Sa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri?

26 Janar 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Sa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri?

Në një intervistë për Scan TV, nëndrejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Valentina Semi i bën një analizë të hollësishme sigurisë që garantojnë kartat bankare, bankomatët, dhe POS-et që përdoren aktualisht në vend.

Ajo së pari thotë se qytetarët janë të siguruar nga cdo keqpërdorje e mundëshme e kartave të tyre, pasi ccdo dëm që mund t’u vijë e mbulon banka përkatëse.

Nga ana tjetër, nivelet e sigurisë që ka adoptuar sistemi bankar shqiptar janë ndër më të lartat në botë, gjë që e provon fakti se incidentet me automatët apo POS-et në vend janë shumë të pakta, madje edhe në raport edhe me vende mjaft të zhvilluara.

Reglend Xhango, kryetar i Komitetit per Sigurine Kibernetike ne Shoqatën Shqiptare të Bankave thotë se bankat në vend investojnë shumë në sisteme sigurie, si për të mbrojtur klientët e tyre, ashtu edhe paisjet fundore, si automatët apo POS-et.

Ndërkaq, sipas tij, qytetarët janë më pak të ekspozuar ndaj vjedhjeve, pasi kryesisht keqbërësit synojnë bankomatët.

1 Komente

  1. R
    Reglend

    Reglend. Askund nuk dëgjon emra "të padëgjuar" si në Shqipëri!

    Lini një Përgjigje