“Ngricat ndihmojnë bujqësinë”, ekspertët: Krijojnë rezerva ujore, nuk lejojnë pemët të çelin para kohe

28 Janar 2024, 20:11Ekonomia TEMA

“Ngricat ndihmojnë bujqësinë”, ekspertët:

Ndonëse temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës shihen si problem për banorët të cilët përfshihen në zona ku ka prani të tyre, për specialistët e bujqësisë, ato kanë edhe anë pozitive.

Toka ka nevojë për ngricë pasi në këtë mënyrë ndikon në shkriftimin e saj për mbjelljen e prodhimeve bujqësore.

Një tjetër efekt pozitiv është edhe krijimi i rezervave ujore nëntokë.

“Ju rekomandojmë fermerëve që ta punojnë tokën gjatë vjeshtës në mënyrë që gjatë ngricave të dimrit, të kryhet procesi fizik i përmirësimit të strukturës së vetë tokës”, thotë Dritan Pjeci, specialist bujqësie.

Të njëjtin përfitim kanë edhe pemët. Ngricat bëjnë të mundur që ato të mos çelin para kohe.

Ndryshimet klimatike po e dëmtojnë shumë frutikulturën e cila vitet e fundit përballet me befasi të kushteve atmosferike në stinën e pranverës./vizionplus.tv

Lini një Përgjigje