Energjia pas krizës, a do të kërkojë OSHEE rishikim tarifash?

4 Shkurt 2024, 22:40Ekonomia TEMA

Energjia pas krizës, a do të kërkojë OSHEE rishikim

Dhjetor 2023 ishte afati kur përfundoi emergjenca e miratuar nga qeveria në sektorin energjetik, duke i dhënë kompanive më shumë frymëmarrje. Ky vit ka nisur qetë dhe me çmime të stabilizuara. Por cilat janë pritshmëritë e kompanisë për vitin që sapo ka nisur? Administratori i “OSHEE Grup”, Enea Karakaçi, ishte i ftuar në  “E-ZONE” në Vizon Plus, ku deklaroi planet e kompanisë.

Në e nisim këtë vit me tregues pozitiv dhe me një plan ambicioz investimesh. Kompania OSHEE nuk ka në plan të aplikojë për rishikim tarifash në vitin aktual. Nuk e bëmë as në vitin e krizës, ndaj jemi në linjë me qeverinë për të mos aplikuar për rritje çmimesh. Madje edhe skenari i fashës 700 kw mund të konsiderohet i anuluar për këtë vit, – u shpreh Karakaçi në Vizion Plus.

Gjatë intervistës në “E-ZONE” administratori u ndal edhe te plani i investimeve gjatë këtij viti.

Ne kemi në plan të investojmë rreth 80-90 milion euro gjatë këtij viti. Fokus do të jenë zonat turistike, të cilët kanë nevojë për një rrjet energjetik edhe më cilësor. Në disa prej zona këto investime do të jenë të përfunduara brenda sezonit turistik, ku mund të përmendim Ksamilin, ndërsa disa të tjera do të shtrihen përtej 2024, – sqaroi Karakaçi.

Si dhe në çdo sektor tjetër, edhe në  këtë treg sfidë mbetet gjetja e punëtorëve. OSHEE ka nevojë për elektricistë, faturistë apo inxhinierë. Kjo ishte dhe arsyeja pse kompania rriti pagat me 30% për punonjësit e terrenit, me qëllim tërheqjen e stafeve teknike në kompani.

Lini një Përgjigje