TEC-et lundrues, hapet tenderi për karburantin – KESH kërkon të blejë 4000 ton naftë

2 Shkurt 2024, 21:37Ekonomia TEMA
TEC-et lundrues, hapet tenderi për karburantin – KESH kërkon

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4000 ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës. Sipas dokumenteve të tenderit, blerja e kësaj sasie është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit te asetit termik lundrues.

Ndërkaq, lidhur me çmimin e produktit të kërkuar, bazuar në praktikat brenda vendit, parashikohet që çmimi të jetë i formuar nga një referencë në tregjet ndërkombëtare, të cilit i shtohet një çmim Premium.

Po ashtu, KESH specifikon se 2 TEC-et lundrues kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%. Kompanitë e interesuar duhet të parqesin ofertat e tyre deri në datën 9 shkurt, në një adresë e-mail të vën në dispozicion nga Korporata. Më herët, ky dikaster shpalli edhe kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë.

Me një ofertë prej 7.2 mln euro fituese u shpall “La Petrolifera Italo – Albanese”, që është gjithashtu mbajtëse e koncesionit të terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, i pozicionuar në afërsi të 2 impianteve të gjenerimit të energjisë. Këto impiante të prodhimit të energjisë nga karburanti u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike gati 2 vite më parë, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë.

4 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Deshtimii dhe turpi me i madh i qeveris shqipetare jane pikerisht keta dy TEC-et lundrues ne Vlore. Ata u moren me qira per te prodhuar energji elektrike dhe po rrine sote e kesaj dite batall,pa bere asnje lek pune. Edhe pse ata nuk punojn per kaq vite,shteti apo populli yne paguan per ata punen te pa bere. Nje gje tjeter e keqe per qeverine e shqiperise,eshte mos venja ne pune e TEC-it qe u ngrit ne Vlore,nje nga veprat moderne qe do prodhonte energji elektrike per gjithe jugun e shqiperise. Ai TEC,sot e kaq vite po rri kot. Jane derdhur vlera te medha monetare e njerezore dhe ai qendron i vdekur,pa asnje vlere pune per faj te qeverise. Ne vendin ton ka shume vende qe prodhojn gaz,lende kjo e nevojsheme per t'a vene ne pune TEC-in. Para ca vites,nje grup inxhinjerash naftetar, dhane nje mendim shume te vlefshem per t'a vene ne pune kete TEC,duke shfrytezuar burimet natyrore,nentoksore ne vendin ton qe prodhojne gaz.Por qeveria nuk i vuri fare rendesi dhe sot ne kete TEC modern flen sorrat dhe laraskat.

      1. S
        Soni

        Po ato nuk punojne per cfare e duan naften?

        1. K
          Kurvat e Rilindjes

          Te na thote Belinda gopderja se pse kemi dy vjet qe paguajme tigrat e saj nga90 mije ne muaj dhe s kemi mare asgje ,kjo s eshte per ne SPAK?

          Lini një Përgjigje