Cilat janë 12 bashkitë në nevojë për para?

30 Janar 2024, 21:40Ekonomia TEMA
Cilat janë 12 bashkitë në nevojë për para?

Bashkitë në Shqipërisë ndahen në katër kategori sa i takon gjendjes së tyre financiare,  nga ato që konsiderohen me probleme deri tek njësitë e falimentuara për të cilat qeverisë i lind e drejta të emërojë një administrator të rinj.

Në një intervistë për SCAN, drejtori i Financave Vendore Fran Brahimi sqaron se si grupohen bashkitë sipas ligjit në fuqi.

Por si janë të kategorizuara aktualisht bashkitë? 12 prej tyre përballen me probleme të financimit.

Referuar raportit të fundit të Ministrisë së Financave, ndër bashkitë që konsiderohen me probleme financiare janë Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë, Peqin.

Ndërsa në vështirësi financiare janë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë. 49 bashkitë e tjera konsiderohen pa probleme të kësaj natyre.

Lini një Përgjigje