
Breshëri i vjeshtës së vitit të shkuar shkaktoi dëme të konsiderueshme në pemtarinë e mandarinës në Mursi të Konispolit.
Pasojat e breshërit fermerëve po u përkthehen në produkt të dëmtuar dhe shitje me çmim shumë të ulët.
Ata thonë se 1 kg mandarinë po e shesin me 30 lekë duke mos justifikuar as shërbimin që duan pemët gjatë gjithë vitit.
Fermerët e Mursisë, fshatit që eksporton më shumë mandarina në vend për herë të pare në vitet e fundit po përballen me vështirësi në shitjen e produktit./abcnews.al
Më vjen keq që shqiptarët edhe pas 34 viteve nuk e kuptojnë ekonominë e tregut.Kjo ekonomi do të thotë mund të fitosh shumë por edhe mund ti hedhësh të gjitha në lumë.Ju akoheni se skemi hambarë për grurin,skemi puntorë për të mbledhur qershitë,mollët,shalqinin,nuk shiten qepët,patatet etj etj.Kjo që na thoni quhet ekonomi tregu.Në kapitalizëm ska shtet për njerzit por shtet që na ven taksa.Ti ankohesh se i shet me 30 lek mandarinat.Dakort.Po të vij unë si puntor dhe të them duan për një ditë 60 euro pagë do më paguash?Unë them jo.Pra në kapitalizëm duhet shtërnguar prapanica dhe duhet punuar vetë dhe jo të presësh nga të tjerët.Ndryshe do thoni këto që thoni përditë...familja ime në një fshat malor kishte 70 dynymë tokë,40 kokë dhen e dhi,dy lopë,dy mushka,dy qe,30 pula,50 rënjë pemë,40 koshere bletë dhe gjithë punët i bënim vetë dhe kur nuk dilet koha flinim edhe jashtë dhe ngriheshim që në tre që fillonim punën dhe nuk ankoheshim asnjëherë dhe nuk dështuam asnjëherë.Kooperativa na shkatëroi çdo gjë...Punoni vetë dhe do shikoni se sa mirë do fitoni...