Çfarë siguruan shqiptarët në 2023?

31 Janar 2024, 21:00Ekonomia TEMA
Çfarë siguruan shqiptarët në 2023?

Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet përgjatë vitit 2023. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se për 12 muaj, vlera e paguar për t’u siguruar arriti në 22.9 miliardë lekë, apo mbi 200 milionë euro.

Në 5 vitet e fundit, kjo është shifra më e lartë në tregun e sigurimeve.

Por tendenca në rritje vjen si pasojë dhe e sigurimit të detyrueshëm. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë mbi 60% të totalit të tregut, duke lënë pas sigurimin vullnetar.

Produktet më të rëndësishme të sigurimit vullnetar, ato të lidhura me sigurimin e pronës, shënuan rritje më të lartë se mesatarja e tregut. Kjo i atribuohet më shumë sistemit bankar, i cili nuk miraton kredi pa sigurimin e pronës.

Edhe në tregun e sigurimeve turizmi pati ndikimin e vet. Shtimi i numrit të turistëve të huaj ndikoi në rritjen e produktit vullnetar të sigurimit Kasko të automjeteve.

Në përgjithësi tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës me 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. 

Lini një Përgjigje