Pagat e padeklaruara, rreziku i tretë më i madh i kolapsit të pensioneve

3 Shkurt 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Pagat e padeklaruara, rreziku i tretë më i madh i kolapsit të

Pas emigracionit dhe plakjes së popullsisë, informaliteti në tregun e punës është shkaku i tretë që rrezikon të çojë në kolaps skemën e pensioneve sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Mospagimi i kontributeve rrezikon të thellojë deri në pamundësi për t’u mbuluar nga buxheti i shtetit deficitin në skemën e pensioneve vlerëson FMN.

“Shqipëria ka nevojë sot për një paketë fiskale që t’i përshtatet formalizimit të sektorit politik. Nuk është çështje për politika të djathta apo të majta ekonomike. Në këtë lloj sistemi, me këtë shkallë informaliteti, të moshuarit rrezikojnë të mbeten pa mbështetje financiare,” shprehet Elisabeta Katia, eksprte kontabël.

Tirana përgjatë gjithë vitit dhe zonat bregdetare kryesisht gjatë verës. Këto janë qytetet me shkallën më të lartë të punonjësve të padeklaruar. Kjo sipas Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve për shkak të përqendrimit më të madh të bizneseve në kryeqytet dhe informalitetit në turizëm.

“Na duhet një analizë risku ku të monitorojmë dhe kontrollorët, përndryshe nuk do të arrijë dot të bëjmë asgjë.”

Zgjerimi i përfituesve me ritme më të shpejta se numri i kontribuuesve po detyron qeverinë të vërë më tepër në para për skemën e pensioneve. Nga 31.2 miliardë lekë këtë vit, mbështetja buxhetore për Institutin e Sigurimeve Shoqërore në 2024-n do të rritet në 36.8 miliardë lekë.

3 Komente

  1. K
    Kritiku

    Ne h.....te shkoni me gjith pensione..e punonjs qe mbani ne pune ju... Nje punonjes don ene kur don te punoj ju me shqelma bythve e nxirni ne pension E pastaj do qajm ne se skeni para ju Kuuuuurr mos paci... Per kete arsye disa ne emen te ligjit e disa ne emen t maliqit i vrat moralisht gjith njerzit...te rij e te vjeter...e prandaj ikin njerzit nga syt kembet

    1. a
      arjola

      Me falni futini nje kontroll, salillarit, kastratit, mektrinit, gsl enterprise, albascanit etjj etj... SHIKONI CBEHET. kompani ne 2024 akoma deklarojne minimalen, punojne te shtunen, skane pik pushimesh e festash zyrtare dhe pastaj "PUNE KA PO SKA PROFESIONISA" jo jo pune ka po nuk punohet kshu

      1. R
        Ripjerdhje .

        Mos ti largonte njerezit Rilindja , te punonin e jetonin ketu , nuk kishte pse dilte dificit skema e pensioneve ! Te tjerat jane propagande , hedhje faji kot informalitetit , kur nuk eshte ashtu fare !

        Lini një Përgjigje