Harizi thotë se kostoja mesatare për ndërtimin e një vendi parkimi arrin deri në 500 euro/m², pa përfshirë shpenzimet e ndërtuesit për truallin.

Ndërtuesit gjithashtu pohojnë se për ta është e detyrueshme projektimi i parkimeve të nëndheshme nga një post për një apartament, në të kundërt gjatë shqyrtimit, leja nuk miratohet, pavarësisht se kostot janë të larta.

“P.sh., një objekt me 14 kate banimi ka si detyrim që të ketë 3 kate të nëndheshme për parkim. Por në ndërtim, ajo që kushton më tepër është pjesa e nëndheshme.

Pas përfundimit janë disa opsione për investim nga vetë ndërtuesi. Së pari është dhënia me qira ditore apo mujore, por për këtë është e nevojshme të bëhet një studim i kërkesës në zonë.

Nëse kërkesa është e lartë, pra ka mungesë hapësire për parkim, dhënia me qira është e leverdishme.

Në të kundërt është më e leverdishme shitja e tyre. Ndërtuesit thonë se opsioni më i përshtatshëm është shitja, pasi nuk bllokohet kapitali i shpenzuar”, pohojnë përfaqësues të shoqërisë së ndërtimit “PAKT Group” sh.p.k.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.

Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim.

Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

9 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Shteti po te jete shtet i ve kushte firmave te ndertimit te cilat sigurojne fitime kolosale duke mashtruar e vjedhur qytetaret dhe pronaret e trojeve duke mos zbatuar asnje rregull dhe as vete kontraten qe eshte akt noterial me juridiksion te plote dhe si i tille i pakontestueshem. Shteti qe eshte shtet Jo vetem i ve kushte por edhe i kerkon me rigorozitet zbatimin e kushteve teknike dhe proceduren e shitjeve si dhe kontratave me qytetaret . Eshte mese normale per firmat qe te mashtrojne qytetaret bleres duke manovruar me siperfaqet brutto dhe netto ku nje apartament ne leter shkruhet 100 meter katror brutto dhe netto duhet te jete rreth 87 m. katror por qe ne realitet eshte 70 m.katror dhe keto vjedhje te kalohen ne heshtje nga shteti . Shume here firmat e ndertimit e dorezojne apartamentin te pa perfunduar korrektesisht dhe qytetari i dobet para arrogances se ndertuesit te forte qe ble gjykaten dhe shtetin nuk ka rrugedalje tjeter vetem te pranoje vjedhjen ashiqare por edhe poshterimin. Ndertuesit shqiptare e kane fitimin rreth 65% ndersa ndertuesit ne perendim mezi arrijne ne 30% . Dhe kjo ndodh se ata vjedhin qytetarin, pronarin e truallit dhe cilesia e ndertimit nuk eshte ajo qe premtohet ne kontrate. Kjo ndodh se shteti nuk funksionon per qytetaret por qe funksionon sh mire si mbeshtetes i ndertuesit ne vjedhjen ndaj qytetareve.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita

      Je komplet jashte teme.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veliajt vetem per parkimet qe ka hequr qellimisht

        Ekuacioni eshte i thjeshte: 1-NDALONI TE BLINI NE GROPE 2-Presioni i likuiditetit bie mbi ndertuesin qe do ofroje cmim me konkurues sepse i bllokohet puna. 3-verifikoni cilesine e ndertimit pasi ka mbaruar godina. 4-verifikoni dokumentat dhe vec atehere paguani e ta gezoni. Te blesh nje vend parkimi 50K € dhe ta japesh me qera 100€ -150€ ne muaj eshte idiotesi. 2-3% vit. ????

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jugu

        Keshtu i behet mire popullit. Te lumte o Rame.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Eshte nje vend i lumtur ne cdo aspekt per te jetuar prandaj dhe rritja!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veri

            Vini atobuzat çdo 10 minuta ne qendren e tiranes,ti nxirni zgupthi makinat, njerezit do ti shikojne leverdine ,rregullohen SHUM gjera, mjafton te kopjoni Italine jan perfekte, ku rri une(jo milano), ne pjeset kryesore te qytetit autobuzi eshte çdo 5-6 minuta(linja 1), pastaj 8 minuta(2), dhe çdo 20 minuta neper periferira, jane preçize ne orare dhe atobuzat plot me njerez, nuk ka nevoje t besh tunele (metro), Merua t ja shpjegoj i çik Ramsit Pershendetje

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Po nga nje post parkimi per apartament po parkimet gjithmon i merr no i bob dhe ngelen ca therrime.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi.

                O jugu, eshte nje konstatim, Ka 25 vite qe ndertuesit bejne palle me bleresin.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  keys-shop.in

                  Unlock the future of productivity and creativity with https://keys-shop.in/ — your go-to hub for premium software and AI tools at unbeatable prices. Supercharge your workflow with the latest Windows 11 Pro, Office 2024, and the full Adobe Master Collection 2024. Dive into the AI revolution with ChatGPT Plus (now available cheap and with exclusive lifetime deals), Perplexity, Claude 3, MidJourney, Blackbox AI, ElevenLabs AI voice tools, and more. Get lifetime access to essentials like Google Drive unlimited storage, Busuu lifetime, IPTV subscriptions, Canva Pro, CorelDRAW, Runway ML, Otter. ai, Super Unlock the future of productivity and creativity with https://keys-shop.in/ — your go-to hub for premium software and AI tools at unbeatable prices. Supercharge your workflow with the latest Windows 11 Pro, Office 2024, and the full Adobe Master Collection 2024. Dive into the AI revolution with ChatGPT Plus (now available cheap and with exclusive lifetime deals), Perplexity, Claude 3, MidJourney, Blackbox AI, ElevenLabs AI voice tools, and more. Get lifetime access to essentials like Google Drive unlimited storage, Busuu lifetime, IPTV subscriptions, Canva Pro, CorelDRAW, Runway ML, Otter. ai, Super Grok, DeepL, VidIQ Boost, Rytr, Leonardo. ai, Jenni AI, Doodly Premium, GPTZero, SciSpace, Paperpal. ai, CursorAI, You. com, Elicit, Replit, GitHub Enterprise, and many others. With instant delivery, genuine licenses, and unbeatable offers, https://keys-shop.in/ helps you save more while unlocking more. Whether you're a creator, professional, student, or entrepreneur — the smartest tools in the game are just one click away! Grok, DeepL, VidIQ Boost, Rytr, Leonardo. ai, Jenni AI, Doodly Premium, GPTZero, SciSpace, Paperpal. ai, CursorAI, You. com, Elicit, Replit, GitHub Enterprise, and many others. With instant delivery, genuine licenses, and unbeatable offers, https://keys-shop.in/ helps you save more while unlocking more. Whether you're a creator, professional, student, or entrepreneur — the smartest tools in the game are just one click away!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje